Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Bie kënaqshmëria me institucionet e Kosovës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Bie kënaqshmëria me institucionet e Kosovës Empty
MesazhTitulli: Bie kënaqshmëria me institucionet e Kosovës   Bie kënaqshmëria me institucionet e Kosovës I_icon_minitimeSun Jun 20, 2010 8:00 pm

Bie kënaqshmëria me institucionet e Kosovës

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka lansuar faktet e shpejta të Raportit të Paralajmërimit të Hershëm i cili bazohet në analizat statistikore të hulumtimit të opinionit publik të kryer në fund të muajit prill dhe fillim të majit 2010. Sipas raportit, niveli i kënaqshmërisë me institucionet qeverisëse të Kosovës ka parë një rënie të vogël, dhe krahasuar me anketën e kaluar vërehet një rritje e vogël e pesimizmit politik.
Faktet më të fundit të këtij raporti janë përmbledhje fillestare e perceptimeve të qytetarëve rreth (a) kënaqshmërisë me institucionet qeverisëse, (b) gjendjes ekonomike, (c) problemet dhe brengat kryesore, (d) korrupsionit, (e) sigurisë, (f) marrëdhënieve ndër-etnike dhe (g) perceptimet rreth të drejtave të njeriut dhe diskriminimit.

Sipas raportit, niveli i kënaqshmërisë me institucionet qeverisëse të Kosovës ka parë një rënie të vogël, dhe krahasuar me anketën e kaluar vërehet një rritje e vogël e pesimizmit politik. Papunësia dhe varfëria vazhdojnë të perceptohen si problemet kryesore me te cilat ballafaqohet Kosova.

Kjo anketë tregon një rënie të përgjithshme të vogël në numrin e të intervistuarve që janë përballë me një situatë ku zyrtarët publik kanë kushtëzuar kryerjen e shërbimeve të tyre duke kërkuar ryshfet, dhurata ose favore tjera.

Krahas kësaj, rezultati i anketës tregon se përqindja e serbëve që janë të vullnetit për të punuar me shqiptarët ka rënë dukshëm në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave prej vetëm 3%.

Rezultatet e anketës tregojnë se afro 29% e të intervistuarve ishin të kënaqur me punën e Qeverisë së Kosovës, një rënie prej 7% që nga janari 2010. Po ashtu, raporti shfaq një rënie e vogël e kënaqshmërisë me institucionin e presidentit dhe kryesministrit.Bie kënaqshmëria me institucionet e Kosovës Thaqisejdiu

Gjykatat e Kosovës vazhdojnë të jenë institucionet me të cilat njerëzit janë më së paku të kënaqur. Megjithatë ka pasur një rritje prej rreth 13% në kënaqshmërinë me to në mes të janarit 2010 dhe prillit 2010. Kënaqshmëria me gjykatat e Kosovës tani qëndron në 26%.

KFOR-i si dhe Policia e Kosovës vazhdojnë të jenë dy institucionet e para me kënaqshmërinë më të lartë. Kënaqshmëria me Policinë e Kosovës (SHPK) nuk ka pasur ndryshime të dukshme që nga janari 2010 dhe tani qëndron në 75%. Kënaqshmëria me punën e KFOR-it ka rënë për 9 për qind që nga janari 2010 dhe tani qëndron në 69%.

Trendi në ulje i kënaqshmërisë me punën e EULEX-it ka ndryshuar orientimin sipas anketës së prillit 2010. Sipas rezultateve të anketës së janarit 2010, kënaqshmëria me EULEX-in është ngritur paksa në 33% përkundër 30% në janar 2010.

Në krahasim me anketën e janarit 2010, hulumtimi i tanishëm tregon rritje prej 3% në pesimizmin politik të të intervistuarve e që tani qëndron në 38%. Në anën tjetër është vërejtur rritja prej 9% në vullnetin e të intervistuarve për të protestuar për arsye politike e që tani qëndron në 55%.

Vullneti i të intervistuarve për të protestuar për arsye ekonomike nuk ka pasur ndryshime të dukshme që nga janari 2010, e që tani qëndron në 62%, përderisa ka pasur rritje prej 5% në treguesin e pesimizmit ekonomik te të intervistuarit që nga janari 2010, e që tani qëndron në 56%
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Bie kënaqshmëria me institucionet e Kosovës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» “Garda e Car Lazarit” fyu institucionet e Kosovës
» Institucionet e Shqipërisë dhe Kosovës, pengesë për shkëmbimet tregtare
» IPOL: Bie kënaqshmëria për punën e EULEX-it
» Veteranët e UÇK-së pa përgjigje nga institucionet
» Institucionet nuk merren me shkrimet për korrupsionin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: