Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 “Vetëvendosje” reagon ndaj shkrimit në Zëri

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

“Vetëvendosje” reagon ndaj shkrimit në Zëri Empty
MesazhTitulli: “Vetëvendosje” reagon ndaj shkrimit në Zëri   “Vetëvendosje” reagon ndaj shkrimit në Zëri I_icon_minitimeSat Sep 17, 2011 6:44 pm

Ndaj një shkrimi të publikuar në të përditshmen Zëri ka reaguar sot lëvizja Vetëvendosje, e cila pohon se ajo është shembull i demokracisë në Kosovë. Sipas saj, nuk ka subjekt tjetër politik, që ka më shumë paraqitje mediale të deputetëve të ndryshëm sikur Vetëvendosje. “Në konferencat për shtyp dhe debatet televizive, kjo lëvizje ka qenë dhe është e përfaqësuar nga një numër i madh aktivistësh, përfaqësues të organeve të ndryshme të Lëvizjes, dhe, sërish, më shumë se çdo subjekt tjetër politik në Kosovë”, thuhet në reagimin e saj. “Grupi parlamentar është pjesë e lëvizjes Vetëvendosje. Si i tillë, ai natyrisht që i nënshtrohet rregullave të përgjithshme të organizatës. Njëkohësisht, dokumentet për funksionimin e tij miratohen nga organet e Lëvizjes, siç miratohen të gjitha dokumentet tjera për të gjitha nivelet e organizimit. Individualisht secili deputet mund të ketë vërejtje në secilin dokument a vendim të organeve të Lëvizjes. Secili deputet është me automatizëm anëtar i Këshillit të Përgjithshëm, organit më të lartë vendimmarrës të nivelit të tretë të Lëvizjes. Aty është forumi, ku të gjithë ne kemi hapësirën ta shprehim mendimin tonë për secilën çështje. Kjo liri nuk është e kushtëzuar as nga forma e as nga përmbajtja e mendimit, por vetëm nga gatishmëria individuale për ta shprehur mendimin dhe për të debatuar për të”, thuhet më tutje në një reagim të gjatë.

Sipas Vetëvendosjes, shkrimi i botuar në Zëri është i përshkruar nga shumë pasaktësi dhe keqinterpretime. “Po ashtu, citohet Agim Kuleta nga Lëvizja për Bashkim, kur është tejet e qartë se dokumentet e Vetëvendosjes nuk aplikohen me anëtarët e subjekteve të tjera, ndërsa sa i përket daljes së deputetëve në media, kjo nuk koordinohet as nga kryetari i Lëvizjes e as nga kryetari i Grupit Parlamentar, por nga Sekretariati për Media dhe Komunikim, që vepron në kuadër të Sekretariatit të Përgjithshëm. Kjo vlen për secilin anëtar të Lëvizjes. Qëllimi i këtij koordinimi është pajisja e secilit person me argumentet e mjaftueshme për çështjen e caktuar, si dhe pasurimin e paraqitjes sonë mediatike. Është e qartë që asnjë person nuk është i gjithëdijshëm dhe në këtë drejtim secili prej nesh ka nevojë për t’u konsultuar me njëri-tjetrin, në mënyrë që ta forcojmë argumentin e përbashkët. Ky nuk është kufizim i lirisë individuale, por përkundrazi është pasurim i mendjes individuale”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
“Vetëvendosje” reagon ndaj shkrimit në Zëri
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet :: L.VETEVENDOSJE!-
Kërce tek: