Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Leke Dukagjini (1410-1481)

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Leke Dukagjini (1410-1481) Empty
MesazhTitulli: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 9:55 am

Lekë Dukagjini është një figurë historike mjaft
komplekse. Madje është një figurë edhe e legjendarizuar, nëse e pranojmë këtë
term, ashtu siç e kemi pranuar për Heroin tonë Kombëtar Gjergj
Kastriot-Skënderbeun.
Lekë Dukagjini (1410-1481) ishte bashkëkohës i Gjergj
Kastriotit (1405-1468). Historia i njeh të dy si princër trashëgimtarë, që u
lartësuan, kur morën në sundim dy principatat që mbanin mbiemrat e tyre: Leka -
të Dukagjinëve, pas vdekjes së të atit, Pal Dukagjini (1446) dhe Gjergji - të
Kastriotëve më 1443, tetë vjet pas vdekjes së të atit, Gjon Kastriotit.
Principata e Dukagjinëve kishte si kryeqendër qytetin e Lezhës, përfshinte
Zadrimën, zonat në veri dhe në verilindje të Shkodrës dhe shtrihej deri thellë
trojeve të Serbisë së sotme me kryeqendër të dytë qytetin e Ulpianës afër
Prizrenit; ndërsa Principata e Kastriotëve me kryeqendër Krujën, përfshinte
Matin dhe krahinën e Dibrës, duke u shtrirë nga kështjella e Rodonit në
bregdetin e Adriatikut.
Deri në kohën kur vihen në krye të principatave të
tyre, Lekë Dukagjini kishte marrë një kulturë të gjithanshme me frymë humaniste
të Rilindjes Evropiane, në qytete të tilla si Venecia, Raguza apo Shkodra;
ndërkohë që Skënderbeu kishte bërë një karrierë të shpejtë dhe të shkëlqyer prej
ushtaraku në oborrin e sulltan Muratit II.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Leke Dukagjini (1410-1481) Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 9:55 am

Në udhëheqje të Besëlidhjes Shqiptare (themeluar në
Lezhë më 1444) Skënderbeu e ndien përherë pranë vetës Lekën (fillimisht të atin
e tij Pal Dukagjinin), sepse të dy luftuan krah për krah (apo edhe iu kundërvunë
njëri-tjetrit) deri sa vdiq (1468), ndërsa Lekë Dukagjini e pasoi veprën e tij,
duke u prirë shqiptarëve në fazën më të vështirë të rezistencës së tyre
antiosmane, deri në fund të jetës së vet (1481).
Me të drejtë kronistë e
historianë, duke filluar nga Tivarasi, Frëngu, Barleti e Muzaka, bashkëkohës të
tyre, e deri te Gegaj e Noli të shek.XX, kanë ndriçuar bëmat e Gjergj Kastriotit
dhe nëpër to kanë përmendur edhe Lekë Dukagjinin, ashtu sikundër disa princër të
tjerë të kohës. Por nuk do të mund të thuhet se, po me të drejtë, ata,
historianë e kronistë, e kanë përfolur vend e pa vend Lekë Dukagjinin, vetëm e
vetëm se ishin të magjepsur prej heroit të veprës së tyre, Skënderbeu. Më me
barazpeshë se historianët kanë vepruar "legjendarizuesit" anonimë të figurave të
tilla. Nga anonimati, Skënderbeu u identifikua me princin dragua, që guxon të
matet dhe fiton në çdo rast me kuçedrën; ndërsa te Lekë Dukagjini u pa princi
engjëll, që u shfaq me guxim dhe urtësi për të ruajtur në vazhdimësi
shqiptarizmën.
Historianët e kanë përfolur që në krye Lekë Dukagjinin, sepse
kërkuan te ai një përsonazh antagonist të Skëndebeut për ta intriguar
jetëshkrimin e heroit të vetëm shqiptar, që njohu Evropa në përballjen e
suksesshme shqiptaro-turke, por edhe sepse nuk donin të fajësonin Evropën
perëndimore, që nuk arriti të krijonte një koalicion antiosman në Ballkan. Ata
nuk guxuan të gjykonin, veçanërisht, Republikën e Venedikut, që jo vetëm nuk u
qëndroi aleate shqiptarëve kur mbanin mbi supet e tyre një perandori të tërë të
egërsuar kundër Evropës, por e shrytëzoi rezistencën e tyre për interesat e veta
komercialiste, duke i përçarë princërit shqiptarë me intriga, duke i kundërvënë
ata njëri me tjetrin edhe me armë dhe, kur nuk ia arrinte kësaj, duke i shpallur
armiq të Republikës dhe të Krishtërimit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Leke Dukagjini (1410-1481) Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 9:56 am

Lekë Dukagjini ishte princi më i fuqishëm shqiptar
pas Skënderbeut dhe më me autoritet, prandaj u bë pre e intrigave të politikës
veneciane (dhe të historianëve) derisa Sinjoria e ndjeu rrezikun e Portës së
Lartë, krejt afër pragut të shtëpisë së vet dhe u bashkua realisht me
rezistencën e shqiptarëve, duke i shpallur luftë Perandorisë Osmane (1463). Pas
këtij viti venecianët pushuan së përfoluri Lekë Dukagjnin. Ndërsa historianët
kanë shkruar për disa prej bëmave të Lekë Dukagjinit përkrah Skënderbeut, deri
në vdekjen e tij (1468) dhe më pas në krye të trupave shqiptare përkrah forcave
veneciane, derisa Sinjoria nënshkroi paqen me Portën e Lartë (1479). Pas kësaj
historianët heshtin. Gojëdhëna na bën me dije se Lekë Dukagjini e vazhdoi
rezistencën në krye të trimave të principatës së tij derisa qe gjallë.
Por të
përfolurit e Lekë Dukagjinit ka vazhduar edhe pas vdekjes së tij, ashtu si ka
vazhduar edhe rezistenca antiosmane në principatën e tij e më gjërë. Të
përfolurit pas vdekjes ka të bëjë me veprën, Kanunin , që u la trashëgim Lekë
Dukagjini shtetasve të tij, shqiptarëve. Thelbi i Kanunit të Lekë Dukagjinit
janë fjalët e urta të dala nga goja e tij, që u ruajtën (dhe u pasuruan) brez
pas brezi për gati gjashtë shekuj. Ky fenomen homerik e ka legjendarizuar emrin
e Lekë Dukagjinit duke e kthyer atë në një mit të vërtetë, aq sa studiuesit e
kanë pasur të vështirë ta pranojnë si një realitet historik. Prandaj disa syresh
kanë vazhduar ta përflasin Lekë Dukagjinin, së bashku me Kanunin e tij, ashtu si
është përfolur e verbuar Homeri, së bashku me Iliadën e Odisenë e tij (Sa për
ngjashmëri edhe Lekë Dukagjinit i është sajuar një vëlla i verbër). Por, duke
analizuar faktet e dokumentuara biografike për Lekë Dukagjinin, mund të hidhet
dritë për kohën dhe rrethanat kur u ngjizën fjalët e urta të Kanunit të tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Leke Dukagjini (1410-1481) Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 9:56 am

Në fund të viteve ’50 të shek.XV Principata e
Dukagjinëve nuk ka më asnjë nga qendrat e veta të zhvilluara: Lezha u është
dorëzuar venedikasve (1393), Ulpiana, kryeqytei i principatës, është shkatërruar
me themele nga turqit më parë se të binte në dorën e tyre Prizreni (1458), një
qendër tjetër e zhvilluar e Principatës së Dukagjinëve. Në këto kushte, Lekë
Dukagjini ka pushtuar kështjellën e Shatit në Zadrimë për ta pasur si rezidencë
princërore, por u sulmua nga Skënderbeu, i cili ua ktheu menjëherë venedikasve.
Pa një rezidencë princërore dhe, për një farë kohe, në mes të tri zjarreve
(turqit, venedikasit dhe Skënderbeu), Lekë Dukagjini gjeti strehim në thellësi
të maleve të principatës së tij, ku ndërtoi saraje e kështjella së bashku me
banorët e lirë të atyre anëve, të cilët kryezotin e tyre të derës së Dukagjinëve
me gruan e tij, Teodorën e Muzakajve të Beratit dhe të gjithë oborrtarët që i
shkonin pas, i rrethuan me mikpritje e respekt. Me malësorët e Principatës së
Dukagjinëve, të njohur për trimëritë e tyre (M.Barleti:98), Leka, jo vetëm
ringriti qytezë-kështjellat e veta, por siguroi në mënyrë të pandërprerë një
ushtri të mjaftueshme që luajti rol të rëndësishim në kuadrin e trupave të
Lidhjes së Lezhës nën komandën e Skënderbut dhe më pas. Në këmbin të kësaj
gatishmërie, Lekë Dukagjini u siguroi malësorëve të principatës së tij dhe të
gjithë atyre që u bashkuan me të për të gjetur mbrojtje, veçanërisht, pas
vdekjes së Skënderbeut, lirinë brenda organizimit të tyre fisnor, të cilën në
kushtet e krijuara e institucionalizoi me rioarganizimin e pleqësive mbi bazë
fshati e krahine. Gjatë kësaj periudhe (1458-1481), kur ai udhëhiqte të gjitha
kuvendet dhe pleqësitë e malësorëve, u ngjiz Kanuni, që u trashëgua brez pas
brezi, si praktikë gjykimi dhe përmes fjalëve të urta të formuluara apo të
rithëna prej tij rast pas rasti, si sentenca juridike. Ai Kanun mbeti i
pashkruar, por veproi ndër shekuj si “Commom law” anglez, deri sa u mblodh dhe u
kodifikua prej Shtjefën Gjeçovit, në kapërcyell të shekujve XIX-XX.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Leke Dukagjini (1410-1481) Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 9:56 am

Në kohën kur Gjeçovi punonte mbi materialet e
mbledhura kanunore, Kanuni, së bashku me autorin që e kishte dhënë atë, ishin të
shenjtëruar prej të gjithë shqiptarëve, pavarësisht nga besimi fetar i tyre. Në
popull nuk mbeti i përfolur emri i Lekë Dukagjinit, përkundrazi, ai u heroizua.
Fakti që një sundimtar ishte kthyer në një hero të vërtetë, popullor e kombëtar,
mund të shpjegohet sipas një teorie që thotë se masat popullore (malësorët),
duke i pranuar sundimtarët dhe kalorësit si heronj të tyre, ata vetë
“identifikoheshin me vlerat e prijësit dhe të fisnikërisë ose, të paktën, sepse
atyre u duhej ta strukturonin botën e tyre nëpër mjet modelesh që u jepte grupi
sundues” (P.Burke:169).
Kanuni i Lekë Dukagjinit është një vepër unikale me
frymë humaniste e periudhës së Rilindjes Evropiane në gjuhën shqipe, e cila,
megjithëse u përfol dhe vazhdon të përflitet edhe sot e kësaj dite, është
vlerësuar nga studiues seriozë, vendas dhe të huaj, si një “vepër monumentale”
(A.Budaçovi-Kryeziu:22), “kontribut në thesarin e kulturës botërore” (C. Von
Schwerini Dritës 1939:502) dhe autori i saj, Lekë Dukagjini, është cilësuar “një
personalitet imponues” (E.Durham:116) e “Hero Kombëtar” (J.Hahn:114) i popullit
të vet. Shumë shkrimtarë dhe artistë i kanë kushtuar vepra, në mes të të cilëve
Dritëro Agolli (“Mundja e Lekë Dukagjinit”, poezi, 1969), Henrik Lacaj (“Dy
princa për një vashë”, dramë historike vënë në skenë me regjinë e vetë autorit
dhe interprtuar nga grupi teatror i kinoteatrit “Rozafat” të Shkodrës më 1937,
ku rolin e Lekë Dukagjinit e luante aktori Loro Kovaçi), arbëreshi Anton Santori
(“Alessio Ducagini”, melodramë, shkruar midis viteve 1855-1860 dhe botuar më
1983), piktori Naxhi Bakalli (“Kuvendi i Dukagjinit”, tablo murale 4x3.2m në
Muzeun Historik të Burrelit, 1986), piktori kosovar Engjëll Berisha (“Rrënjët e
Dukagjinit”, vizatime 1950-1956), piktori Simon Rrota (“Lekë Dukagjini”,
portret, koleksion privat në Shkodër), skulptori Sotir Kosta (“Lekë Dukagjini”,
portret në bronz-GKA Tiranë dhe Muzeu Kombëtar i Skënderbeut në Krujë, 1982)
etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Leke Dukagjini (1410-1481) Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 9:56 am

Si apokrif i Lekë Dukagjinit ka mbetur portreti i i
Simon Rrotës (1887-1961), i cili e paraqet autorin e Kanunit në pamje ballore,
me një vështrim të mprehtë ku bashkohet zgjuarsia dhe urtësia, veshur më një
jelek të kostumit tradicional të malësorëve të veriut, me shpatë në brez dhe me
një dorëshkrim të Kanunit në dorën e majtë, që të sugjeron intelektualin
humanist të shek.XV. Kur bëhet fjalë për fisnikun fiorentinas me “një
personalitet të jashtëzakonshëm”, Lorenzo de’ Medici, me të cilin ne kemi dashur
ta përafrojmë Lekë Dukagjinin që në fillim të këtij jetëshkrimi, shkruhet se
“ishte një politikan gjenial, i cili mund të dallonte pushtetin e njëmendët nga
shfaqjet e jashtme të tij. Frontespisi i librit të tij e tregon në rrugët e
Firences, të veshur si një qytetar i thjeshtë, të rrethuar prej vajzash që
këndojnë baladat e tij... Në të vërtetë, Lorenzo-ja ishte një poet i mirë dhe
përkrahësi më bujar i poetëve të tjerë si dhe i shkencëtarëve e filozofëve”
(K.Clark:106). Kështu mund ta përfytyrojmë deri në një farë shkalle edhe Lekë
Dukagjinin, poezitë e të cilit do të ishin sentencat e Kanunit . Nëse ky
krahasim nuk do të shkonte, si çdo krahasim tjetër, së paku, Principata e
Dukagjinëve mund të përqasej me oborret më të vogla të Italisë veriore në
çerekun e fundit të shek.XV, të cilëve “Rilindja u detyrohet thuajse po aq sa
Firences” (K.Clark:107). Dhe Leka mund të përafrohej, ndoshta, me Dukën e
Urbinos, Frederigo Montefeltro, i cili “nuk ishte vetëm një burrë
jashtëzakonisht i kulturuar dhe i mençur, por edhe strategu i madh i kohës së
vet, që diti të mbronte zotërimet e tij prej katilëve që e rrethonin. Ishte
koleksionist i pasionuar librash dhe portretet e tij të çmuara e tregojnë duke
lexuar një nga dorëshkrimet e tij. Eshtë i veshur me parzmore dhe tërë pajimet
luftarake... Pallatin e tij nisën ta ndërtonin si kështjellë mbi një shkëmb
thuajse të pakalueshëm dhe vetëm më pas, kur fituan siguri, lejuan t’i jepnin
atij pamjen e butë dhe të stërholluar, që e bënë një nga monumentet më të bukura
arkitektonike të botës” (K.Clark:107 ).
Ne sot nuk jemi në gjendje as të
restaurojmë një kështjellë a pallat princëror të Lekë Dukagjinit, aq më pak, të
mund ta vlerësojmë atë që nuk ekziston me superlativa: “më i bukuri në botë, në
mesdhe apo rajon”, sepse në atë kohë “kështjella e qytete të lulëzuara
(shqiptare)… me pallate e monumente… u zhduknë nga faqja e dheut … mbetnë si
hieje të bukurisë dhe shkëlqimit të vjetër” (F.S.Noli:591-592). Por Kanuni i
Lekë Dukagjinit është vërtetë monumenti më i rëndësishëm i kulturës shqiptare
gjatë periudhës së Rilindjes Evropiane, që ka gjalluar prej gjashtë shekujsh dhe
ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në jetën e popullit, në gjuhën e të cilit
është krijuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Leke Dukagjini (1410-1481) Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 9:56 am

Kronologjia
Shek.VII Përmenden për herë të parë
“Dukagjinët e Arbërisë”. Disa mendojnë se mbiemri Dukagjin rrjedh nga emri i
fshatit Dukagjin, diku në kufirin e rrethinave të Pukës me Mirditën, afër
fshatit Dardhë, ku kanë qenë të vendosur fillimisht të parët e Principatës së
Dukagjinëve.
1202-4 Dukagjinët pushtuan Zadrimën dhe u shtrinë shumë shpejt
në Shqipërinë e veriut me kryeqendër Lezhën. Disa mendojnë se në këtë kohë
Dukagjinët u shfaqën në trojet arbërore të ardhur nga Franca si kryqtarë dhe se
mbiemri Dukagjin u formua nga përngjitja e titullit Dukë me emrin Gjin ose Duka
i Gjinit, që do të thoshte Djali i Gjinit.
1356 Kur osmanët shkelin për herë
të parë në Ballkan, Principata e Dukagjinëve është zgjeruar në Shqipërinë
veri-lindore dhe ka një qendër të dytë në Fand, krahinë e Mirditës së sotme.
Disa mendojnë se aso kohe Principata e Dukagjinëve përfaqësohej me dy
degë.
1389 Beteja e Fushëkosovës. Thyhet nga osmanët koalicioni ballkanas, në
të cilin bënte pjesë edhe Principata e Dukagjinëve, sadoqë ndër burime nuk
përmendën.
1393 Dukagjinët ua dorëzojnë qytetin e Lezhës venedikasve, që të
mos binte nën sundimin e osmanëve, duke ruajtur të drejtën e një të tretës së të
ardhurave.
1406 Princi Pal Dukagjini (1384-1446), i përmendur për urtësi,
vihet në krye të Principatës së Dukagjinëve me kryeqendër Ulpianën (qytet i
themeluar prej tij), ku mbretëron së bashku me të vëllanë Nikollë Dukagjinin, i
shquar për trimëri.
1410 lind në Ulpiana princi trashëgimtar i Pal
Dukagjinit, Lekë Dukagjini, formimi kulturor i të cilit mendohet të jetë bërë në
qendra të zhvilluara të kohës, si Shkodra, Raguza, Venecia. Leka ka pasur edhe
një vëlla, Palin, me zgjuarsi të jashtëzakonshme, por të verbër; një motër,
Roza, me bukuri të rrallë e shumë krenare dhe, ndoshta, një tjetër me emrin
Maria, që do të bëhet gruaja e Gjon Muzakës së Beratit.
1432 Pal Dukagjini me
të vëllanë, Nikollën, mbështesin së bashku me Topiajt Aranit Komnenin, vjehrrin
e ardhshëm të Skënderbeut, në kryengritjen e tij të suksesshme kundër forcave
osmane. Motra e Aranit Komnenit ka qenë gruaja e Pal Dukagjinit, e ëma e
Lekës.
1444 Pal dhe Nikollë Dukagjini janë pjesëmarrës të Besëlidhjes së
Skënderbeut në Lezhë. Ata mbështesin Lidhjen me 5 000 ushtarë nga 15 000 që
kishte gjithsej Skënderbeu. Pali shoqëron Skënderbeun në Krujë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Leke Dukagjini (1410-1481) Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 9:57 am

1444 Beteja e Torvjollit ku marrin pjesë edhe trupat
e Principatës së Dukagjinëve nën komandën e Tanush Topisë. Pali, së bashku me
princër të tjerë, do të presë në Krujë Skënderbeun për ta përshëndetur për
fitoren.
1445 Në dasmën e Mamicës, së motrës së Skënderbeut në Muzakinë,
shfaqet për herë të parë princi Lekë Dukagjini. Dueli i tij me Lekë
Za********************në për dorën e princeshës së bukur Jerina
Dushmani.
1446 Vdes Pal Dukagjini. Vendin e tij në krye të Principatës së
Dukagjinëve e zë i biri, Lekë Dukagjini.
1447 Vriten në pusi Lekë
Za********************a së bashku me Bozhdar Çërnoviçin dhe për këtë përflitet
Lekë Dukagjini.
1447 Nikollë Dukagjini, i nxitur nga njerëzit e Skënderbeut,
pushton përkohësisht Shatin, ndërkohë që Dejën e kanë marrë venedikasit.
Skënderbeu i shpall luftë Venedikut.
1447 Lekë Dukagjini martohet me
Teodorën, motrën më të vogël të Gjon Muzakës së Beratit. Nuk patën fëmijë.
Dukagjinët që do të përmenden pas Lekë Dukagjinit në Itali apo në shërbim të
Perandorisë Osmane, rrjedhin nga familje të adaptuara prej Pal Dukagjinit ose
prej Lekës.
1447-8 Skënderbeu rrethon Dejën, Shkodrën dhe Durrësin, qytete në
zotërim të venedikasve. Përkrah Skënderbeut është Nikollë Dukagjini.
1448
Paqja e Skëndebeut me Venedikasit. Lekë Dukagjini nuk merr pjesë.
1451
Martesa e Skënderbeut. Lekë Dukagjini nuk merr pjesë.
1451-2 Komploti i
Krrabës kundër Skënderbeut. Përflitet Lekë Dukagjini.
1452 Pajtimi i parë i
Lekë Dukagjinit me Skënderbeun në Durrës.
1454 Breksamus, diplomat i Lekë
Dukagjinit, përfaqëson Skënderbeun te mbreti i Napolit. Pensioni 300 dukatësh
për Lekën prej mbretit Alfons.
1458 Bie Prizreni, qendra më e zhvilluar
tregtare e kulturore e Principatës së Dukagjinëve, ndërkohë që kryeqyteti,
Ulpiana, duhet menduar i shkatërruar nga themelet para Prizrenit.
1458 Lekë
Dukagjini pushton kështjellën e Shatit që ishte në zotërim të venedikasve.
Skënderbeu ndërhyn me trupat e tij dhe ua kthen venedikasve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Leke Dukagjini (1410-1481) Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 9:57 am

1458 Lekë Dukagjini pushton kështjellën e Shatit që
ishte në zotërim të venedikasve. Skënderbeu ndërhyn me trupat e tij dhe ua kthen
venedikasve.
1458-81 Lekë Dukagjini ndërton disa kështjella në thellësi të
trojeve të principatës së vet, forcon pushtetin vendor të malësorëve, shtetas të
tij, që jetonin brez pas brezi në gjendje të lirë dhe institucionalizon përmes
praktikave gjyqësore një sistem juridiko-popullor, që do të trashëgohet përmes
fjalëve të urta të thëna nga ai, si një vepër fondamentale e kulturës humaniste
shqiptare. Kjo vepër, e ruajtur në një shqipe kaq të bukur, që u mblodh nga
Shtjefën Gjeçovi në kapërcyellin e shek.XIX-XX, është Kanuni i Lekë Dukagjinit
.
1461 Përflitet Lekë Dukagjini se u është drejtuar turqve për aleancë. Papa
Piu II e kërcënon me çkishërim.
1463 Papa Piu II ndërhyn për pajtimin e Lekë
Dukagjinit me Skënderbeun.
1463 Pajtimi i dytë me Skënderbeun. Leka bashkohet
me Lidhjen e Skënderbeut, Venedikun dhe Ivan Cernoviçin e Malit të Zi.
1465
në betejën e Sfetigradit Lekë Dukagjini shpëton prej vdekjes
Skënderbeun.
1466 Leka dhe Nikel Moneta komandojnë 13 mijë forca shqiptare
përkrah Skënderbeut kundër Ballaban Pashës.
1468 në Shkodër thyhen trupat
osmane prej ushtrisë shqiptare pa pjesëmarrjen e Skënderbeut. Mendohet se kjo
fitore është arritur nën drejtimin e Lekë Dukagjinit.
1468 Vdes Skënderbeu.
Lekë Dukagjini është ndër kryetrimat shqiptarë që iu ndodh pranë deri në çastet
e fundit të jetës.
1477 Leka në mbrojtje të Krujës, ku duhet të ketë mbetur i
plagosur, pasi u përfol se mbet i vrarë.
1479 Venecianët nënshkruajnë
pushtimin e Shqipërisë prej turqve, por Lekë Dukagjini vazhdon rezistencën
kështjellave që kishte ngritur thellësive të maleve të principatës së
tij.
1481 Lekë Dukagjini përmendet për herë të fundit në dokumentet e kohës,
duke kaluar nga Raguza për në principatën e tij.
1481 mendohet vdekja e Lekë
Dukagjinit, pinjolli më i fundit i Principatës së Dukagjinëve. Asnjë dokument
nuk flet për vendvarrimin e tij. Gojëdhëna thotë se iku duke bekuar lirinë e
viseve shqiptare dhe duke mallkuar robërimin e tyre, derisa të zotët të kthehen
në trojet e veta.
Kjo profeci e Lekë Dukagjinit, materializuar në Kanunin që
mban emrin e tij, ka vepruar mrekullisht ndër banorët e Principatës së
Dukagjinëve, të cilët kanë ruajtur gjuhën e tyre shqipe, traditat e të parëve,
besimin fetar të kishës perëndimore (me disa përjashtime) dhe lirinë për t’u
vetadministruar (relativisht) deri në ditët e sotme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Leke Dukagjini (1410-1481) Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 9:57 am

L I B R I I PARË K I S H A

Artikull i
parë.

PJESA QYTETNORE

KRYE I PARË

Hija e kishës, Vorret,
Pronet e pasunija e Kishës, Famullitari, Rrogtari, Puntorija e Kishës
NYE I
PARË
Hija e Kishës.

§. 1. Kuptimi i hijes së Kishës

Per hije
kishet xehet rrethi mje ku mrrin kufini I tokës, në të cillen asht nertue:
a)
Kisha b) bana (qela) e famullitarit.

§. 2. Tagari i Kishës

“Kisha
ban tym në famulli.”

1.- Kisha ka tager pasunijet si per gja, si per per
tokë e shpija mbrendë e jashta famullijet.
2.- Kisha ka pjesë në mal, në
vrri, nd’ujë e në mulli të kujris së famullis.
3.- Kishës i duhet ba pjesë në
giobë të famullis.
4.- Kisha ka tager me ble e me shitë, si edhe me marrë e
me mbajtë të falunat, qi i vijnë prej bujaris së bamirve e me i vendue si t’a
shofë vetë me udhë.

§. 3. Paperlimsija e Kishës.

“Kisha nuk
giobitet.”
„Kisha s’ka peng me kend.“

1.- Kisha gjindet e vendosne nen
sundim të të Parit të Fes e jo nen ligjë të Kanunit: prandej Kanuni s’mund ti
vejë kurrnji barrë kishës, veç se ka detyrë me i dale zot, kur kjo hupë ndihmen
e tij.
2.- Me bijtë ndonji kundershtim ndermjet kishës e famullis, famullia
s’mund t’i lypë peng kishës; veç do të bajë vaj te i Pari i Fes – te Ipeshkvi –
e gjygjit të këtij, si kasha si famullia, do t’i rrijn pa fjalë.
3.- Per çdo
mungesi, qi kisha mundet me ba në sy të famullis, kishës s’mund t’i mirret
gioba, vetun I vehet me la damet, qi t’jenë ba per shkak të saj.
4.- Kisha
s’ep pagesa as del n’ushtri, as u qet buken djemve të Bajrakut, as shkon angari
nder punë të famullis. Veç se kur famullia dan me ba ndo’i punëper me mbajtë a
per me shtue pasunin e kujris së vendit, në të cilin kasha të ket pjesë, kjo,
atëherë, asht në detyrë me la pare, me qitë buken e me que puntorin në punë,
mbas mndyert qi famullia t’i a u ketë da të gjithve për tym.

§. 4. Ndera
e Kishës.

“Kisha shpatë e konop s’ka.”
“Kush dhunon Kishën, dhunon
Famullin.”
“Nderen e Kishës e lypë Famullia.”
“Kishës, mullinit, farkës e
tragtores nuk i pritet kush mik.”

1.- Kush dhunon kishën ka detyrë gioben
a) kishës, b) famullis, c) Flamurit (Bajrakut).- Dhunon kishën njaj, qi
fjaliset, shan a i kercnohet kuej, qi rreh a vret kend në Hije të kishës.
2.-
Gioben fajtorit i a merr famullia e jo kisha; pse kisha shpatë e konop
s’ka
3.- Kush vritet a rrihet qa në çë farë-do mndyre koritet prej kuejt, tuj
hi a tuj dalë prej hijes së kishës, marre kishës nuk i len; pse kishës si pritet
kush mik.
4.- Por, me pasë me krisë pushka jashta Hijes së kishës e me i ra
kush ndoren kishës, atëherë aj njifet miku i kishës; e me pasë me i a çartë kush
ndoren kishës, famullia asht në detyrë me e çue nderen e saj në vend (Vinctum,
si aedes ejus (Dialis Flaminis) intrierit, solvit necessum est.- Gelliuws, b.
10. c. 15.-)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Leke Dukagjini (1410-1481) Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 9:57 am

NYE I DYTË
Vorret.

§: 5.- 1.- Në vorre të
njij vllaznije a të njij fisi s’hin i dekuni a i vrami i vllaznis a i fisit
tjeter.- Po e bani kush ket punë pa leje të vllaznis a të fisit, të cilit janë
vorret, Kanuni i venë detyrë me nxjerrë të deknin prej vorrit të huej.
2.- Me
ardhë me ngulë në katund nji shpi, qi s’ka vllazni as, fis, të pelqyemit të
katundit, i caktohet vendi i vorrete nder të famullis, tuj i a vu detyrë me ble
qira a ndo’i send tjeter per lter.
3.- Kush fjaliset, a shan e I kercnohet
kuej, e kush vret a rreh kend nder vorre, bjen në giobë si per Hije të
kishës.

NYE I TRETË
Pronet e Pasunit e Kishës.
§. 6. Pronet e
pasunija e kishës janë të paprekshme.

1.- Pronet e pasunija e kishës janë
të paprekshme e s’mundet kush me vu dorë më’to.
2.- Pronet e pasunija e
kishës janë nen roje të Mesharit të kishës e të famullis.
3.- Atë, qi guxon
me shty kah pronet e pasunija e kishës, e bjen në mend famullija çmon damin, qi
do t’a lajë damçori.
4.- Kur ndokush t’i a baj dam kishës kahpronet e
pasunija, famullija çmon damin, qi do t’a lajë damçori.
5.- Kush vjedhë gjanë
e kishës, posë se do t’a kthejë at gja mbas kanunit të vendit, ku gjindet kisha,
ka edhe detyrë me i la gioben kishës për nderë të marre, e gioben famullis per
ndore të çartune, pse kisha asht ndorja e famullis
6.- Kur cubi e njef
gabimin evet e, pa u marrë vesh dhunaq, qi i ka
ba kishës, i bjen në dorë
Meshtarit të Famullis, tuj i a kthye gjanë e vjedhme, s’ka detyrë kurrfarë
giobet: Meshtari ka tagar me e falë.
7.- Me pasë me i ra cubi në dorë
Meshtarit mbasi ky t’a ket laçit vjedhsin në famulli, famullija ka tagar me i
marr gioben si per vendi si per kishë, edhe pse famulltari t’a ket falë
vgabimin, me gjith gja të vjedhne.

§.7. Rregullimi i pasunis së
kishës

1.- Pronet e pasunin e kishës rregullon Famulltari, e famullija
nuk ka tagar me lypë arsye Famulltarit per perdorim të frytit të xjerrun prej
pasunis së kishës.

NYE I KATERT.
Meshtari i Famullis, ase
Famulltari.

§. 8. T’emnuemit e famulltarit.

1.- Famulltarin e ven
Ipeshkvi në Famulli, dhe Ipeshkvi vetun ka me hjekë prej Famullije.

§. 9.
Tagari e detyrët e Famulltarit.

1.- Famulltari ka tagar me mësue e me
qortue Famullin e me i krye zyret e Fes gjithsi t’a lypë puna e shpirtit, e
kurkush i famuulis s’ka pushtet me i u përzie nder detyrë të Meshtaris.
2.-
Famulltari, për sherbim, qi i ban Famullis, ka tagar me marrë të dhetat e
kishës, mbas Kanunit të vendit ku gjindet kisha.
3.- Famullia nuk ka detyrë
me i a çue famulltarit të dhetat te dera; Famulltari do t’i nxjerrë e do t’i
bajë me puntorë të vet.
4.- Famulltari ka tagar me marrë frytin e pasunis së
kishës si të tokave, ashtu dhe gjave të gjalla, e kurrkush per te s’mund t’i
lypë arsye perposë të Parit të vet.
5.- Famulltari ka detyrë me i ba Famullis
gjith at sherbim shpirtit e Fejet, qi atij i a ven barrë Kanuni i kishës; e ma
teper edhe do sherbime, si me thanë; me bekue shpijat, me thanë Meshë ndo’i herë
në motmot nder vorre të largta prej kishës së Famullis etj.

§. 10. Vehtja
e Famulltarit asht e paprekshme.

“Prifti asht ndorja e
Famullis.”
“Prifti s’bjen më gjak.”
“Prifti s’çohet në be.”

1.-
Kush ven gjojë në Famullitar, a e shan e i germushet, e ven dorë më te rreh, ase
e vret aj do t’i perligjet Famullis në mëndyrë të Kanunit të vendit. Famullija
asht në detyrë me e lypë nderen e Famullitarit të vet.
2.- Me vra kush
Famullitarin, gjaksin e ndjek Famullija, Bajraku e shpija e të vramit.
3.- Me
vra dorërasi prej Famullije a prej Bajrakut, shpija e Meshtarit, nuk mund të
vrasë tjeterkend prej shpis së gjaksit; pse ndryshej e çon gjak te
shpija.
4.- Me vra kend Meshtari, as kisha as Meshtari s’giobiten, edhe
Meshtari nuk bjen në gjak: gjakun e ban shpija e Meshtarit
5.- Rrallë e gati
kurr s’çohet Meshtari në be 1) e vetun per punë të madhe fort.
6.- me ndollë
qi Meshtari çohet në be, a per me dlirë vendin a per poronik, ky vetem do të
njehet e do zehet per njizet-e-kater vetë.
7.- Kur Meshtari ban be, tuj kenë
se xehet per njeri i drejt e i kushtuem së Drejtës së pasosme, nuk lypet qi ai
të perkasë Unjillin me dorë; por mjafton qi të shqyptojë fjalët e bes para
Unjillit.
8.- Me ra Famulltari nen giobë s’e kapë Kanuni: asht puna e të
Parit të vet.
9.- Po kje teper i randë faji i Meshtarit ndaj Famiullin,
Meshtari do t’i shtrohet gjygjit të Kanunit. I Pari dergon nji Meshtar tjeter me
shtrue pengun në Kanu n’emen të Famullitarit.
10.- Meshtari i Famullis mundet
me i u matë edhe me i ra ndokuj e me gjith këta s’i lshon marre as të rrahunit
as vetë nuk bjen në fjal para Kanunit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Leke Dukagjini (1410-1481) Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 9:57 am

NYE I PESËT
Rrogtari i Kishës.

§. 11.- 1.-
Rrogtari i kishës asht lirë me punue në shtek të vet.
2.- Rrogtari i kishës
kudo të shkojë e per çë do fjalë qi do t’i trokllojë kuej te dera mbas urdhnit
të zotnis së vet, aj shkon e tregon n’emen të Famullitarit.
3.- Me e tundre
kush rrogtarin e kishës me fjalë a me punë, zehet se tundon Famullitarin, e bjen
në giobë të kishës mbas Kanunit.
4.- Gioba, qi mirret per punë të rrogtarit
të kishës, nuk i perket rrogtarit, por kishës e katundit.
5.- Me vra kush
rrogtarin e kishës, dorërasi per në kjofët i Famullis së vendit, ndiqet vetem
prej shpis së të vramit; por, në kjoft se asht i katundit të huej, atëher e
ndjek edhe Famullija, në të cilin rrogtari kje vra.

NYE I
GJASHTËT.
Punterija e Kishës.

§. 12. – 1- Me nga kush puntorët e
kishës, bjen në giobë të Famullis.
2.- Sado puntorë me pasë për të kenë në
punë të kishës gergasi lan vetem nji giobë, por ma të randë.
3.- Gioba, qi
merret per ngase të puntoris së kishës, dahet ndermjet kishës e
puntorve.

Artikull i dytë.

PJESA NDESHKIMTARE

NYE I
SHTATËT.
Amtyra e ndeshkimeve.


§. 13. Kuptimi i ndeshkimit.
Per
ndeshkim kuptohet nji e keqe, qi prej pushtedit të ligjshem i pertrihet kuej per
të bam.

§. 14. Të caktuemit e ndeshkimeve.
Vetem Bajraktari me krenë,
e ndo’i herë edhe me të parë të kishës, ka tager me i a caktue ndeshkimin fajit
të bam kundra kishës.

§. 15. Të dhanunat e ndeshkimit.
Fajtori, qi ka
fye kishën, ndeshkimi i epet prej krenëve e prej vogjliet.

§. 16. Cilltia
e ndeshkimeve kundra fajtorve të kishës
Ndeshkimet, qi nepen per faje tundra
kishës, janë njikëto:

a) Të gjykuemt per dekë;
b) Të xjerrunt prej
Bajrakut me rob e robi;
c) Të djegunt e shpis ;
d) Të Lanunt e tokës djerr
a të premt e pemve;
e) Gioba me gja të gjalla ;
f) Gioba me
pare.

V.O. mbas kanunit gioba me pare mundet me u la me do gja, tuj dhanë
okën e drithit 1 grosh, okën e rakis 5 grosh, e kan e hullis 400
grosh.

NYE I TETËT
Caktimi i ndeshkimit mbas cillsis së
fajit.

§. 17.- 1.- Kush then kishën, asht i djegun e i pjekun e i qitun
me rob e robi jashta Bajrakut. Fajtori – dorërasi bahet batare prej Bajrakut, e
shkon gjakhupë. Vllaznia e fisi ma i afermi i bakeqit e blen token e tij, e
çmimi i saj i shkon kishës së thyeme.
2.- Kush vjedhë gjan e huej e shkon e e
mshehë në kishë, pa dije të Famullitarit, i ka detyrë kishës 1000 grosh giobë
per nderë të marre, e 100 desh e 1 ka giob Bajrakut, posë gjasë, qi do t’i a
kthejë të zot’t në mëndyrë të Kanunit.
3.- Kush të vjedhë gjanë e gjallë të
kishës, më rreth kupreshin Kanuni, ka me la dy per nji, si gjithkuej.
4.-
Kush të vjedhë në qelë a banë të Famullitarit, do të lajë dy per nji gjan e
vjedhne, 100 grosh kishës, per nder të marre, e 100 desh e 1 ka giobë
Bajrakut.
5.- Aj, qi shan a ven gojë më Meshtar të Famullis perpara popullit,
ka 100 grosh giobë kishës, e 100 desh e 1 ka giobë Bajrakut.
6.- Aj, qi i
kercnohet a i germushet Famullitarit, do ti laj10 desh giobë.
7,- Kush t’i
shpifet Meshtarit në punë të rënd kah ndera, ka shpin e djegun e 100 desh e 1 ka
giobë Bajrakut.
8.- Me vu kush dorë më Meshar, me e rrahë, me e shty a se me
pshty, aj digjet e piqet e qitet jashtavendit, tuj i a lanë token bar (djerr)
per disa vjet.
9.- Ai, qi vret Meshtarin, bahet batare prej Bajrakut e gjaku
i hupë. Ma teper i digjet shpija, toka i lihet bar, pemët, vneshta e kopshtijet
i priten e i rrenohen. Toka e pronet e dromet e tija jesin per kishë; por
vllaznija munden me i shperblye me pare.
10.- Me i folë ndokush keq, a me nga
rrogtarin e kishës, aj do t’apë 10 desh giobë Bajrakut, a se edhe ma, mbas
rendis së fajit.
11.- Aj qi vret Rrogtarin e kishës, po ke dorasi i katundit,
i digjet shpija e i merren 100 desh e 1 ka per giobë.
12.- Me nga kush me
fjalë a me punë puntorët e kishës, fajtori do të lajë gioben e 10
deshve.
13.- Aj, qi s’i vehet ndeshkimit të kishës e të Kanunit, Bajraku do
të mblidhet tok te shpija e tij e do ti marr gjithshka në ket vathe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Leke Dukagjini (1410-1481) Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 9:58 am

§. 21. Perlimi e detyra e të zot’t të
shpis.

1) Mu perkujdesë per të marët e gjindes e të shpis;
2) Me mbajt
në fre gjinden e shpis të mos t’i sjellin ndo’i dam a rrenim;
3) Me pri ma i
pari në punë qi i perkasin vehtjes së tij;
4) Me mbajtë sy mbi tokët, të mos
të jesin djerr; mbi tufë të gjas s’gjallë, të mos praptohet e mara e sajë;
5)
Me punue me mend e urti merenda e jashta shpijet e të mos t’a çoj rrenimi e fika
shpin;
6) M’u perkujdesë per veshë e mbathë të gjindes së shpis prej fitimeve
të shpis;
7) Me mbajtë udhen e drejtsis në shpi, e mos me i a mbajtë krahin
ma teper njanitt se tjetrit;
8) M’u ble armët djelmvet, kur të shofë se janë
ba per to.

§. 22. Tagri i së zojës së shpis.
E zoja e shpis ka
tager:

1) Mbi të gjtha sendet, qi bahen në shpi;
2) Me dhanë a me lypë
uha miell, bukë, krypë, djath, e tlyen ;
3) Me i urdhnue grat e shpis, me i
çue per ujë, per dru, m’u çue bukë puntorvet, me ujët (me vaditë), me bajtë
pleh, me korrë e me mihë a me qirue.

§. 23. Perelimi i zojës së
shpis.
E zoja e shpis ka:

1) Me ba gati mjesditen e darken, me zie, me
ndreqë tryezen e me da haenat;
2) Me i a vu menden bylmetit të mos të shkoj
dam ;
3) Mos me shitë, a me ble a me ndrrue gja pa leje të zot’t të shpis. E
zoja e shpis s’gatuen, s’shkon per ujë, s’ban dru, as pleh, as me ujët as me
korrë a me qirue, as bukë m’u çue puntorvet;
4) Me shikue drejtsin në të
ndrequn të gjindes e të fmive të shpis; mos me i a mbajtë krahin kuej ma teper
se tjetrit;
5) E zoja e shpis do të përkujdeset per fmi, sa të jen në punë
grat.

§. 24. Tagri i gjindes së ships.
Gjindja e ships ka
tager:

1) Me hjekë të zo’n e ships per në pashin se nuk punon per të
marët e shpis a i çon kah fika;
2) Me hjekë të zojen e shpis, per n’u raftë
per sysh se bracnon, a shet gja tinëz – edhe nji kokerr voejet me kenë – a n’u
mbajtë krah fmivet të vet ma teper se të tjervet.
3) Mbi armët e veta
seicili; munden me shitë, me ndrrue, a me lanë peng, porse s’kan tager me lypë
tjetren në shpi;
4) Mbi qe ka tager bulku, qi i nget: me i ndimue kuej a uha
a falë pa pasë nevojë per leje të zot’t të shpis;
5) Mbi tuf dhensh ka tager
bariu, qi i ruen; i zoti i shpis s’ka tager me i u perzie në ket zyre; para se
të shes gja a të prese ndo’i kambë berri, bariut do t’i thotë, e ky e din se çë
fare berri a lope asht per t’u hjekë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Leke Dukagjini (1410-1481) Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 9:58 am

§. 25. Perlimi i gjindes së ships asht:

1)
Mos me hi dorzanë pa leje të zot’t të shpis ;
2) Munden me hi dorëzanë edhe
pa e pvetë të zo’n e shpis, porse per aq, sa u ban arma, se kjo asht e
vehtja;
3) Nuk munden me i shkue kuej per puntorë pa leje të zot’t të
shpis
4) Nuk munden me shit as me ble as me ndrrue gja;
5) Gjindja e ships
nuk munden me mundshtue të zo’n e shpis në punët e shpis a të krahit;
6) Me
ndigiue, e me shkue gjithkund t’urdhnoje i zoti i ships;
7) Kuj t’i a njese
gishtin i zoti i shpis me dal n’ushtri, do të dale;
8) Granija janë në detyrë
me punue per shpi; po u teproj koha, si të lirohen prej punve të shpis, munden
me ba punë doret të vetat.

NYE I DHETËT.
Familja e kuptueme në Katund
e në Flamur.

§. 26. Tagri i Familjes.

1) Ka tager e za në kuvend
të katundit;
2) Ka tager në pjesë të giobës së katundit;
3) Ka tager në
kujri të katundit;
4) Ka tager me marr më ndore kedo;
5) Ka tager me pri
me unë zjarmi e me spatë në të djegun të nji shpije në fis të vet;
6) Ka
tager me pri gjobtarvetnë vathë të fisit të vet;
7) Me ra më ndo’i faj të
randë shpja, per të cilin i shkon ndeshkimi i unës së zjarmit e i spatës, as
katundi as Flamuri s’mund vej dorë më rrenim pa pri vet fajtori.

§. 27.
Perlimi i Familjes.

a) në Katund:
1) I zoti i shpis do të pergjegjet
per çdo dam, qi t’bajn kuej gjindja;
2) Do të dalë në kuvend gjith sa herë të
mblidhet katundi;
3) Do të çojë puntorin në punë, qi ka katundi
rrethas;

b) në Flamur:
1) Do të dalë në kuvend të Flamurit kur të
thirren “Burrë per shpi’’ ;
2) Do të pergjigjet rrethas me katund per “dy hae
bukë” djemvet të Flamurit ;
3) Do të lajë 400 grosh giobë Derës së Gjomarkut
per çdo vrasë ;
4) Do të dalë n’ushtri të Flamurit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Leke Dukagjini (1410-1481) Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 9:58 am

L I B R I I T R E T Ë M A R T E S A

NYE I
NJIMBDHETËT
Percaktimi e mëndyrët e Martesës.

§. 28. Percaktimi i
Martesës në Kanun.

M’u martue më kanun do’me thanë m’u ba shpi, me i a
shtue shpis nji rob ma teper, sa per krah të punve, sa per të shtuem të
fmive.

§. 29. Mëndyrat e Martesës.

a) Martesa me kunorë, e
pelqyeme kah Feja e kanuja e Lekës
b) Gruja e mbajtne mbi kunorë, kundra
Fejet e kanujet të Lekës;
c) Gruja e vajza e grabitme, e jasht-zakonshme kah
Feja e kanuja;
d) Martesa me provë kundra Fejet e kanuiet.

NYE I
DYMBDHETËT.
Tagari i djalit e i vajzës.

§. 30. Tagri i
djalit.

‘’Djali ka tager me mendue per martes të vet, po s’pat
prind’’.
Djali sa të ket prind s’ka tager :
a) me mendue per martesë të
vet;
b) me shenjue shkuesin
c) m’u perzie në fejesë të vet;
d) as në
shej, as në petka, as në këpucë, e as në të prem fejet.

§. 31. Tagri
vajzës.

Vajza, edhe në mos pasët prindt, ajo s’ka tager me mendue per
Martes të vet, tagri asht në dorë të vllazenve a të kusherijve.
Vajza s‘ka
tager:
a) me zgjedhë fatin e vet; do të shkojë per ate, per të cilin t’a
fejojn;
b) m’u perzie në shkuesi as në fejesë;
c) as në këpucë as në
petka.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Leke Dukagjini (1410-1481) Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 9:58 am

NYE I TREMBDHETËT.
Detyrët e burrit e të
grues.

§. 32. Detyrët e burrit ndaj gruen.

Burri a’në
detyrë:
a) me u perkujdesë per veshë e mathë e per gjithshka të lyprt per me
mbajtë jeten;
b) me ruejtë nderen e grues e mos me e lanë me u ankue per
kurrnji nevojë.

§. 33. Detyrët e grues ndaj burrin.

Grueja a’në
detyrë:
a) me i a ruejtë nderen burrit;
b) me i rrogue pa zhibla;
c) me
i ndejë nen sundim;
d) m’u pergjegjë detyrve të kunorës;
e) me rritë e me
mkambë fmin me nderë;
f) me i ndejë gadi me të veshmen e të mathmen (kah e
qepmja);
g) mos me iu perzie në fejes të të bijve e të të bijave.

§.
34. Tagri i grues së vejë.

Grueja ka tager me lypë prej burrit të
mbajtmen, e veshen e mathen.

NYE I KATERMBDHETËT.
Tagri i burrit të
vejë e i grues së vejë.

§. 35. Tagri i burrit të vejë.

Burri i
vejë, po s’pat prind, ka tager me folë vetë per martesë të vet, (porse burri i
Malevet të Shqypnisw s’e ban ket punë, edhe në dijtë se do t’jesë pa u martue;
dokja asht me qitë nji tjeter qi të flasë per te perkah martesa).

§. 36.
Tagri i grues së vejë.

‘’Grueja e vejë flet vetë. – Grueja e vejë i kthen
krushqit m’udhë’’.
Grueja e vejë ka tager:
a) me folë vetë kah
martesa;
b) me zgjidhë per fat ate, qi t’i pelqejë per sy;
c) me da me
gisht shkuesin, qi t’ia biej shejin.

KRYE I TRETË.

SHKUESIJA .
FEJESA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Leke Dukagjini (1410-1481) Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 9:58 am

NYE I PESËMBDHETËT.
Shkuesija.

§. 37.
Percaktimi i shkuesit.

Shkues thirret njaj, i cili rreket m’u fjalë-mirë
a te prindja e vajzës, qi të marrin a të napin vajzen per at djalë.

§.
38. Tagri e perlimi i Shkuesit.

1. Shkuesi asht ndermjetsi te dhandrri e
te nusja (te djali e te vajza), të mos të luejn fjalet as njana as tjetra
lagje.
2. Shkuesi ka tager mbi 50 grosh të shkuesit, per kpucë, të preme prej
kanuje.
3. Kpucët e shkuesit e kan vaden në ditë qi të mirret nusja.
4.
Shkuesin e gjen a shpija e vajzës a shpija e djalit.
5. Kpucët e shkuesit i
ban gjith-herë shpija e dhandrrit, edhe ne e shenjoft shkuesin shpija e
nuses.
6. Shkuesi ka tager me folë sa per prindt e vajzës, ashtu edhe per
prindt e djalit.
7. Perlimi i shkuesit asht me hecë per të marrun vesht, per
me çue paret me t’a’n a të vllan e dhandrrit te prindja e vajzës.
8. Shkuesi
ka tager m’u perzie në çdo punë ndermjet prindës së djalit e të vazës, mje në
ditë të martesës.

NYE I GJASHTËMBDHETËT.
Fejesa

§. 39. Të
ndaluemt e martesës në Kanun.

Në fejesë varzash do të shikjohet:
a) Të
mos jetë gjak e gjini;
b) Të mos jetë të njij fisit;
c) Të mos të jetë
mesë fisit të djalit, qi do me e nxanë;
d) Të mos të jetë grueja e
lshume;
e) Të mos të ketë kumari:

1) në të peshuem në derë të
Kishës;
2) në kunorë;
3) në të marrun të flokvet;
4) të mos të jetë
vllaznue me gjak të pim.
Kanuja s’e ban fejesen e martesen, kur të
ndermjetson ndalimet e naltpermenduna, edhe në katerqind breza me kenë (me gabue
kush kundra këtyne ndalimeve, fisi i vet e giobitë, e qillon qi edhe shpin i a
djegë).
Në fejesë të lirë asht kanu qi të shkoje shkuesi e i ati - a i vllaj
– i djalit te prindja e vajzës, per me çue shejin në natë të dame.
Të himit
n’anë, shkuesi do të perpushë zjarmin, para se të lypë vajzen; si t’a perpush
zjarmin, flet. Si të ketë hanger darkë, i ati i dhandrrit do t’i apë shkuesit në
dorë si paret, si shejin. Shkuesi si të njehë paret më qethit, do të çohet më
kambë, e lshon në dorë të t’et të vajzes si paret, si shejin.

§. 40. “
Nuse pa shkuesi s’bahet”.

Vajza e grabitne a e hikne, me gjetë burrë, nuk
mund të stoliset si nuse; do të shkojë vajzënisht – me petka vajzënijet – per
arsye, qi u muer e shkoi jasht kanujet pa shkues.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Leke Dukagjini (1410-1481) Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 9:59 am

NYE I SHTATËMBDHETËT.
Sheji.
“Sheji, mje ke të
hjekish dorë, t’a ban nierin t’andin”.

§. 41. Percaktimi i
Shejit.

Sheji perbahet prej njij unaze të remët a t’argjanët (tash vonë),
se arit s’i dihet fija nder malci t’ona. “Unaza e dhetë grosh” janë me kanun.
Sheji as ndrrohet as kthehet per të gjallët t’atij, qi e xen vajzen. Me shej
perdorohet vajza, e, po duelen fjalet, prindja e vajzës shpis së dhandrrit i kan
nji gjak.

§. 42. Tagri i djalit per me lshue vajzen e zanun.

Njatë
herë kur t’i teket djalit, asht i lirë me lshue vajzen e xanun, porse sheji e
gjithsa pare të ket la per vajzë i hupin; arsyeja asht: “kush e lshon vajzen
nder unazë, kanuja a ban gjobë hem shejin hem paret sa të ket la per te.” Para
se ta lshojë vajzen djali, do të bajë me dije shkuesin e ky me dy shokë të
katundit të djalit do të shkojë te prindja e vajzës, e nder sy të dy shokve të
katundit të vajzës, u kallxon, se djali, qi e pat xanë vajzen e tyne, a’tue
hjekë dorë, e janë lirë me ë martue njeti.

§. 43. Vajza nen unazë nuk ka
tager me lshue djalin.

Vajza e xanun nuk mundet me e lshue djalin edhe në
mos e pasët per sy.
Po s’ndegjoi vajza me shkue m’at fat, qi e ka xanë, e
edhe prindja i perkrahen së bis, kjo s’mund të martohet ma per të gjallët e
dhandrrit me tjeterkend.
Prindja e vajzës janë detyrë me i a kthye shpis së
dhandrrit mje në ma të mbramin dysh, qi kan la per at vajzë.
Sheji e dhetë
grosht e kanus, qi i janë çue vajzës kur u xu, do të jesin n’arkë të sajë deri
diten e dekës së dhandrrit; e të dije si vajza, si djali, si prindja se aj
dhandrrit; e të dije si vajza, si djali, si prindja se aj shej s’i len me
luejtë.
Kah kanuja, vajza jet e lidhun, e veç me leje të dhandrrit qi e pat
xanë e per në hjekët dorë ky, se s’mund të martohet, e s’a’kanun qi të shkojë
tjeterkush me e lypë, si të dijë se gjindet e pengueme.
Edhe po e muer tjeter
grue dhandrri vajza e xanun prej tij jet e lidhun se e lidhun.
Me dekë të
dhandrrit, kanuja e liron vajzen, e, po desht, mundet të martohet per arsye qi
“me dekë të dhandrrit, sheji xehet i hupun”.
Po s’nigioi vajza me shkue m’at
fat, qi e pat xanë, edhe me perdhuni do t’ia apin atij, qi e ka xanë me “Fishek
më shinë”; e per n’i raftë per sy vajza tue hikun, ky e vret me fishek të
prindës së saj, e gjaku i vajzës shkon hupës, per arsye qi me fishek të tyne e
vrau.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Leke Dukagjini (1410-1481) Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 9:59 am

NYE I TETËMBDHETËT.
“E premja e Fes”. – Dita më
shej.

§. 44. Percaktimi i “Fes së preme.”

“Me pre Fen” do’ me
thanë me da diten e vaden e kputme se kur me nisë krushqt per me marrë
nusen.
Si t’i “pritet feja” vajzës, tuj kenë ditë më shej, krushqt do të
nisen at ditë as kanuja s’e shtyn, as ban qi të shtyhet.
Krushqt do të shkojn
me marrë nusen at ditë, edhe me dijt se a’tuj dekë nusja, zhagas e rrshanas do
t’a çojnë në shpi të dhandrrit.
Krushqve s’u ndalet udha, edhe me pasë të
dekmin në shpi, prindja e dhandrrit e prindja e vajzës.
I dekni në shpi,
krushqt do të nisen; nusja hinë në shpi, I dekni del shpijet. Andej të vajtohet,
këndej të këndohet. (Kjo thtohet per me diftue se as deka ket ditë s’mund t’i
ndal krushqt, se me këndue nuk këndohet.)

NYE I NANDBËMBDHETËT.
Çmimi,
qi nepej e nepet per gra.

Çmimi, qi nepej per varza a gra, tash 50 vjetë
e andej, perbahej prej 50, 100, 200 mije 400 groshësh.
Çmimi i kanus së vonë
perbahet prej 1500 groshve, aq sa ban gjaku i grues.

NYE I
NJIZETËT.
Trshigimi I grues Shqyptare.

Grueja shqyptare farë
trashigimit s’ka te prindja, as më plang, as në shpi, - kanuja e xen gruen si
nji tepricë në shpi.
Prindja s’mendon per pajë as per kurrnji send per vajzë
të vet; qi e xen do t’i a baje kujdesin.
Prindja e djalit, qi e xun vajzen do
të mendojn per gjith shka duhet per martesë të saj.

KRYE I
KATERT

DARSMA

NYE I NJIZETEPARË.

Gatimi i darsmes në
Kanun.

§. 45. Per darsem do të gatohen:

a) Kau i darsmes do të
qesë 100 okë mish e vjamë;
b) Nji barrë miell kallamoqit;
c) 4 babune
grunë – miell grunit;
d) 12 okë sheqer;
e) 8 okë oriz;
f) 4 okë
mjalët;
g) 10 okë djathë
h) 2 okë tlyen;
i) 3 okë voj të butë;
j) 70
okë raki.
V.O. heret në vend të rakis ishte vena.

§. 46. Në darsem të
Kanus hijn:

a) 12 Krushq e 13 Krushka;
b) Thirca;
c)
Strafuleca;
d) Sherbtorë;
e) Kcimatare;
f) Desharët;
g) Kangë
vallesh;
h) Dhandrri e Nusja;
i) Dy dishmitarë (Kumarët e Kunorës);
j)
Kunora.

§. 47. Detyra e të zot’t të Darsmes.

Kater javë para para
darsmet i ati i dhandrrit a i zoti i shpis do të shkojë vetë me krye me thirrë
krushqit.
Ma para thirren krushqit miq, mandej krushqit shokë.

§. 48.
“Asht kanum, qi mikut t’i shkohet në darsem me dash.”

Desh do të
çojn:
a) Nipa e sternipa, edhe në djep me kenë e ama do t’a ket dashin per
per doret e djepinmë shpinë;
b) I ungji i dhandrrit.

§. 49.Rendi kur
do të shkohet në darsem.

a) T’Ejten shkojn bijat e nipat;
b) Të
Premten mbrama shkojn Thirrca, Strufulleca, Magjatore, Ujatore, Deshtarët, e
Krushqit miq.
Deshtarët, të mrrijmit n’oborr të dhandrrit, do të qesin ka’i
pushkë per krye.
c) Të Shtunden nadje shkojnë Krushqit shokë.
Të Shtunden,
si të nisen Krushqit, do të therret gjengji i darsmes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Leke Dukagjini (1410-1481) Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 9:59 am

NYE I NJIZETEDYTË
Prija e Krushqvet.

§ 50.
“Prirjen e kryshqve e lype e pvete e veç atij qi i perketse s’kä burrë, qi munde
të prijë”.
Asht e rrebët kjo kanu.
Prija e krushqve s’luhet as
ndrrohet.
Me bame hetue i zoti i darsmes, e me me shenjue per krushk të parë
ate, të cilit s’i shkon prija e krushqis, posë qi bjen në gjobe, edhe
krushkaparin, qi aj e shenjoji, kanuja s’i a xen.
Krushkapari s’mundet me
kenë:
a) Mik, por shoq i katundit të dhandrrit;
b) Nuk do t’jet prej
vllaznije a fisit të dhandrit, por prej fisit tjeter.
Krushkaparin kanuja s’e
shikon per dukë, por të cilit I perket prija, e edhe fmi e shemtim per sy me
kenë, shpija e dhandrrit do ta pelqeje.

§ 51. Vargu i krushqve
m’udhë.

Rreshti i krushqve kur të nisen me marr nusen, e tuj u kthye me
te, mbas kanunit ashtu është njek.

I. - Krushkapari, shoq, prin
II. -
Krushku mik
III. – Krushku shoq
IV. – Krushku mik
V. – Krushku
shoq
VI. – Krushku mik
VII. – Krushku shoq
VIII. – Krushku mik
IX. –
Krushku shoq
X. – Krushku mik
XI. – Krushku shoq
XII. – Krushku shoq me
dash per doret.
XIII. – Krushka tuj e reshtë dashin.

Ma i mbrami do të
shojë i ati a i vllaj i dhandrrit me kal per doret.
Krushqit, tue u nisë per
nuse, do të qesin ka nji pushkë per krye n’oborr të dhandrrit.

NYE I
NJIZETETRETETË

“Krushqit pa e me nuse, e percjells a me të deknin, s’mund
t’i kalojn kuj per derë, posë me kenë shteku a udha e katunit a udha e
madhe”.

§.52. Udhen e katundit e udhen e madhe, s’ka burrë qi mund t’i a
ndalue kuej, edhe me kenë se i kalon para derës së ships.

Aty, ku kalon
nieri, kalon edhe bagëtija, kalon i gjalli, e kalohet me të dekunin.
M’u
rrenim m’udhë të madhe, zhyt e mbyt, aty do të kaloj shtektari e bagëtija, nusja
me krushq, e përcjellsa me të deknin.
Zameja e të zot’t lypet – pa ndryshim –
per me i kalue rrazë shpijet, e ky mundet me lirue shtekun, porse me fjalë, të
mos i jesë aty udhë, e të mos i bahet ndera dhunë.
Me ba me u trimnue kush, a
krushqit a percjellësat me të deknin, me i kalue per derë, kanuja e ep me i
këthye dalë, per arsye qi shtekun e shpis e të pronvet të veta e ka per vedi e
jo per udhë të madhe.
Me qillue se shtyhen me besat (forkade), ka ndollë, qi
janë ba shokë të deknit, e nuses i a vu futa më krye.

NYE I
NJIZETEKATERT.
“Krushku i vendit t’ia lshojë udhen krushkut
mik”.

Krushqit m’udhë, tue shkue per nuse s’mund të qesin pushkë, e
kanuaj ven leçi mos me i ngue kush.
Shtektarët, çfarëdo kambet e nderjet të
jenë, qi ndeshen me krushq, do të shmangin udhen sa të kalojn
krushqit.
Krushku i vendit do t’i a lshojë udhen krushkut mik; kjo asht kanu
detyret e burrnijet, qi e kan pasë malet t’ona që se mbahet në mend.
Mu
ndeshë me krushq miq në katund a në Flamur t’em, kanuja më ven detyrm’u shmangë
me krushqt e mi, sa të kalojnë krushqt miq.
Mu ndeshë dy lagje krushq në
katund a në Flamur të huej, kanu detyret asht të shmangen sa njana sa tjetra
lagje, e të ndahen me nderë e pa fjalë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Leke Dukagjini (1410-1481) Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 9:59 am

NYE I NJIZETEPESËT.
“Krushku – krushk, Miku –
mik”

§.53.Kanuja S’na ven leçi mos me nga mikun më shpi
t’onë.
’’Krushku a’krushk“ e kanuja na len shtekun të lirë me e nga, edhepse
na xen caranin e votres. – Me nga krushkun s’i quhet kuej për marre.
Qe
arsyeja:
Krushqit vijn dhe biejn me vedi mish, meze, raki (venë) paret e së
bujtmes e tjera; kah kanuja krushqit han buken e vet në shpi t’eme.

§.54.
Krushqit do biejn me vedi:

1. – Dashin 12 okësh rrumull; po erdh mengut,
i ati i nuses ka tager me ngushtue Krushkaparin qi të blejë’i dash tjetër si e
lypë kanuja;
2. – Në ditë krezhmijet do të bjejn 8 okë peshk të that;
3. –
Djathë 2 okë;
4. – Venë 8 okë;
5. – Raki 2 okë;
6. – 12 grosh pare të
s’bujtmes; - këto pare janë per bukë, qi u qet krushqve shpija e nuses okë e
grosh;
7. – Djalit, qi u del krushqve përpara 5 grosh;
8. – Grues, qi e
vesh nusen 5 grosh;
9. – 10 grosh ungjittë vajzës- vllaut të
s’amës.

a) Krushqt vijn si grabitçarë e si nji tubë cubash at natë, per
me ra pre e me marrë nierin si rob të xanun, e s’vijn si miq;
b) Edhe i zoti
i shpis, pra, e ka shtekun çilë me i ngucatë2, m’u ra prej tuj u ndalë armët, e
peng me te s’mund të qesin, se kanuja s’jau gjegjë vajin.

§.55. Darsma në
shpi të nuses.

Në shpi, prej së cilës del nusja, s’a’kanun me kndue, as
me qitë pushkë.
Krushqt edhe në mrrijshin heret në katund të nuses, s’a’kanu
m’u nisë kah shpija, pa prendue dielli e pa u muzgë.
Nji holli kaut
larg’shpis së nuses, nji prej shokësh të katundit të nuses, i cili s’do të jet
as gjak as fis me nusen, do t’u dalë perpara krushqve.
Krushqt, tuj mrrijtë
n’oborr të nuses do të qesin ka nji pushkë per krye, ashtu edhe kur të dalin m’u
nisë me nusen.
Krushkapari vetem flet, krushqt tjerë s’akanu qi të flasin,
posë n’u thirrët a n’u pvetët kush me emen.
Krushqt me krushken do të hajn
bukë zbashkut më njitryezë; s’a’kanu me i da dyzash.
Si të kryhet buka, do të
lshojn dasmorët dhantit per nusen mbi bukë të pathyememë tryezë.
Dhantia
perbahet prejnji groshit per krye, s’a’kanu me dhanë as ma teper as
mengut.

KRYE I PESËT.
KANUNI I DHANDRRIS.

NYE I
NJIZETEGJASHTËT.
“Me dekë dhandrri, prindja e nuses janë në detyrë me i a
kthye gjysen e çmimit shpis së dhandrrit”.

§56. Tagri i shpis së
dhandrrit e detyra e mikut.

Me dekë dhandrri pa e marrë nusen, mikut i
jet në dorë Sheji (unaza) e dhetë grosh të kanus, se paret tjera do t’i a kthejë
prindës së dhandrrit deri në ma të mbramin dysh.
U martue dhandrri e veç nji
natë e kaloi me nusen e diq, gjysen e çmimit do t’i a kthejë miku prindës së
dhandrrit.
Me dekë dhandrri n’at vjetë qiu martue , gjysen se gjysen e çmimit
i a kthen miku i prindës së dhandrrit. Me dekë dhandrri në krye të dy vjetve
mbas marteset, dy pjesë të çmimit miku i ndal për veti, të treten i a kthen
prindës së dhandrrit.
Me dekë dhandrri edhe vjetin e dytë, por tuj lan fmi në
cara të votres, miku s’i a ka farë detyret prindës së dhandrrit, per arsye qi
bija i a la shpin të perzieme e çmimin i a lau me fmi qi i a la në plang.
Me
dekë dhandrri në krye të tri vjetve, prindës së këtij s’i jet gja me marrë te
miku, për arsye qi bija e ktij a bani rrogen në derë.

NYE I
NJIZETESHTATËT.
Deka e nuses.

§.57. Tagri i prindës së
nuses.

Me dekë nusja në krye të tri vjetve mbas marteset, pa lanë fmi në
plang të burrit, prindja e kësaj kan tager me marrë petkat e rrgjanet, porse
arka me dry me nji palë petka do të jesin ke prindja e burrit.
Me dekë gruja,
tuj lanë një djalë a vajzë te burri, prindja e kësaj kanë tager mbi rrgjanet e
frytit, se tjera sende do të jesin në shpi të burrit.

NYE I
NJIZETETETETËT.
„Gruja s’bjen në gjak“ – „Grueja lshon më gjak
prinden“

Njimend se mbas kanunit t’onë „gjaku shkon per gisht“, porse kjo
kanu s’e pershin gruen, per arsye, qi „Grueja s’bjen në gjak“ edhe me qillue se
vret kend.
Me vra grueja burrin e vet a kedo, prindja e kësaj do t’apin arsye
per at gjak.
Burri e blen mundin e të jetuemt e grues, por jo jeten e
saj.
Me gjetë gja gruen per faj të burrit, prindja e kësaj i lypin arsye më
kanu.
Me rrahë burri gruen, nuk bie në faj kah kanuja, e as prindja s’mund
t’a kerkojn të rrahmen.
Me plyrë burri gruen, e po bani vaj kjo ke prindt,
burri do t’u apë arsye.
Me mbytë grueja burrin, e m’u çue i kunati me vra të
kunaten, pse i a vrau të vllan, kjo s’asht e perligjme më kanun. – Gjaku i grues
s’bahet krahas me gjak të burrit; pra, tepricen e gjakut të burrit do t’a
perligjin prindja e grues.
Sikurse janë në detyrë prindja me dhanë arsye per
çdo punë të ligë qi të bajë në derë të burrit a kuejdo bija e tyne, ashtu çmimin
e gjakut
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Leke Dukagjini (1410-1481) Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 10:00 am

NYE I NJIZETENANDËT.
„Grueja asht shakull per me
bajt“.

Grueja njifet si një calikë per me bajtë sa të jetë në derë të
burrit, se prindja se hjekin dorë prej sojet, e ndalin per vedi e mbi vedi të të
pergjegjmen per te, por edhe me lypë arsye, me ba me gjetë gja.

NYE I
TRIDHETËT.
Grueja e vejë.

Grueja, qi mbet e vejë e pa fmi, tuj u da me
shpi të burrit, petkat, qi pat pru si nuse e arken me dry i merr me
vedi.
Grueja e re, qi mbetet e vejë, por me fmi, po desht me ndejë në plang
të burrit me fmi, do të dorzanitet me dy lagje dorzanë: dy dorzanë do të jenë të
katundit ku mbet e vejë, se s’ka me pasë kush punë me te, e se s’do t’i a
korisin emnin prindës as burrit të dekun; dy tjerë do të qes prindja a kushrinja
e saj se s’do t’a dajn prej fmive, veç në lypët vet m’u da e m’u
marte.
Grueja, qi mbet pa burrë e pa fmi, e, pse e shtyme në vjetë, i lutet
prindes me e lanënë plang të burrit, s’guxon me e trazue kush prej vllaznis a
fisit të burrit.
Grueja e vejë e pa djelm per në pasët varza të martueme, ka
tager me ndejë e me jetue në plang të burrit. Mundet me shkue edhe ke prindët a
ke ndonjana bijë e martueme me gjallit, e toka e burrit do t’I qes bukën e gojës
– tri barrë drithë per vjet deri në dekë.
Po u marte grueja e vejë, atbotë
rrnesën e vet e gjen te burri i dytë, se toka e burrit të parë s’qet bimë ma per
të.

NYE I TRIDHETEPARË.
Theku i prem.
(Me lshue gruen)

Po
s’u pru grueja si duhet te burri, kanuja i nep leje me i pre thekun a flokun e
me lshue.
Kunora jet, e as burri as grueja nuk mund të martohen për të
gjallët.
Po u qortue grueja, mbas të lutmes së dashamirve, qillon qi burri e
merr perseri.
Per dy punë e ka fishekun në shpinë grueja e per nji punë i
pritet theku e lshohet.
a) per kurvni;
b) per mik të prem.
Per këto dy
punë të pabesijet i shoqi e vret të shoqen, e rrin pa ndore, pa besë e pa kenë i
ndjekun për gjak, se prindja e nuses së vrame marrin çmimin e gjakut, e këtij do
t’i napin fishekun e do t’i qesin dorëzanët.
Per bracni a cubni burri e lshon
gruen porse tjeter dhunë s’ka tager me i ba grues.
Grueja, qi lshohet, tuj
dalë shpijet të burrit, kurrnji send s’ka tager me marrë me vedi posë petkash,
qi ka në shtat. I hupin petkat grues së lshueme, perse çmimi, qi ka pasë la
burri per të, i jet ke prindt.
Me pasë djalë prej gjiut grueja e lshueme, i
shoqi, edhe pse e din kathedret, asht në detyrë me i a shenjue nji vend rreth
plangut të vet, me i a dhanë djalin e me mbajtë me vesh e me mathë e me bukë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Leke Dukagjini (1410-1481) Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 10:00 am

NYE I TRIDHETEDYTË.
Grueja e
pa-kunorë.

Aj, qi të marrë gruen pa kunorë, jet i lidhun kah Feja edhe
kah kanuja.
Grueja e pa-kunorë farë tagrit s’ka në shpi të burrit.
Kanuja
i nep këto ndeshkime burrit, qi merr grue të pa kunorë:
a) shpija i digjet e
toka i jet djerr;
b) xirret prej vendit, e s’mund t’a shklasë token e vet mje
qi t’a largojë gruen e mbajtne pa kunorë;
c) në pasët fmi me grue të pa
kunorë, njehen të pa-ligjë e prandej s’mund të bahen kurr perkaes
(trashigues).

KRYE I GJASHTËT.
PRINDJA. (Baba – Nana –
Djelmt)

NYE I TRIDHETETRETË.
Baba – Burri.

§.58. Tagri I burrit
mbi gruen.

Burri ka tager:
a) me kshillue e me qortue gruen;
b) b)
me rrahë e me lidhë gruen e vet, kùr të mbrrîjë me i a perbuzë fjalen e
urdhnit.

§.59. Tagri i babës mbi të bijt.

Baba kà tager:

a)
mbi jetë e mbl gjallnim të të bijve
b) me rrahë, me lidhë, me burgosë a edhè
me vrà të birin e të bin, kanuja s'i lypë arsye, edhè î a xên se vret vendin:
"Kush vret vedin shkon gjak‑hupës,
c) me nijtë të birin në rrogë sà herë të
duej, per arsye, qi "Sà të jét i ati gjàll, i biri njehet si bulg ",
mbi
fitimet e të birit, të rrogës a sidà kojshin ;
d) me shitë e me blé, me dhânë
e me mârrë,
e) me karmue të birin shpijet pa pjesë, kùr mos t’i rrije nen
sundim e ndigiesë; ‑ porsè, si të desë i ati, i biri vien ne trashigirn
t'et.

§. 60.Detyra e babës.

a) Baba âsht me detyrë mu rrekë per të
mirë të të bijve si kah ndera si ka pasunija.*****
b) m'u blé armë djelmve.
si të bàhen per'to:
c) mos me bâ testamende. si të ket të bijt:
d)
trashigimin paraz m'u làn djelmvet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Leke Dukagjini (1410-1481) Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 10:00 am

NYE I TRIDHETEKATERT.
Nana – Grueja.

§.
61. Paperlimsija e grues.

a) Burri nuk kà tager mbi jetë të gures
b)
Grueja farë tagrit s'kà as inbi të bijt as në shpi,
c) Me vrà i biri t'âmen,
bien në gjak me prindt e sâmës,
d) Me rrah, me plyrë a me vrà gruen e burrit
dora e huej,nderen i a kérkon burri, varren é gjakun prindja.
e) Me rrehë
kunetija gruen e burrit, prindja e grues i a lypin nderen, në mos i raftë s
mbrapa i shoqi.
f) Me kenë nâna gergase (qi perzien e shpin), i biri e qet
tàmen prej shpijet pâ njesë e pà gjâ, veç se vjetin e parë do t’i apë buken e
gojës (tri barrë drithë) e tjetër s'i kà.

NYE I
TRIDHETEPESËT.
Djelmt.

§.62. Detyra e perlinii i dielmvet

a)
Bijt jau kan detyrë prindës bindjen e ndigiesen,
b) do të rrîjn nen sundim të
t'et mje qi të desë ky,
c) smund të siellin doren më 'ta, as m'u rà ndesh
fjalës,
d) per çdo pûnë do të mêrren vesht me t'anë;
e) pà lêje të t'et
s'mund të shkojn kund,
f) pà zamê të t'et s'mund të blejn as s'mund të shesin
gjâ, e as farë mârrdhâmet s'mund të kenë me kend,
g) smundne me hî dorëzânë,
posë per aq.. sà u bâjn armëi e brêzit,
h) s'munden me qitë fanë më rrugë të
madhe edhè pse â'plakë jetôs,
i) me pretue (me mârrë pré), me viedhë a me vrà kend i biri, i
ati do të pergiegjet per arsye qi “Fitimi e rreziku i të bijve i perpiesënohet
t'et e vllazenve"
j) me vrà i biri t’anë, fisi a grîn dorërasinn ase e xjerrë
vendit per gjithë herë;
k) me i u mbushë menja ndonjênit nder dielm me u dà
prej t'et, del pà pjesë e pà gjâ.

§.63. Tagri i Parbinis ( i dialit të
parë).

a) Djalit të parë i perket sundimi i shpis mbas dekës së
t'et,
b) Vllau i parë do të pvetet per gjithshka mbrenda e jashta
shpijet,
c) Me kênë derë Flamurtari, djalit të pare të vllaut të parë i
perket Flamuri,
d) Me kênë derë Vojvodet, djalit të parë të vllaut të parë i
perket prî,ja,
e) Me kênë Plak
katundit, djalit të vllaut te pare i perket strapleqnija.

Oroe: Sà të jét
pà u dà shpija, i ungji i të bijve të vllaut të parë nder zyre të katundit e të
Flamurit, si të dahen, s'kan tager m'u perzie nder zyre të naltpermenduna, as i
ungji as të bijt e tij, pse jânë të të bijve të vllaut të parë.

KRYE I
SHTATËT.
TË DAMT.

§.64. Në Kanû të të damit
pershîhen.

1.Shpija, troje e vithna. 2.Toka: a)arë b)vneshta, c)livadhe,
d)xâna, ograja, e)prozhme zabele, 3.Vada (rendi i ujit), 4.Mullîni‑, 5.Fitim e
të prishuna, 6.Armët, 7.Rêmet, hekurishta, almistra qésh, 8.Rraqe shpijet ‑
shtroja e mbloja , 9.gjâja e gjallë:lopë, qé, kual, dele e dhi, 10.Drithi e çdo
bimë aret, 11.Bletët, 12. Djathi e tlyeni; 13.Vêna e rakija, 14.Pleqt e të
damit.

§.64. Shpija, troje e vithna.

1. Shpija me tokë, qi të ketë
per rreth, i perket vllaut të mbramë.
2. Prroje e vithna dahen per ‑Vllà aq
pjesësh, s'â zjarmijesh të dahen vllazent.

§.66. Toka.

1.Toka e të
parve do të dahet me terkuzë ‑ per vllà.
2.Toka e bléme prej djlemve mbas
dekës së prindës ‑ do të dahet per pushkë.
3.Vllau i ndermjemët kà tager me
zgjedh tokë kû të duej.
4. Ara, vneshta, livadhi, xâna ograja, prozhme e
zabele do të dahen me terkuzë per vllà, sà njani,tetri.
5. Kujnija, mali e
bjeshka s'dahen,'do t'a kenë zbashkut, si per drû si per kullosë

§.67.
Vada.

Rendi i ujit do të dahet me kerçik mbas oket.

§.68.
Mullîni

Mullîni, si toka, dahet per vllà.

§. 69. Fitime e të
prishuna.

1.Fitimet e të prishunàt jânë të plangut: shpija i gzon e, pà u
dà shpija,.do të lahen.
2. Fitime të posaçta kanuja së veçon: "Shka të xânë
të dàmt në shpi, jet mbrendë."
3.Paja e grues nuk hîn në pleqëni të
damit.
4. Dhantit, qi i mblidhen nuses në ditë të martesës, si te prindja, si
te burri, kanuja é të damit nuk i pershîn, jânë të grues.

§.70.
Armët.

Armët do ti epen vllaut të parë

§.71. Rême, hekurishta,
alinistra qésh.

Rêmet do të dahen per vllà. si edhé hekurishtat: spata,
sheten. kosa, kmesa, kîza, shar*****ra, thadra, dalta, etj… ashjû edhé almistra
qesh.

§.72. Rraqe shpijet.

a) Shtroja e rnbloja do të dahen per
vllà:
b) vozga, govixha, fuçija, sheka, per vllà:
c) lugë, qêtha, vjedra
(mielca), mtîj, tur*****ren e drûve, vegsha, vorba, kuça, e shka të jenë ênë
drûnit e dheut, i dàn e zoja e shpis per mbas msim*****it të pleqve, ashtû adhè
pulat.

§.73. Glâja e gjallë.

"Berret dahen per pushkë". ‑ Në të
dam të berrevet, të lopvet. të qevet e të kualvet mârrin vetun ata, qi jânë të
zot me bajtë armë.

§.74. Drithi.

1. Drithi dahet per gojë".
Burravet, gravet e fmivet do t’u epet buka e gojës në ditë të të damit.
2.
Fmija ‑ djalé a vajze ‑ pa e mbushë vjetin, s’kan tager në bukë të gojës. Si të
mbushin vjetin, do tu dahet pjesa e bukës si tjervet.
3. Jo veç drithi, por
edhè çdo bimë tjeter e arve a e kopshtijeve, do të dahet per gojë.

§. 75.
Bletët.
1. Zgjojt e bletve do të dahen per vllà.
3. Mjalti dahet per
gojë.

§. 76. Diathi e tlyeni.

Bylmeti e çdo melmesë do të dahet
per gojë.

§.77. Vêna e rakija.

Vêna e rakija, me nji fjalë,
glithshka hahet e pihet, do të dahen per gojë.

§.78. Pleqt e të
damit.

1.Pleqt e të damit do të ienë dy a kater, a si t'a lypë nevoia e
shpis, qi dahet.
2. Pleqt e të damit kan tager me mârrë ka nji berr per krye
plakut.
3. Kpucët e pleqve të të damit do t'i apin zbashkut vllazent, qi
dahen.
Oroe.

§.79.
a) Plakut të shkretë do ti epen të prishunat e
drekve pà u dà shpija.
b) Vllaut të pamartuem do ti epen të prishunat e
martesës pà u dà shpija.
c) Granija s'hîjn në pjesë të të damit, posë per
bukë të gojës ‑ në të gjitha sendet, qi hahen e pihen.
d) Grazhdi ‑ sâna e
kashta ‑ dahen mbas gjâjet.

§.8O. Po u mbush mendia vllazenve me u dà per
të gjallët e t'et, këta nuk kan tager me u perzie as në tokë, as në pasuni, e do
të shkojë seciIi n'at piesë, qi t’u a shênjojë i ati.

§.81. Mbas deket të
t'et, kanuja e të damit nuk i veçon vllazent, por, sà të jenë, aq pesësh do t'a
dajn pasunin e t'et, si të tundshmen si edhè të, patundshmen.

§.82. Me
kênë kater vllazen, e per në qit*****shin Pleqt per m'u dà, token e të parve do
t'a dajn me terkuzë per vllà.

§.83. Me u dà dy vllazen më nji krah e dy
tjerë me nji tjeter, token e të parve e dajn per gjymës, token e bleme prej sish
per pushkë.

§.84. Me dekë njani vllà prej dy te damve, pà lânë djalë në
voter, toka, qi i pat rà në pjesë, do të dahet trish, posë tokësh të bleme
mbra*****pa e pos gjâsë së gjallë të pertrîme mbasi jânë dà.

§.85.
Paragrafi 83 e 84 pershîn edhè vllazen dy nanash.

§.86. Vllazent e dàm
nii herë me gùr e kufi, po u perzîen persri, e mbas do kohe u mbushet mendja me
u sterdà, tokët i dajn mbas kufinit të së dames së parë. Per në paçin blé tokë
të reja e pertrî gjâ të gjalla permbasi u perzien, do të qesin ne pûnë §
83.

§.87. Me kênë dy a mâ shum vllazen, e me dekë njani tuj lànë djalë
mbrapa, kùr të dahen, djali i vorfen dahet me t’ungjin si vllà, mêrr pjesen e
t'et.

KRYE I TETËT.
TRASHIGIMET.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BeLti
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
BeLti


<b>Postime</b> Postime : 1065

Leke Dukagjini (1410-1481) Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 10:00 am

NYE I TRIDHETEGJASHTËT.
Tagari I trashigimit në
Kanu.

§. 99. Me mbajtë në shpi varzat e plangut të shuem, me i a bajtë
kujdesin per kah vesha e mbatha.

§.100. Me martue varzat e
vorfna.

§.101. Me pritë në të pam e me i përcjellë mbas
kanunit.

§.102. Me u ba drekët bisave, po diqnenë shpi të vet para a mbas
maltese.

NYE I TRIDHETETETETËT.
Vllau i shpifun.

§.103. Vlla i
shpifun, mbas Kanunit, thirrej njaj, i cili len nanës me burrë të
dytë.
§.104. Vllau i shpifun s’ka tager trashigimi as perkasie në plang të
burrittë parë të nanës.

KRYE I NANDËT.

LANUNAT.
Testamendet

NYE I TRIDHETENANDËT.
Pecaktimi i
testamendeve.

Oroe: Kanûni i Lekës nuk nief testa*****mende, e, per në
dashtë kush me lânë gjâ prej pasunish të veta per shpirt, duhet doemos pelqimi i
kushrîjve.

§.105. Percaktimi i të Lânunave (i Testamendeve).

Per
te lânunat a të falmet a, si thotë gola e kombit tonë "me lânë giâsend per
shpirt" mêrret vesht me lânë gja per kish, si arë a livadh, kopshtë a vêshtë,
prozhem a zabel, rendin e ujit, a edhè lang e plang me t'eger e të butë, do të
két:
a) mendt e shndoshta në krye,
b) të jét i lirë kah e lânmja;
c)
mos të jét i tutun prej kercnimit të ndokuej
d) të két tager me
lânë.

NYE I KATERDHETËT.
Mëndyrë të lanunash.

§.106. Të lânunat
jânë dy mëndyrësh: me barrë e pà barrë.
a) Të lânunat me barrë (me detyrë)
jânë ato kùr lânësi i cakton kishës nji detyrë, b.f. me thânë nji a dy Meshë në
vjetë per shpirt të tij a të parvet të tij, per at pasuni, qi po lên.
b) Të
lânunat pà barrë jânë ato, kùr lânësi lên gjâsend per kish pà i caktue kurrfarë
detyre, e xêhet si e falun.
c) Lânësi âsht në detyrë me mbledhë kushrinin e
vet e Pleqt e fisit me dishmitarë, e, si lânësi si këta, do të vêjn gisht në
leter si e lypë kanûni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Leke Dukagjini (1410-1481) Empty
MesazhTitulli: Re: Leke Dukagjini (1410-1481)   Leke Dukagjini (1410-1481) I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Leke Dukagjini (1410-1481)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Ç'ështjeve Shqiptare :: Historia Shqiptare-
Kërce tek: