Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Efektet e portokallit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Efektet e portokallit Empty
MesazhTitulli: Efektet e portokallit   Efektet e portokallit I_icon_minitimeSun Jun 13, 2010 4:37 pm

Efektet e portokallit


Përdoren frutat, lulet, gjethet si dhe lëvozhgat e frutit,
të cilat kanë shije të hidhur dhe erë të fortë. Portokalliet ruhen nëpër
frigoriferë në temperaturë 2-3◦C duke bërë ripërtëritjen e shpeshtë të
ajrit. Në kushte shtëpiake, portokalliet mund të ruhen për disa muaj,
duke i mbështjellë me letër alumini, me letër të parafinizuar ose me
celofan.
Vetitë dietike dhe fitofarmaceutike
Fruta i portokallieve është e pasur me vitamina A, B, C, P, me kripëra
kalciumi, fosfori etj. Me portokallie bëhet reçel dhe marmelatë shumë e
mirë. Lëngu i portokallit, i konsumuar me ose pa sheqer, ose me gaz
karbonik, në formë aranxhate është freskues. Lëvozhga e thatë ose e
ruajtur, përdoret në ëmbëltore dhe në kuzhinën shtëpiake. Nga lëvozhga e
portokallit del vaj eterik shumë i mirë, i cili gjen përdorime të
shumta në prodhimin e pijeve, aromave, ilaçeve etj. Vaj eterik prodhohet
edhe nga lulet, si edhe nga gjethet, të cilat përdoren në përgatitjen e
aromave dhe të ëmbëlsirave.
Efektet e portokallit Portokall2
Vaji esencial i portokallit mund të përdoret me pika nga goja duke e
marrë tre ose katër herë në ditë nga një pikë për të larguar erërat e
këqija nga goja, mund të largojë aromat e këqija të djersës duke u
përdorur në vendet intime. Ky vaj, duke pasur vitaminën C, jep ndjenjën e
nxehtësisë duke u ndier mirë dhe i qetë.
Portokalliet janë një ushqim i pasur me vitamina, me veti freskuese
dhe treten lehtë në stomak. Lëngu i portokallit ka veti diuretike dhe
antiseptike, e përdoret me sukses në luftimin e sëmundjeve të veshkave,
edhe në rastet kur janë formuar gurë në to.
Në këto raste zbatohet kura me portokall: Konsumohen
çdo ditë 5-10 kokrra portokallie, duke e vazhduar kurën për 20-30 ditë.
Kjo kurë bën mirë në sëmundjet e mëlçisë dhe në ato të zemrës dhe të
enëve të gjakut. Lëngu i portokallit, duke i shtuar pak sheqer, pëlqehet
edhe nga fëmijët e vegjël dhe këshillohet të përdoret qysh në muajin e
tretë pas lindjes.

Portokalliet përdoren me efekt të mirë në luftimin e anemisë, duke
pasuruar gjakun me elemente të reja.
Portokalli ka përmbajtje të lartë të vitaminës C. Në 100 g lëng
portokalli përmbahen 56 mg vitaminë C. Kjo vitaminë merr pjesë në shumë
procese të shkëmbimit të lëndëve në organizëm.
Efektet e portokallit Portokall3
Lëvozhgat janë të pasura me elemente aktive. Lëngu i fituar nga
zierja e lëvozhgave përdoret edhe në rastet e çrregullimeve të stomakut
dhe të zorrëve. 10-15 g lëvozhga frutash vihen të ziejnë për 15-20
minuta në 250 g ujë. Nga lëngu i përftuar pihen 1-2 gota në ditë.

Kur ky lëng pihet i ngrohtë, bën mirë në rrugët e sipërme të
frymëmarrjes, kur ka acarime në grykë apo zënie zëri.
Gjethet dhe filizat e njomë të portokallit kanë veti qetësuese në
rastet e nevrastenisë: Merren 50 g gjethe dhe copëtohen, pastaj
vihen të ziejnë në katër pjesë ujë. Nga lëngu i fituar merret një lugë
gjelle në darkë, gjysmë ore para fjetjes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Efektet e portokallit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Efektet e pushimit nuk zgjasin shumë
» Efektet cudiberese te masazheve
»  Efektet kuruese te HUDHRES
» Efektet e çajit të Shtogut
» Kreatina, efektet pozitive dhe negative

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet Mjeksore-
Kërce tek: