Kur mund të qëndrojnë fëmijët vetëm në shtëpi?
Duke i ushtruar fëmijët që të qëndrojnë vetëm në shtëpi, ju ushtroni vetëqëndrimin e tyre.
03 Dhj 11 Burimi: bebaime
Duke i ushtruar fëmijët që të qëndrojnë vetëm në shtëpi, ju ushtroni vetëqëndrimin e tyre. Kur fëmijët janë vetëm, ata ndërtojnë pavarësinë e tyre, ndjenjën e përgjegjësisë dhe teknikën e gjindshmërisë praktike. Por për të qenë e gjitha siç duhet, ja disa këshilla të cilat mund të ju ndihmojnë: Koha më e mirë për të filluar Pas moshës 12 vjeç, mund të filloni ta mësoni fëmiun që të qëndrojë vetëm në shtëpi. Ndarjet e para duhet të fillojnë ngadalë dhe me maturi. Së pari shkoni deri në ndonjë dyqan apo ndonjë vend tjetër të cilin fëmiu e di që është afër shtëpisë suaj.
Çfarë mund të bëni?
Sigurohuni që fëmija juaj është i gatshëm të kujdeset për vetveten kur ju nuk jeni pranë tij.Mësojeni me rregullat themelore të sigurisë.Gjithmonë duhet të jeni në dijeni se ku e keni fëmiun, me kë është dhe çfarë bën.
Mësoni fëmijen tuaj me rregullat e sigurisë
- Kë ta telefonojë në raste urgjente.
- Në rast rreziku, si të shpjegohet përmes telefonit se ku ndodhet vendbanimi juaj.
- Të ju telefonojë sa herë që të mbërrijë në shtëpi.
- Se si ti mbyllë dyert dhe dritaret, dhe alarmin e sigurisë po qe se e keni.
- Që në asnjë rast të mos e lejojë askend të huaj të hyjë në shtëpi pa lejen tuaj.
- Që personit që troket në derë të mos i tregojë që është i vetëm në shtëpi.
- Që qelësin e shtëpisë ta mbajë në vendin ku nuk mund ti humbet.
- Si të reagojë në rast zjarri.
- Që të mos hyjë në shtëpi po qe se dyshon që diçka nuk është në rregull – psh. derë e lënë hapur, dritare e thyer…
- Që të ju telefonojë, nëse diçka e frikëson apo nëse diçka e bën që të mos ndihet mirë.
A është fëmija i juaj i gatshëm të qëndrojë vetëm në shtëpi?
1. Sigurohuni që fëmija juaj pas mësimit në shkollë do të shkojë në shtëpi? A di të reagojë pa panikë në situata të paparashikuara?
2. A është i gatshëm të qëndrojë vetëm në shtëpi pa patur frikë?
3. Sigurohuni që fëmija juaj është i lirshëm që të ju drejtohet në rast të ndonjë problemi, posaçërisht po qe se dikush e keqtrajton.