Problemi i çrregullimit të vëmendjes është gjithnjë më i shpeshtë, komunikimi i ndërsjellë është në minimum, ndërsa është dobësuar edhe mënyra abstrakte e të menduarit. Për gjithë këtë, ekspertët e fajësojnë teknologjinë moderne.
Ekspertë të shumtë botërorë shpesh theksojnë se bota teknologjike e ndryshon mënyrën me të cilën lexojmë, mësojmë, si dhe ndikon në marrëdhëniet tona karshi njerëzve të tjerë. Edhe pse ende nuk ka fakte të forta, shumë psikiatër mendojnë se përdorimi i përditshëm i teknologjisë digjitale e ndryshon mënyrën se si punon truri.
Sipas ekspertëve, mënyra e tillë e jetës standarde (duke qëndruar ulur), paraqet rrezik për shfaqjen e sëmundjeve kronike, si shtypja e lartë e gjakut, diabeti, infarkti dhe sulmi në tru.
Arsyet janë të thjeshta - kur njeriu është më gjatë i rrethuar me teknologjinë, e më pak në komunikim me njerëzit, i shkatërron shkathtësitë shoqërore fundamentale.
Mu për këtë arsye, strukturat e trurit që janë të dedikuara për kontakt “sy më sy” janë më të dobësuara. Si pasojë e kësaj shfaqen paaftësi të kuptimit në shoqëri, mosinterpretim i mirë i porosive, izolim dhe më pak mësim.
Ekspertët theksojnë se kjo është më e fortë te të ashtuquajturat “gjeneratat digjitale”, adoleshentët dhe rinia moderne, të cilët që nga fëmijëria drejtohen në drejtim të teknologjisë.
Ndryshon mënyra në të cilën lexojmë
Normalisht, kur fëmija të mësojë të lexojë, truri e krijon një rrugë ku truri mundëson sofistikimin dhe analizimin e tekstit të lexuar. Prandaj, analiza dhe kuptimi i tekstit mundësojnë “leximin e thellë”, por kjo kërkon kohë, e me ndihmën e teknologjisë kjo bëhet më shpejt. Prandaj, mu për këtë arsye ekspertët janë të brengosur se fëmijët nuk mësojnë më nga librat, por nga interneti.
Zhvillimi kognitiv
Teknologjia mund të ndikojë negativisht edhe në zhvillimin kognitiv të njeriut. Gjatë përdorimit të gjatë të kompjuterit, telefonave celularë, internetit, njerëzve u bie përqendrimi, që shkakton probleme me vëmendjen dhe e zvogëlon durimin. Po ashtu, në masë të madhe zvogëlohet mundësia e imagjinatës, e me vetë këtë edhe kreativiteti vihet në pyetje. /reuters/