Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Ndryshon stilin dhe dukjen tuaj

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Ndryshon stilin dhe dukjen tuaj Empty
MesazhTitulli: Ndryshon stilin dhe dukjen tuaj   Ndryshon stilin dhe dukjen tuaj I_icon_minitimeMon Jan 02, 2012 12:50 pm

Hija ngjyrë kafeje nuk është sikur të tjerat hije. Ajo mundet gjithçka: të përtërijë, të freskojë, t’ju paraqesë në mënyrën më të bukur të mundshme, qoftë gjatë ditës qoftë gjatë natës.

Fytyrës suaj i dhuron freski, shikim më të thellë dhe i thekson sytë. Të gjithëve u shkon për shtati. Nëse ekziston një hije, të cilën secila femër duhet ta posedojë, atëherë kjo me siguri është ajo ngjyrë kafeje.

Përveç se është njëra ndër më të fortat, hija me ngjyrë kafeje është njëra ndër hijet më të popullarizuara gjatë stinës së dimrit.

I afron sytë

Nëse mendoni apo ju duket se sytë tuaj janë më të ndarë prej njëri-tjetrit, në këndet e epërme të syrit të kapakëve të sipërm vendosni hijen ngjyrë kafeje. Kjo në mënyrë vizuale do t’i afrojë mjaft me njëri-tjetrin dhe do të duken më të përshtatshëm. Pra, nëse sytë u janë afruar, atëherë është hija ngjyrë kafeje që do t’i largojë ata dhe di t’ju falë bukuri duke i theksuar ata.



Ngre lart kapakët e syve

Mënyra e duhur e përdorimit të hijes ngjyrë kafeje ka një efekt “liftin”, pra ripërtërinë. Për të arritur një efekt të tillë, hijen ngjyrë kafeje vendoseni në këndin e lartë të kapakut të sipërm të syrit, afër qerpikëve. Për një efekt edhe më të fortë vendosni hije më të ndritshëm, ngjyrë bezhë, nën vetulla, nga ana e jashtme.



Transformon fytyrën

Vendosni hije të ndritshme ngjyrë kafeje nga veshtë e deri tek eshtrat e mollëzës dhe në këtë mënyrë do të arrini efektin e faqeve të ndezura flakë. Nëse me të njëjtën hije lyeni edhe pjesët e jashtme të hundës, do të dukeni hyjnore. Edhe balli juaj do të duket më ndryshe dhe do të ketë një pamje tjetër nëse vendosni hijen e ndritshme ngjyrë kafeje.



Kombinimet më të mira

Krahas hijes ngjyrë kafeje, më së miri përshtatet edhe buzëkuqi ngjyrë të kuqe, ai ngjyrë mishi apo ngjyrë koraleje. Varësisht prej stilit të cilin dëshironi të arrini, duhet të zgjidhni nuancën dhe cilësinë e buzëkuqit. Për secilin buzëkuq që të përcaktoheni, do të dukeshit bukur nëse përdorni buzëkuqin ngjyrë pjeshke.

• Për dukje më të mirë, përdoreni buzëkuqin me ngjyrë të kuqe;

• Për raste të ndryshme, variante ditore, le të jetë buzëkuqi në ngjyrën e mishit;

• Buzëkuqi koral është i mirë për të gjitha rastet. Kjo ngjyrë ripërtërinë dhe freskon, prandaj është zgjedhje e mirë për femrat në vitet e shtyra.



Ofron thellësi

Në mënyrë që sytë t’ju duken më të theksuar, dramatik dhe i thellë, vendosni nuancë paksa më të thellë të hijes ngjyrë kafeje në kapakët e sipërm të syve. Më së miri do të ishte që këtë ta bëni me ndihmën e brushës për hije me qime natyrale.

Ndryshon stilin dhe dukjen tuaj

Grimi natyral gjatë kësaj vjeshte është në trendë, prandaj nëse dëshironi të dukeni bukur dhe sikurse të mos keni vënë fare grim, zgjidhni nuancë të ndritshme me ngjyrë dheu, dhe është krejt njëjtë nëse është ngjyrë pa shkëlqim apo e ndritshme.

Ky grim është po ashtu i shkëlqyeshëm, përderisa jeni në vendin e punës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Ndryshon stilin dhe dukjen tuaj
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Te ndryshme :: Moda & Estetika-
Kërce tek: