Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Nga vjen Evropa ?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

Nga vjen Evropa ? Empty
MesazhTitulli: Nga vjen Evropa ?   Nga vjen Evropa ? I_icon_minitimeSun Jun 13, 2010 2:40 pm

Shumë herë e përmendim, por pak dijmë për të.
Historiani francez mundohet të na shpjegojë se nga vjen ajo


Evropa qe fillimisht një mit dhe konceptim gjeografik. Miti e bën
Evropën të lindë në Lindje. Fjala dhe ideja e bëjnë shfaqjen e tyre në
mitologjinë greke, bërthama më e vjetër e qytetërimit të pranishëm në
territorin e asaj që më pas do të bëhet Evropë. Evropa figuron si bijë e
Agenorit, mbretit të Finikisë, Libani aktual. Zeusi, mbreti i zotave
grekë dashurohet me të dhe, duke e transformuar në dem, do ta
transportojë për në Kretë. Nga dashuritë e tyre do të lindë Minosi,
mbret civilizator dhe legjislator, i bërë pas vdekjes një nga tri
gjykatësit e Ferrit. Grekët u dhanë emrin europianë banorëve të
ekstremit perëndimor të kontinetit aziatik. Kontrasti midis Lindjes dhe
Perëndimit - me të cilin Evropa vjen e ngatërrohet - mishëron për
grekërit një konflikt themelor midis qytetërimeve. Mjeku i famshëm grek,
Hipokrati, që jetuar midis fundit të shekullit të V-të dhe fillimit të
shekullit të IV-ët B.C., i kundërvë evropianë e aziatikë në dritën e
konflikteve që panë qytetet greke të ngriheshin kundër perandorisë
persiane dhe që padyshim përfaqësojnë shfaqjen e parë të antagonizmit
Lindje - Perëndim; luftërat persiane në të cilat Davidi grek mundi në
Maratonë Goliathin aziatik. Me thënien e Hipokratit, evropianët janë
kurajozë, por edhe luftëtarë e luftarakë, ndërsa aziatikët janë të
mënçur e të kulturuar, përveçse paqësorë e të privuar nga energjia.
Evropianët i qëndrojnë lirisë dhe janë të gatëshëm të vdesin për të.
Regjimi i tyre politik i preferuar është demokracia, ndërsa aziatikët e
pranojnë qetësisht shërbëtorllëkun në shkëmbimtë prosperitetit dhe të
qetësisë. Ky imazh i lindorëve ka vazhduar ndër shekuj. Në Shtatëqindën,
filozofët evropianë të Iluminizmit kanë përpunuar teorinë e despotizmit
illuminist, i individualizuar si regjimi më i përhapur në Azi dhe, në
të njëjtin drejtim, marksizmi i Tetëqindës do të përkufizonte një mënyrë
prodhimi aziatike, bazë e regjimeve autoritare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

Nga vjen Evropa ? Empty
MesazhTitulli: Re: Nga vjen Evropa ?   Nga vjen Evropa ? I_icon_minitimeSun Jun 13, 2010 2:40 pm

Trashëgimi dhe kufij

Greqia antike i lë kështu Evropës një trashëgimi të dyfishtë: atë të
opozicionit ndaj Lindjes, ndaj Azisë, dhe atë të modelit demokratik.
Pavarësisht se demokracia antike greke është larg së qëni një demokraci e
vërtetë - duke parë se përjashton gratë, të huajt dhe skllevërit - ajo
ia transmeton këtë ideal një Evrope që do të bëhet demokratike gjatë
Tetëqindës dhe Nëntëqindës, por termi Evropë përdorej sidomos nga
gjeografët për të caktuar ekstremitetit perëndimor të kontinentit
euraziatik. Qenë ata që ngritën një pyetje e cila dhe sot përbën një nga
problemet e mëdha relative në përkufizimin e Evropës. Nëse në veri, në
jug dhe në lindje deti përbën kufirin natyror të Evropës, cili është
kufiri lindor i saj? Stepat e Rusisë aktuale, vendi i shiitëve në
Antikitet, Bosfori dhe rrafshnaltat, që ndajnë Anadollin nga luginat e
Eufratit dhe Tigrit, janë zona të papërcaktuara, në të cilat Evropa
buron nga Azia. Kjo papërcaktueshmëri ngre në ditët tona problemin e
madh të përkatësisë ose jo në Evropë të Turqisë në juglindje dhe sidomos
të Rusisë në lindje. Turqia dhe Rusia i përkasin hapësirës demokratike
që përfaqëson aktualisht një nga karakteristikat thelbësore të Evropës?
Si normë, gjeografët e Greqisë antike mendonin se kufiri midis Evropës e
Azisë ndoshta përbëhej nga lumi Tanai - Doni aktual - që derdhet në
Detin Azov, i cili përfshin Bjellorusinë dhe Ukrainën aktuale, por që
pothuajse e cek Rusinë. Në epokën moderne është menduar se kufiri ndiqte
zonën aksiale të maleve Urale. Nëse udhëtohet me linjën e famëshme
hekurudhore Transiberiane, që lidh Perëndimin e Rusisë me ekstremitetin
lindor të Siberisë, në kilometrin 1777 është e mundur të lexohet mbi një
obelisk "Evropa", nën një shigjetë të orientuar nga perëndimi, dhe
"Azia", nën një shigjetë të drejtuar drejt lindjes. Por bëhet fjalë për
një dallim gjeografik pakashumë arbitrar, përballë një problemi është
thelbësisht politik.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

Nga vjen Evropa ? Empty
MesazhTitulli: Re: Nga vjen Evropa ?   Nga vjen Evropa ? I_icon_minitimeSun Jun 13, 2010 2:40 pm

Një rrugë e mundimëshme

Periudha vendimtare për lindjen dhe parafigurimin e Evropës është
Mesjeta. Por duhet shmangur rënia në dy gabime. Evropa nuk është
rezultati i ndërtimit të gjatë të një entiteti që është formuar pak nga
pak gjatë historisë. Nuk është një objektiv i amëshuar. Është një qëllim
i vonë, qartësisht i afirmuar vetëm pas Luftës së Dytë Botërore dhe i
ndjekur nga një grup i ngushtë ekonomistësh e politikanësh. Midis tyre
eksponenti kryesor qe francezi Zhan Moné (1888-1979), i ndihmuar nga një
treshe demokristianësh të përfaqësuar nga gjermani Konrad Adenauer
(1876-1967), nga italiani Alçide De Gasperi (1881-1954) dhe nga francezi
Robert Shuman (1886-1963). Evropa duhet akoma të bëhet, megjithëse janë
shëmuar përparime të rëndësishme, si adoptimi i një monedhe të
përbashkët: euro. Nga ana tjetër, deri në Mesjetën e Vonëshme, Evropa
nuk ka qenë kurrë as një krijim i vazhdueshëm, as një individualitet
kolektiv i njohur. Në perspektivën e një ndërtimi evropian janë
verifikuar avancime dhe tërheqje, veçanërisht si pasojë e ndarjes së
Evropës në vende të mbyllura në vetëvete. Janë verifikuar edhe eklipse
të ndërgjegjjes evropiane. Kristianizmi e ka zhdukur Evropën në Mesjete
dhe Revolucioni Francez ka zëvendësuar më imazhin e tij atë të
revolucionit, ndërsa dy luftërat e mëdha të shekullit të XX-të e kanë
mbytur Evropën në konflikt. Por, në çdo rast, qysh nga Antikiteti, janë
sedimentuar trashëgimi që pak nga pak kanë formuar pasurinë e Evropës
dhe kanë kontribuar për t'i dhënë trup idesë së saj, ashtu dhe modelimit
të personalitetit të saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

Nga vjen Evropa ? Empty
MesazhTitulli: Re: Nga vjen Evropa ?   Nga vjen Evropa ? I_icon_minitimeSun Jun 13, 2010 2:40 pm

Një identitet kompleks

Midis gjërave kryesore të Antikitetit duhen nderuar gjuhët greke dhe
sidomos ato latine, të cilat përbëjnë bërthamën më antike e më solide të
kulturës e të dijes evropiane., në mënyrë të veçantë - edhe pse jo
vetëm - në vendet që kanë adoptuar gjuhë romane (Spanja, Franca,
Belgjika valone, Zvicra romande, Italia, Portugalia). Por nuk duhen
harruar as filozofia, arkitektura, skulptura, teatri e sporti, të lëna
si trashëgimi nga grekët, as e drejta dhe artet liberale, sidomos
retorika, të trashëguara nga romakët. Në fushën e ushqimit, grekë e
romakë na kanë lënë verën, vajin dhe bukën e ardhur nga Lindja e Mesme.
Mesjeta e Vonëshme, në periudhën që shkon nga shekulli i IV-ët deri në
shekullin e VII-të, nuk u kënaq së shtuari ndonjë shtresë suplementare
të vagullt. Nga dy historianët që u kanë dhënë jetë "Annales" dhe
kontribuar në një rinovim të thellë të historisë njëri prej tyre, Mark
Blok, ka shkruar: "Evropa ka lindur kur Perandoria u shemb"; tjetri,
Lysien Febvre, e ka marrë këtë frazë, duke i shtuar: "Le të themi se
Evropa u bë një mundësi në momentin kur Perandoria shpërbëhet". Ajo që
në këtë pikë e bëri të mundëshme Evropën qe se pjesa perëndimore e
Perandorisë u nda nga pjesa lindore dhe se pjesa perëndimore i'u hap
popujve 'barbarë' të Veriut dhe të Lindjes - keltë, gjermanë e më vonë
sllavë - për t'u dhënë jetë atyre popujve të metizuar që më pas do të
bëheshin evropianët. Qe edhe fakti që të gjithë banorët e saj u
konvertuan gradualisht në kristianizëm, i cili u dha atyre çimenton
fetare, ideologjike e kulturore të nevojëshme në realizimin e një
uniteti ideshë, ndjenjash dhe praktikash. Evropa e sotme dhe e nesërme
nuk duhet të jetë një Evropë kristiane. Pas Mesjetës, Evropa ka fituar
lirinë në çështjen e besimit dhe besimi fetar mund të bashkëjetojë me
një laicitet të bërë rregull mazhoritar. Por në procesin ngritës të një
'komuniteti', kristianizmi ka pasur qysh në fillim një rol thelbësor.
Nga ana tjetër, vetë kjo gjurmë fetare i ka shtyrë evropianët në gabime,
bile dhe krime, që rëndojnë goxha mbi historinë e Evropës. Ngjyrimi
fetar i identitetit primitiv evropian (në mesjetë Evropa tenton të
konfondohet me kristianizmin) çoi në persekutimine heretikëve, të cilët e
kundërshtonin doktrinën e Kishës, dhe atë të hebrejve, që në territorin
evropian përbënin një trup jokristian që bënte rezistencë; Inkuizicioni
ju drejtua torturës. I njëjti ngjyrim fetar shtyu në Kryqëzata, replica
ushtarake ndaj ekspansionit musliman, që e transferoi luftën jashtë
Evropës dhe ngjalli një urrejtje të zgjatur midis popullsive
jashtëevropiane, duke kundërvënë një lloj xhihadi kristian kundër
xhihadit islamik. Një identitet kolektiv u plazmua nëpërmjet faktorësh
të shumtë të brendëshëm e të jashtëm. Në rastin e Evropës, faktori
ekstrem u përfaqësua nga Islami. Një fe e re e predikuar nga Muhamedi
lindi në Arabi në shekullin e VII-të dhe në harkun e njëqind vjetëve u
përhap në pjesën më të madhe të Lindjes dhe Afrikës Veriore. Muslimanët
sulmuan kristianët në Lindje të Mesme dhe në Afrikën Veriore, që ju muar
bizantinëve, dhe më pas, duke filluar nga viti 711, kaluan në Evropë,
ku pushtuan me shpejtësi Spanjën deri në Pirenej. Në vitin 732 një
armatë muslimane përparoi në veri të Pirenejve; Mbreti frank Karl
Çekiçi, në krye të një armate kristiane, e ndaloi në afërsi të Poitiers,
duke e shtrënguar të tërhiqej. Një kronikë kristiane e kohës thotë se
bëhej fjalë për një fitore te 'evropianëve' mbi 'të pabesët', duke
shënuar me këtë termin 'evropian', që përvec se të jetë vetëm një
shprehje gjeografike, shpreh tashmë edhe një ndjenjë fetare e kulturore
të vulosur në vlera identitare. Rifitimi i gadishullit iberik mbi
muslimanët, i përfunduar më 1492 me marrjen e Granadës, është një nga
ndërmarrjet kolektive të evropianëve gjatë Mesjetës. Nga ana e tyre,
muslimanët pushtuan për një kohë të shkurtër një pjesë të Provansës e të
Siçilisë dhe për dy shekuj qenë padronë të Palermos, përpara se të
përziheshin nga normanët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Old WolF
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
Old WolF


<b>Postime</b> Postime : 169

Nga vjen Evropa ? Empty
MesazhTitulli: Re: Nga vjen Evropa ?   Nga vjen Evropa ? I_icon_minitimeSun Jun 13, 2010 2:41 pm

Fe dhe politikë

Historiani i madh belg Henri Piréne (1862-1935) ka stabilizuar një
marrëdhënie, veçanërisht nga pikëpamja ekonomike, midis pushtimit arab
dhe ndërtimit evropian, duke e krahasuar Muhamedin me Karlin e Madh.
Por, në kundërshtim me një ide të përhapur, nuk besoj se Karli i Madh ka
qenë babai i Evropës. Perandoria e tij qe shumë më e vogël se Evropa.
Ajo nuk përfshinte as Gadishullin Iberik, as botën anglosaksone apo atë
skandinave; nuk bënin pjesë Qendra dhe Lindja e Gjermanisë, as vendet
slave të Evropës qëndrore dhe Ballkani, të cilat sot gjenden në kufijtë e
Evropës politike, por që historikisht janë evropianë. Kryeqyteti i
perandorisë karolinge. Akuisgrana, nuk ishte evropian në kuptimin që
kish qenë Roma në Antikitet apo që është sot Brukseli. Karli i Madh nuk
konceptoi projektin e Evropës, por më shumë atë të një rikthimi në
Perandorinë Romake të së kaluarës. Gjithësesi, dukë shkruajtur në një
latinishte të rinovuar, duke bashkuar në oborrin e tij njerëz të
kulturës dhe poetë të ardhur nga të gjitha anët e Perandorisë, edhe nga
zona të jashtëme të saj - spanjollë, irlandezë, anglosaksonë, frankë e
gjermanë, italianë etj. - ai ka kontribuar në farkëtimin e një Evropë
kulturore. Ai ka demostruar se vatra e unitetit evropian, lidhja
substanciale e një komuniteti evropian, duhej të ishte kultura dhe se
ajo kishte nevojë për një legjislacion të përbashkët, atë të
kapitullarëve, të dobishëm sidomos për të inkuadruar dhe stimuluar
aktivitetin ekonomik. Midis shekullit të IX-të dhe të X-të, kristianizmi
i dha jetë ngritjes së një Evropë pa emër, duke ndjekur në mënyrë të
veçantë di linja drejtuese: konvertimin e vendeve të reja dhe zhvillimin
e popullsive kristiane. Konvertimi - bashkuar me ripushtimin iberik -
pati të bëjë më pas me gjermanët, skandinavët, hungarezët dhe sllavët e
Perëndimit (polakë, serbë, sllovakë, sllovenë, kroatë). Përpara Karlit
të Madh, kristianizmi evropian e kish shmangur rrezikun e madh të një
ndarjeje midis kristianëve 'katolikë', të quajtur orotodoksë, dhe
kristianëve 'arianë', të konsideruar heretikë. Disa mbretër, visigotë në
mënyrë të të veçantë, kishin kaluar nga arianizmi në katolicizëm, por
kristianizmi perëndimor, që i bindej Romës dhe fliste latinisht, u
shkëput nga kristianizmi lindor që fliste greqisht dhe nuk e njihte
Papën. Shkëputja u konsumua në vitin 1054, edhe pse ngjarja më e
rëndësishme u verifikua në fundin e shekullit të X-të, me konvertimin në
kristianizmin greko - ortodoks të Vladimirit, Princi i Kievit. Duke
filluar nga Kostandinopoja dhe Kievi, Evropa lindore u bë kristiano -
ortodokse. Në shekullin e 20-të, perandoria sovjetike e gllabëroi këtë
Evropë ortodokse dhe dhe kështu filloi të acarohej një frakturë e
thellë, e cila mbetet deri më sot në zemër të Evropës. Në çdo rast, duke
filluar nga viti 1000 dhe deri në mesin e shekullit të XIII-të, një
prosperitet i përhapur dhe një progres i konsiderueshëm i përfshinë
pakashumë të gjitha rajonet evropiane, përfshi dhe rajonet periferike;
ato kontribuan në forcimin e një ndjenjë të përbashkët evropiane dhe
njëkohësisht shpëtuan, nganjëherë dhe i favorizuan, diversitetet
rajonale. Një nga karakteristikat thelbësore të Evropës - për t'u
ruajtur me çdo kusht - është pikërisht diversiteti i saj që mund dhe
duhet të bashkëjetojë me unitetin e saj. Një hovi të tillë i është dhënë
emri i "revolucionit të parë evropian". Në shtegun e çelur prej tij
ndodhi zhvillimi intensive urban; qytetet u rriten dhe u shuëfishuan me
zgjerimin e autonomive e të institucioneve tëkonsoliduara, si dhe me
përparimet e urbanizmit. Midis vitit 1000 dhe shekullit të 13-të, një
shtim i konsiderueshëm demografik e dyfishoi popullsinë evropiane; për
pasojë u desh që të zgjeroheshin sipërfaqet e destinuara për kulturat
dhe të futeshin persosjet teknike në mënyrat e përpunimit të tokës, në
transporte, në industrinë tekstile e në ndërtimin e ndërtesave e
rrugëve, të mullinjve dhe të varkave. Njëkohësisht me to një fermentim i
madh fetar, edhe pse shumëfishoi numrin e heretikëve, konsolidoi
lëvizjen qytetare dhe promovimin e laikëve, nëpërmjet krijimit të
urdhërave të rinj të domenikanëve dhe françeskanëve. Atyre i'u
bashkangjit një ethe e madhe artistike, me lindjen e artit romantik dhe
më pas atij gotik. Njohje dhe mësime u shtuan në mënyrë të
konsiderueshme dhe thirrja ndaj arësyes, shoqëruar fesë, u bë gjithnjë e
më e madhe. U krijuan shkolla dhe bëri shfaqjen e tij arësimi i lartë
me krijimin e universiteteve në të gjithë Evropën. Më së pari në Itali
(Bolonja), në Francë (Parisi), në Angli (Oksford e Kembrixh), në
Gadishullin Iberik (Salamankë e Koimbra); kështu midis shekullit të
XIV-të e të XV-të, në Evropën Qëndrore (Hejdelberg, Pragë, Krakovi) dhe
së fundi në shekullin e XV-të në Evropën veriore (Upsala). Kudo, në të
gjithë Evropën, u përhap skolastika. Zhvillimi i tregëtisë, me panairet
dhe tregjet e saj, kontribuoi që të shëndosheshin mangësitë e ekonomisë
mesjetare evropiane: numri i tepruar i taksave mbi shumë mallra,
papërshtatshmëria e monedhës qarkulluese për shkëmbime që bëheshin
gjithnjë e më shumë të rendit monetar. Qarkullimi i monedhës ishte shumë
i copëzuar. Edhe monedhat italiane më të çmuara, fiorina dhe dukati,
qenë të pamjaftueshme. Ekzistenca e një monedhe të vetme ndoshta do t'i
kish bërë një kërcim përpara ekonomisë mesjetare që çoi, midis jo pak
vështirësive, në kapitalizëm. Por, duke parë se jeta ekonomike dhe
monetare ka nevojë gjithmonë për kushte politike të favorëshme, duke
filluar nga shekulli i XIV-të luftëra, epidemi dhe revolta e ngadalësuan
progresin ekonomik, edhe pse ndërgjegjja e identitetit evropian mbeti
gjithmonë e gjallë. E dëshmojnë figura si ajo e Enea Silvio Pikolominit,
Ati i Shenjtë me emrin e Piu II (1458-1464) apo e shkrimtarit dhe
politikanit Filip Komiens, aktiv nga Flandra në Itali midis shekullit të
XV-të e të XVI-të.

Jacques Le Goff është një historian francez i specializuar me historinë e
Europës së shekujve të XII-të dhe të XIII-të
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Nga vjen Evropa ? Empty
MesazhTitulli: Re: Nga vjen Evropa ?   Nga vjen Evropa ? I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Nga vjen Evropa ?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Evropa avancon në luftimin e tumorit
» Pribicevic: Evropa nuk e do edhe një Qipro
» Merkel: Nëse bie euro, do të bie edhe Evropa
» Rehn:Evropa rrezikon të bllokohet nga kriza
» Behrami synon Evropa Ligën me Fiorentinën

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Shkencave egzakte :: Gjeografi & Gjeologji-
Kërce tek: