A.Z™ Moderator/e
Postime : 2150
| Titulli: Sejdiu takohet me “Veteranët e Kosovës” në Malavi Sat Jun 19, 2010 1:28 pm | |
| Mulanje, 19 qershor - President i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, në ditën e dytë të vizitës shtetërore që po i bën Malavit, vizitoi kompaninë më të madhe të prodhimit të çajit në këtë shtet, “Smallholder”, në qytetin Mulanje. Edhe në këtë mjedis, Sejdiu qëndroi bashkë me presidentin e Malavit, Bingu wa Mutharika, ndërsa pritja që ishte e organizuar për ta ishte mbresëlënëse. Përveç drejtuesve të kësaj kompanie me renome në tregun afrikan, në këtë manifestim ishin të pranishëm ministra të Qeverisë së Malavit, deputetët të Asamblesë Nacionale të Malavit, udhëheqës lokalë etj. Shoqëritë artistike të Mulanjes, gjatë tërë kohës së qëndrimit të presidentëve në këtë kompani, shfaqën një program të larmishëm me këngë, valle dhe rituale tradicionale të Malavit, duke krijuar një ambient shumë miqësor. Pa dyshim, aktiviteti kryesor ishte adresimi në Asamblenë Nacionale të Republikës së Malavit. Edhe këtu Presidentit Sejdiu iu bë një pritje e veçantë nga Kryetari i Asamblesë Nacionale, Henry Chimunthu Banda. Në oborrin e Asamblesë, presidenti Sejdiu mbëltoi një fidan, ndërsa pastaj paraqiti fjalën e tij në një seancë solemne të Asamblesë, duke shprehur falënderimin e popullit dhe të institucioneve të Kosovës për njohjen e pavarësisë. Në orët e pasdites, presidenti Sejdiu pati një takim me “Veteranët e Kosovës”, siç cilësohen në Malavi të gjithë civilët, eprorët, ushtarët dhe policët e këtij vendit, të cilët kanë shërbyer në misionet paqësore në Kosovë. “Unë gjithmonë kam besuar se një ditë do të takohemi këtu për t’ju dhënë një falënderim të madh për kontributin e madh që keni dhënë për paqen dhe stabilitetin në Kosovë. Kam besuar në vendimin e madh të presidentit Mutharika që t’iu dërgojë ju në Kosovë, kam besuar në vullnetin tuaj që të jeni pjesë e proceseve të mëdha për Kosovën, kam besuar në njohjen e madhe që i është bërë Kosovës nga vendi juaj”, u tha Sejdiu eprorëve të lartë ushtarakë dhe policorë, si dhe pjesëtarëve të tjerë të ushtrisë dhe të policisë së Malavit, të pranishëm në këtë takim. | |
|