Çajet që ndihmojnë uljen e temperaturës Çdokush e ka provuar të sëmuret të paktën një herë dhe
sëmundja të jetë shoqëruar me temperaturë të lartë. Nuk kanë qenë të
pakta rastet kur rritja e menjëhershme e temperaturës ka çuar në pasoja
të rënda për shëndetin deri dhe në humbje të jetës.Për uljen
e temperaturës, përveç medikamenteve, ekzistojnë edhe çajet e
përgatitura me bimë të freskëta të natyrës. Për uljen e temperaturës
mjekët rekomandojnë banjë me ujë të ftohtë dhe masazh me uthull në kyçe
dhe ballë.
Ngritja e temperaturës mund të shkaktohet nga substanca që lirohen në
organizëm, si përgjigje ndaj infeksionit, kancerit, disa sëmundjeve
joinfektive (si artriti reumatoid juvenil), disa barëra dhe vaksina.
Menjëherë temperatura mund të ngrihet gjatë lodhjes, nëse temperatura
e jashtme është shumë e lartë, ose nëse fëmija pranon ushqim të nxehtë
dhe pije të nxehta. Në këto raste nuk bëhet fjalë për temperaturë të
vërtetë. Organizmi orvatet që me djersitje ta ulë temperaturën nga
normalja.
Lëngu i limonit Lëngu i një kokrre limoni hidhet në një gotë me ujë me sheqer. Ky lëng
pihet 3 herë në ditë në rastet kur keni temperaturë. Kjo mënyrë është e
vlefshme edhe për fëmijët. Por, gjithmonë duhet holluar me ujë. Ndërsa,
moshat e rritura mund ta pinë edhe ashtu siç është. Në këtë mënyrë do të
jepte efektin e menjëhershëm.
Sanëza Edhe bima e sanëzës (valeriana) shërben për uljen e temperaturës së
lartë. Nga kjo bimë më të efektshmet janë rrënjët e saj. Më parë rrënjët
grimcohen dhe zihen në një enë, ku më parë janë hedhur 2 gota ujë. Çaji
i përftuar pihet 2 herë në ditë. Edhe pluhuri i përftuar prej rrënjëve
të sanëzës jep rezultate të mira në uljen e temperaturës. Nga lëngu i
përftuar prej tij pihen 10 pika 2 herë në ditë.
Sherbela Bima e sherbelës është një bimë, që shërben jo vetëm për qetësim apo për
kurimin e disa sëmundjeve, por shumë lehtë ajo mund të ulë edhe
temperaturën e lartë. Çaji i përgatitur nga bima e sherbelës mund të
pihet çdo mëngjes esëll dhe në mbrëmje vonë. Këshillohet të pihet dy
gota prej këtij çaji.
Bari i etheve Bari i etheve është bima që njihet si një nga më të rëndësishmet, që
bëjnë uljen e menjëhershme të temperaturës, edhe kur ajo përsëritet herë
pas here dhe në mënyrë periodike. Pas zierjes së barit të ethes, lëngu i
përftuar pihet dy herë në ditë nga një filxhan. Çaji mund të pihet i
ëmbëlsuar ose jo sipas dëshirës.
Ulliri Në rastet e sëmundjeve me temperaturë të lartë gjethet dhe lëkura e
ullirit kanë veti diuretike si dhe pakësojnë sheqerin në gjak. Për këto
raste u rekomandohet të gjithë të prekurve nga temperatura e lartë që të
përdorin këtë kurë. Merren 40-50 gjethe ulliri dhe zihen në gjysmë
litri ujë derisa te mbetet 3/4 e ujit. Përgatesa ftohet, kullohet dhe më
pas hidhet në të një lugë sheqer ose mjaltë. Nga ky çaj rekomandohet të
pihet nga një filxhan çaji në ditë.
Dieta Temperatura e lartë shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, siç janë:
ftohja, gripi, sëmundjet virusale, sëmundjet ngjitëse. Ato shkaktojnë
mungesë oreksi dhe dobësi trupore. Të sëmurëve nuk duhet tu jepet ushqim
me forcë. Sipas mjekëve, në këto raste mbajtja e dietës është e
nevojshme. Në fillim të sëmurit duhet t’i jepet çaj ose lëng frutash i
freskët, gjithmonë i ëmbëlsuar me sheqer. Kur të sëmurit t’i kthehet
oreksi, ai duhet të hajë ushqim me zarzavate, fruta, qumësht, supë me
lëng mishi.
Këshilla* Nuk duhet pirë qumësht kur njeriu ka temperaturë, sepse
është i dëmshëm dhe mund të dëmtojë trurin për shkak të shpejtësisë së
shndërrimit në vrer. * Mjeket rekomandojnë për uljen e temperaturës banjë me
ujë të ftohtë. Të sëmurëve nuk duhet që t’u jepet absolutisht ushqim pa
dëshirën e tyre. * Masazhi me uthull në pjesët, si, kyçet, balli,
këshillohet disa herë, çdo gjysmë ore. * Pirja e sa më shumë lëngjeve duhet të zëvendësojë
ushqimin për disa orë.
* Bashkë me bimët mjekësore personi që ka temperaturë,
duhet të trajtohet edhe me ilaçe. * Rekomandohet pirja e një tablete
paracetamoli çdo 4 orë. * Çdo 30 minuta i sëmuri duhet të pijë çajet e përftuara
nga bimët për të ulur temperaturën.
* 37 gradë është temperatura mesatare e trupit të çdo
njeriu me një aktivitet normal.
* 39 gradë e deri në 40 gradë do të thotë se personi ka
temperature shumë të lartë.