20 mashtrimet e mëdha rreth dobësimit Mundoheni t’i humbni disa kilogramë? Nuk jeni vetëm, një e
gjashta e banorëve të rruzullit janë në dietë. Mirëpo, idetë si të
shkrihen kilogramët, gjithnjë po ndryshojnë. “Mos hani në mbrëmje”,
“Zvogëlojini hidratet e karbonit”, janë vetëm disa nga ‘rregullat’ si
duhet vepruar. Mirëpo, ç’është e drejtë e ç’është plotësisht gabim? Ja
mashtrimet më të mëdha!Vaji i ullirit është më i
mirë, sepse ka më pak kalori se vajrat e tjera.Vajrat, pa marrë parasysh llojin, janë yndyra që përmbajnë më shumë
kalori se çdo ushqim tjetër (një lugë ka përafërsisht 150 kalori),
prandaj trashin më së shumti. Megjithatë, vaji i ullirit përmban sasinë
më të madhe të yndyrave të ngopura, për të cilat profesionistët thonë se
janë më të shëndosha.
Gjalpi ka më shumë kalori sesa vaji.Edhe kjo me siguri është gabim. Gjalpi përmban ujë dhe disa albumina dhe
në fakt ka më pak kalori sesa vaji (në 25 gramë gjalpë ka 184 kalori,
ndërsa në vaj 225).
Zvogëlimi i hidrateve të karbonit është mënyra më e mirë për
të zvogëluar peshën. Heqja e hidrateve të karbonit nga ushqimi mund të jetë e rrezikshme.
Buka, patatet, brumërat, orizi - janë ushqim i shëndoshë dhe pjesë e
rëndësishme e ushqimit tonë. Nëse i heqim nga tryeza, veç sa do të
ndiejmë nevojë më të fuqishme për to, por edhe për hidrate të karbonit
dhe për albumina e yndyra, kështu në fund do të hamë më shumë. Ushqimi i
varfër me hidrate të karbonit, shpesh nuk sjell fije të mjaftueshëm,
gjë që mund të shkaktohet kapsllëku e me këtë rritet rreziku nga kanceri
i zorrës së trashë.
Ushqimi i pasur me albumina është zgjidhje e shëndoshë. Jo, e kundërta. Sasia e tepruar e albuminave për një kohë të gjatë, mund
të jetë e dëmshme për veshka dhe për tensionin e gjakut. Sasia e madhe e
albuminave është e lidhur me osteoporozën dhe mund të shkaktojë
probleme edhe me mëlçinë.
Ç'është me dietën që bazohet vetëm në yndyra? Humbje e kohës! Organizmi ka nevojë më së shumti për baraspeshë: gjysma e
ushqimit që e hamë do të duhej të ishin albuminat. Gjithherë, domethënë
edhe kur mbajmë dietë.
Buka e bardhë trashë.
Jo, përmban gati të njëjtat kalori: një fetë e bukës së bardhë ka 80
kalori, ndërsa e bukës së zezë 75 kalori. Buka e bardhë përmban më tepër
kalcium, ndërsa e zeza është burim më i mirë i fijeve.
Shujtat e natës trashin. Është rregull e thjeshtë: nëse hamë më shumë seç harxhojmë, trashemi.
Domethënë, atë që e hani në çfarëdo kohe të ditës ose të natës dhe nuk e
shfrytëzoni, do t'ju sjellë kilogramë të tepërt.
Për t'u dobësuar, duhet të "mbajmë dietë".Mënyra më e mirë për t'u dobësuar është ajo kur nuk jemi të preokupuar
me ndjenjën se po mbajmë dietë. Përpiquni të hani sa më shëndetshëm, e
kjo do të thotë tri shujta kryesore dhe dy messhujta. Meshkujt që mbajnë
dietë do të duhej të respektonin numrin e kalorive, e që janë ndërmjet
1500 e 1750 kalorive, ndërsa femrat ndërmjet 1250 e 1500 kalori.
Trashësia është pasojë e metabolizmit të ngadalshëm. Jo. Njerëzit e trashë më shpejt i shkrijnë kaloritë sesa ata me peshë
normale. Sa më të madhe ta keni peshën, aq më shumë trupi ka nevojë për
energji që të mund të lëvizë dhe të funksionojë normalisht.
Nëse duam të dobësohemi, nuk bën të hamë asgjë ndërmjet
shujtave.Kur një kohë të gjatë nuk hamë asgjë, niveli i sheqerit në gjak bie,
bëhemi nervoz dhe atëherë shumë shpesh hamë më tepër. Nuk do të bënte të
rrinim më shumë se tri orë pa ushqim: kjo mund të jetë një frutë pemësh
ose jogurt dietal.
Disa ushqime mund ta shpejtojnë metabolizmin. Thuhet se disa ushqime, për shembull, selinoja ka "kalori negative".
Asnjë ushqim nuk ka ndikim të tillë. Edhe pse selino është e pasur me
fije dhe me ujë (90 për qind) dhe nuk trashë, mirëpo as nuk do t'i
shkrijë kaloritë, të cilat i keni marrë me një çokollatë.
Ushtrimet gjimnastikore i shkrijnë kaloritë, porse edhe
nxisin ndjenjën e urisë. Natyrisht. pas ushtrimeve, kur edhe djersitemi, kryesisht nuk ndiejmë
nevojë për ushqim. Ajo që na nevojitet janë lëngjet.
Duhet të matem i rregullisht. Pesha trupore mund të lëvizë gjatë ditës ose gjatë javës. Meshkujt mund
të peshohen një herë në javë, ndërsa gratë një herë në muaj, pas
menstruacioneve.
Albuminat e vështirësojnë tretjen e hidrateve të karbonit,
prandaj nuk duhet kombinuar kurrë. Thuhet se ushqimi i llojllojshëm. që hahet përnjëherë, nuk tretet si
duhet, shkakton trashjen dhe grumbullimin e toksineve në organizëm.
Mirëpo. për këtë nuk ka kurrfarë dëshmish shkencore!
Uria e nxiton humbjen e peshës Gjatë mbajtjes së urisë (lejohet vetëm uji), organet vitale, si zemra,
humbin përqindje të madhe të masës muskulore. Domethënë, nuk është fjala
për humbjen e indit dhjamor. Kjo "dietë" është e rrezikshme sidomos kur
merreni me aktivitete të nevojshme. Mund të shkaktojë kokëdhembjen,
marramendjen, ligështimin dhe frymëmarrjen e vështirësuar.
Sa më të moshuar që jemi aq më shumë duhet ngrënë. E kundërta, pas të 30-tave metabolizmi fillon të ngadalësohet. Për çdo
pesë vjet mbi moshën 30 vjeçe duhet zbritur nga 50 kalori në ditë: për
shembull në moshën 60 vjeçe, duhen 300 kalori më pak sesa në moshën 30
vjeçe. Me kalimin e moshës, në fakt humbim muskujt, indi muskulor
shkrinë më shumë energji.
Pas dobësimit, pesha kthehet sepse metabolizmi nuk ka
ndryshuar. Personat që e kanë zvogëluar peshën, kanë metabolizëm të ngjashëm me
ata, të cilët nuk kanë qenë kurrë të trashë. Pesha kthehet rëndom vetëm
pse kemi harruar mënyrën e shëndoshë të ushqimit.
Duhet pirë sasi të mëdha uji. Edhe pse uji është i mirë për dobësim, nuk është e këshillueshme të
pihen më shumë se 3 litra në ditë. Sasia e tepërt e ujit mund t'i
shpëlajë substancat e ushqyeshme, ndërsa pa vitaminat dhe mineralet
kryesore. trupi nuk mund të punojë si duhet e kjo mund ta ngadalësojë
metabolizmin.
Mjafton të hahen vetëm pemë e perime. Edhe me këtë rast kanoset rreziku nga mungesa e substancave ushqyese,
siç është kalciumi dhe thartirat esenciale yndyrore. Vetëm pemët dhe
perimet mund të krijojnë ndjenjën e fryrjes si dhe nevojën e fuqishme
për bukë, e cila mungon.
Drithërat nxisin dobësimin. Drithërat shumë po reklamohen si ushqim i shëndoshë, porse disa
përmbajnë edhe 22 për qind sheqer, që do të thotë - kalori të fshehura.