Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Veriu, në duar të kriminelëve serbë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Veriu, në duar të kriminelëve serbë  Empty
MesazhTitulli: Veriu, në duar të kriminelëve serbë    Veriu, në duar të kriminelëve serbë  I_icon_minitimeSun Sep 18, 2011 4:32 pm

Veriu i Mitrovicës dhe i Kosovës mbeten në duart e grupeve kriminale serbe, të cila kanë mbështetje të Qeverisë së Serbisë. Të gjitha rrugët që të shpien për në veri të Kosovës mbesin të bllokuara, ndërsa është betonuar barrikada në fshatin Kelmend, në hyrje të fshatit Rudare të Komunës së Zveçanit.

Betonimi në Kelmend është kryer pak para mesnatës të së premtes. Grupet serbe kanë përforcuar edhe barrikadën në urën kryesore mbi lumin Ibër, si dhe atë në afërsi të udhëkryqit të shkollës teknike, duke shtuar sasinë e rërës dhe të zhavorrit.

“Koha Ditore” shkruan se betonimi i barrikadës në hyrje të fshatit Kelmend është bërë me rreth 25 metra kub beton të derdhur në rrugë, ndërsa operacioni i betonimit është kryer me kamionët e njërit prej krerëve të krimit të veriut të Kosovës, Zvonko Veselinovic.

Situatë e rëndë është edhe në magjistralen e Adriatikut, rrugë kjo që të shpie për në pikën kufitare Bërnjak. Grupe serbësh kanë bllokuar tërësisht rrugën, 200 metra mbi fshatin Çabër, ndërsa aksi rrugor nga barrikada deri në hyrje të fshatit Koshtovë kontrollohet nga tri makina: një “Toyota” e bardhë kamionetë, një “Golf 2” i bardhë, si dhe një “Golf 3” i zi. Në këtë aks rrugor, mbi fshatin Zupç, vërehet një grup serbësh të armatosur.

Pas hyrjes në këtë pjesë të një makine me gazetarë shqiptarë, serbët kanë intervenuar. “Koha Ditore” shkruan se në pikëkontrollin e KFOR-it, i cili është në hyrje të rrugës për në fshatin Çabër, serbët të udhëhequr nga Mirko Velimirovic - i njohur me nofkën Pajo - kanë kërcënuar gazetarët shqiptarë dhe pjesëtarët e KFOR-it gjerman.

“Nanën e hitlerave, nuk duam t’ju shohim këtu”, u ka thënë Pajo ushtarëve.

Ushtarët gjermanë të KFOR-it, me urdhër të prerë i kanë urdhëruar serbët që ta vazhdojnë rrugën. Të revoltuar, serbët iu kanë afruar një makine të policisë së Kosovës të Zubin-Potokut dhe me fjalë kërcënuese e kanë detyruar të largohet nga aty. Viktimë e Pajos dhe e shoqërisë së tij ka rënë edhe një makinë e pjesëtarëve të policisë së EULEX-it, e cila është detyruar të largohet nga fshati Zupç.

Se gjendja e sigurisë në këtë pjesë të Kosovës është e rëndë, dëshmon edhe fakti se ndërrimi i pjesëtarëve të KFOR-it në pikën e Zupçit bëhet përmes rrugës së vjetër, nëpërmes fshatrave shqiptare të pjesës veriore të lumit Ibër. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Veriu, në duar të kriminelëve serbë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» AAK dënon sulmet e kriminelëve serbë
» Në kërkim të kriminelëve
» AKI “out” nga veriu
» Qeveri me duar të pastra, jo zgjedhje të reja
» Bizneset favorizohen nga veriu

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: