Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Fëmijë që nuk hanë? A duhet të fajësojmë prindërit?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Fëmijë që nuk hanë? A duhet të fajësojmë prindërit? Empty
MesazhTitulli: Fëmijë që nuk hanë? A duhet të fajësojmë prindërit?   Fëmijë që nuk hanë? A duhet të fajësojmë prindërit? I_icon_minitimeSat Mar 02, 2013 7:18 pm

Çrregullimet e të ngrënit tek të sapolindurit dhe në fëmijërinë e hershme karakterizohen nga pamundësia e një të sapolinduri apo një fëmije për të konsumuar ushqim të mjaftueshëm. Si rezultat, ky çrregullim i pengon ata për të shtuar në peshë dhe për t'u rritur në parametrat e duhura mjekësore të përcaktuara për një periudhë një-mujore ose më shumë.

Suela Sulo
Psikologe Këshillimi

Në shumicën e rasteve, të sapolindurit ose fëmijët që vuajnë nga ky çrregullim janë të irrituar, e kanë të vështirë të qetësohen në prani të ushqimit, si dhe qëndrojnë indiferent dhe të pabindur ndaj kërkesave të ndryshme të prindërve. Ndonëse, çrregullimet e të ngrënit tek ne, nuk marrin vëmendjen e duhur, në nivel ndërkombëtar, studimet kanë treguar se 25% deri në 35% e fëmijëve me zhvillim normal përjetojnë të tilla çrregullime. Në një pjesë të madhe të fëmijëve, këto çrregullime shpjegohen nëpërmjet shkaqeve të ndryshme mjekësore ose psikologjike. Mirëpo, ekziston edhe një grup i konsiderueshëm fëmijësh, çrregullime t e të cilëve nuk përputhen me asnjë prej dy shkaqeve kryesore. Në këtë rast, përveç sjelljes së vet fëmijës, humbja e madhe në peshë (brenda një muaji), është treguesi kryesor që ndihmon në identifikimin e këtij çrregullimi.
Edhe pse më parë, një pjesë e madhe e fëmijëve mund të mos hanin mjaftueshëm ose të refuzonin ushqimin, këto sjellje do të vinin shumë pak në vëmendje të specialistëve. Në jo pak raste, këta fëmijë do të vlerësoheshin thjesht si një grup fëmijësh të llastuar dhe tekanjoz. Fatmirësisht, sot më tepër studiues i fokusojnë interesat e tyre në shpjegimin e këtij çrregullimi, që në pamje të parë duket se ka të bëjë me temperamentin e fëmijës dhe me mënyrën se si prindërit i trajtojnë ata. Megjithatë, shumica e studiuesve pohojnë se arsyeja kryesore për rritjen e interesit për këtë grup fëmijësh ka ardhur jo sepse numri i tyre është rritur, por sepse vetë prindërit i kushtojnë më tepër vëmendje sasisë së ushqimit që konsumojnë fëmijët e tyre.
Në fakt, në ditët e sotme edhe më shumë prindër ndjehen të përgjegjshëm për çdo gjë të ashtuquajtur negative që ndodh tek fëmijët e tyre. Dhe ky fenomen mendohet të jetë edhe më i pranishëm tek prindërit e fëmijëve me çrregullime të të ngrënit. Kjo sepse, kur mjekët apo psikologët nuk arrijnë të shpjegojnë arsyet e sjelljes refuzuese së fëmijëve ndaj ushqimit, të gjithë fillojnë të pyesin për rolin e prindërve, madje edhe prindërit vet.

Disa këshilla për prindërit e fëmijëve me çrregullime të të ngrënit:
* Shmangni argumentet dhe debatet familjare të çfarëdolloj natyre gjatë të ngrënit, dhe diskutoni vetëm për gjëra pozitive duke përfshirë edhe shijen e mirë të ushqimit.
* Fëmijëve u duhet kohë që të mësojnë se si duhet të sillen kur ulen për të ngrënë, kështu që jini të durueshëm ndaj sjelljeve jo të këndshme të tyre.
* Nëse fëmijët nuk hanë gjatë orareve të përcaktuara nga ju, ofrojini çdo dy orë ushqime të cilat kanë shumë vlera ushqimore, Por, kujdesuni që çdo herë, ushqimet që i ofroni t'i prezantoni në mënyrë që ri tërhiqni vëmendjen.
* Mos lejoni që fëmija të luaj me lodra, të shikojë libra ose televizor gjatë kohës kur do të ushqehet.
* Mos e kërcënoni ose ta shtyni me doemos për të ngrënë dhe mos e dënoni nëse nuk ha. Thjesht pranoni refuzimin e tij/saj dhe mos i tregoni mërzit jen tuaj. Fëmija mund të refuzojë të hajë në mënyrë që të tërheqë vëmendjen tuaj dhe nëse ju tregoheni të pakënaqur nga sjellja e tij/saj, ai/ajo mund të përsërisë të njëjtën sjellje.
* Respektoni oraret e të ngrënit, kjo gjë i ndihmon fëmijët të kuptojnë rëndësinë e ushqimit dhe i bën më të disiplinuar.
* Informojeni fëmijën gjithmonë 10 deri në 15 minuta përpara se të shtroni për të ngrënë, kështu i jepni kohë që të largohen nga aktivitet që janë duke bërë në mënyrë të qetë.
* Mos harroni ri përsërisni fëmijës se sa e rëndësishme është kur të gjithë në familje hanë së bashku dhe se ai/ajo duhet të rrijë në tavolinë deri sa të gjithë të kenë mbaruar së ngrëni.
* Kur doni t’i jepni fëmijëve ushqime të reja, prezantojani ato disa herë në ditë. Shumica e fëmijëve mund të provojnë diçka vetëm pasi i është ofruar për të paktën 10-15 herë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Fëmijë që nuk hanë? A duhet të fajësojmë prindërit?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fëmijët që nuk hanë mëngjes, mësojnë më pak
» Prindërit, fëmijët dhe libri
» Gjenetikë, çdo person trashëgon 60 mutacione ADN-je nga prindërit
» Përrallëza për fëmijë të vegjël
» Takohen si fëmijë, martohen pas 20 vjetëve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Te ndryshme :: Familja dhe fëmijët-
Kërce tek: