Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Bregu i Fildishtë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Bregu i Fildishtë Empty
MesazhTitulli: Bregu i Fildishtë   Bregu i Fildishtë I_icon_minitimeSat Jun 12, 2010 8:57 pm

Bregu i Fildishtë F.0610223911711_m

Bregu i Fildishtë
Bregu i Fildishtë vlerësohet nga shumë ekspert si përfaqësuesja afrikane që mund të befasojë në Botërorin “Afrika e Jugut 2010”. Me talentet e klasit botëror që ka në 11-shën e parë edhe nuk do të ishte shumë befasi. “Elefantët” po ashtu synojnë të tregojnë veten pasi ishin eliminuar në fazën grupore të Botërorit 2006 në Gjermani. Në atë Botëror, qëlluan në një grup të vështirë ku u mposhtën nga Argjentina dhe Holanda me shifrat 2:1, ndërsa në ndeshjen e fundit e mposhtën Serbinë dhe Malin e Zi (3:2). Me më shumë përvojë dhe me pak më shumë fat, Bregu i Fildishtë i udhëhequr nga Didier Drogba është një përfaqësuese që duhet llogaritur në të.
Rruga deri në Afrikë të Jugut
Duke e konfirmuar statusin si gjigant i futbollit në kontinentin e Afrikës, Bregu i Fildishtë i kaloi eliminatoret për Botërorin 2010 pa humbur asnjë ndeshje. Në raundin final eliminator i la dukshëm pas përfaqësueseset e grupit të tij si Burkina Fason, Malavin e Guinean. Momenti i vetëm i vështirë ishte ai kur Bregu i Fildishtë ishte pranë kualifikimit, mirëpo edhe në atë moment Didier Drogba reagoi për mrekulli. Sulmuesi i Chelseat shënoi gol në minutën e 70-të, ndërsa Bregu i Fildishtë e mposhti Burkina Fason me rezultatin 3:2. Pikërisht ishte Drogba që shënoi golin e barazimit me Malavin (1:1), me të cilin barazim “Elefantët” e siguruan kualifikimin. Drogba ishte sulmuesi më i mirë i Bregut të Fildishtë me gjashtë gola në pesë ndeshje.

Bregu i Fildishtë Lojtart-bregu-i-fildisht

Yjet e skuadrës
“Elefantët” kanë talentë të mëdhenj në skuadër. Në sulm i ka yjet e Chelseat si Didier Drogba e Salomon Kalou. Në mesfushë janë dy futbollistët e Primera Divisionit të Spanjës, Didier Zokora (Sevilla) e Yaya Toure (Barcelona), po ashtu përkrah tyre është edhe Bakary Kone (Marseille). Në mbrojtje është dyshja e Premie Leagues, Emmanuel Eboue (Arsenal) e Kolo Toure (Man. City). Përkrah tyre është edhe Arthur Boka (Stuttgart). Me ta formohet një prej mbrojtjeve më të mira në Afrikë.

Bregu i Fildishtë Traineri-bregu-i-fildisht(1)

Trajneri
Boshnjaku Vahid Halilhoxhiq e mori postin e trajnerit të Bregut të Fildishtë pas Kupës së Afrikës të vitit 2008. Mirëpo, ai arriti të mbajë këtë post vetëm deri pas Kupës së Afrikës 2010. Pas eliminimit në çerekfinale të kësaj gare ai u shkarkua. Kandidatë për ta zëvendësuar ishin Guus Hiddink, Bernd Schuster e Sven-Goran Eriksson. Në fund posti iu besua suedezit Eriksson.

Për Erikssonin “Afrika e Jugut 2010” do të jetë paraqitja e tretë në botërore. Ai kishte udhëhequr Anglinë deri në çerekfinale të botërorëve 2002 dhe 2006. Në fillim të kampanjës eliminatore për Botërorin 2010 ai pati një përvojë të pasuksesshme me Meksikën ku u shkarkua ende pa i mbushur një vit punë atje. Eriksson njihet si trajner i suksesshëm me klube.
Ai kishte udhëhequr skuadrën suedeze Gothenburg drejt titullit të Kupës UEFA në vitin 1982, ndërsa po ashtu drejtoi skuadra në Portugali, Angli e Itali.



Rekordet
- “Afrika e Jugut 2010” është botërori i dytë për Bregun e Fildishtë.

- Bregu i Fildishtë ishte përfaqësuesja e vetme në Botërorin “Gjermania 2006”, që ishte e formuar tërësisht me lojtarë që luajnë jashtë vendit të vetë.

- Po ashtu, Bregu i Fildishtë është përfaqësuesja e vetme që gjithmonë ka shënuar gol në një ndeshje të botërorit.

- Bregu i Fildishtë ka pranuar gola të hershëm në të tri ndeshjet e saja në Botërorin 2006. Të gjitha gjashtë golat në atë botëror i pranoi para minutës së 40-të.



Deklarata
“Në Botërorin e kaluar ne luajtëm shumë mirë, por ishim të pa fat pasi qëlluam në një grup të vështirë me përfaqësuese si Argjentina e Holanda. Mirëpo, me përvojën që kemi besoi se është e mundur të arrijmë dukshëm rezultat më të mirë në ‘Afrikë të Jugut 2010’. Ndoshta mund të arrijmë në çerekfinale apo gjysmëfinale. Kemi kapacitet për këtë”, ka thënë sulmuesi Didier Drogba.

(Marrë nga fifa.com)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Bregu i Fildishtë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Afrika e Jugut 2010-
Kërce tek: