Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 A merrni sa duhet vitaminë D?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

A merrni sa duhet vitaminë D?  Empty
MesazhTitulli: A merrni sa duhet vitaminë D?    A merrni sa duhet vitaminë D?  I_icon_minitimeFri Mar 09, 2012 4:30 pm

Në këtë periudhë të vitit është shumë lehtë të zhvillohet mungesa e vitaminës në organizëm, ndërsa mungesa e saj shkakton një varg të problemeve shëndetësore.

Vitamina D është një nga burimet e rëndësishme të energjisë dhe po ashtu rregullon disponimin tonë. Ndihmon tek ndërtimi i eshtrave, zemrës, nervave, lëkurës dhe dhëmbëve. Vitamina D po ashtu mbështet shëndetin e tiroideve, që mbajnë nivelin e energjisë, peshën e shëndetshme trupore dhe shpejton metabolizmin.

Hulumtimi i ri tregon që personat të cilët kanë nivel më të lartë të vitaminës D kanë rrezik më të vogël nga zhvillimi i diabetit të tipit 2. Shkencëtarët pohojnë që mbajtja e nivelit optimal të vitaminës D në gjak mund të jetë strategji për parandalimin e diabetit të tipit 2.

Pjesa e dytë e hulumtimeve ka treguar që vitamina D luan rol të rëndësishëm te aktivizimi i sistemit të imunitetit për t'u mbrojtur nga sëmundjet si gripi. Mungesa e kësaj vitamine të rëndësishme mund të rezultojë me rrezik më të madh nga infeksionet me sëmundje virale. Hulumtimet shtesë kanë treguar që sasitë e vogla të vitaminës D mund të shkaktojnë kancer, depresion dhe sëmundjet e zemrës.

Shumë njerëz në mënyrë të gabuar mendojnë që ekspozimi në diell është i mjaftueshëm për të përmbushur nevojat ditore për vitaminë D. Megjithatë, pasi që lëkura juaj i ekspozohet diellit,duhen 48 orë për t'u shndërruar në vitaminë D. Gjatë asaj kohe ajo shumë lehtë mund të shpërlahet me sapun dhe ujë.

Marrja e sasisë së mjaftueshme të kësaj vitamine në këtë periudhë të vitit mund të jetë e vështirë, dhe gati e pamundshme përmes diellit. Prandaj, vitaminën D merreni përmes ushqimit, siç janë peshku, vaji i peshkut, patatja e ëmbël, farat e lule diellit, të kuqtë e vezëve dhe kërpudhat. Gjithsesi këshillohuni me mjekon, që nëse është nevojshme të merrni edhe shtesa të vitaminës D. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
A merrni sa duhet vitaminë D?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nëse i besoni intuitës mund të merrni vendim të gabuar
» Shtatzënat, më shumë vitaminë D
» Sa duhet mbajtur në gji foshnjën?
» Personat me lëkurë të zbehtë s’kanë vitaminë D
» Duhet vetëm të qeshni!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: