Foshnjat e porsalindura: 10 pyetje për javën e parë Prindërit e rinj kanë një bollëk pyetjesh rreth foshnjës së
porsalindur. Andaj, përgatituni si të flisni me mjekun tuaj.Sjellja
e një foshnje të re në shtëpi është një përvojë emocionuese dhe e
jashtëzakonshme. Pavarësisht sa jeni të gatshëm, ju jeni të shtyrë të
bëni shumë pyetje për të. Do t’ju ndihmonte mjaft, sikur të kishit
ndonjë ide se çfarë problemesh vijnë dhe si të përballeni me to. Para se
bebja juaj të lind, ose para se ju të lëshoni spitalin, kaloni në këtë
listë të pyetjeve rreth kujdesit për foshnjën e lindur, gjatë një takimi
me pediatrin tuaj.
1. Si mund ta mbroj nga sindroma e vdekjes së papritur të
foshnjave (SVPF)?Ekspertët e kujdesit të të porsalindurve, thonë se rruga më e mirë
për të mbrojtur beben tuaj nga SVPF është që ta leni të flejë gjithmonë
në shpinë. Pyeteni mjekun rreth hapave që ju mund të merrni për të ulur
rrezikun e bebes tuaj.
2. A do të afrohemi menjëherë unë dhe bebja ime, dhe çfarë
duhet të bëj nëse ndodh e kundërta?Shumica e prindërve shqetësohen se nuk do të jenë të pushtuar nga
adhurimi në shikim të parë nga foshnja e tyre e porsalindur. Tento të
jesh i durueshëm. Ditët e para nuk janë të lehta, as për ju as për
fëmijën tuaj dhe do të ju duhet kohë për të njohur mirë dhe ndjerë
afrinë e njëri tjetrit. Flisni me ndonjë mjek rreth asaj çfarë të
shpresoni.
3. Kur duhet bërë vizitën e parë mjekësorë? Çfarë do të
ndodhë në kontrollin e parë?Shumica e mjekëve e planifikojnë kontrollin e parë pas 2 javësh,
sidomos nëse është foshnja e parë. Pyeteni për vaksinat dhe testet e
hershme ekzaminuese të cilat do t’i marrë i porsalinduri. Të gjithë
foshnjat kanë nevojë të kontrollohen dhe fillojnë imunizimin e zakonshëm
në muajin e 2-të.
4. Si duhet të kujdesem për kërthizën e bebes?Mjeku i juaj duhet t’ju japë udhëzime të detajuara rreth kujdesit për
cungun e kërthizës së të porsalindurit tuaj dhe zonën e synetit. Mjeku
juaj duhet t’ju këshillojë, po ashtu, për hapat tuaj në rast të
infeksioneve.
5. Sa kohë do të flejë bebja dhe si mund ta kuptoj nëse flenë
shumë?Bebet e porsalindura flenë shumë gjatë ditëve të tyre të para. Mjeku
ju tregon sa është normale të flejë dhe kur do të duhet ta zgjoni beben
për ushqim.
6. Sa shpesh duhet të hajë dhe si duhet të përballem me
ndonjë problem në ushqim?Derisa e ushqeni me gji ose me shishe, do të jeni të shtyrë të bëni
pyetje. Pyeteni mjekun tuaj ose stafin në spital për ndonjë këshillë
rreth laktacionit, në rast se keni ndonjë problem me dhënien e gjirit.
Këshillat do t’ju ndihmojnë juve dhe foshnjës tuaj të siguroni një
fillim të mirë. Qumështi i gjirit është “ushqimi perfekt” për të
porsalindurit deri në, së paku, katër muajt e parë të jetës. Kjo sjell
dobi, siç është mbrojtja nga infeksionet përmes transferimit të
antitrupave të nënës, të cilën gjë nuk mund ta bëjë asnjë ushqim
artificial.
7. Sa herë bebja do të duhet të shkojë në banjë dhe si do ta
di nëse ka probleme?Eliminimi varet nga fjetja dhe ushqimi, në listën e aktiviteteve të
të porsalindurit. Këshillohuni me mjekun tuaj.
8. Kur dhe sa herë duhet larë foshnja?Pyeteni mjekun kur duhet t’ia bëni bebes tuaj larjen e parë, dhe
konsultojeni edhe rreth higjienës së foshnjave. Mos e tepro: bebet e
porsalindura nuk kanë shumë mundësi të bëhet të pistë, dhe pastrimi i
tepërt mund të irritojë lëkurën delikate.
9. Si mund ta kuptoj nëse foshnja ime ka verdhëzën? A ka edhe
gjendje tjera shëndetësore për të cilat duhet të kem kujdes?Shumë bebe të porsalindura kanë një verdhëz të lehtë, pasi që mëlçia e
tyre nuk është plotësisht e zhvilluar. Pyeteni mjekun tuaj rreth
verdhëzës dhe situatave tjera shëndetësore të foshnjave.
10. Kur duhet ta thërras mjekun?Gjeni çfarë simptomash ose sjelljesh mund të ju shtyjnë të thërrisni
mjekun ose të bëni vizitë tek ai. Pyeteni se në çfarë rastesh duhet ta
kontaktoni