Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Rasti i fundit për Kamerunin e Danimarkën

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Rasti i fundit për Kamerunin e Danimarkën Empty
MesazhTitulli: Rasti i fundit për Kamerunin e Danimarkën   Rasti i fundit për Kamerunin e Danimarkën I_icon_minitimeSat Jun 19, 2010 1:30 pm

Rasti i fundit për Kamerunin e Danimarkën 19-kam---dan4


Pretoria, 19 qershor - Kameruni u mposht 1:0 nga Japonia, ndërsa Danimarka humbi 2:0 nga Holanda në ndeshjet e para të Botërorit dhe të dy përfaqësueseve u duhet fitorja për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në raundin e dytë.
Atmosfera në kampin e Kamerunit nuk është shumë e mirë. Trajneri Paul le Guen ka refuzuar të flasë për media, ndërsa lojtarët me përvojë kanë kontestuar ekipin e selektuar nga ai. Disa nga reprezentuesit e Kamerunit janë të pakënaqur me promovimin e disa futbollistëve të rinj në njëmbëdhjetëshen startuese, në llogari të mbrojtësve veteranë, Rigobert Song, Geremi dhe Alexandre Song.
"Lojtarët e rinj nuk mund të përballojnë presionin që vjen me paraqitje në një turne të madh si kampionati botëror. Për këtë arsye ne i kemi bërë apel trajnerit që të rishikojë ekipin bazë për ndeshjen e së shtunës", ka thënë të enjten mesfushori Achille Emana.
Danimarka nuk ka humbur asnjëherë nga një përfaqësuese afrikane në kampionat botëror, por trajneri Morten Olsen është duke u brengosur për forcën e sulmit. Danezët nuk kanë shënuar në tri ndeshjet e fundit, ndërsa nuk e dinë nëse mund të llogarisin në sulmuesit Jon Dahl Tromasson e Mikkel Beckmann që është dashur të stërvitin vetëm. Olsen shpreson se sulmuesi i Arsenalit Nicklas Bendtner, që luajti vetëm rreth një orë kundër Holandës, për shkak të problemeve me ije, do të jetë plotësisht i gatshëm.

Kameruni është dukur i paforcë në sulm në përballje me Japoninë. Trajneri Le Guen pritet të vendosë më në qendër të sulmit sulmuesin Samuel Eto'o.

Këto dy përfaqësuese janë takuar dy herë në mes vete. Të dy takimet ishin miqësore. Kameruni fitoi 2:1 në vitin 1998, ndërsa me rezultat të njëjtë Danimarka fitoi në maj të vitit 2002.

Kameruni nuk ka fituar në tetë ndeshjet e fundit. Fitorja e fundit ishte ajo 2:1 kundër Zambias në janar, në Kupën e Afrikës.
Kameruni pesë herë është paraqitur në kampionate botërore, ndërsa grupin e ka kaluar vetëm një herë.

Vetëm dy nga 14 ndeshjet e kaluara të Danimarkës në botëror kanë përfunduar me rezultat të barabartë dhe të dyja ishin kundër vendeve afrikane. Në vitin 1998 barazoi 1:1 me Afrikën e Jugut, ndërsa me rezultat të njëjtë përfundoi edhe përballja me Senegalin katër vjet më vonë. Danimarka ka humbur tri takimet e fundit dhe nuk ka shënuar në asnjërin prej atyre takimeve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Rasti i fundit për Kamerunin e Danimarkën
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Holanda mposht Danimarkën
» Japonia eliminon Danimarkën
» Portugalia e fortë për Kamerunin
» Japonia befason Kamerunin
» Holanda mposht edhe Kamerunin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajme nga Sporti-
Kërce tek: