Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 10 fakte për trupin që mund të mos i dini

Shko poshtë 
AutoriMesazh
moela
Moderator/e
Moderator/e
moela


<b>Postime</b> Postime : 191

10 fakte për trupin që mund të mos i dini Empty
MesazhTitulli: 10 fakte për trupin që mund të mos i dini   10 fakte për trupin që mund të mos i dini I_icon_minitimeWed Nov 02, 2011 7:29 pm




10 fakte për trupin që mund të mos i dini Human-bodyTrupi i njeriut është mrekulli e vërtetë pavarësisht se njerëzit ndahen kur vjen puna për të vlerësuar se kujt i përket kjo mrekulli, Zotit, natyrës apo ndonjë force të mbinatyrshme. Ja 10 fakte për trupin që mund të mos i dini.
1. Njerëzit janë ata që shkëlqejnë në errësirë
Hulumtuesit japonezë kanë zbuluar me kamera shumë të ndjeshme që trupat tanë emetojnë sasi të vogla të dritës të cilat janë shumë të dobëta për t’i regjistruar syri njerëzor. Edhe pse dihet qëmoti që qeniet njerëzore prodhojnë sasi të vogël të dritës, si pasojë e reaksioneve kimike në qeliza, shkencëtarët japonezë për herë të parë kanë arritur ta regjistrojnë atë dritë.
2. Trupi i njeriut prodhon aspirinë
Konsumimi i pemëve dhe i perimeve mund t’i ndihmojë trupit të njeriut për ta krijuar aspirinën e vet. Një hulumtim ka treguar që trupi ynë nga acidet e pemëve dhe perimeve krijon acidin salicik, komponent kyç i cili aspirinës i jep vetitë antinflamatore kundër dhimbjeve.
3. Është mirë të bëni një sy gjumë në punë
Një sy gjumë prej 20 minutash mund të përmirësojë vigjilencën e përgjithshme, të forcojë disponimin dhe rrisë produktivitetin. William Anthony, autori i librit “Arti i dremitjes në punë”, – thotë që ndikimi pozitiv i dremitjes së shkurtër mund të zgjas edhe deri disa orë. Kështu që nëse shefi juaj ju gjen duke fjetur në vendin e punës, përmendjani këtë fakt!
4. Në mëngjes jemi më të gjatë
Ndoshta është më mirë që basketbollin ta luani në orët e mëngjesit, sepse trupat tanë janë mesatarisht për një centimetër më të shumë sesa në mbrëmje. Ndoshta tingëllon çuditshëm, por gjatësinë e shtuar na e jep sasia e lëngut në mes disqeve të kurrizit, i cili përtërihet gjatë natës derisa flemë.
5. Orgazma nxit teshtimën
Disa meshkuj pas ejakulimit ndiejnë dhembje koke dhe ndonjëherë edhe teshtijnë. Aktiviteti i rritur në sistemin nervor gjatë orgazmës mund të jetë fajtor për dhimbjen e kokës, ndërsa shpjegimi i mundshëm për teshtimën është afërsia e qendrave në tru për orgazëm, hapje të gojës dhe teshtimë.
6. Edhe gjuha ka gjurmë unike
Ashtu si dhe shenjat e gishtave, edhe gjurma e gjuhës është e ndryshme te secili njeri. Për shkak të veçantisë së formës dhe teksturës fiziologjike të çdo gjuhe, ajo është e dobishme gjatë vërtetimit të identitetit.
7. Lëkura më e trashë është në shputë
Lëkura është më së shumti e trashë në shuplaka dhe në shputa, ndërsa trashësia e saj në këto pjesë të trupit është katër milimetra. Po ashtu, lëkura në këto pjesë ka më së shumti gjëndra të djersitjes.
8. Zorra qorre nuk është krejt e padobishme
Për një kohë të gjatë është konsideruar organ i padobishëm, por zorra qorre në fakt ka funksionin e vet. Ajo në fakt paraqet “shtëpi të sigurt” për bakteret e dobishme të cilat jetojnë në stomakun njerëzor dhe nxisin tretjen.
9. Pozita e trupit ndikon në kujtesë
Nuk mund të kujtoni datën e përvjetorit të fejesës? Provoni të përuleni në gjunjë. Një studim i cili ka studiuar kujtesën, ka zbuluar që njerëzit kujtohen më mirë se kur ka ndodhur diçka, nëse qëndrojnë në pozitën në të cilën kanë qenë në momentin e ngjarjes.
10. Biondet kanë më shumë flokë
Nuk e dimë a janë më shumë argëtuese, por shkenca thotë që kanë më shumë flokë. Ngjyra e flokëve, zbulon një hulumtim, përcakton dendësinë e saj. Flokët mesatarë të njeriut kanë 100.000 rrënjë të qimeve ku secila mund të prodhojë 20 fije individuale floku gjatë tërë jetës. Biondet kanë mesatarisht 146.000 folikula, ndërsa njerëzit me flokë të zinj rreth 110.000. Dendësinë më të vogël të flokëve e kanë njerëzit me flokë të kuqe, me më pak se 100.000 folikula.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
10 fakte për trupin që mund të mos i dini
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Kuriozitete-
Kërce tek: