Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Si manifestohet kolla?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Si manifestohet kolla? Empty
MesazhTitulli: Si manifestohet kolla?   Si manifestohet kolla? I_icon_minitimeTue Sep 20, 2011 2:53 pm

Kolla e thate e karakterizuar nga mungesa e ekspektoratit, provokon irritim dhe djegie te fytit dhe te pjeseve me te larta te bronkeve. Ajo shpesh ka origjine alergjike.

Kolla e njome prodhon gelbaze e cila mund te jete e bardhe apo pa ngjyre, ose ne prezence te infeksionit e verdhe ne jeshile. Kjo kolle stimulohet nga vete gelbaza apo sekrecioni.

Cilat jane rreziqet?
Kolla mund te jete edhe simptome e nje semundjeje te rende ne mushkri apo ne zemer: nje kolle e forte per disa jave kerkon nje vizite mjeksore per te kuptuar originen, ashtu si dhe nje kolle qe manifestohet pas nje sforcimi fizik banal, si psh: ngjitja ne shkalleve, ne nje person mbi 50 vjec. Nje kolle e forte dhe e vazhdueshme mund te provokoje demtime ne personat qe vuajne nga zemra apo kane thyerje ne brinje apo ndonje problem tejter.

Cfare duhet bere?

Pini shume dhe shpesh (mbi te gjitha pije te ngrohta si caj, qumesht, dhe leng mishi) per reduktimin e irritimit te rrugeve te para te frymarrjes ne menyre qe te perfitohet nje zbutje te sekrecioneve.
Thithni avull dhe mbani nje lageshti te duhur ne ambientet ku qendroni, kontrolloni qe temperatura e ambienti ku qendroni te mos tejkaloje 20°C.

Mos pini duhan dhe mos qendroni ne ambjete ku pihet duhan. Mbi te gjitha mos pini duhan ne ambjente ku jetojne femije te vegjel pasi femijet e duhanpiresve vuajne ne nje numer me te madh ndaj problemeve me bronke ne krahasim me bashkemoshataret e tyre, prinderit e te cileve nuk jane duhanpires. Flini nese eshte e mundur “permbys” per te evituar qe gelbaza tju provokoje kolle gjate pushimit.

Ne pergjithesi eshte mire te evitohen ilacet qe qetesojne kollen: ne rastin e kolles se thate (pa gelbaze) ilacet mund te zgjasin ne kohe nje diagnoze tjeter. Ne rastin e kolles se njome (me gelbaze) ilacet pengojne eleminimin e sekrecionit te mikrobeve pergjegjes te infeksionit.

Perdorni ilace per qetesimin e kolles apo ekspektorant vetem ne rastet e kolles se fuqishme dhe pa gelbaze, apo ne paciente me semundje te tjera ne te cilet eshte mire qe te evitohen sforcimet e provokuara nga kolla apo ne rastet kur kolla pengon gjumin apo zhvillimin normal te punes.

Ilacet e automjekimit dmth ato ilace te cilat merren ne farmaci pa nevojen e recetes mjeksore mund te perdoren vetem per disa dite, ndersa per perdorimin e tyre me te zgjatur duhet te keshillohet mjeku. Eshte norme e mire te keshilloheni gjithmone nga mjeku apo farmacisti juaj i besuar ne marrjen e cdo ilaci. Disa ilace per kollen kane efekt sedativ per sistemin nervor prandaj duhet te kihet kujdes kur ngisni makinen apo punoni me mjete qe duhet kujdes apo shume refleks (psh mjete prehse etj…).

Pazientet diabetike duhet te kene kujdes te mos perdorin shurupe qe permbajne sheqer.

Mbani ilacet kundra kolles larg femijeve, pasi shija e tyre e mire mund te jene shkak e nje abuzimi nga femijet, te cilet mund te pijne sasi te tepruara.

Kur duhet ti drejtohemi mjekut?

Kur kolla vazhdon edhe pasi keni perdorur ilacet e automjekimit.

Kur ekspektorati apo gelbaze merr nje ngjyre te verdhe ne jeshile dhe keni shfaqje te temperatures, apo edhe kur ekspektorati ka shenja gjaku.

Kur kolla na vjen nga nje trup i huaj qe mund te kemi thithur apo pasi keni ngrene dicka, nje pesez e saj ka kaluar ne trake. Kjo mundesi duhet te kihet parasysh ne kollen qe shfaqet papritur tek femijet e vegjel.
Atehere kur kolla shfaqet ne menyre konstante pas sforcimeve jo shume te medha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Si manifestohet kolla?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: