Ishujt artificialë, ata të krijuar nga njerëzit, të ndërtuar në të
kaluarën e largët dhe që po bëhen gjithnjë e më të shpeshtë në kohët e
sotme, janë ndërtuar me metodat dhe materialet më revolucionare dhe të
çuditshme që ekzistojnë. Disa prej tyre janë ndërtuar mbi shkëmbinj
ekzistues, disa të tjerë janë mbushur me rërë artificiale dhe të tjerë
janë ndërtuar mbi shkëmbinj të shpërthyer. Materialet e ndërtimit
variojnë që nga çeliku deri tek ato të riciklueshme. Shkalla e madhësisë
varion që nga copat e tokës që mbajnë një shtyllë të vetme ndërtese
deri tek ato të afta të mbajnë komunitete të tëra megalitike, që priren
të zgjerohen në metropole mbi ujë. Disa të tjera janë struktura arti,
secila me tipare mahnitëse dhe karaktere të jashtëzakonshme. Pjesa më e
madhe prej tyre janë në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo është dhe
më e jashtëzakonshme, duke qenë se Dubai ka një vijë bregdetare vetëm
prej 60 kilometrash. Ishulli i palmës në Dubai ka formën e një palme të
gjelbër dhe do të strehojë 140 mijë banorë, punëtorë dhe turistë.
Ishulli "Bota" është një grup prej 300 ishujsh në formën e botës dhe do
të strehojë me qindra mijëra banorë të tjerë. Për momentin në botë janë
në ndërtim vetëm 45 ishuj artificialë dhe pjesa më e madhe do të
përfundojë në vitet në vazhdim. Ishulli artificial i vetëm i Rusisë do
të përfundojë para fillimit të Lojërave Olimpike të vitit 2014 dhe ka
formën gjeografike të Rusisë.
Pearl-Qatar, Arabi: E dezinjuar të ngjasojë me një varg perlash,
Pearl-Qatar, në Doha, Qatar, është një ishull artificial prej 4 milionë
metrash katrorë që krijon 32 km vijë të re bregdetare të vendosur 350
metra larg bregut të Doha-s.
Autopia Ampere, Portugali: Dizenjatori vizionar Wolf Hilbertz ka në plan
të rrisë një qytet ishull në Seamount Ampere, e vendosur mes ishujve
Maidera dhe majës së Portugalisë. Qëllimi i tij është të përdorë oqeanet
si shtëpinë e së ardhmes.
Ishujt e palmës, Dubai: Ishujt e palmës (Palm Islands) janë ishuj
artificialë në Dubai, projekti më i madh i formimit të tokës në botë.
Dubai është një shtet i vogël shkretëtire me një vijë bregdetare vetëm
60 kilometra.
Ishulli “X-Seed 4000”, Japoni: Ishulli “X-Seed 4000” do të vendoset në
limanin e Tokios dhe jo vetëm që do të jetë ishulli artificial më i
popullur, por edhe qiellgërvishtësi më i gjatë në botë. I vënë në punë
nga energjia diellore dhe i ngjashëm me malin Fuji.
Dubai Waterfront, Emiratet Arabe: Dubai Waterfrong, do të jetë skela më e
madhe në botë e ndërtuar nga njeriu, duke i shtuar 70 kilometra vijës
bregdetare të Dubait. Ishujt do ta shndërrojnë qytetin më të populluar
të Arabisë në një qendër edhe më të madhe biznesi në botë.
Hoteli “Burj Al Arab”: Hoteli i vetëm me 7 yje në botë, “Burj Al Arab”
është 333 metra larg plazhit Jumeirah dhe lidhet me tokën me një urë 15
km në jug të Dubait. Për momentin është ndërtesa më e gjatë që përdoret
ekskluzivisht si hotel.
Ishulli “Hulhumale”, Maldive: Ishulli “Hulhumale” është vendosur në
Kaafu Atoll, Maldive dhe pritet të përmbushë kërkesat për strehimi dhe
zhvillime industriale në krahininë Male. Ndërtesat e para u inauguruan
nga presidenti Gayoom, në 12 maj të vitit 2004.
Bota, Dubai: Bota, një prej disa projekteve të ndryshme artificiale që
po ndërtohet në Dubai, është një grup prej 300 ishujsh të krijuar në
formën e kontinenteve të botës në profilin e hartës së botës, të
vendosura 4 kilometra larg.
Ishulli “Federation”, Rusi: Ishulli “Federation” është një arkipelag
artificial që do të vendoset larg bregut Sochi në Detin e Zi, një
kompleks që do të ndërtohet në formën e Rusisë. Ndërtuesit rus publikuan
planet për ishullin prej 350 hektarësh me koston prej 6.2 miliardë
dollarësh.
Amager Beach Park, Danimarkë: “Amager Beach Park” është një ishull danez
në Oresund, i vendosur në zonën e dhëmbëzuar të Amagerit. Kryeqyteti
Kopenhagen është i vendosur pjesërisht në Amager, i cili lidhet me
Zelandën nga ura të ndryshme.