Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Shqiperia

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Shqiperia   Shqiperia I_icon_minitimeFri Jun 11, 2010 7:38 pm

Shqipëria

Emri i shkurtër: SHQIPERI

Emri zyrtar: Republika e Shqipërisë

Forma e shkurtuar vendase: Shqipëria

Vendndodhja: Europa juglindore, gadishulli i
Ballkanit

Sipërfaqja: 28,748 km2

Kryeqyteti: Tirana

Pavarësia: 28 nëntor 1912

Festa Kombëtare: Dita e Flamurit, 28 nëntor
(1912)

Kushtetuta: 28 nëntor 1998

Popullsia: 3,087,000 (nëntor 2001)

E drejta e votës: 18 vjeç; e përgjithshme dhe e
detyrueshme

Etnia: Shqiptare 95%, greke 3%, të tjerë 2%
(vllahë, jevgj, serbë, malazezë, maqedonas, bullgarë).

Gjuha: Shqip, gjuhët e pakicave etnike

Feja: Muslimane 70%, ortodoksë shqiptarë 20%,
katolikë romanë 10%

Vendndodhja: Europa juglindore, e kufizuar nga
Deti Adriatik dhe Jon, ndërmjet Greqisë dhe Republikës Federale të
Jugosllavisë

Koordinatat gjeografike: 41 00 V, 20 00 L
Sipërfaqja: e përgjithshme: 28,748 sq km tokë: 27,398 sq km ujë: 1,350
sq km

Sipërfaqja - e krahasuar: pak më e vogël se
Maryland

Kufijtë tokësore: total: 720 km vendet
kufitare: Greqia 282 km, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë 151 km,
Jugosllavia 287 km

Vija bregdetare: 362 km

Të drejtat detare: shtresa kontinentale:
thellësia 200 m ose deri në thellësinë e shfrytëzimit territori detar:
12 MD

Klima: relativisht e butë; dimra të ftohtë, me
re dhe lagështirë; verë të nxehta, të thata e me diell; pjesa e
brendshme është më e freskët dhe më me lagështirë

Terreni: kryesisht malor dhe kodrinor; fusha
të vogla përgjatë bregdetit

Ekstremet e lartësisë: pika më e ulët: Deti
Adriatik 0 m pika më e lartë: Maja e Korabit (Golem Korab) 2,753 m

Burimet natyrore: naftë, gaz natyror, qymyr,
krom, bakër, lëndë drusore, nikel, hidroenergji

Gjeografi - shënim: vendndodhje stategjike
përgjatë Ngushticës së Otrantos (lidh Detin Adriatik me Detin Jon dhe
Detin Mesdhe)


Pozita Gjeografike e Republikes se Shqiperise

Shqiperia eshte nje vend ne Europen Juglindore, ne perendim te
gadishullit te Ballkanit.Ajo ndodhet midis koordinatave gjeografike 39
grade e 38' dhe 42 grade e 39' te gjeresise veriore dhe 19 grade e 16'
te gjeresise lindore, ne largesi pothuajse te barabarte nga Ekuadori dhe
Poli i Veriut.Siperfaqja e pergjithshme 28.748 kilometra
katrore.Kryeqyteti i saj eshte Tirana.Gjatesia e pergjithshme e vijes
kufitare eshte 1094 km, nga te cilat 657 km - kufi tokesor, 316 km -
kufi detar, 48 km - kufi lumor dhe 73 km - kufi liqenor.

Ne veri e verilindje ka 529 km kufi me Malin e Zi, Kosoven dhe ish
republiken jugosllave te Maqedonise, ndersa ne jug e juglindje me
Greqine nje kufi prej 271 km.Ne perendim Shqiperia ka dalje te gjere ne
detin Adriatik e detin Jon. Shqiperia ka nje pozite te favorshme
gjeografike, pasi gjendet ne kryqezimin e rrugeve me te shkurtera qe
kalojne nga Mesdheu perendimor per ne Ballkan e Azine e Vogel dhe
kontrollon kalimin permes kanalit detar te Otrantos.Luginat e saj me te
gjera jane ato te lumenjeve Drin, Shkumbi dhe Vjose, qe lehtesojne,
njekohesisht, lidhjen e brendeshme te Ballkanit me detin Adriatik dhe te
Azise se Vogel me viset e Mesdheut.Bregdeti i Adriatikut shtrihet nga
gryka e Bunes deri ne Kepin e Gjuhezes.Ne gjirin e Vlores e ne drejtim
te jugut, bregdeti eshte i larte, shkembor, ku dominon mali i
Karaburunit.Gjiret kryesore te Shqiperise jane: gjiri i Drinit, i
Lalezit, i Durresit, i Karavastas dhe i Vlores, ne hyrje te se ciles
gjendet ishulli i Sazanit.

Lagunat kryesore jane: Laguna e Lunres
(Vilunit), e Patokut, e Bishtrakes, e Karavastase, e Nartes dhe e
Pashalimanit.Plazhe t kryesore jane: Plazhi i Velipojes, i Tales, i
Durresit, iDivjakes, i Semanit dhe i Vlores.Kepat kryesore jane: Kepi i
Rodonit, i Bishtit te Palles dhe iGjuhezes.

Relievi i Shqiperise eshte kryesisht malor. Vargmalet e para alpine u
formuan nga mbarimi i jurasikut, ndersa gjate eres kenozoike u shpejtua
procesi malformues ne teresine e Albanideve, qe aktualisht perbejne
token e nentoken e Shqiperise.Lartesia mesatare e relievit eshte 708
metra, ose 2 here me e larte se mesatarja e Europes. Lartesite me te
medha gjenden ne Alpet shqiptare dhe ne malet e Lindjes (Korabi 2751
metra mbi nivelin e detit, perben edhe majen me te larte te
Shqiperise).Fushat zene kryesisht pjesen perendimore, pergjate bregdetit
Adriatik, por ka edhe ne pjese te tjera te vendit.Fushat me te larta
jane ato te pellgut te Korces, mbi 800 metra mbi nivelin e detit. Fushat
gjenden kryesisht pergjate lumenjeve kryesore si: Vjose, Devoll, Osum,
Shkumbin, Erzen, Mat e Drin, ku gjenden, gjithashtu, edhe tokat
bujqesore e qendra te medha banimi, si dhe pershkohen nga rruge te
rendesishme komunikimi.
Territor i i Shqiperise ndahet ne 4 krahina te
medha natyrore
(fiziko-gjeografike): Alpet shqiptare, krahina
malore qendrore, krahina malore jugore dhe ultesira bregdetare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiperia   Shqiperia I_icon_minitimeFri Jun 11, 2010 7:38 pm

Hidrografia
Shqiperia ka nje rrjet te dendur hidrografik dhe pasuri te medha ujore.
Siperfaqja hidrografike eshte 43 305 km katrore, nga te cilat 28 550
jane brenda kufirit te saj shteteror. Rrjeti hidrografik i Shqiperise
perbehet nga 11 lumenj kreysore, te cilet, se bashku me deget e
perrenjte e medhenj, arrijne ne 152.Ne pellgun ujembledhes te rrjetit
hidrografik te Shqiperise, ndodhen 247 liqene te tipave dhe permasave te
ndryshme, me nje siperfaqe te pergjithshme ujore prej 1210 km.2dhe me
vellim te pergjithshem te ujrave prej afro 60 miliarde m.3, 5 liqene
artificiale, disarezervuare ujitje e 200 burime nentokesore, me prurje
200/l ne sek. secili.Lumenjte me kryesore jane: Drini, Buna, Mati,
Ishmi, Erzeni, Shkumbini, Semani (me deget Devoll dhe Osum), Vjosa,
Kalasa, Bistrica, Pavlla.Lumenjte me te medhenj jane te tipit mesdhetar,
me luhatje te medha gjate vitit, me rrjedhje shume te vrullshme,
sidomos ne pjeset e siperme e te mesme malore.Shqiperia eshte pale ne
konventen "Per perdorimin dhe mbrojtjen e ujrave nderkufitare dhe
liqeneve nderkombetare", si dhe ne konventen "Per vleresimin e ndikimit
ne mjedis ne kontekstin nderkufitar". Me keto konventa jane te lidhura,
ndermjet te tejrave, edhe projektet e liqenit te Ohrit, te Shkodres si
dhe probleme te Prespes, nderhyrjet ne lumenjte Drin dhe Vjose, studimi i
cilesise se ujrave dhe niveli i ndotjes se ujrave siperfaqesore, etj.



Lumi i Vjoses
Mbasi pershkon 98 km ne territorin grek dhe 181 km ne territorin
shqiptar derdhet ne detin Adriatik. Eshte nga lumenjte me te medhenj te
Shqiperise dhe nje nga lumenjte e paket te medhenj te Evropes qe nuk
jane ndryshuar shume nga dora e njeriut.
Duke kaluar nga nje reliev shume i thyer, me male qe arrijne deri ne
2485m (Drites) dhe pellgjeve, derdhet ne veri te Lagunes se Nartes ne
krahinen me te gjere te Vlores. Gjate rruges se tij ndryshon dhe
ndryshohet kaq shume sa nje organizem njerezor. Zig-zaget bashke me
ishujt e vegjel qe formohen, per shkak te madhesise se madhe te tyre ne
kombinim me brigjet e thikta (kur ngushtohet gjeresia e lumit) krijojne
nje peisazh me bukuri te vecante.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiperia   Shqiperia I_icon_minitimeFri Jun 11, 2010 7:39 pm

Ligatinat ne bregdetin shqiptar
Ligatinat (tokat e lagura), jane ekosistemet me mire te perfaqesuara ne
bregdetin shqiptar. Tipike per brigjet e ulta aluvionale, keto
ekosisteme gjenden nga veriu ne jug te vendit, duke formuar nje zinxhir
te vazhdueshem me habitate shume te dobishme.Historia e krijimit te
ligatinave i takon mijra vjeteve me pare, por historia e shkaterrimit
dhe tharjes se tyre eshte e afert. Politikat e zhvillimit ekonomik te se
kaluares, duke mos pasur si qellim mbrojtjen e natyres, kane shkaktuar
deme dhe prishjen e strukturave te ligatinave.Ne te kaluaren, "tokat e
lagura" konsideroheshin si shperdorim qe natyra i ben vetes se saj dhe
per shume kohe emrat "kenete" apo "mocal" nenkuptonin mjaft elemente te
padeshiruar per jeten si;lageshti, malarje, semundje, qe detyrimisht
sillnin varferi dhe rrezikonin jeten.Aktualisht, tokat e lagura jane
ekosistemet me mire te njohura dhe te paraqitura ne bregdetin
shqiptar.Duke filluar nga veriu, ligatinat me te rendesishme jane:
Laguna e Velipoljes, Gjiri i Drinit, ku perfshihet dhe Laguna e
Kune-Vainit, Fushe-Kuqe, Patok ne gjirin e Rodonit, Gjiri i Lalzit,
Karavasta-Divjake, Pylli me Pisha i Pishe-poros, derdhja e Vjoses,
Laguna e Nartes, Laguna e Orikumit, Laguna e Butrintit.Duke ndjekur
interesimin nderkombetar per vlerat e ligatinave dhe duke pare
shpejtesine me te cilat ato po zhduken, keshilli i Ministrave i
Republikes se Shqiperise me 22 gusht 1994 deklaroi zonen e Lagunes se
Karavastase si vend qe perfshihet ne listat Ramsar. Gjithashtu nepermjet
financimit te Mediterranean Wetlands, Konventes se Ramsarit per
mesdheun, ne fillim te vitit 1998 u krye studimi per mbrojtjen dhe
shfrytezimin e sistemit lagunor Kune-Vain.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiperia   Shqiperia I_icon_minitimeFri Jun 11, 2010 7:39 pm

Bregdeti i Kavajes dhe plazhet e tij.

Vija bregdetare e Kavajes ka nje gjatesi prej 34-35 km dhe permban nje
larmi te madhe plazhesh, ranor, shkembor, me zall, te zhveshur, te
gjelber, etj. Ajo ka gjithshtu, nje flore dhe faune te pasur ne toke dhe
ne det.Plazhi i Golemit, i dyti per nga madhesia, pas atij te Durresit,
nis nga Shkembi i Kavajes dhe perfundon tek derdhja e perroit te
Leshniqes, ne nje gjatesi prej 5 kilometra. Ka rere te pastert, te
bardhe, e cila, se bashku me gjelberimin e perhershem te pishave dhe
kaltersine e detit, krijon nje harmoni trengjyresh mjaft terheqes e
shlodhes. Brezi mbrojtes i pyllit me pisha (Pinus halapensis dhe Pinus
pinea) te mbjellura nga njeriu, ka krijuar nje mjedis pylli mjaft
funksional prej 205 ha, i cili i rrit shume vlerat ketij plazhi. Fauna e
gjalleron kete zone, me elementet e dunave dhe te pyllit. Nder me te
permendurit jane lepuri i eger, nuse lala, bretkosa e zakonshme, breshka
e zakonshme, ndersa ne pyll rriten qukapiku, laraska, bilbili, gjelza
pikaloshe, etj.Plazhi i Karpenit, ne jug te Golemit, nis nga derdhja e
perroit te Dracit dhe arrin derti ne kodrat e Karpenit, ne nje gjatesi
1,5 km. Nuk eshte i gjelber. Fusha perreth eshte e kripezuar dhe ka nje
faune tipike baltovine, me pak shpende si; bishtetundesi i bardhe,
drenja e fushes, vraponjesi gushbardhe, sqepholli i xunktheve,
dallandyshja e detit etj..Duke qene 6 km. larg nga rruga automobilistike
eshte pak i frekuentueshem, nderkohe qe vitet e fundit ne kodrat prane
detit jane ndertuar disa vila tip alpine.Plazhi i Carines (i Bagose)
shtrihet ne qender te gjirit me te njejtin emer, qe fillon nga kodrat e
Karpenit deri tek kepi i Lagjit. Eshte nje plazh me rere te bardhe dhe
te paster, me kodra te zhveshura, qe e bejne ate nje plazh te vetmuar me
flore e faune te varfer.Bardhori, ka nje vije plazhi prej 5-6 km
gjatesi, me gjelberim te perhershem, me dafina e mare, duke krijuar disa
variacione me rere, gure apo dhe shkembor. Uji ne bregdet eshte i
paster dhe mjaft i thelle. Parashikohet ndertimi i vilave turistike 2-3
kateshe te frekuentuara si nga deti ashtu dhe nga toka. Ujrat jane mjaft
te pasur me peshq si levreke, koca, karkalec, etj. Rruga
automobilistike prej 10 km. nga qyteti i Kavajes e bejne konkuruese me
Rivieren e Jonit, duke e konsideruar "perla e Adriatikut".Plazhi i
Spilles dhe Grethit, ne nje gjatesi te perbashket prej 8 km. nis nga
Guri i Lemuar e perfundon ne grykderdhjen e lumit Shkumbin. Rera eshte e
paster dhe e erret, pershkuar nga disa duna e nje brez mbrojtes pyjor.
Eshte mjaft i pershtatshem per gjuetine e peshkut e te shpendeve te egra
ku vecohen rosa, pulbardha, cafka, etj. Parashikohet te zhvillohet si
zone turistike familjare, duke mundesuar ngritjen e fshatrave, apo
hoteleve komode, qe mund te frekuentohen si nepermjet rruges tokesore,
ashtu dhe detare nga Italia.Plazhi i Gjeneralit, ka nje gjatesi 5-6 km,
eshte pak i njohur nga turistet dhe ka gjelberim te perhershem, uje te
paster e te thelle. Emrin e ka trasheguar nga nje gjeneral italian qe
vinte per pushime gjate viteve 1930-1935. Zona renore ka gjatesi 400
metra e gjeresi 50 m, duke perfunduar me shkembinj natyrale qe zhyten ne
det.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiperia   Shqiperia I_icon_minitimeFri Jun 11, 2010 7:39 pm

Liqenet kryesore.

Në pjesën Veriperëndimore të vendit shtrihet Liqeni i Shkodrës, i cili
është më i madhi në gadishullin e Ballkanit. Është 368 km2, prej të
cilave 149 km2 janë brenda kufinjve të vendit tonë. Thellësia e liqenit
shkon deri në 10-12 m. Origjina e tij është kartstike- tektonike. Në
pjesën Veriperëndimore pas ndertimit te hidrocentraleve ndodhen Liqeni i
Vaut të Dejës, Liqeni i Fierzës dhe ai i Komanit. Në pjesën Juglindore,
ndodhet Liqeni i Ohrit, me origjinë karstike dhe me një sipërfaqe prej
367 km2. Pak më në Jug ndodhen dy liqene të tjera me origjinë tektonike:
Prespa e madhe dhe Prespa e vogël me sipërfaqe përkatësisht 285 km2 dhe
44 km2.

Në pjesën perëndimore të vendit në zonën e Dumresë, ndodhen disa liqene
karstike 80 m mbi nivelin e detit. Gjithashtu dhe në zonën e Lurës 1600 m
mbi nivelin e detit, ndodhen disa liqenet e Lurës


Liqeni i Ohrit

Liqeni i Ohrit shtrihet në pjesën JL te Shqiperise. Ai ndodhet në kufi
me Maqedonin. Qytetet për rreth liqenit janë Pogradeci në pjesën e
Shqipërisë, Ohri dhe Struga në atë të Maqedonisë. Në bregun e liqenit
poashtu shtrihen edhe disa fshatra, ku në pjesën Maqedonase bën pjesë
edhe fshati i vetëm shqipëtar Kalishti. Liqeni i Ohrit kufizohet me
malet Mokër dhe Jabllanicë, ndërsa në pjesën lindore me malin Galicic.

