Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Danimarka

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Danimarka Empty
MesazhTitulli: Danimarka   Danimarka I_icon_minitimeSat Jun 12, 2010 8:39 pm

Danimarka F.0610235017773_m

Pas gjashtë viteve mungesë “Dinamiti Danez” sërish do të eksplodojë në skenën botërore të futbollit. Skandinavët dështuan të kualifikoheshin në Botërorin 2006 në Gjermani dhe Evropianin 2008 të mbajtur në Austri e Zvicër, mirëpo tash ata janë të përkushtuar që të shkëlqejnë në Botërorin 2010.
Danimarka shpreson të përmirësoj rekordin që ka arritur në tri botërorët që mori pjesë. Në dy raste arriti deri në 1/8 e finales, ndërsa një herë shkoi deri në çerekfinale. Në Botërorin e saj të parë në “Meksikë 1986”, danezët arritën deri në 1/8 e finales. Bërthama e asaj skuadre gjashë vite më vonë regjistroi suksesin më të madh në histori të futbollit të këtij vendi, duke e fituar Kampionatin Evropian të vitit 1992 në Suedi.

Vendi i vogël, por plotësisht i çmendur pas futbollit arriti suksese edhe më tutje. Në Botërorin 1998 në Francë, Danimarka u mposht në çerekfinale nga finalsti Brazili. Ishte e pafat në atë ndeshje. Në vitin 2002 danezët u mposhtën nga Anglia në 1/8 e finales. Danimarka shfaqi futbollin ndër më atraktivin në Evropianin 2004 në Portugali, mirëpo u dorëzua në çerekfinale nga Çekia (3:0).

Pas një mungese të gjatë në skenën botërore, kapiteni Jon Dahl Tomasson me bashkëlojtarët e tij synojnë të shkëlqejnë në Afrikë të Jugut. Nëse skuadra e drejtuar nga trajneri Morten Olsen, ka fat dhe nuk ka shumë lëndime, atëherë kualiteti qëndron për të arritur larg.

Rruga deri në Afrikë të Jugut
Danezët arritën të mposhtin rivalët më të mëdhenj Portugalinë e Suedinë, duke përfunduar të parët në Grupin 1 eliminator. Pësuan vetëm një humbje në dhjetë ndeshje. Gjatë eliminatoreve arritën të fitojnë katër pikë kundër Portugalisë. Shënuan një fitore 3:2 dhe barazuan 1:1. Atë fitore në Portugali e arriti duke shënuar tre gola në dhjetë minutat e fundit. Danimarka po ashtu mposhti fqiun, Suedinë në dy ndeshje. Të dyja herët me rezultatin 1:0.

Hungaria i shkaktoi telashet më të mëdha djelmoshave të Morten Olsenit. Hungarezët e nxorrën një barazim pa gola në Danimarkë, ndërsa triumfuan në Budapest me rezultatin 1:0 në ndeshjen e fundit. Mirëpo, atëherë danezët vetëm e kishin siguruar pjesmarrjen në Botërorin 2010.

Danimarka Lojtart-danimarka(1)

Yjet e skuadrës
Lojtarët kyç të Danimarkës janë emra që luajnë në klube të mëdha evropiane si në Juventus, Arsenal, Liverpool e Ëerder Bremen. Kapiteni Jon Dahl Tomasson pas një karrierë ku luajti në Milan e Villarreal, tash është lojtar i Feyenoordit.
Baza e skuadrës së Olsenit përbëhet nga lojtarë me përvojë si mbrojtësi Daniel Agger (Liverpool), treshja e mesfushës: Daniel Jensen (Bremen), Christian Poulsen (Juventus) dhe Dennis Rommedahl (Ajax) si dhe sulmuesi i Arsenalit, Nicklas Bendtner.

Danimarka Traineri-danimarka(2)

Trajneri
Morten Olsen do të kompletojë një dekadë në krye të Danimarkës kur të paraqitet në Botërorin 2010 në Afrikë të Jugut. Ai e mori postin e trajnerit në vitin 2002, duke e udhëhequr “dinamitin danez” në Botërorin 2002 dhe Evropianin 2004. Ai ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë edhe më tutje me Danimarkën, pasi kontrata i skadon pas Botërorit 2010.

Një lojtar më shumë se solid në pozitën e liberos, Olsen, gjatë karrierës luajti për skuadra si Koeln e Anderlecht. Me Anderlechtn arriti suksesin më të madh si lojtar duke e fituar Kupën e UEFA-s në vitin 1993. Olsen ishte 40 vjeç kur përfundoi karrierën e futbollit dhe nisi atë të trajnerit. Ai fitoi përvojë si trajner në Koeln e më pas edhe në Ajax.



Botërorët e kaluar
- “Afrika e Jugut 2010” do të jetë paraqitja e katërt për Danimarkën në kampionate botërore.

- Danezët arritën në 1/8 e finales në botërorët 1986 dhe 2002, ndërsa në çerekfinale në Botërorin 1998 të mbajtur në Francë.



Rekordet
- Danimarka triumfoi në Kampionatin Evropian të vitit 1992 para se të fitoi Kupën e Konfederatave në vitin 1995

- Rekordi olimpik i vendit skandinav është tri medalje të argjendta (1908, 1912, 1960) dhe një të bronztë (1948).



Deklarata
“Kampionatet Botërore janë gjithmonë të veçanta. Fakti se është Botërori i parë në Afrikë është fantastike, pasi i afron njerëzit e atij kontinenti, mirëpo çdo Botëror ka hijeshinë e vet. Ende e kujtoj se sa emocionues ishte Botërori 2002 në Azi. Ka qenë një përvojë e veçantë për të gjithë. Për mua dhe për lojtarët e mi që do të marrin pjesë në Botëror është kënaqësi e madhe. Është një nder i madh për çdo lojtar dhe po ashtu për çdo trajner”, ka thënë Morten Olsen.

(Marrë nga fifa.com)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Danimarka
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Danimarka ruan shpresat
» Danimarka, “kryeqyteti” i botës për kancer

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Afrika e Jugut 2010-
Kërce tek: