dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Mollë, qepë dhe verë të kuqe, kundër tumoreve Fri Sep 30, 2011 1:06 pm | |
| Mollët, qepët, çaji, vera e kuqe, janë disa nga ushqimet “ilaç” kundër tumoreve të ndryshme.
Kjo fal një molekule të vogël me aktivitet antioksidues, “quercetina”, që sipas studimeve të ndryshme mund të përdoret mjaft mirë dhe me efikasitet në terapinë e leucemisë. Kjo molekulë, e pranishme në sasi jo të vogla në dietën tonë (në fakt vlerat e tyre janë 25-30 miligramë në ditë) kanë aktivitet potencial kemio-preventiv, që lidhet me aftësinë që kanë molekulat natyrale apo sintetike për të bllokuar procesin e transformimit të një qelize normale në tumorale, apo ta regredojë nëse tashmë ekziston. “Shumë substanca dhe aktivitete kemio-preventive janë të pranishme në ushqimet me origjinë bimore, si në fruta dhe perime ashtu dhe në pijet si çaji dhe vera e kuqe”, nënvizon Gian Luigi Russo, studiues pranë Qendrës Kombëtare Italiane për Kërkime, njëkohësisht përgjegjës i studimit. Sipas tij këto substanca veprojnë për më tepër nga antioksiduesit, duke kundërshtuar efektet e radikaleve të lira në qelizat e organizmit. Kjo bëhet duke moduluar aktivitetin e enzimave të panumërta, përgjegjëse për detoksikimin nga substanca kancerogjene që merren nga jashtë (ambienti, ushqyerja, etj). Një nga sistemet që organizmat e gjalla kanë vënë në veprim gjatë evoluimit për të liruar qelizat e dëmtuara, (si pre-kancerogjene) është “vetëvrasja” qelizore e programuar. Më fjalë të tjera, organizmi aktivizohet për “t’u çliruar” nga qelizat që janë dëmtuar në mënyrë të parikthyeshme, duke ndikuar kështu në mbijetesën e të gjithë organit apo vetë personit. Kjo shpjegon se pse shumë medikamente antitumorale të gjeneratës së re veprojnë mbi mekanizmin që aktivizon këtë proces. Gjithsesi, disa tumore, mes të cilave dhe disa forma leucemish, janë rezistente si ndaj kemio-terapisë normale ashtu dhe ndaj ilaçeve pro-apoptotike në fazë eksperimentale (që veprojnë për të nxitur “vetëvrasjen qelizore”). “Ne kemi treguar në një spektër të gjerë se quercetina është në gjendje të “sensibilizojë” qeliza të tilla që ndikojnë në aktivizimin e apoteozës”, nënvizon Gian Luigi Russo, anëtar i ekipit të shkencëtarëve. Përqendrimi i “quercetinës” të përdorur në studimin e shkencëtarëve italianë janë të krahasueshme me sasinë ditore që merret nga një regjim ushqimor i pasur me fruta dhe perime. Njëkohësisht sasia e pakët toksike e quercetinës dhe kur injektohet në doza të larta, bën të shpresohet për mbrojtjen nga teste klinike si për përdorimin e molekulës ashtu dhe si medikament apo agjent kemio-parandalues.
| |
|