Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Pse temperatura “normale” e trupit është 37 gradë?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Pse temperatura “normale” e trupit është 37 gradë? Empty
MesazhTitulli: Pse temperatura “normale” e trupit është 37 gradë?   Pse temperatura “normale” e trupit është 37 gradë? I_icon_minitimeSat Oct 01, 2011 5:11 pm

Për shumicën e popullatës, një termometër i cili tregon temperaturën rreth 37 gradë celsius do të thotë që temperatura e trupit është
“normale”. Tani, dy shkencëtarë kanë një ide pse trupat tanë, si dhe ata të shumicës së gjitarëve të tjerë, vazhdimisht sillen rreth asaj temperature: Një temperaturë e lartë trupore ndihmon t’i mbajë infeksionet e këqija kërpudhore në distancë të sigurt.

“Një nga misteret e njerëzve dhe gjitarëve të tjerë të avancuar ishte pse ata janë kaq të nxehtë në krahasim me kafshët e tjera”, tha bashkautori i studimit Arturo Casadevall, profesor dhe drejtor i mikrobiologjisë dhe imunologjisë në “Albert Einstein College of Medicine of Yeshiva”. “Ky studim ndihmon të shpjegohet pse temperaturat e gjitarëve janë të gjitha rreth 37 gradë celsius”.

Puna e mëhershme e Casadevallit ka treguar që numri i specieve kërpudhore që mund të lulëzojnë dhe kështu të infektojnë kafshët bie 6 për qind për çdo ngritje të temperaturës prej 1 gradë celsius. Kjo, pohoi ai, është arsye pse reptilët, amfibet, dhe kafshët e tjera me gjak të ftohtë janë të ndjeshëm ndaj dhjetëra e mijëra specieve kërpudhore, ndërsa vetëm disa qindra lloje të kërpudhave mund të dëmtojnë njerëzit dhe gjitarët e tjerë.

Në studimin e fundit Casadevall dhe bashkëpunëtori i tij, biologjisti Aviv Bergman, kanë analizuar dobitë e luftimit të kërpudhave të fituara duke e mbajtur temperaturën trupore në mes 30 dhe 40 C kundrejt kostos – duhen shumë ushqime për ta mbajtur temperaturën në nivel të caktuar aq të nxehtë. Temperatura optimale, doli të jetë 36.7 C, vetëm pak ndryshe nga ajo që ne konsiderojmë “normale” për njerëzit (mund të jetë madje më afër normales, duke marrë parasysh që shumë shkencëtarë tani konsiderojnë që 37.77 gradë celsius është temperatura e vërtetë normale për njerëzit.)

“Ka një hark temperaturash rreth kalkulimit optimal ku gjitarët e ndryshëm janë vendosur varësisht nga nevojat e tyre specifike, por shumica e gjitarëve të avancuar kanë temperatura në harkun prej 36 – 40 gradë celsius”, tha Casadevall. “Për shembull, në 40 gradë lepujt janë shumë më të ngrohtë se njerëzit dhe gjitarët e tjerë janë paksa më të ftohtë”.

Një e metë e temperaturës së rritur trupore është sasia e nevojshme e ushqimit për ta mbajtur “zjarrin ndezur”, pra temperaturën në nivel të caktuar të lartë. E megjithatë, mbajtja e trupit më ngrohtë mund të kishte siguruar kufirin kritik për të cilin gjitarët kishin nevojë për të jetuar më shumë se dinozaurët.

“Asteroidi ka resetuar gjërat duke shfarosur dinozaurët dhe kafshët e mëdha,” tha Casadevall. “Gjitarët ishin atëherë të aftë të bëheshin kafshë mbizotëruese (duke i mundur reptilët mbijetues) sepse ata ishin me gjak të nxehtë, dhe kështu jo të ndjeshëm ndaj shumë sëmundjeve kërpudhore”./gj/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Pse temperatura “normale” e trupit është 37 gradë?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pse temperatura “normale” e trupit është 37 gradë?
» Rruga jonë është e vështirë, sepse është pëpjetë, por ajo është e qartë, sepse është e drejtë
» Mos u trembni nga temperatura
» Çaj kamomili për të ruajtur peshën normale !
» Zbulohet se si përhapet tumori në pjesët e trupit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: