Shkencëtarët nga e gjithë bota kanë zhvilluar mënyra të ndryshme për të trajtuar sëmundje të ndryshme. Sot lehtë mund të thuhet se ekzistojnë dy lloj mjekësish: mjekësia alternative dhe konvencionale. Një ndryshim i madh mund të vërehet në mentalitetin e masave teksa provojnë gjithnjë e më shumë terapi alternative.
Si shumë të tjerë, edhe ju duhet të pyeteni se a ia vlen të gjykohet një terapi e mjekësisë alternative e të lavdërohet ajo konvencionale. Ja disa pro dhe kundër terapive të mjekësisë alternative.
Mjekësia alternative: Pro
Qasje holistike: Shumica e ilaçeve alternative marrin në konsideratë të gjitha simptomat si një dhe të vetme të shkaktarit, në vend të simptomave të sëmundjes. Ata përqendrohen në masat: trajtimi rrënjësor i gjendjes, jo i simptomave. Duke bërë kështu i tërë trupi është në shënjestër. Shumica e ilaçeve alternative përqendrohen në përkujdesje për gjithë trupin më parë se sa në pjesë të tij. Praktikuesit e mjekësisë alternative i drejtohen jo vetëm trupit fizik, por po ashtu shëndetit shpirtëror dhe emocional të pacientit.
Vëmendje secilit: Derisa ilaçet tradicionale janë të prodhuara masivisht për konsumim global, terapitë alternative janë të personalizuara t’u përgjigjen kërkesave të pacientit. Terapitë alternative nuk mund të prodhohen pasivisht, sepse parim i tyre është të përqendrohen në trupin e pacientit, i cili është unik për secilin.
Stres të zvogëluar: Stresi është një faktor thelbësor në dobësimin e imunitetit tuaj. Ilaçet moderne nuk e llogarisin stresin gjatë shërimit të një sëmundjeje. Stresin e llogarit si një pjesë dhe ndarje të jetës moderne dhe e injoron tërësisht. Terapitë alternative si joga dhe meditimi, e identifikojnë stresin si një nga faktorët më të mëdhenj dhe përpiqen ta zvogëlojnë atë për të luftuar sëmundjet si shtypja e lartë e gjakut ose hipertensioni.
Më e lirë: Shumica e terapive alternative janë më të lira se ato konvencionale. Shumë terapi përdorin bimët për të trajtuar sëmundjet. Pasi bimët nuk kanë nevojë të përpunohen ose të hulumtohen për t’i zhvilluar, ato kushtojnë shumë më lirë dhe janë më të volitshme.
Më pak dëme: Antibiotikët nuk mund të bëjnë dallim mes viruseve dhe baktereve që shkaktojnë dëme dhe asaj çka është e dobishme për trupin tuaj. Si pasojë, ato zhdukin florën dhe faunën “miqësore” bashkë me bakterin ose virusin, e kështu i shkaktojnë trupit dëm në një afat më të gjatë.
Ilaçet alternative: Kundër
Kohë e gjatë për shërim: Meqë shumica e terapive alternative veprojnë në çrrënjosjen e sëmundjes, ato nuk ofrojnë një shërim të shpejtë. Kështu që nëse jeni duke kërkuar një zgjidhje të përkohshme, mjekësia konvencionale është larg më e mirë.
Kërkon dedikim nga përdoruesi: ilaçet konvencionale kryesisht janë tableta të cilat vetëm duhet futur në gojë. Ndërsa ilaçet alternative kërkojnë shumë ndryshime në stilin e jetës, në mënyrë që terapia të funksionojë. Ato kërkojnë përkushtim serioz dhe disiplinë nga ana e përdoruesit për të pasur efekt në të.
Hulumtime të kufizuara: Për shkak të vëmendjes, shumë ilaçe alternative tash janë testuar në mënyrë shkencore dhe janë dëshmuar si efektive. Megjithatë, një pjesë e madhe e këtyre ilaçeve nuk janë testuar shkencërisht dhe nuk janë aprovuar nga ndonjë qeveri ose trup qeverisës.
Për të përmbledhur, ka disa arsye si pro ashtu edhe kundër terapive alternative. Bëjeni hulumtimin tuaj të nevojshëm para se të vendosni për ndonjërën në veçanti dhe përpiquni të jeni të vëmendshëm për të dy metodat para se vendosni.