Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Ndaj lobimit po sillen sikur ndaj një çështjeje private

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Ndaj lobimit po sillen sikur ndaj një çështjeje private  Empty
MesazhTitulli: Ndaj lobimit po sillen sikur ndaj një çështjeje private    Ndaj lobimit po sillen sikur ndaj një çështjeje private  I_icon_minitimeThu Sep 15, 2011 9:14 am

Qeveria e Kosovës, me konfuzionin total që ka krijuar në fushën e politikës së jashtme, me përplasje kompetencash dhe interesash brenda vetë asaj, po e dëmton seriozisht imazhin e Kosovës dhe procesin jetik të njohjeve, vlerëson Lidhja Demokratike e Kosovës.

Referuar kësaj partie, Kosova nuk e ka një adresë të politikës së jashtme, meqë në atë fushë ndërhyjnë pandërprerë kryeministri, një zëvendëskryeministër, ministri i Jashtëm, ministrja e Integrimeve, pa harruar kompetencat që ka presidentja në këtë plan.

“Në procesin e lobimit për shtimin e njohjeve, në sjelljen e Qeverisë është manifestuar joseriozitet i dukshëm. Ministria e Jashtme flet për një Strategji, që nuk e reflektojnë veprimet e ministrit, ndërsa zëvendëskryeministri i parë, z. Pacolli, e pranon se nuk e di nëse Strategjia ekziston”, vlerëson LDK.

Në anën tjetër, kjo parti thotë se sjellja ndaj procesit të njohjes së Kosovës, si ndaj një çështjeje private dhe në terma privatë, gjithë procesin e ka shndërruar në një garë të pakuptimtë, në të cilën secili do të marrë meritat që nuk i takojnë.

Sipas tyre, në rrëmujën që ka krijuar koalicioni qeverisës, zyrtarët më të lartë të Qeverisë nuk arrijnë as të dallojnë se çfarë janë premtimet e çfarë njohjet, madje nuk arrijnë që, së paku publikisht, të mos sillen si njerëz që punojnë për interesa private.

“Vetëm gjatë javës së fundit, për shkak të mungesës së koordinimit dhe për shkak të përplasjeve të brendshme, Qeveria nuk ka arritur të sqarojë as se kush e ka njohur Kosovën e kush jo. Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se joserioziteti i thellë dhe konfuzioni që ka krijuar Qeveria në këtë plan, e dëmtojnë seriozisht imazhin e Kosovës dhe vetë procesin e njohjes”, vlerëson ndër të tjera LDK.

Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon që institucionet e vendit t’i koordinojnë fort veprimet me vendet mike, përkrahëse të pavarësisë së Kosovës, si SHBA-të, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe vende të tjera të BE-së e më gjerë. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Ndaj lobimit po sillen sikur ndaj një çështjeje private
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: