Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Vendosja e ligjshmërisë obligim kushtetues

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Vendosja e ligjshmërisë obligim kushtetues  Empty
MesazhTitulli: Vendosja e ligjshmërisë obligim kushtetues    Vendosja e ligjshmërisë obligim kushtetues  I_icon_minitimeFri Sep 16, 2011 2:29 pm

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi me rastin e vendosjes së policëve dhe doganierëve në kufirin verior të Kosovës, tha se vendosja e ligjshmërisë, e rendit dhe pushtetit në veri të Kosovës është e drejtë e patjetërsueshme, por edhe obligim kushtetues i institucioneve të Kosovës.

Përmes një deklaratë, Krasniqi vlerësoi se vendosja e policëve dhe doganierëve të Kosovës në pikat kufitare 1 dhe 31 është rezultat i vendosmërisë së Qeverisë për zbatimin e Planit të saj, në bashkëpunim me EULEX-in dhe KFOR-in dhe me përkrahjen e gjerë ndërkombëtare, për vendosjen e pushtetit dhe ligjit në veri të Kosovës.

“Përshëndes këtë veprim legjitim të Qeverisë dhe falënderoj misionin e EULEX-it si dhe KFOR-in për mbështetjen që po i bëjnë të drejtës së Kosovës e të institucioneve të saj dhe për kontributin e tyre në shërbim të paqes, të sigurisë e të rendit në Kosovë. Dëshiroj të përshëndes gjithashtu qytetarët e veriut të Kosovës për përmbajtjen e tyre, duke ruajtur rendin dhe qetësinë dhe duke evituar eksese me pasoja të rënda”, u shpreh Krasniqi.

Sipas tij, vendosja e ligjshmërisë, e rendit dhe pushtetit në veri të Kosovës është e drejtë e patjetërsueshme, por edhe obligim kushtetues i institucioneve të Kosovës, nga të cilat qytetarët e asaj treve, jo vetëm nuk do të kenë asnjë dëm e të keqe, por përfitime të gjithanshme, duke filluar nga siguria e paqja dhe deri te zhvillimi i gjithanshëm dhe mirëqenia e përgjithshme.

“Vendosja e pushtetit atje nuk është veprim kundër interesave të mirëfillta të shtetit serb dhe aq më pak kundër qytetarëve të Kosovës në veri të saj. Shpreh bindjen që raportet midis Kosovës dhe Serbisë, herët a vonë do të karakterizohen me ulje tensionesh, me bashkëpunim dhe respekt të ndërsjellë, sepse ky është interesi i popujve të të dy vendeve dhe ky do të jetë caku i rrugëtimit tonë të përbashkët drejt procese integruese në Bashkimin Evropian”, vlerëson kryeparlamentari Krasniqi. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Vendosja e ligjshmërisë obligim kushtetues
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vendosja në pikat kufitare do të kthejë normalitetin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: