Revista e njohur “Time”, ka përzgjedhur 50 ueb-faqet më të mira për këtë vit.
Ato janë ndarë në 10 kategori dhe në mesin e tyre gjenden shumë adresa tashmë të njohura, por edhe ato të cilat me siguri se do të bëhen të popullarizuara pas botimit të kësaj liste. Ne kemi ndarë kategoritë dhe ueb-faqet më interesante që kanë tërhequr më së shumti vëmendjen.
Muzika dhe video
1.
www.8tracks.comI personalizuar në mënyrë të shkëlqyeshme për shpërndarjen e shijeve të muzikës. Zgjidhni tetë këngë për miksin tuaj dhe i ndani ato me miqtë apo me njerëzit që kanë shijen e njëjtë për muzikë sikurse ju. Të gjitha janë legale dhe pa pagesë.
2. HBO GO
Me ndihmën e këtij servisi, tani nga cilido vend në botë, në çfarëdo pajisjeje që ka qasje në internet, mund të keni qasje në të gjitha seritë dhe dokumentarët.
3.
www.howcast.comEdhe pse punon në principin e njëjtë sikurse ‘Youtube’, në këtë faqe shfaqen kryesisht përmbajtje të cilat përdoruesit i kanë bërë vetë. Ato kanë qëllime këshilluese, pasi merren me temat ‘bëje vet’.
4.
www.mydamnchannel.comNëse keni nevojë për dozë ditore të qeshjes, përmes kësaj ueb-faqeje me siguri se do ta merrni. Dy gjëra të shkëlqyeshme janë se asnjë nga video-incizimet nuk zgjatë më shumë se 5 minuta dhe gati secili është qesharak. Disa prej tyre i bëjnë aktorët dhe komikët e njohur, derisa të tjerat njerëzit e zakonshëm.
5.
www.turntable.fmPër personat që pëlqejnë të dëgjojnë, por edhe të bisedojnë rreth muzikës, kjo është ueb-faqe e shkëlqyer. Përmes saj mund të hyni në dhomat e posaçme të chat-it, që ta lëshoni muzikën tuaj dhe të diskutoni me miqtë, por edhe me personat e panjohur rreth muzikës.
Video-lojërat
1. The Escapist
Adhuruesit e videolojërave, por edhe të filmave dhe stripave që kanë lidhje me atë kulturë, me siguri se do të kënaqen në këtë ueb-faqe.
2. Giant Bomb
Kombinimi i ueb-faqes së njohur Gamespot dhe portalit Wikipedia, do të ofrojë informata të shumta rreth video-lojërave më të popullarizuara.
3. OnLive
Po se kushton 10 dollarë në muaj, por përmes saj mund të luani mbi 70 lojëra tejet të popullarizuara.
4. Touch Arcade
Ueb-faqe kjo në të cilën pronarët e pajisjeve iPhone dhe iPad, mund të marrin informacionet më të reja rreth lojërave për këto pajisje.
5. Retrocade
Nëse keni pëlqyer video-lojërat nga vitet e 80-ta dhe fillimit të viteve të 90-ta, kjo është ueb-faqja e duhur.
Sociale
1. Google+
Me vite zyrtarët e kompanisë “Google”, janë munduar të marrin një pjesë të ëmbëlsirës në mesin e ueb-faqeve sociale dhe mund të thuhet se më në fund ia kanë arritur me Google+. I kanë marrë më të mirat nga Facebook dhe Twitter.
2. Klout.com
Mësoni se cili është vlerësimi juaj shoqërorë përmes kësaj ueb-faqeje. Kyçuni në të përmes llogarisë në Facebook apo Twitter dhe ai do t’u tregojë se si jeni në lidhje me kontaktet në llogarinë tuaj.
3. Pinterest
Ky servis u mundëson që me vetëm një klik, me të gjithë të ndani fotot.
4. Quora
Kur kërkoni përgjigje në ndonjë pyetje, ndërsa Wikipedia dhe serviset tjera këtë nuk ua mundësojnë, me siguri Quora ka përgjigje. Njëjtë punon sikurse Yahoo Answers, por përgjigjet janë më konkrete dhe më të sakta.
5. Storify
Ky është një vend ku mund të tuboni të gjitha statuset interesante, Twittet dhe fotot, dhe t’i ruani nga harresa.