Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 VV: Marifeti me helikopter

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

VV: Marifeti me helikopter  Empty
MesazhTitulli: VV: Marifeti me helikopter    VV: Marifeti me helikopter  I_icon_minitimeFri Sep 16, 2011 6:35 pm

Moslejimi i mallrave të Serbisë ka mundur të shërbente si armë e fortë e Kosovës për të ushtruar trysni mbi Serbinë për njohjen e Kosovës, vlerëson Lëvizja Vetëvendosje. Por sipas saj, kryeministri Hashim Thaçi është ndikuar më shumë nga interesi ekonomik i Serbisë sesa nga interesi politik i Kosovës.

“Pasoja vendimtare e ndërhyrjes së sotme nuk është shpërbërja e strukturave ilegale, armiqësore e kriminale të Beogradit dhe as sundimi i rendit dhe ligjit; rezultati kryesor është lejimi i hyrjes së mallrave të Serbisë në Kosovë. Sapo filluan ta marrin veten prodhuesit vendës të cilët zunë hapësirat e plasimit të lëna pas tërheqjes së mallrave serbe, tash po ndodh e kundërta: vërshimi i mallrave të Serbisë në Kosovë”, thuhet në një komunikatë të Levizjes Vetëvendosje (VV).

“Këtë vendim Qeveria po mundohet të na e shesë me vula doganore. Serbia kurrë nuk e ka pasë problem vulën doganore të Kosovës. Ajo është vula e dhjetorit të vitit 2008, ku nuk figuron shprehja ’Republika e Kosovës’, por vetëm ’Doganat e Kosovës’. Qëllimisht nëpër vula nuk e patën përmendur republikën për t’u dukur përshtatshëm para Serbisë”.

”Kjo që po ndodh mes Kosovës dhe Serbisë nuk është reciprocitet. Përderisa mallrat serbe filluan të hyjnë sot, ato pak mallra të Kosovës do të pengohen të hyjnë, meqë nuk po pranohen targat e automjeteve si dhe dokumentet përcjellëse të mallrave me mbishkrime ’Republika e Kosovës’. Serbia njohu vetëm vulat doganore pa republikë, por nuk njohu një sërë kushtesh tjera, pa të cilat qarkullimi i mallrave nga Kosova për në Serbi bëhet objektivisht i pamundur”.

”Pikërisht për këtë arsye, bllokimi i mallrave të Serbisë duhet të ketë arsye politike. Nuk duhet të lejohet ngulfatja e ekonomisë së Kosovës me mallrat e Serbisë, vetëm pse Serbia po i pranon vulat doganore ku madje nuk shkruan Republika e Kosovës. Arsyeja duhet të jetë mosnjohja e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë. Nuk mund t’ia hapim kufijtë Serbisë për qindra miliona euro mallra, një Serbie e cila nuk na njeh dhe e cila na lufton e saboton me struktura të paligjshme e kriminale brenda Kosovës”.

”Thaçi ndërhyrjen e tij po e quan sovranitet. Ai po e quan sovranitet vendosjen e disa doganierëve në pikat kufitare 1 dhe 31. Por këta doganierë po barten nëpër qiell me helikopterë të KFOR-it. Kjo është e mjaftueshme për ta kuptuar se Qeveria nuk po e kontrollon tokën e Kosovës në veri, 40 km tokë prej urës së Ibrit e deri në Leposaviq”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Vetëvendosjes. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
VV: Marifeti me helikopter
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet :: L.VETEVENDOSJE!-
Kërce tek: