Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Teknologjia kundër diktaturës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Teknologjia kundër diktaturës  Empty
MesazhTitulli: Teknologjia kundër diktaturës    Teknologjia kundër diktaturës  I_icon_minitimeThu Feb 24, 2011 10:20 am



Teknologjia kundër diktaturës  Fb
Zhvillimi i teknologjisë zakonisht është përcjellë me përsosjen e
mjeteve të komunikimit, të cilat kanë mundësuar depërtimin e fjalës së
lirë dhe ideve të reja në shoqëritë e mbyllura, ku rreziku kryesor është
parë te liria e shprehjes.
Interneti e bëri botën më të vogël, por në vitet e fundit mundësoi
krijimin e rrjeteve sociale, pa të cilat nuk mund të paramendoheshin
shumë ngjarje, që, sipas ekspertëve, sot po e ndryshojnë pejsazhin
politik.
Rrjetet sociale po i përcjellin të gjitha ndryshimet e mëdha. Për
shembull, protestat pas zgjedhjeve në Iran. Përmes Facebook-ut u
organizuan shumë tubime, ndërsa YouTube dhe Twitter-i ia zbuluan fytyrën
regjimit. Celulari dhe YouTube ia shfaqën botës vrasjen e aktivistes
Neda Soltanie, e cila u bë simbol i rezistencës së protestuesve
iranianë.
Në Tunizi dhe Egjipt, tubimet e protestuesve nuk do të bëheshin aq
masovike po të mos ishte Facebook-u. Regjimi në Egjipt u përpoq ta
luftojë, duke krijuar një rrjet të ithtarëve të vet. Por, hovi i
kundërshtarëve të qeverisë nuk u ndal.
Uael Ghonim, drejtor ekzekutiv i kompanisë Google, ishte 12 ditë në
burg në Kajro. Kur u lirua, i kërkuan të bëhet zëdhënës i protestave.
Mbështetjen ia kishin dhënë 130 mijë anëtarë të Facebook-ut.
Luk Allnut është përgjegjës i faqes së internetit në Radion Evropa e
Lirë. Ai thotë se rrjetet sociale kanë rol të konsiderueshëm në arritjen
e synimeve politike.
“Mendoj se përfundimisht rrjetet sociale kanë rol në Egjipt dhe
Tunizi. Është e vështirë dhe herët të thuhet se sa është ky rol. Opozita
në këto vende e shfrytëzoi Facebook-un për t’i përhapur protestat dhe
këtë e bëri mirë, por ata përdorën edhe taktika tradicionale jashtë
internetit”, thotë Allnut.
Ai thotë se Facebook-u nuk ishte mjeti i vetëm, por ishte shumë i
rëndësishëm. Po, a mundet teknologjia informative ta ndryshojë pejsazhin
politik?
Allnut thotë se disa pushtete reaguan menjëherë për t’i penguar këto
rrjete, siç ishte rasti në Tunizi, por megjithatë pejsazhi politik
ndryshoi.
“Mendoj se e ndryshojnë pejsazhin, sidomos për faktin se nuk
kushtojnë shumë. Për shembull, nëse do të doja ta filloj një protestë, e
kam shumë lehtë t’i nxjerr 20 mijë protestues. Nuk duhet ta bëj përmes
mediave të opozitës, thjesht e bëj përmes Facebook-ut. Sa për
shpejtësinë, rrjetet sociale janë pa konkurrencë, sepse gjërat i
përhapin shpejt dhe shumë lirë”, pohon Allnut.
Por, ai tërheq vërejtjen se rrjetet sociale mund të përdoren edhe nga ekstremistët, për të shtyrë përpara agjendën e tyre.
“Ky është problemi më i madh, sepse derisa interneti u jep mundësi
demokratëve, ai u jep mundësi edhe ekstremistëve. Për shembull, në
Ballkan kemi shembuj të rrjeteve nacionaliste në Facebook. Ky është
problemi. Teknologjia është neutrale, mund të përdoret për të mirë apo
për keq”.
“Kjo nuk mund të pengohet, por mund të luftohet nga shoqëria dhe nuk
është problem teknologjik, por dukuri më e gjerë sociale dhe kulturore”,
pohon Allnut, përgjegjës i faqes së internetit të Radios Evropa e Lirë.
Shtatë vjet pasi krijoi rrjetin social, themeluesi dhe drejtori
ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Cukerberg, u zgjodh “Njeriu i Vitit” për
vitin 2010 nga revista “Time”.
Teknologjia informative është bërë vegël për luftimin e sistemeve të
mbyllura. Ndoshta është e vështirë të ndryshohen sistemet, por
masovizimi i protestave bën që qeveritë të mendohen më thellë.
Gjërat janë thjeshtëzuar. Aktivistët e opozitës nuk janë më njerëz me
altoparlantë në duar që rekrutojnë ithtarë nëpër tubime politike. Ata
janë disa të rinj, që me laptop në dorë mund të bëjnë mrekulli, madje të
rrëzojnë edhe qeveri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Teknologjia kundër diktaturës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Si na e ndryshon teknologjia trurin
» Teknologjia dhe facilitetet e sotme nuk janë edhe aq të reja
» Gjermania kundër Anglisë në 1/8 e finales Përfaqësuesja e Gjermanisë ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Kampionatit Botëror, pas fitores prej 1-0 kundër Ganës, që po ashtu do të luajë në fazën tjetër falë golaverazhit më të mirë se Australia. Sk
» Me vitamina kundër stresit
» Me Ginkgo kundër kokëdhimbjes

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Teknologjia-
Kërce tek: