Kastraveci
ka dobi të shumta edhe pse nuk të bie në sy sikur patatet e kuqe dhe
specat zile ngjyrë portokalli që të bie në sy me ngjyrat dhe shijet e
tyre unike, kastraveci nuk është i atillë. Nuk të bie në sy përderisa je
duke blerë prodhime tokësore në një dyqan (supermarket) dhe shija e
tyre nuk është nga ato që të mungon në një pjatë. Në fakt shumica e
njerëzve e anashkalojnë kastravecin dhe kjo është një gabim shumë i
madh. Pse? Dy arsye të mira janë sepse kastraveci është me pakë kalori
dhe me shumë materie ushqyese. Për vetëm 70 kalori në 100 gram,
kastraveci nuk përmban vetëm vitamina, por edhe elektrolite, minerale e
gjithashtu edhe phytonutrient.Kastraveci – Përmbajtja UshqyeseKastraveci përmban: fosfor, vitamina A, C, E (alpha
tocoherol), B6, B12, kolin, betain, dhe vitamina K; acid folik,
riboflavin, timin, pirodoksin, acid pantothenic, niacin, sodium, selen,
fluror, potas, zink, hekur, kalcium, magnez, fosfor, manganese, lutein,
zeaxanthin, karotine, criptoxanthin, acide yndyrore omega 3 dhe 6, dhe
vetëm 17 gram karbohidrate.
Mendo pak rreth kësaj. Nëse hanë një filxhan të mbushur me kastravec
të pa qëruar dhe të prerë në rrathë, ju do të konsumoni vetëm tetë
kalori. Nëse flet për ndonjë ushqim të mirë diete atëherë sigurisht ai
është
kastraveci!
Kastraveci gjithashtu vepron si diarutik
natyral për të ndihmuar dhe përmirësuar shëndetin e traktit urinar e
gjithashtu ndihmon në shkrirjen e gurëve në veshke. Një enzimë nga
kastraveci ndihmon trupin tuaj të zbërthej proteinat në mënyrë që më
lehtë të treten, dhe nëse flokët po të hollohen (dobësohen), do t’ia
dije kastravecit duke ditur që silikoni dhe sulfuri që gjenden në
kastravec ndihmojnë në stimulimin e rritjes së flokëve.
Kastraveci – Dobite ShendetesoreGjithashtu, kastraveci nuk përmban kolesterine apo yndyra të ngopura
të çfarëdo lloji, por i ofron trupit tuaj fibër të shëndetshme që është e
dobishme për këdo që vuan nga
kapslleku.
Përveç fibrës, vetëm lëkura e kastravecit është e përbërë nga shumë
minerale te ndryshme duke përfshirë këtu edhe magnezin, silica,
molzbdenum dhe potas. Kastraveci gjithashtu përmban sasi të mirë
vitamina K,
e cila ndihmon në forcimin e masës së eshtrave. E për ju që kërkoni të
keni një pamje më rinore dhe shkëlqyese, kastraveci ofron përbërës
antioksidues me dobi kundër plakjes.
Ky post ka 2 pjesë, për dobi tjera që kastraveci ofron shëndetit tuaj do të arrini të lexoni pjesën e dytë në nesër.