Nga zbulimet e shumta Arkeologjike zona e liqenit të Ohrit del të jetë e
banuar nga fisi Ilir i Enkelejve, ose Enkelanëve. Liqeni quhej Liqeni i
Lyhnides (që do të thotë Liqeni i Dritës). Dëshmi të kësaj lashtësie
janë zbulimet arkeologjike me vlera të jashtëzakonshme historike si:
kisha paleokristiane dhe mozaiket e shumëngjyrshme të fshatit Lin
ndërtuar në shekullin V-VI (pesë-gjashtë) të erës sonë, poashtu Ura e
Golikut, ura e rrugës të njohur Egnatia, Kalaja e Pogradecit, fillesat e
të cilës i përkasin shekullit V të erës sonë.
Liqeni Ohrit mendohet të jetë rreth 2-3 milionë vjet i vjetër dhe është
njëri ndër liqenet më të vjetër në Evropë dhe në botë. Shikuar nga
vjetërsia dhe karakterisitkat specifike liqeni i Ohrit bën pjesë në
grupin e liqeneve Desarete: Tanganjika, Bajkallsi , liqeni Kaspik dhe
disa liqene tjera si Cellebesi dhe Filipini.
Si liqenet tjera Desarete edhe liqeni i Ohrit ka një prejardhje
tektonike.
Lartësia mbi detare e liqenit është 695 metra dhe anë e përqark është i
rrethuar me male me lartësi deri më 2000 metra. Vija tokësore është 88
km, ka një sipërfaqe rreth 385,2 km2 (kilometra në katror), gjatësia 30
km, gjerësia 14,5 km, tejdukshëmria e ujit:18 m, thellësia mesatare 164 m
ndërsa thellësia maksimale arrin deri në 289 m.


Sipas thellësisë që ka, rëndidet si liqeni i shtatë më i thellë në
Evropë. Uji i liqenit derdhet vetëm në lumin Drin. Disa burime të
liqenit mbushen nga ujërat e liqenit të Prespës, i cili ndodhet 200
metra më lartë se sa liqeni i Ohrit dhe midis veti janë të ndarë me një
vijë malore. Liqeni i Prespës furnizon me uji rreth 46% të liqenit të
Ohrit. Burimi më i madh është Shën Naumi me rreth 8,5 meterkub në
sekondë me çka furnizon të ardhurat e ujit të liqenit me 25%. Rreth 40
lumej derdhen në liqen(23 në anën e Shqipërisë dhe 17 të tjerë në anën e
Maqedonisë), çka edhe furnizojnë me uji 26% të liqenit. Numri më i madh
i këtyre lumejve gjatë periudhës të verës pushojnë-thahen. Gjithmonë
është thënë se liqeni i Ohrit furnizohet me një pjesë të madhe të ujit
nga liqeni i Prespës, por në vitin 1980 me anë të izotopeve natyrale u
vërtetua lidhja hidrografike në mes këtyre dy liqeneve..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiperia   Shqiperia I_icon_minitimeFri Jun 11, 2010 7:39 pm

Majat me te larta ne vendin tone sipas krahinave malore.

Alpet

Vargjet makor Maja me e larte Lartesia
Blloku i Jezerces Jezerca 2694 m
Blloku Juglindor Maja e Kollates 2566 m
................... .... Maja e Hekurave 2561 m


Krahina Malore Qendrore

Vargu i Korabit Maja e Korabit 2751 m
................... .... Maja e Portave te Korabit 2725 m
Maja e Moraves 2716 m

Krahina Malore Jugore

Mali i Nemerckes Maja e Drites 2485 m
Mali i Tomorrit Maja e Tomorrit 2379 m
Maja Cuka e Partizanit 2416 m


Profesor Doktor
Vasil Kristo
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Shqiperia Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiperia   Shqiperia I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shqiperia
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dështon Shqipëria
» Dështon Shqipëria
» Shqipëria mposht Andorrën
» Kek: Shqipëria test për Slloveninë
» Eurovision, Shqipëria në finale

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Shkencave egzakte :: Gjeografi & Gjeologji-
Kërce tek: