Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Berisha në OKB thërret për njohjet të reja të Kosovës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Berisha në OKB thërret për njohjet të reja të Kosovës Empty
MesazhTitulli: Berisha në OKB thërret për njohjet të reja të Kosovës   Berisha në OKB thërret për njohjet të reja të Kosovës I_icon_minitimeSun Sep 25, 2011 12:42 pm

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në fjalimin që mbajti në sesionin e 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, vuri në dukje arritjet e vendit të tij, si një prej pak vendeve të botës, ekonomia e së cilës i ka mbijetuar krizës aktuale ekonomike në botë dhe nuk rrëshqiti në recesion, raporton VoA.

Ai tha se Shqipëria është një vend demokratik, me zgjedhje të lira, shtyp të lirë, respekton të drejtat e pakicave dhe ato fetare si dhe respekton shtetin juridik. Zoti Berisha theksoi se një prej përparësive kryesore të qeverisë së tij është lufta kundër korrupsionit. Kryeministri shqiptar e vuri theksin edhe tek marrëdhëniet e mira që Shqipëria ka me shumë vende të Evropës dhe botës.

Lidhur me Kosovën, kryeministri Berisha bëri thirrje që edhe shtete të tjera të njohin pavarësinë e saj, si një faktor i rëndësishëm i sigurisë dhe paqes në rajon. Ai tha se Shqipëria mbështet qeverinë e Kosovës për të shtrirë respektimin e ligjin në të gjithë vendin, përfshirë edhe veriun e tij.

Kryeministri Berisha ritheksoi qëndrimin e qeverisë shqiptare se raporti i senatorit zviceran Dick ka akuza të pabazuara, madje e krahasoi raportin e zotit Marti me raportin e kryeprokurorit të krimeve të luftës në Serbi, Vukçeviq.

Lidhur me çështjen më të mprehtë të takimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, shtetin palestinez, kryeministri Berisha tha se qeveria shqiptare mbështet plotësisht idenë e një Palestine të pavarur, por ai u bëri thirrje palestinezëve që të vazhdojnë bisedimet me Izraelin në bazë të nismës së re të Kuartetit për paqen në Lindjen e Mesme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Berisha në OKB thërret për njohjet të reja të Kosovës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: