Kur shkuam katër ditë më parë në Kosovë, ushtarët gjermanë të KFOR-it kishin hequr telat me gjemba përgjatë kalimit kufitar. Një natë para aksionit të paralajmëruar të Prishtinës, telat ishin vendosur e edhe barrikadat si kundërpërgjigje, fillon ditorja serbe “Alo” reportazhin e titulluar “EULEX me helikopterë, serbët në shtigjet e dhive”.
“Serbët nuk do të ishin serbë po të mos kujtohen se në Kosovë dalin e shkojnë në shumë rrugë alternative, dhe këtë para syve të doganierëve e policëve shqiptarë dhe të EULEX-it të cilët kanë mbetur të rrethuar me kunja të metalit dhe të detyruar që në kalime të zbresin me helikopterë”.
“Alo” shkruan se askush me siguri nuk e di se sa shtigje të hajdutëve “për evakuim” fshehin shkrepat e Kosovës, por se të gjithë janë të gatshëm ta zbulojnë nga një.
“Sekretin ta pëshpëritin policët, kamerierët, shitëset...”, shkruan “Alo”.
“Me çfarë makine keni ardhur. Aha, atëherë mund të kaloni. Nuk është kushedi çfarë rruge, por kryen punë, na këshillon një kamerier në një restorant dhe na drejton për Banjë. Atje na presin barrikaduesit llafazan, nën tendën e improvizuar (nuk ka as 20 ditë që është vendosur), ndërsa pranë janë vendosur trungje për tre dimra rus”.
“Kjo linjë e mbrojtjes”, shkruan “Alo”, në njërën anë është rrethuar me “trashëgimin e mbretit Milutin, ndërsa nja dhjetë kilometra nga kodra vëzhgojnë ushtarët marokenë të KFOR-it...”.
“Në prag të Krishtlindjeve duhet të jem në ndërrimin e tretë. Çdo gjë është e njohur, bëjmë kujdestari nga tetë orë, punë si çdo tjetër…”, shkruan “Alo”.
“Shkoj unë me motor në vëzhgim që ta hedh një sy ku janë ata marokenët dhe kforovët, mos na i kanë rrotulluar poshtë malit trungjet që i kemi bërë gati për barrikada. Ma jep letërnjoftimin, thotë njëri, e unë i them “nuk e kam, se nuk jam I rritur”. Dhe kështu u kapëm, derisa unë u ngopa dhe ja futa gazit, drejtë poshtë në punktin tonë”, citon “Alo” një serb në barrikadën e vendosur në Banjë.
“Derisa vazhdojmë herë në rrugën e shtruar me gurë, e herë me asfalt, hasim në deltarin gjerman Riki dhe te marokenët e famshëm në detyrë. Na legjitimojnë, por kanë probleme me letërnjoftimet tona biometrike që të shkruajnë të dhënat. U ndihmojmë dhe si shpërblim e kemi një vakt ushtarak. Çajin veç e kanë pirë, ndërsa në tokë pas kamionit të blinduar është një kazan bosh i çajit. Në një paketim të vogël të gjelbër shkruan “gjoks i bardhë pule me salcë’. Duhet të jetë pikant, që të ngjajë me shtëpinë. Me fjalët që ngjajnë disi serbisht, "mirupafshim", na lejojnë të vazhdojmë tutje. Disa kilometra më vonë, në Rajetic, policia jonë na pret në shtëpinë e najlonit. Këtu janë, nuk ka as pesë ditë. Shkëmbehen lajmet më të reja dhe biseda përfundon ‘rrugë e mbarë, shihemi prapë’”. /Telegrafi/