Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Dialogu teknik prodhoi politikun

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Dialogu teknik prodhoi politikun Empty
MesazhTitulli: Dialogu teknik prodhoi politikun   Dialogu teknik prodhoi politikun I_icon_minitimeSun Sep 25, 2011 12:40 pm

Pala kosovare nuk sheh njeri që i shkon fjala në veriun e banuar me serbë e të cilin do ta konsideronte partner për të biseduar në gjetjen e një zgjidhjeje për këtë pjesë. Qasja merr kritika nga analistë.

Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, i ka thënë Kohës Ditore të shtunën se në këtë pjesë nuk ka njerëz me të cilët mund të flitet. Qeveria i sheh si ilegalë përfaqësuesit e veriut të Mitrovicës dhe të Leposaviqit, Zubin-Potokut dhe Zveçanit, që kanë marrë pushtet nëpërmjet zgjedhjeve që Serbia ka organizuar në Kosovë.

“Ata nuk mund të jenë partnerë”, ka thënë ministri Rexhepi. “Ne mund të bisedojmë me përfaqësues të komunitetit, por fatkeqësisht asnjërin nuk e ke përfaqësues legjitim të tyre dhe si struktura ilegale ata nuk mund të jenë partnerë tanë asnjëherë”.

Krejt mendim ndryshe ka shprehur Haki Abazi, përfaqësues rajonal i Fondacionit të Vëllezërve Rockefeller.

“Duke pasur parasysh që Kosova pjesën veriore e konsideron pjesë të vetën të përfshirë në Kushtetutë dhe në Planin e Ahtisaarit, duhet gjetur formën që të bisedohet edhe me qytetarët dhe përfaqësuesit e tyre, të cilët sot përbëjnë faktorë politikë, edhe me barrikadat e edhe me pozicionin e tyre atje”, i ka thënë “Kohës Ditore” Abazi. “Nuk mund të injorohet më faktori, i cili tanimë përbën një prej elementeve të problemit në veri”.

Autoritetet kosovarë refuzojnë të dialogojnë me Serbinë për çështjen e veriut apo për aspekte të rregullimit të brendshëm, ndërkaq për aspekte të kualifikuara si teknike, me autoritetet serbe janë duke zhvilluar një cikël takimesh në Bruksel. Deri tash janë arritur disa marrëveshje.

Gazeta ka raportuar këtë javë se Kosova dhe Serbia do të bisedojnë edhe për çështje politike. Diplomatë ndërkombëtarë kanë konfirmuar edhe zyrtarisht planifikimet për një dialog politik mes Kosovës dhe Serbisë, krejtësisht të ndryshëm nga ky aktuali që po zhvillohet në Bruksel. Ciklin e ri të bisedimeve që priten, ambasadori francez në Kosovë, Jean-Fancois Fitou, e ka quajtur si dialog “me D të madhe”.

(Tekstin e plotë e gjeni sot në gazetën Koha Ditore )
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Dialogu teknik prodhoi politikun
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: