Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Thaçi: Nuk do të ketë kthim prapa

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Thaçi: Nuk do të ketë kthim prapa  Empty
MesazhTitulli: Thaçi: Nuk do të ketë kthim prapa    Thaçi: Nuk do të ketë kthim prapa  I_icon_minitimeWed Sep 28, 2011 1:33 pm

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbledhjen e 39-të të Qeverisë ka njoftuar kabinetin qeveritar për vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Thaçi, me këtë rast, ka veçuar takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton dhe baroneshën Catherine Ashton.

“Në të gjitha këto takime kemi marrë një mbështetje të fuqishme për shtetin e Kosovës”, theksoi kryeministri Thaçi.

Duke folur lidhur për zhvillimet në veri të Mitrovicës, kryeministri ka thënë se janë të dënueshme barrikadat dhe sulmet e ekstremistëve ndaj KFOR-it dhe EULEX-it. Ai edhe një herë u ka bërë thirrje qytetarëve serbë që të tregojnë vullnetin e mirë për bashkëpunim, integrim dhe ndërtimin e Kosovës së re.

“Do të vazhdojmë t’ju shërbejmë të gjithë qytetarëve, tu përgjigjemi kërkesave të tyre, po natyrisht duke kërkuar rend dhe ligj”, pohoi Thaçi, për të shtuar se Prishtina mbetet e përkushtuar për vazhdimin dialogut në Bruksel.

“Qëndrimet tona janë të qarta, janë zgjidhje evropiane, por natyrisht nuk do ketë rikthim të gjendjes së para 25 korrikut”.

Qeveria sot ka miratuar Projektligjin për Marrëdhëniet e Detyrimeve, të sponsoruar nga Ministria e Drejtësisë. Ndërsa, është miratuar edhe kërkesa e komunitetit boshnjak të Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare prej 30 mijë euro, për organizimin e festës zyrtare të këtij komuniteti.

Qeveria sot ka marrë po ashtu vendim për emërimin e kryeshefit ekzekutiv në Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar, kryeshefit ekzekutiv për Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, kryeshefit ekzekutiv për Entin e Statistikave të Kosovës dhe kryeshefit ekzekutiv në Institutin Kosovar për Administratë Publike. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Thaçi: Nuk do të ketë kthim prapa
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: