Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Gjergj Fishta

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster



<b>Postime</b> Postime : 9044

Gjergj Fishta - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta   Gjergj Fishta - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 22, 2010 7:11 pm

DEKA
Pjesa katert

--Po vall! Osja ku do t' jete?
Oso Kuka a mos ka mbete?
N' Xhebehane ka zatete!
Ka zatete n' at kulle t' barotit,
Ku ka ba emnin e Zotit,
Se per t' gjalle nuk ka m' e lshue,
Shoket e vet per pa i pague
Tridhete t' vram e dhete t' shitue.
Kur pau Shkjau se pushka meni
Si kah vau, si kah Liqeni,
E se mbete s' kisht' Oso Kuka
Me tjere t' vram, perjasht ke suka,
M' Xhebehane u turr m' at hera,
Si, kur t' lshoje kah Prandvera,
Vrullet bleta cark njaj zgjonit,
Tue zukate si rryma e prronit.
N'brohori tue i lute jete knjazit
Njiqind vete kcyen m' kulm t'pullazit,
Ma t' permendun kah trimnija,
Njaq u njiten mbi frangia,
Tue thye muret n'gjak t' perlyeme:
--Por ka gioben shpija e thyeme!--
Krisi Osja atbote si ulani,
Mje m'Cetine i vojti zani:
<<Ah kadale,Nikolle, t' vrafte Zoti!
Pse ktu i thone Oso baroti:
Se s'ke pa Shqyptar me sy,
Se djeg vehten edhe ty!>>
Edhe zjarre i dha barotit.
Aman, fjale i kjoshim Zotit,
Kur ka dhanun zjarre barotit,
Se c' a dridhe Vranina e shkrete!
Se c'a hjedhe kulla perpjete!
Se edhe L'qeni c' ka gjimue
M' kala t' Shkoders tuj ushtue!
Qepra, tjeglla, gur e trena:
Kemb e trupen, krah e krena,
Hi e tym e flake e shkndija,
Shi mje m' Viri i hodh duhija;
I hodh duhmja shi m'breg t' Virit
Qepra, gur e gjymtyr nirit.
Eni,eni,mori Shkina,
Eni,eni te Vranina,
Mblidhni vete nper shpat e prrue
Ehu! Kortaret e djelmve t'ue;
Edhe msoni fmin mbas sotit
Mos t' lakmojn tokes s' Kastriotit,
Pse u bjen shtrejt, qe besa e Zotit!
Njasi gjakut qi Oso Kuka
Sod ka derdhun ke ato suka,
Si per Mbret, si per dhe t't' Parve
Vlon se nder dej t' Shqyptarve.
Pra, pa u djegun n' flake t' agzoit
Si Oso Kuka n' kulle t' barotit,
S' ka me ra fisi i Shqyptarit
N'thoj t'pangishem t' Gospodarit!--
---Dielli n' cila kur u cua,
N' Vranine s' parit u zhvillue
Trobojnica----kjofte mallkue!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Gjergj Fishta - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta   Gjergj Fishta - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 22, 2010 7:12 pm

D E R V I S H PASHA


N' at Yldiz tue ttirre Jacia,
Zbret te dera Kapixhija,
Kapixhija i Abdul Hamidit,
Per m'i a vu shulin deres s' zidit;
Pse,pose n'han, po isht'punue e prapte,
Me ndeje dera neten hapte.
Kur, pa prite, qe, shi m' atehera,
Nji shtektar ja behe te dera:
Nji shtektar me rryp shterngue,
Shpervjele tirqit der ne giu,
Lage e ndrage e djerzit tue i shkue:
Rruge te largte kisht'marre i shkreti!
Edhe lype me hi te Mbreti.
Po kush je, more ti djale?
Kush je ti? kahdo me dale?
Kapixhija po i nep fjale;
Se ktu po isht' puna me dere...
E s'muej mrende kedo me shpjere;
Jo qi mrende edhe me t' shti,
Se del prap, dorzane s' mund t ' hi
Se kush jam, pse m'pvete nuk ke;
Se un vec hije baj mbi dhe,
Zen shtektari i ngrate tue fsha:
Se un kam kene e nuk jam ma:
Kam kene moti n'nam e n' za
Kam pase toke e kam pase gji,
Kam pase dhen e kam pase dhi,
Kam pase plemet me tagji,
Si ma i miri n'rrokulli.
Ofshe! sod, por, pose gjithkuej,
Un kam ngele nen zgjedhe te huej
E ma i keqi, ndeje m'krye t' vendit,
M' a ban gjygjin jashte kuvendit;
M'i merr toket aj, qi m' la baba,
Edhe mue m' man mish per krraba,
N' dac per t'zi a n'dac per t'pjeke,
Gjithsi atij t' vije tue ju teke....
Prandej ktu pash t' madhin Zot!
Mos me rrek me fjale ti kot;
Pse edhe ngae me u talle nuk kam,
E pse e zeza e kuej nuk jam,
Vec se n' kjosha e zeza e vetit,
M'prije e m'qit, po , para Mbretit:
Se mue Shkodra me ka cue,
Per nji dert un m'i a dertue:
Per nji dert e i' kob te zi,
Qi i ka ra s' mjeres Shqypni,
Qysh se i ka dreqnit kojshi,
Edhe ngrofe gjarpnin ne gji...
Kapexhija edhe i ka pri,
Fill te Mbreti ate e ka shti.
Kur ka dale trimi te Mbreti
Lage e ndrage, si isht'kane i shkreti,
M'te dy giujt aty aj ka ra
Edhe kshtu ka nise tue kja:
Per jete t' ande, lala Mbret,
A ti mahe Mbret m' Shqypni,
A po Mbret asht Knjaz nikolla,
Qi i ka mbledhe cubat n'Cetine
E u ka pri krejt kah Shqypnija,
Edhe marre e ka Vraninen;
Ka marre Zete e Podgorice;
Na ka thye atje ne Kernice,
Ku, mos t'kendej ajo Mirdita,
Qi m' i a ndalun aty hovin:
Si zanat pushken qi e ka,
Edhe n'Shkoder pat me t' hi,
Me u ba krajl aj mbi Shqypni:
Perse Shkodra, t'u ngjatet jeta!
Po isht kryet e Shqyptaris.
Per jete t' ande, lala Mbret,
A hiq dore ti prej Shqypnijet,
A se ndryshe coe nji ushtri,
Qi t' i bjere Malit te Zi;
Pse kshtu gjalle ma nuk u rrnueka!
Ka ndeje Mbreti edhe e ka ndie,
E ka ndie edhe asht idhnue:
Con e thrret qat Dervish Pashen:
Pa ndigjo, ti Dervish Pashe:
Ka ardhe puna tuj u trashe,
Tuj u trshe e t' u perzi:
Pse qaj Knjazi i Malit t' Zi
Ka cue m'kame, po thone, nji ushtri,
Edhe dale ka ne Shqypni,
Ka marre Zete e Podgorice,
Me Vranine e me Kernice,
Edhe n'Shkoder do me ra,
Per me e ba t' tane vendin Shkja,
M'e ba Shkja Shkodren mizore!
Pshtielli bashke pesdhete taborre,
Edhe del n' at Cernagore
E m'a ban Knjazin terbjet,
Qi Shqyptart ka zane e i nget,
E s' po i lan, jo me gjellisun,
N'bjeshke e n'vrri aj tue u vardisun.
Mori e mjera Shqyptari,
Si t'shkoi moti gjithmone n' zi,
Si te shkoi moti tue kja!
Vjete per vjete ti n'gjak tue u la,
Vjete per vjete e muej per muej,
Here n'gjak t'and, here n'gjak te huej,
pa t,u ndrrue kurrkund neshtrasha!
Qy ky Pasha, Dervish Pasha,
T' rrebte nji ushtri ne kame ka cue
E n'per ty do me u pershkue,
Per me u ndeshe me Karadak...
Per me t' la edhe i' her me gjak.
Po a njimend thue, se Dervishi
Ket ushtri nen arme e ngrishi
Per me ardhe me t' dale zot ty,
Edhe hekrat me t' shperthye,
Qi dermishe t' kan kembe e duer,
E t' majn rob tash s' di se kur?
Jo, mo'e shkrete! Dervishi s' lot
Per me ardhe me t' dale ty zot
E per ty me Shkja me u vra:
Se aj zanat lirin s' e ka,
Se prej si, kahdo ka ra,
Kush s' ka kndue, vec se ka kja.
Por aj vjen perse Stambolla
S'do qi t'hije n'Shkoder Nikolla,
Pse do vete, po, edhe mbas sotit
Me t, majte rob ajo si motit,
E, tue t'ndrydhun per nen themer,
Me t'ngule shishin ma kthellet n'zemer,
Edhe gjakun me t' a pi,
Me t' a shkime jeten unji,
E me t' lane m' u kalbe mbi dhe...
Po ti djelmt, Shqypni, ku i ke?
Ku i ke djelmt, qi sot per ty
M' arme me u cue edhe me msy,
Me msy m' arme, po, t'prujte anmikun
E, pa dhime, m' parzme celikun
Me ja rrase, e Knjaz Nikolles
Me i diftue edhe Stambolles,
Se Shqyptari a i zoti i vetit,
Se s' i shtrohet Shkjaut as Mbretit?...
Ah, po! djelmt, qi ti ke rritun,
Ata mohit ty kan ra,
Edhe vedit i a kan njitun:
Njani Turk e tjetri Shkja;
Dikush Grek, e dikush Zejbek;
E kurdo qi u ka qillue
Kta per ty, jo, s'kan qindrue,
Por per mbret e per Turki,
Por per Serb e per Greqi;
Aj, t' a maj Turkun n' Shqypni,
Ky, t' a baj vendin serbi,
Tjetri, Grekun t' a bi n' shpi;
Edhe shite ty kan per pare,
T'kan ra mohit per timare,
Per qyfllaqe e per begllaqe,
Si t'kish' kene ti nji grue hore
E jo nene e zoje kunore,
Zoja e Gjergjit Kastriota,
Qi sa t'enden stine e mota
Me e nderue ka rrokull bota.
E prandej tash giati e okolla
T' bijen Dervisha e t' bijn Nikolla,
E t' a lajn trupin ne gjak,
E t' a zane shpirtin ty njak,
Si mo' Zot ma keq per ty,
Se c' ke prite me pa me sy,
Se c' ke prite me sy me pa,
Me t' poshtnue ty Turk e Shkja,
Porsi t' ish' nana e pa djale!
Ktu, Shqyptare ndigjonie 'i fjale:
A me hjeke sod mni e rese,
Zemer t' keqe e c' do ngatrrese,
Edhe t' forte m' e lidhe nji bese,
T' forte m' e lidhe nji bese te Zotit,
Si Shqyptaret qi e lidhshin motit
Se nuk shiten nder t' huej,
Se qindroni p'r Atdhe t' uej:
A se, ndryshe Shqyptarija
Ka me hupe, e perendija,
Po, t' a dini, ka me u vra,
Tuj u lshue t'gjithve nen Shkja:
Perse dita ka me ardhe
Diku e zeze e diku e bardhe
N' t' cillen Shkjau Turkut i bjen:
Edhe Shkjau Turkun e than
E e ngarmon aj jashta Europet,
Me gjak t' one, qi rrin e ngopet,
Tash pesqind e disa vjet:
Pra, at dite Shkjau, po bani e u gjet
T' dam n' mjet vedit, jue Shqyptarve,
E pa zell per giuhe te t' Parvet
Pa dashtni per Atdhe t' uej,
Per ket bese, aj do t' u shuej,
Porsi shuhet krypa n' uje;
Perse a trim e dhime nuk ka,
Per kedo qi nuk asht Shkja,
Jo qi i ka per t' marre do uha...
E mos pritni se vjen Mbreti,
Se vjen Krajli a vjen Dauleti,
Me ju pshtue prej thojve t' ti;
Pse, si thome na ktu n' Shqypni:
Shka t' a haje ujku nji here,
S' a zen gjarpni Kurrnjihere...
S"jane jo t'huejt qi e pshtojn Shqypnin,
Qi ja bijn vendit lirin:
Jane Shqyptaret, e kurrkush tjeter;
Manie n'mend, pse asht fjale e vjeter;
E un prandej po e ve ktu m' leter,
Qi,po kje se hupe Shqypnija
Per faj t' uej, kur t' rriten fmija
E t' ujet nipa: n' kje se gjalle:
U a lan Shkjau ndonja per mall:
E ket fjale m' "Lahute ' Malcis"
T' a kendojn, ne fryme t'idhnis
T'u a mallkojn shpirtin per s'dekuni
E t' u namin rroc e koc;
Perse asht dam, po, pasha Zotin!
N'zi Shqypnija m'e shkue motin
E me fsha ajo n'robni,
Tue pase djelmt qi per trimni
I permenden n' fiset t' tana,
Ke bje dielli e ke merr hana.
Hej, moj Zane! si t' duket ty?
A thue shof un kurr me sy,
Se Shqyptaret do t'bijn m' nji fjale,
Zot Atdheut kta per t'i dale?
Se mas Flamurit kuq e zi,
Gege e Toske, fushe e Malci,
Kan me dale ndo'i here n' ushtri,
Me derdhe gjakun per Shqypni?
Po, pse jo? Me kohe e pune,
Ku me endire e ku me dhune,
Gja pa u ba nuk jet n'ket shekull:
Kshtu qi 'i here cka dukej mrekull,
Dan mandej si t' ishte loje.
Jo, po, dita do t' agoje,
N' t' cillen tok fisi i Shqyptarit
Ka me u mledhe edhe barbarit.
Qi der m' shpirt e ka poshtnue,
Me arme n' dore ka me i dishmue,
Se aj per t' gjalle s' i shtrohej kuej,
Se rob s' rri nen themer t' huej,
Por don kohe, moj zemer vale,
Qi Shqypnija m' vedi t' dale;
Pse vjen moti per kadale.
Per nji dite bijn kpurdhat n'shi;
Por nuk mkamet, jo i'Shqypni...
Pra, kto fjale, tash ktu t'i lajm,
E prap kanges fillen t' i a zajm:
Pse po ndiej ke atje kah Shkodra
Fort po rreh trompeta e lodra,
Fort po ushton qaj Rozafati,
Dervish Pasha ke s' i a ngiati,
Edhe n' Shkoder i a ka befun
Me pesdhete taborre t' njefun:
T' tane Harape e Anadollake:
Per me e ndeze Cetinen flake:
M'e ndeze flake, edhe m'e kalle,
Knjaz Nikollen me e zane gjalle;
Edhe lidhe n'Stambolle m'e cue,
M'e lane mshilun ne katue,
Ku rrin kali tue hingllue.
Heshtu, Zane, mos qesh me mue;
Se merzitshim kam qillue!
Paj per t'gjalle s'lidhet Nikolla;
Se aj po kisht' do djelm sokola,
Qi per fe e liri t't' Parit,
Qi per ndere te Gospodarit,
Ndryshe s'bin,jo n'fushe t'' mejdanit,
Ndryshe s'rrajn m'askjer t' Sulltanit,
Vec si krushku, qi shkon n'darsem:
T' tana plumet presin m'parsem.
Pse edhe ata e kan kanu,
Bese me Turk kurr mos me vu,
Mos me vu kurr bese as fe:
Me te por me u vra, me u pre,
Po duel aj ndo 'i here m' at dhe.
Jo qi vete Knjazi i Cetines
Po ishte trim,po,zogu i shkines,
E nuk lidhet per s'te gjallit,
Per me u mshile te grazhdi i kalit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Gjergj Fishta - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta   Gjergj Fishta - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 22, 2010 7:12 pm

Shka t'i bajm: anmik na e kemi;
Por te drejten do t'ja themi...
Prandaj vete kishe me thane,
Se edhe teper ka per t' kane,
Per Dervishin, n' mujtet me dale
Der n' Cetine, aj rruges pa u ndale;
Perse asht mal Cetina e shkrete:
Duhet pune me u njite perpjete...
Jo, po; duhet,besa, pune,
Per me i hi Cetines perdhune,
Pse, qe, Knjazi sa ka ndie,
Se Dervishi erdh n' Shqypni,
Fjale ka cue Malit te Zi,
N' lufte me dalun plak e i ri,
N'lufte me dalun burre e grue:
Burrat mire nen arme shterngue,
Grat me kmesa e me supata,
Me kosh m'shpine cikat e ngrata,
Per me i bartun buke ushtris,
Per me i dalun zot liris
Kunder anmikut te liris.
E pse rreth t' tana Karadaku
Asht nji giuhe, 'i feje e 'i gjaku,
E nuk do vec Qeverin
Sa per t' ngope me ar Parin;
Por do Atdhen e do lirin,
Do me shkue per dite ma para,
Per kah dieja e punet e mara,
Burre e grue ne kame jane cue,
Edhe pritat i kan zane,
Ashtu Knjazi si u ka thane:
Kan zane pritat ane e m'ana
Burra, djelm,e gra, e vasha.
Qe, edhe dynde asht Dervish Pasha
Me pesdhete taborre t' veta
Edhe marr rrugen perpjeta,
Tue rrahe lodra dhe trompeta.
Da ushtrin e ka n' tri ceta:
Njanen lshon kah Podgorica,
Tjetren derdhe aj kah Kernica,
Merr te treten per mas vetit
giate liqenit m'lundra t'Mbretit:
E si ata shkulmat e detit,
Qi,tue vlue e tue shkumue,
Tue gjimue e tue ushtue,
Vin , plandosen per ani,
Her per ball e here per bri,
Tash tue hjedhun,thue,nder re,
Tash pingul neper kurrne
Shul n'teposhte tue e karrani,
Thue n' avis duen m' e perpi:
Shkrefe aj turrin per Mal t' Zi,
M' Velecik e del m' Rumi.
Asht ndez zhari mal e vrri.
Kerset topi, rreh havani:
Ka marre gjame te tane Ballkani.
Ah! kadale, bre Knjaz Nikolla:
Se ky a Mbreti e kjo Stambolla,
Se me top e me nizame
T'djegin dhen, po, per nen kame.
A me Turk deshte me u pre?
Qe, tash Turkun tek e ke:
Del, deh! rrugen me ja pre...
Por nuk die si ke m' u da,
N' pac vu sy me te me u vra;
Perse asht trim, po, askjeri i ti,
Si ma i miri nder Krajlni,
Kur t' kete krena qi me pri,
Te kete buke, barot te zi.
A nuk shef? a ke verbue?
Dervish Pasha C't' ka rrethue?
Si n' menjane t'ka shterngue:
Gjalle prej dore s' ke me i pshtue,
Pse edhe m' ty fort asht idhnue.
Se asht idhnue Pasha i Stambolles,
Kish' me thane se Knjaz Nikolles
S'po ja haka kurrkund palla;
Pse, qe, atje,n' do karpa t' gjalla,
rreth e cark aj permbi rjeke,
T' tane ushtrin e ka perpjeke,
Ku dhane besen per me deke,
Per me deke e per me u shue
E Cetinen mos me e lshue,
Per pa u ba gjaku der n' gjue.
Kan lidhe besen, po. n' mjet vetit,
Me ba pushke me askjer te Mbretit,
Edhe t' Paret mos me i koritun,
Qi, pa u lodhe e pa u topitun,
Kurdohere me Turk jane pre,
Per liri, po, edhe per fe.
Mandej da i ka ceta-ceta,
Rjekes tue i lshue malit perpjeta,
Ku s' ke vec curra e kacuba:
Per kacuba ka dy cuba,
Per gjith curra ka dy burra,
Ka dy burra malazez,
Njashun vezmet mire per brez,
Njite taganat ne sylah,
Idhte novicat pshtete per krah,
Synin xhixhe e vetllat shllunge,
Neje-neje kryet si bunge,
Qi, 'iqind here me i ra supate,
Nuk i a hjeke. jo i ashkel t'' thate:
Por t' tane mend e te tane dije,
Per me u pre me Turk Azije...
Dervish Pashes, mandej, con fjale:
Byrm! kuer t'duejsh, mundesh me dale,
N'dac per mik, n' dac per anmik,
Se ma gati, se kam le,
S'e njof vedin ne ket dhe:
Buke e mish, barot te zi,
Si zanat qi asht n'Mal te zi.
Shkon Dervishi tuj u shty
Tuj u shty e tue rremye.
Ka marreZete e Podgorice,
Ka marre Viri edhe Kernice,
Edhe marre e ka Vraninen,
Oso Kuka ku ka mete:
Mandej kamen aj ka theke,
Per me dalun neper Rjeke
E me u kapun te Cetina,
Ku kisht' cerdhen gjeracina:
Ku kisht trollin Knjaz Nikolla:
Edhe trollin rreth e okolla
Me ja sheme, me ja dermue:
Ndande pash n' dhe me ja gropue.
Por se shka kur erdh me dale
Neper Rjeke me kapun mal',
Madhi Zot, ty t' kjoshim fale!
Se c' ka shkrefe aty potera,
Se c' asht ndezun lufta at hera,
Se shum gjaku edhe ka shkue,
Shum nizami ka sharrue!
Kan mete gjindja pa u rmue,
Me i ngrene shpezt e Karadakut,
Qi edhe lshojshin fort m'ere t' gjakut
Msyni Turku me fuqi;
Priti Shkjau me trimeni,
E ka' u ndeshen me furi:
Si t' u ndeshshin flake e agzot:
Lum e lum per t' Madhin Zot!
T' i a dha vigma e t'i a dha ushtima,
T' i a dha krizma e bumullima;
T'nisi topi me gjimue,
T' filloj pushka aty me vlue,
T' u perla Turku me Shkja
Njani m' tjetrin t' u ndersy,
Shoq me shoq t' u kaperthye,
Njani msyj e tjetri shtyj:
Si dy dema ball per ball
Qi atje n' djerr a n'ndonji zall,
Kur bajn gjedhet mriz prej s't' zetit
Kaperthye brynash n' mjet vetit,
Kukzue shpinet, ba kular,
Shtrangue bishtin strumullar,
Dyndun pluhni re n' ajri
Rrin t' u vra me t' madhe mni,
Der t' i daje ndonji bari.
Dy here Turku u kap ne maje,
Dy here Shkjau e lshoi nder zaje,
Tue shtrue shpatin me Harape.
Por, kur s' tretit muer me u kape
E me dale prap m' maje t' malit,
Ku n' Mal t' Zi kje pika e djalit,
I lshoi m' toke at here shejshanat,
Edhe u cue e zuer taganat,
E si bisha tue lurue,
Fulikare m' Turk u lshue.
E t' i a nisen me i krekcue
Ke me krye, po, e ke me koke,
Tue i lshue shyt dekun per toke.
Aty Turkun e lshoi zemra,
Edhe vends' i zu ma themra;
Por u drodh e solli shpinen,
E n' teposhte e muerr rrpinen.
T'i u lshue Shkjau mrapa per gjurme,
E me vigme e t madhe zhurme,
Vrap per vrap e turr tue e ndjeke,
Ke tue there, ke tue lane deke,
E dermoi der poshte ne rjeke,
Ku prap zhgjate i vehet m' Shpine.
Edhe e dbon e e qet n' Vranine.
Kur me sy pa Dervishi,
Se Nikolla ushtrin i a prishi,
Fort nji here aj na asht idhnue,
Ka shkrepe kamet porsi i terbue;
Idhte javerin ka qortue:
Por, mandej, zgidh nji allaj t' ri,
Nder ma t' miret qi i kisht' n' ushtri,
E ja qet Shkjaut mrapa shpines,
M' i a pre rrugen e cetines.
Vec Nikolla, i biri i Shkines,
Po kisht' kane nji biramel,
Qi ma n' Shkja shoqi s' i del:
Prande'e pa me kohe rrezikun,
Edhe u drodh e u vu ne t' hikun;
Mori malin Thik perpjeta,
Tuj u zhdukun me ceta t' veta.
U zhduk Knjazi, e Dervish Pasha,
Idhte ngerthye ato vetlla t' trasha,
Mori rrugen per Cetine.
Vall, a hin Pasha n' Cetine?...
Nuk e diej a hin n' Cetine;
Por n'Cetine e diej se s' rrin:
Dic po vlon atje n'Berlin...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Gjergj Fishta - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta   Gjergj Fishta - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 22, 2010 7:13 pm

KUVENDI i BERLINIT

Deh! oj Zane, ty t' kjosha true!
A thue din ti me m'kallxue,
Se c'ka ndeje tue bumbullue
Andej larg kah Rumelija,
Ka' ajo Plevna e Bulgarija?
A kjene topa a vec kjene gjame,
Qi u dridh toka ashtu nen kame?
Besa,jo, pra nuk kjene gjame
Qi u dridh toka ashtu nen kame;
Por kjene topat e Rusis,
Kjene havanet e Turkis
Qi bumbulluen fushes s' Rumelis,
Nate e dite tue rrahe pa da,
Rumelin t'tane n' gjak tue e la
Kah na u pre Turku me Shkja,
Me Miskov Turku ka' u pre.
Rremej gjaku shkulm mbi dhe:
Si mjere Zemra e atyne nanave,
Qi i pa'n djelmt atyne aneve,
Perse kryet nen gryke t' havanave,
Kur te rrahin kta batare,
S' i ban nierit, jo nji pare.
Bre ma zi' dhe pat per t' ndolle,
Pse tue u rrase kje Shkjau n'Stambolle,
Me zhbi Mbretin m' post te vet;
Vec se u ran Krajlat ndermjet,
Edhe pushka tashti prani.
Sod t'shtatet Krajlit e Sulltani
N' at Berlin na jane bashkue,
Na kan nise me e bisedue
Se si punen me e vendue,
Per ma vu paq edhe bese,
Per me shue lufte e ngatrrese,
Zemer t' keqe, mni e rese,
Tue ngule gur, tue ngule kufi,
Per gjith vend, per gjith mbretni,
Giate Balkanit m' Det te Zi.
Por tue kene se bese e fe
Nuk po kisht', jo, sod mbi dhe,
E se forti, n' arme merthye,
Aj po kisht' gjithmone arsye,
Un tue e pase jam ktu do frige
Ser na bin ndo' i pune e lige
Per Shqypni e per Shqyptare:
Ke kta s' kan miq as kumare,
Qi me e fole per ta nji fjale,
Qi me hi aty zot me u dale,
Pse, edhe qe, qaj Knjaz Nikolla,
Lshue dollamen pola-pola,
E me 'i struge ti gjane dy pllame,
Me ' kosh rrethe neper kame,
Shkye shallvaresh mbi kupe te giunit
Me ju dhimet gurit e drunit:
Aj po u del Krajlave para,
E me fjale e dokrra t' mara
Po ja nisi aty me kja,
Se aj toke buke nuk po ka,
Bjeshke e vrri se ati i jane tha:
I jane tha e i jane shkrumue,
Te tane shkam e rrase e lmue,
Pa nji kallze, pa nji shkop druje,
Sa qi poplli, rreshkun uje,
Asht ka' i del prej Cernagore,
Po s' i u lshue nji toke gratcore,
Si, bjen fjala, toka arbnore.
Toka arbnore,toke me nam
(Ble me pash e shite me pllame
Pashi argjand, pllama flori,)
N' dac per bjeshke e n' dac per vrri,
N' dac per dhen e n' dac per dhi,
Si per buke, si per tagji
Si per pune, si per tregti.
Edhe Krajlat po e ndigionin,
Po e ndigiojn- as s'po e qortojn;
Vec se bashke me Mbret t' Stambolles,
Po na i napin dore Nikolles,
Me marre Plav, me marre Guci,
Me marre Shkodren me Malci,
Der ku dan vendi me Dri:
Si ate Zoti m' a marrofte,
Mbret,a Krajl, a kushdo kjofte,
Qi vu dore m'leter ma i pari
Vendit t' vet me dale Shqyptari,
Ase rob me ndje nen Shkja,
Page e t' dheta atij tue i la!
Se, per Zotin- kjofte levdue!-
Per pa u ba gjaku der m' giu,
Kurr Shqypnin a'kem' per t'a lshue.
Se kur t' merret, vall, Shqypnija,
Flake do t' ndezet rrokullija,
E do t' binden fiset t' tana
Kah bjen dielli e kah merr hana.
Gjaku i jone, po, ka me vlue,
Nama e jone, po, ka me ushtue,
Ka me i shkue m' vesh Perendis,
Edhe i lumi, n'fryme t' idhnis,
M' vend Europian ka me e vra:
Te tane n' gjak ka per t' a la.
Kur ka ndie qaj Knjaz Nikolla,
Se ati Europa edhe Stambolla
Dore i dhankan mbi Shqypni,
Me dale cubi nji zotni:
Vu kapicen m'njanin sy,
Se c' a hjedhe e c' ka lodrue,
Se ' dhe kanges c' i a ka fillue,
Porsi krushku tue Vallzue!
Lum e lum, po, i biri i Shkines,
Se nder ksolla te Cetines,
N' ato kohe qi kan me ardhe,
Ka me ngrane aj buke te bardhe,
Ka me zi aj mish tarocit,
Ka me pi, po vene prej pocit,
N' te dy faqet me i plase gjaku,
Kacadre me i ndeje mustaku.
Ne Cetine mandej ka dale,
Pal Milanit ka cue fjale:
More Pal, more yi djale,
Nji sahat mos t' bajsh me u ndale,
Por fluturo si gjeracina,
Edhe peja ke Cetina;
Pse due t' ap un t' y nji ushtri:
Pese taborre djelm te ri,
T'tane Sokola le n' Mal t' Zi
Per me i qite un n' at Shqypni:
N' Hot e n' Grude, n' Plave e n'Guci
E ato vende me m'i shtrue,
Se ato Krajlat m' i dhane mue,
Me shkele m' to gjith si te due.
E mandej, si per nji jave
T' m'i keshe shtrue Guci e Plave,
M'beh t'm 'i bijsh Lekve t' Malcis,
Si njaj ujku prej pusis,
E me shpate e me konop.
Te m'i bajsh mue Leket per Shkop,
Edhe vendin, gjane e giate,
T'm'a pushtojsh dir m'Prrue te That.
Pse, si shtrue t'a kem' Malcin,
T' kem' marre Plaven e Gucin,
At her na po t' rrasna n' Shkoder,
Tue lujte valle e tue kcye loder,
Si ata mazat neper lame,
Pa na hi kund ferre ne kame.
Pal Milani thote nji fjale:
Njeksaj pune a vshtire me i dale;
Se p'r 'i jave s' shtrohet Malcija,
Se as me pushke s' merret Shqypnija.
Venu shej. po, fjalve t' mija,
E mos nguc grenzat me krande,
Perse nguce te zezen t' ande,
Pse edhe jashte n' ket pune ke marre:
Per pa t' pase kush gjak as varre,
Nuk thote Zoti, as s'e ep
kanuni Ne vend t' huej me hi perdhuni.
Jo,po,m' thuej ne zjarm me rrane,
Me i ra detit ane e m' ane,
Se n' fjale t' ande atje do t' veta;
Por n'Shqypni, besa, s'mund t' veta.
Qeshi Knjazi vesh e m' vesh,
Se ti kenke-o burre prej nesh:
Kenke burre vec me ngrane pshesh,
Q' se i a nisi me m' predikue,
Thue se 'i grue vete kam qillue
Qi me u treme prej fjalve t' ueja,
Per cka m' flet, per vende t' hueja
Jo,po, mire do t' isht' per ty
Kamelef me vu ti n' krye,
Me lshue mjekren der nen gji,
E me dale Pop ti n' Mal t' Zi
Per n' mos dac ti n' shpi me shkue
Me njite furken porsi grue,
E aty n' dere, ndeje mbi ndo'i krroqe,
Me tjerre m'bosht me t'ande shoqe,
Tuj u ze me te n' shulla:
Se per lufte s'u dashtke gja.
Sa per lufte asht Mark Milani
Burre si motit, trim si luani,
Qi edhe ushtris ka per t' m' i pri,
Per me shtrue Plave e Guci
Per me shkele Leke e Malci.
Edhe Shkoders mrende me i hi
Me i hi mrenda me bajrak:
Me ba Shkodren Karadak.
Kshtu tha Knjazi e lshoi kushtrimin,
Per me mledhe n'ushtri burrnimin.
Pingroi Zana neper molla:
Hajde! hajde! or, Knjaz Nikolla,
Se pak giate je shty me fjale:
Se vjen moti per kadale:
Se s' din nieri ku mund t' dale,
Po kje 'imend se lshon aj vrapin
Ma te madh se t' a ket hapin:
Si, me giase, ti don m' e lshue,
Q' se nder mend ty t' asht ngujue
Ne Guci nji ushtri me e cue,
Shqyptarin nji here pa e pvete:
A thue e lshon Gucin e shkrete,
A thue e lshon Malcin e ngrate,
Per pa i shpraze dy pushke m' te thate.
Me Shqyptare, more Nikolle,
Mundet nieri ngusht me ndolle,
Po s'u shkoi aj mrende per mik;
Se ata le kishin celik,
E vu sy kishin me deke,
M'erz a m' toke me pase me i preke,
S' ka shka ban nder ta i huej'!
Se ata gjalle s' i shtrohen kuej
N' dashte t' jet Knjaz, a n 'dashte t'jet Mbret;
Se ata Mbret po ishin n' dhe t' vet:
Fort gabon kush i gerget!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Gjergj Fishta - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta   Gjergj Fishta - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 22, 2010 7:13 pm

ALI PASH i GUCIS Drita duel, dielli s' ka le, Ali Pasha, ' i trim rrfe, Heret sod na kenka cue, Kenka veshe, kenka shterngue, Paska mathe cizmet der m' giu, Edhe u ulka ne katue, Ku nise gjokun me shilue, I ven frenin prej florinit, I ven shalen talatinit, I a shterngon me tre kollana: Hidhet gjoku porsi Zana, Porsi Zana n' mal t' Tomorrit: Edhe' e zier te dera e oborrit, Nanes s' vet aj ku po i thrret, Ku po i thrret e kshtu po i flet: <>. Nuses s' vet, mande' i ka thane: <> Kshtu tha Alija e i hypi kalit, Edhe u nis terthores s' malit, Porsi breshni me duhi, Tue mendue, duhan tue pi. C; do t' mendoje, vall, Ali Pasha, Qi i ka vra ato vetlla t' trasha, Qi i ka vra ata sy si zhgjeta, Thue se n' mni i ka ardhun jeta? Se shka ende kjo mendja e nirit, S' din kush gja, pose njatij t' Mirit Qi nuk flen as kurr nuk kotet, Qi ka n' dore stinet edhe motet, E qi rrezja e syut ka' i priret T' zemers s' nierit kthellon gjiret, E i a shef te tana endiret, I a skjyrton t' gjitha dishiret, Qi aty mrende rrin t' u perzi Diku bardh e diku zi: Aj, po, din shk' asht tue mendue Ali Pasha rruges tue shkue. Un vec diej t' u tham nji fjale, Se, tue shkue ashtu m' kal e m'shale, Tue ra dromit me t' mdhej hapa, Shum do rruge ka lane permbrapa: Shkote gjoku porsi re: Edh' asht kapun te nji rre, Ku nji lis i bukur ishte, Lisi ishte e hije kishte, Edhe kishte 'gurre per bri, Gurre te gjalle, te kjarte flori, Ku edhe gjokun ka ndalue E i ka zbrite per me pushue Nen at hije e te njaj krye. Tue pushue per nen at hije, Si lua, qi prej shkretije Zen m' ndo'i moje, kpute e lmekun, Pa dobi mbasi t' kete ndjekun T'lete anmikun, qi i grabiti Klysht e njome e mnis i rrshiti, Me sy t' vrante kundron Alija Se sa bukur Shqyptarija Rreth e cark i shtrohet para Me liqej, me lume e ara, E me male te madhnueshme, E me pyje te blerueshme; Edhe syt i mushen n' vaj, Kah mendon se fati i saje Nder duer t'huaja gjithmone ngeli, Se ma i keqi p' rhere e shkeli E s' e la me cue kurr krye, S' e la drite me pa me sy. E ashtu ndeje trimi nen hije, N' mend tuj endun pune Shqypnije, Kur qe shef logut tue ardhe Nji si hije veshe ne t' bardhe, Si nji vashe qi fat ve s' parit, Shterngue ijet me 'i shoge arit, Edhe zhdredhun floket giate shtatit Si ato rrezet kres s' njaj shpatit kur ban ban dielli per me le Neper bryme te nadjes s're. Ardhun shtatit si breshana, Si ajo vera e si ajo Zana, Bite shpatit tue flakue, Der qi vjen e zez mbi krue, Vjen e zen fill nder ylbera Qi ndermjet t'stomeve t' blera E per rreth t' argjente t' currilit I trajtote rrezja e diellit. U trand gjoku kur e pa, ( Thone se kali praske nuk ka ). Curroi veshet e ngrefi kryet E haru, pa ia da syt: Turfulloi nja dy a tri here, Tuj u zmbrape rudines s' blere, Kah kisht' ndeje Alija pshtete. Ali Pasha e pa edhe vete, E m' nja 'n krah si kisht' zatete, I dha shtatit e u drejtue Edhe ndej aj tue kundrue Pale a isht' nieri ase hyjni. E tue kqyre ashtu n' habi, Qatje vone po nise me i thane: << Pash Njat qi te ka dhane, A je nieri a se je Zane? A lute Pashke a lute Bajram?>> << Se shka jam e shka nuk jam, Se a lus Pashke a lus Bajram, Se a baj hije a jo n' ket jete, Ktu s' asht ngaeja me pevete:>> Po i thote Hija atehere Alis. << Se ngusht jane punet e Shqypnis, Se mbrende besa asht krejt harrue, Se lugat m' te Knjazi asht cue, Asht cue Knjazi m' te lugat: Ka qite sogjet shpat e m' shpat: Don me dale der n' Rozafat. N' at Berlin u da pleqnija, Ne dore t'Shkjaut me ra Shqypnija>>. << Mo, pash Zotin! Shka po flet? Zen Alija e po gerthet. Po a s'ka Zot a s'ka kund Mbret, Qi nji Knjaz i Malit t' Zi Mund po e baka aj sod pleqni Me i pushtue kto Malet t' ona, Ku, se rrmen Drini e Valbona, S' ka ra mrende parmendee huej, Page e' dheta s' jane la kuej?>> << Jo, po, pra, i pergjegji Hija; Nen kame t'Shkjaut do t' vuej Shqypnija, Edhe Knjazit page e t'dheta Do t' i laje per sa t' rrjedhe jeta; Perse sod gjindja shqyptare, rrejte me pare e me timare, Bese e fis kta kan mohuemun, Krejt Atdhen kta e kan harruemun, Edhe armet i perdorojn: Kur mos t' vrasin shoqisho' in: Jo per t' sjelle lirin Shqypnis, Jo per t' mare e t'mare e t'mire t' njerzis, Por per t'zgiedhe se ke nder t' huej Zot Shqypnija do t' a quej. Marre e trup per fis t'Shqyptarve Me shnderuem namin e t'Parve Edhe rob deshtas me ngelun Nen kame t'hueja ndrydhe e shkelun, Si moskush m' ftyre t' rrokullis! Se un jam Ora e Shqypntaris, Se un Shqyptaret-o do t' i nami, T' mos u zhbihet arve grami, T' mos u dahet dhenve dami, T' mos u lindet djale ne voter, T' mos u rritet vlla as moter, Por le t'shuehen nen zgiedhe t' huej, Porsi shuhet krypa n' uje>>. << T' lshosha bjeshket o mori Zane, Merr Alija, atehere, me i thane, T' lshosha bjeshket e t'lshosha malet, Mos na nam, he shto' Zo' vallet! Se ne nama na ka ra, Se ne besa na ka vra, Q'se ka mrrijte fisi i shqyptarit, Me u dridhe para Gospodarit, Shqyptari me u dridhe n'sy t'Knjazit, Qi as sa luga m' fyt t'nji mazit S' con kandar aj nder mbretni... Jo, por, n'kje se n'Shqyptari Ke gjete hije me pushue, Ke gjete gurra me u freskue, E rudina me lodrue, Me lodrue e me vallzue Krah e m'krah me t' Bukurat tjera Kur lulzon e bute Prandvera, Pash njat sy, qi e paske hyll, Qi m'a cile e qi m' a mylle Si ajo hana neper pylle, Deh! m' kallxo n' ket hije shpati Si t'' a pshtoj Shqypnin, i ngrati; Se t't baj ben mbi gur te vorrit, M' Bige te Shales e m'shkam t'Tomorrit, Qi per te nuk m' dhimet djali, Qi pqr te jeten e fali>> Kur ka ndie Ora e Shqypnis Se shka i tha Pasha i Gucis, Fort me vedi ajo a gezue, Edhe Pashes kshtu i ka ligjrue: <
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Gjergj Fishta - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta   Gjergj Fishta - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 22, 2010 7:14 pm

LIDHJA E PRIZRENDIT

Shkrepi dielli buzes s'Cukalit,
Eja e t'kndojm, oj Zana e malit,
Eja e 'kndojm me lahute t'Malcis,
Si ata Krenet e Shqyptaris
Ne prizrend na jane bashkue
Per me fol, me bisedue,
Shqyptarin se si m' e pshtue
Prej capojve t' Malit t' Zi,
Qi ka dyndun top e ushtri,
Me hi n' Plave, me hi n' Guci,
Me marre Shkodren me Malci,
Der ku dan vendi me Dri;
Pse, po thone, Mbreti i Stambolles
Doren i dhenka Knjaz Nikolles
Me ndez zjarm aj m' votra t'ona,
Me nga qet aj n' ara t' ona
'Me ba dru n' zabele t' ona,
E me gra e me vasha t' ona
Me luejte Shkjau harushe nder ne,
Thue se s' ka Shqyptari mbi dhe.
Por po kisht', besa, Shqyptare,
Kisht' Shqyptare zemer bujare...
Burra t' urte, trima luftare,
Qi s' po u tutshin kta me deke
M' erz a m'toke me pase me i preke.
Perse, qe, qaj Ali Pasha
Fort ka vra ato vetlla t' trasha,
Ka vra vetllat edh' a idhnue,
Burri i botes kur ka ndigue,
Se n' Berlin asht ba pleqnija
Nen kame t' Shkjaut me vue Shqypnija;
Edhe n' Peje trimi ka dale,
T' tane Shqypnis ka cue nji fjale,
Qi shk'a krye, shk'a Bajraktar,
Shk' a Vojvode e shpi e pare
Fill me dalun ne Prizrend,
Per me ngrafe aty kuvend,
E, si motit, per, per Atdhe
Me lidhe bese, me lidhun fe:
Bese e fe me lidhe Shqyptare,
Se pa dale Shqypnija fare,
Sa qi n' fushe as ne zabel
Mos te lehe ma qen ne stel,
Mos t' kendoje as pule as gjel,
Vendin t' huejve mos m' u a lshue,
Shkjaut per t' gjalle mos me ju shtrue,
Mos me vu kapice mbi krye:
Mbretit fjalen me ja thye.
Edhe n' lajm qi cpon Alija,
Trup ne kame cohet Shqypnija,
Shk' a Gegni e shk' a Toskni:
Cohen krene e Bajraktare,
Agallare e Pashallare,
Me Vojvode e me Begllere,
Trima n' za, burra me ndere,
Larg t' permendun per urti,
Larg te lypun per pleqni:
E kush tok e kush pa shok:
Si ata hyjt qi shkrepin n' qiell:
Ne Prizerend na shkuekan fill,
Prizrenjanet ku mire po i presin,
buke e zemer ku po u qesin,
Si zanat qi e ka Shqypnija,
Kur t' u shkoje miku te shpija.
E si tok na jane bashkue,
Trimat m'kame atehere jane cue
E kan dale ne log t' kuvendit,
M' ato mojet e Prizrendit,
Ku kan ndejun rend mbas rendit,
Me Ali Pashen n' krye te vendit.
Vall, c' piskati n' hije t' blinit,
N' ato mrize t' Ljubotinit,
Qi ushtoi vigma ashtu zallis?
Ora e bardhe e Shqyptaris
Paska kene n' nji gurre t' u la,
Edhe e Mira paska pa,
Se atje poshte-o ne Prizrend
Kenkan mbledhe Shqyptaret n'kuvend;
Paska pa ajo e kenka gzue,
M' maje t' bjeshkes paska flutrue,
Edhe n' giuhe t'ambel t' Shqyptarit
Thirre i paska Zanes s' Sharit,
Sa qi ushtue ka hapesira:
A po ndien, moj t' rafte e mira!
Moj shtat rrituna ne mjalte?
Peja i' here m'ket bjeshke te nalte,
Peja 'i here, per n' dac me pa,
Shka s' ka pa as n' Turk as n'Shkja.
Zana mire ate e ka ndie;
Fluturim asht lshue n' ajri,
I a ka behe m'bjeshke t' Ljubotinit,
Sa rre' 'i here qepalli i synit,
ku aty para i ka dale Ora,
Edhe kapun dora--dora,
Tue kuvende motra me moter,
Na kan zanun vend m'nji koder.
Vend m' at koder, si kan zane,
Ka qite Ora edhe i ka thane:
Se un, qi dijte e kam ma s' miri,
Se ty p' rehere t' a ka dasht hiri
Me t' kuvendun fjale burrnije,
Me t'permendun pune trimnije
E me njofte burrat e dheut,
Qi per Fe e liri t' Atdheut,
Vringllojn shpatat si vetima,
Trandin boten si bumllima,
Bajn anmikun copa e grima:
Deshta t'thrras, moj vetull-njale,
Mbi ket bjeshke nji here me m'dale,
Per me t' thane se edhe n'dite t sotit
Po kisht' burra porsi motit,
Mos me u treme ne flake t' barotit,
Mos me u tute n' vringllim t' celikut,
Ball per balle m' i u turre anmikut.
A i shef, poshte, atje n' Prizrend,
Njata burra mbledhe n' kuvend?
A thue i shef ea thue po i njef ?>>
Un po i shof por nuk po i njof
nuk po i njof, jo, se kush jane,
Po i pergjegje e bardha Zane,
Vec, mbas giaset, kish' me thane,
Se ata Akejt na kenkan njallun
Qi t' larget Trojen paten kallun:
Pse edh' aj trimi n' krye te vendit,
Qi po dan ne log t' kuvendit
Porsi t' isht' nji rod drangonit,
Fort m' i giaka Agamemnonit;
Si p'r at tjetrin, pak pertej,
Me ata dy mustake te mdhej,
Krah e m'krah qi i paska lshue,
E qi folka si tu ulrue,
Kish' me thane se asht Diomedi.
Fort ka qeshe ora me vedi,
Fort ka qeshe e kshtu i ka thane:
Se ata Akej, besa, nuk jane,
S' jane Akej as s' jane Dardaj,
As vigaj, as katallaj;
Por jane Krenet e Shqyptaris,
Krent e Gegve e t' Tosknis,
Qi kan dalun ne ket dhe
Me lidhe bese, me lidhun fe,
Edhe m' arme kta me u shterngue,
Europes fjalen m'i a poshtue,
Qi me Mbret paska pleqnue
Me dhane dore Malit te Zi
T' a coptoje t' mjeren Shqypni.
Sa p' r at trimin n' krye te vendit,
Qi po t' dan ne log t' kuvendit
Porsi t' isht' nji rod drangonit
E qi i gjaka Agamemnonit,
Aj nuk asht mori lum vasha,
Tjeterkush vec se Ali Pasha,
Qi per t' drejta t' Shqyptaris
Vet i a nep zjarmin shtepis,
E s'i dhimen nane djale:
Per to jeten vete e fale.
E nji tjetri, ma pertej,
Me ata dy mustake te mdhej
Me i preke m' shoq qi ka bri vedi,
Aj nuk asht, jo, Dijomedi,
Por asht Bajraktari i Shkrelit:
Si njaj pyrgu m' balle t' keshtjelit,
Qi s'e trande as topi as shpata,
E i thone emnit Marash Vata.
Jo qi ka aty burra tjere,
Bajraktare, Krene e Beglere,
Qi per fjale e per urti,
Per trimni, e bujari
Nuk i a lshojn vendin kurrkuej
As n' Shqypni, as nder te huej.
A e she'' 'i here njat burre zeshkan,
Me kollcike e me fistan,
Qi m' a ka synin si zhgjeta,
Qi m' i bajn t' gjith t'u ngiatjeta,
E qi folka ashtu pa u ze,
Here tue mate, mandej tue pre:
Qi prandej njat fjale qi e flet,
Mbreti as Krajli nuk i a shklet:
Pse edhe e tij bujare
Larg permende asht n' toke Shqyptare
Per kah pupla e per kah dija,
Pa te cillat s' rron Shqypnija?
Aj asht trimi Frasher Begu,
Qi gjithkund, ku e qiti shtegu,
I la nam aj Tosknis
Faqe t' bardhe i la Shqypnis.
Mandej vjen nji Qafeli,
Prenk Bibe Doda, djale zotni:
Per kah mosha, mjaft i ri,
Por i vjeter per pleqni,
Kur te doje me fole urti:
Aj asht, Zane njaj Kapitani,
Kapitani prej Mirditet,
Per te cillin larg perflitet,
Larg perflitet, larg kallzohet,
Zi edhe bardh per te shartohet.
Ateher vjen ne rend toptani,
Qi edhe ktiji vojt zani,
Per shka mire e zi qi bani:
Perse i forti, si e din vete,
Berlin ku kishin zane
Mbreti e Krajlat, gjygj me i da
Shekllit t' ngrate, ne gjak krejt la.
Mir e zi punon n' ket jete,
Kur t'i marre mandja perpjete.
Per bri tij vjen prap Zogolli,
Gjete Gege Shllaku edhe Begolli;
Vjen Cun Mula e vjen Mar Lula,
Njani Hot e tjetri Shale,
T' forte per pushke e t'urte per fjale;
Si aj Dode Preci prej Kastratit,
Me at Vrijonin e Beratit,
Edhe trimi n' za Deralla,
Qi po i kishin fjalet e rralla,
Por s' po cajshin shum kopalla
Ku po isht' puna me qindrue,
Me qindrue p' r Atdhe t' bekue.
Por pertej, m' at tjetren ane,
Aj asht, Zane, nji burre shkodrane:
Asht Shan Dedai Dede Jakupit,
Qi, si Ltinit, si Halldupit
Rrumullak fjalen u a flet;
Pse asht dere pushka gjet me gjet
E s' merr vesht per Krajl as Mbret.
Se ti, besa, mire po thue,
Mori Zana me ligjrue,
Se edhe n' sy jam tue e dallitun,
Qi kudo puna me e qitun,
Per pa e shkrepe ky s'kisht me u pritun.
Vec un deshta ktu t' a die,
Se kush asht njaj kime-zi
N' dy kubure e n' nji harbi,
Qi e ka vu ksulen m' nja'n sy
E i ka lshue tirqit nan i.
Sikur lshue s' i ka kurrnjani?
Aj asht, Zane, Abdullah Dreni:
Njaj, pa t' cillin s' hece kuvendi
E i a dro t' keqen Prizrendi.
Dro Prizrendi e dro Gjakova
Rreth e cark i a dro Kosova;
Pse fjale peng aj kurr s' ka lanun;
pse per mik e bese te dhanun
Vet i a nep zjarmin shtepis:
Shi me Mbret pushken e nise,
E as s' len marre Shqypnis.
Dersa m' bjeshke te Ljubotinit
Per nen hije t' mrazit te blinit
Po ligjrojshin Zana e Ora,
Krye me krye e dora--dora,
Atje poshte ne Prizrend
Abdull Frasheri, i Toske me mend,
Kshtu ka te cile kuvend:
Ene breshtet t' Kapitolit
Dale nuk kisht'e murrte ulkoja,
Per me i dhanun sise Romolit,
Mbasi shame kje per dhe Troja:
E atje larg, po, kah Urali,
Nper ato breshta te larta,
Sillej Shkjau, si shkerbe mali,
Tue kerkue per molla t' tharta,
Kur m' kto vise te Ballkanit
Te Paret t' one, Pelazgt e motit
Gjan e gjalle kullotshin planit
Qet i ngitshin m' fushe te Zotit.
Kishin frone e ligje te mara,
E giate shtegut t'gjytetnimit
Ishin shty ata larg perpara
Q' me prendvere te rruzullimit.
Prej kah fill zen rriba e Verit
E m' Vezuv t' veshun n'gjineshtra:
Prej kaukazit m' Shkam t' Doverit,
Ku rri Albjona e pjeke gjenjeshtra,
Fis ma t' vjeter kund nuk ka
Se asht ky fisi n'za i Shqyptarit,
Ne mes t'cillit punet e mdha
Per Europe zune t'enden s'parit.
Po, m' kto male e karpa t' ona
S' parit Zeusi njerzit i rysi,
E me augure te Dodona
Egersin aj u a permysi;
Ktu edhe s' parit Ore e Zana
Nisen valle me vallzue,
E nper vrrije e fusha t' gjana
Zu Pegazi me lodrue.
Ketu, Leka mati hapin
Me i dale botes n' fund e n' krye,
Edhe n' Hind e cpori vrapin
Rrufen n' dore, vetimen n' sy:
Si edhe Pirri, qi, mbrefe pallen
E dale detin si duhi,
Shi nen Rrome e shtroi hamballen
Te tane n' krena Rromakesh t'ri.
Kudo rrani turr Shqyptari,
Mire aj lidhe me bese e fe,
Atje lufta mori zhari,
Atje gjaku rrmej nper dhe;
E as s'u gjet kund mal a rrmore
Qi atij hovin me i a ndalun;
I ra zhyt aj vales mizore,
Me arme n'dore nper flke ka dalun.
Gal, Rromake, po dikur motit
Kjene pershkue nper toke Shqyptare,
Si edhe fiset e Ostrogotit
Me ata slavt,kta dalshin fare!
Por Shqyptari s' e perkuli
I gjalle qafen nen zgiedhe t' huej:
E lshoi token, ne mal dueli,
Por te dheta s' i lau kuej.
Porsi njaj tallazi i detit,
Qi dynde mal e bardh prej shkume,
Deke e mndere tue lane mbas vetit,
Vjen e thehet m'kep t'ndo i gume:
Njekshtu forca e cilldo anmiku
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Gjergj Fishta - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta   Gjergj Fishta - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 22, 2010 7:14 pm

'Qi desht dam t' na i sjelle liris,
Erdh e u thye m' parsme celiku
T' bijve t' maleve t' Shqypnis.
Pat kujtue Sulltan Murati
Se Shqyptaret i ka lshue zemra,
Se prandej po u rrin aj gati
E rob t'zane po i shtron nen themra;
Edhe dyndenji ushtri kreshnike,
Te tane djelm t'regjun nder gjaqe:
Bota mare eshtet prej frike;
Kjan Europa, lott per faqe.
Por n' ket pune u gjet gabue;
Skanderbegu 'i rrfe prej qiellit
Pallen zier atje ne Krue:
Se c' vetun ka n' rreze t' diellit!
E si ula tue buluritun,
Shqyptaris i a lshon kushtrimin,
Qi, shk'a burre, ne lufte me zbritun,
Turkut m' arme m'i a shtype guzimin.
Trup ne kame i a ban shqypnija,
Mire nder arme edhe shterngohet,
E si breshni e si duhija
Fulikare mbi Turk lshohet.
N' at turr t' tyne trendet toka,
Tymi cohet nder mbi re,
Bumbullojn male edhe boka,
Rremen gjaku shtoj kurrne.
Shtri m' fushe t' Dibers Janiceri
E, si kau nen thike ta kandarit,
T' u perpjeke per toke i mjeri
Ka' e ndrydhe m'fyt kama e Shqyptarit,
Aj e shef, sado qi vone,
Se me dhune Shqypnija s' shkilet,
E se rrejn ata qi thone,
Se p'r Atdhe Shqyptari s' vritet.
Jo pra, vritet, pasha Zotin!
Nise Shan Deda, n' fjale t'u ze,
Porsi vram asht aj gjithmotin,
Kur kje puna per Atdhe.
Edhe Mbreti te Stambollit
Shqyptaret pushken i a kan vu,
Sa here Turqit e Anadollit
Paten dashe me u shkele, m'kanu.
Ku t' a lype e mira e Atdheut
E t' a hjeke lirija e vendit,
Kush a nipash t' Skanderbeut,
I c' do fes e i c' do kuvendit,
Per t' a msy aj ka anmikun,
Si petriti zogjt trumcake,
E kudo t' vringllojn celikun
Nuk len token pa e pergjake.
Moce Shqyptaret me stalagtita,
Lire gjithmone kta e kan shkue jeten;
E se enden nata e dita.
Se zen vjeta ne rend vjeten,
Kta, pose Zotit t' nalte t' Empirit,
Qi ushqen krijen e veshe lulen,
Kryet der sod perpara nirit
Ene kurr nuk e perkulen.
M'kame, atehere,burra te dheut,
Mbasi t' zott jemi me deke
Per liri e ndere t' Atdheut,
Prap zen Duli fjalet me i theke:
Perse sod a kurr Shqyptari
Gjan e vehten do t' baje fli
Per Atdhe, qi ati i la i Pari,
E per nder e per liri.
Sod t'shtatet Krajlat edhe mbreti,
N' at Berlin n' kuvend bashkue,
E kan ba pleqnin n' mjet veti
Malcin Knjazit me i a lshue;
Me i a lshue Knjazit Malcin,
Me na da ne vlla me vlla,
Me na hupun Shqyptarin,
Me na lanun rob nen Shkja.
Kush a nipash t' Kastrijotit,
Qi ka ndere e nuk ban kore:
Burre, si burrat qi kjene motit:
Aj sod armet te rroke mizore
E te dale ne breg te Cemit,
Prej kah Shkjau rri e na kercnohet,
M' i a diftue botes e polemit,
Se pa gjak Shqypnija s' shtrohet.
Ktu s' do t'shklase, jo kama e huej;
Kush, pose nesh,s'zen qe m'ket toke;
Se na rob s' i shtrohna kuej,
Der sa t' jemi gjalle me koke,
Me eshtna t' one, po, na Shqypnis
Nji muroje kem'per t' i a vu,
Qi edhe topat e Rusis
S'kan per t'mujte,jo m'e dermue.
Abdyl Frasheri kshtu foli;
Kur Mar Lula, i pari i Shales
Nji sy zjarm, nji zog sokoli,
Burre i zoti i pushkes e i fjales:
I a pret fjalen n' log t' kuvendit:
Se ti, pasha at Sh' Marrabe!
Sa per t' dalun zot un vendit,
Me m' qortue nevoje nuk ke.
Pse, se a zanun kjo Shqypni,
Un kam ndeje me pushke per faqe,
E per vend e per liri
Kam ra pre, kam bamun gjaqe.
Kam shkue jeten si bishe malit,
Zdathe e zdeshe edhe pa ngrane;
Por as Mbretit, por as Krajlit
Tungiatjeta s' i kam thane.
Un kam ruejte gjuhen shqyptare;
Un kam mbajte doke e kanu,
E as per pare e as per timare,
Gjak e t' Pare s' i kam mohue.
Prandej, Shkjau me pase per t'msy
E me dale kndej kah Shqypnija,
( Si po thone se ka vu sy )
Ka me u ndeshe, po m'arme te mija,
M'arme te Lekve e t'Dukagjinit,
Qi, me ndihme te Perendis,
Kan m'i a thye pleqnin Berlinit,
Kan m'i a pshtue lirin Shqypnis.
Por pse m'thue me u vra me Shkja;
Tue pase mrende na Anadollakun,
Qi kurr t'keqen s'm' a ka da,
Qi kurr qafet s' m' a hoq lakun:
Qi edhe zemren m'' a ka tha
E m' ka myte aj tate e nane,
E shnjerzue m' ka grue e moter,
E s' m' ka lane me u rrite djale n' voter?
M'ka korre aren e punueme
M'ka marre token e trashgueme,
E tue m'ba kanun pacaver,
M' ka marre qet po per nen laver,
M' ka marre lopet me gjith vica,
M'ka marre delet me gji' ogica,
M' ka marre dhen e m'ka marre dhiz,
M' ka tha vathe e m' ka tha mriz:
Edhe sod m' ka vu leci,
Mos me fole n'giuhe t't'Parve t'mi;
E m' a man giunin mbi bark,
E m' a repe shpirtin me cark
Si mo' Zot, ma keq per mue,
Nder thoj t'tij qi kam qillue?...
Po a pse Turqit e Anadollit
Duan te tallen ketij trollit,
Na m'i a vu pushken Nikollit?
Jo, per Zotin! - kjofte levdue!
Se un Manov nuk kam qillue,
Qi me dale e me luftue,
Perse Krajli a perse Mbreti
Duen te m'majn mue rob nen veti;
Un luftoj vec per liri,
Per erz t'em e per Shqypni:
Se un t'huej'n zot s'e due ne shpi,
S' due te njof as Krajl as Mbret:
Mbret Shqyptari asht n' vend te vet.--
Te lumte goja, bajraktar,
Ali Pasha, 'i trim bujar,
Merr e i thote t' parit te Shales,
Se ti lak s' i bake fjales.
Se ti folke n' log t' kuvendit,
Si po e lypte e mira e vendit.
Per Shqyptare, si jemi na,
Turk a Shkja te dy jane nja;
Pse te dy, si Turk si Shkja,
Ne me sy s' duem me na pa,
Edhe jane per ne ne te hueje:
Gjind, qi as vedit as tjerkuje
Nuk jane te zott nji t'mire m'a s sjelle,
As per dije e mende te kthelle,
As per pune, as per tregti,
As per t' mare ne gjytetni.
Por, pse na te vogjel jemi,
Pse kend fis as vlla nuk kemi,
Na sod Shkjaut s'mund t' i bajm balle,
Qi po do t'na perpije gjalle;
Prandej, thom, se e lype e mara,
Qi edhe sod na si perpara,
Te rrijm njite me Mbret t'Stambollit,
Per me i bamun balle Nikollit.
Dikur dita ka me ague,
Qi edhe Turku do t' marre m' thue:
E m' ateher, shka a Toske e Gege,
T' mlidhen tok, si kokrrat n' shege,
E t' i a napin Turkut t' shtymen:
Qi s'ndrron vesin, vec se qymen:
E t' a lshojn krye-picingul,
T' i a thejn zverkun ne Mosul.
Pra, ju burra, un kish' me thane;
Ktu fjale tjeter mos me zane;
Vec me hi me shkrue nji leter,
Me shkrue 'i leter m' kanu t' vjeter
Per t' shtatet Krajlat mledhe n'Berlin:
Qi, pa u shterrun Dri e Shkumin,
Edhe Buena per pa u tha,
Na per t' gjalle nuk rrim nen Shkja.--
Kshtu ka fole pasha i Gucis.
Edhe Krenet e Shqyptaris
Kan marre letren per m' e shkrue,
Fjale per fjale kshtu tue e peshue:
Ju qi jeni te shtate Krajlat,
Edhe Mbreti i Stambolles,
Falmeshndet Krenet e Shqypnis.
Per njat gjygj, qi e kini bamun,
Qi nen Shkja me vue Shqypnija,
Pa shikjoni, se, per Zotin,
Mund t'na bije ndo'i pune e keqe;
Pse na rob s'i bahna kuej,
Page e t' dheta s' lajm kuej.
Njiket toke te shqyptaris
Zoti vete Aj na e ka falun
E as Taljanit marre s'i a kemi,
As rremye s' i a kem' Francezit.
As Inglizit, as Teutonit,
Se ma slavit jo se jo,
Qi vec dje ka ra n' Ballkan
E kush di se ku e kpute zverkun:
Si ajo vrula e kacalecit:
Sod ketu, neser s' diej ku.
Sa per Mbretin e Stambollit,
Qi po thote, se Knjaz Nikollit
Do t'i fale Shkoder e Malci,
Mund t' i thoni se Shqypnija
Nji shporte fiqsh nuk ka qillue,
Per m' u a nda miqve peshqesh;
Por asht toka e t' Parvet t' one,
Asht Atdheu, po, i Skanderbeut,
Asht Atdheu, po i Mojs Golemit
E i atij Leke Dukagjinit,
Edhe i Kukes edhe i Muzakut
Edhe i Strezes e i Aranitit
Qi e kan la t'tane me gjak t' Turkut.
Prandaj s'ka as krajl as Mberet,
Qi ket toke e fale a e shet,
Der sa t' ket nji zog Shqyptari,
Qi t' baje hije permbi dhe.
Keshtu letren e kan shkrue,
Edhe mire e kan palue,
Mandej shtek ata i kan dhane
Per Berlin, ku kishin zane
Mbereti e krajlat, gjygj me i da
Shekllit t'ngrate, ne gjak krejt la.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Gjergj Fishta - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta   Gjergj Fishta - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 22, 2010 7:15 pm

MEHMET ALI PASHA


Po rreh teli i vilajetit:
Kush a Krye e Bajraktar,
Kush a beg e shpi e pare,
M'Kacanik e del m'Qafe t'Diellit,
Hiq e eja ne Gjakove;
Pse ka ardhe nji Pashe i ri
E ka Ã* fjale te madhe fort
Me u a thane Krenve t'Shqypnis
Te konaku i Abdullah Drenit.
Shkuen tri dit e shkuen tri net
Edhe Krenet behen n' Gjakove,
Njani beg e tjetri age,
Kush Vojvode, kush Bajraktar.
U kan pri nja dy zotni:
Ali Pasha e Haxhi Zeka,
Burra lidhe me bese Shqyptare,
Si dy plume n'<<xheverdare>>,
Fill te Pasha edhe kan hi.
Ata mire i ka prite Pasha,
Pasha Mehmet Ali Pasha.
U ka qite duhan e kafe,
I ka pvete per rob e shpi,
E per treg e per bulqi
Per mehmure e viqilade:
Se si shkohej n' ket dhe jeta,
Se a po kisht' me se m' u rrnue.
Qatje vone po zen e u thote:
Baba Mbret u ban <<selam>>
Se aj jue u ka, po, hajmeli,
Hajmeli bajtun nen sjetull:
U rue porsi sy'n nen vetull.
Vec se erdhen mote t' veshtira
Si per mbret ashtu per Krajla...
Ele ma qaj Knjaz Nikolla
Nuk po i shef kund maje vedit,
Ke ka ngele m'krepa t' Cetines
Pip i lumt, pa gja mbas shpirtit,
Me i u dhimte gurit e drunit.
Prandaj Krajlat jane mendue,
Jane mendue e e kan pleqnue,
Me i u lute Mbretit t'Stambolles,
Qi t' i a lshoje kund kah Shqypnija
Ndo'i grime djerr, ndo'ipllame toke buke,
Sa me pase ku me gjellisun;
Pse,vallahi! ngusht ka ra.
Edhe Mbretit, i u rritet jeta!
E ka ba me mend Pleqni,
Me i a lshue Malit te Zi
Hot e Grude, Plave e Guci...
Pasha Zotin! ka gabue,
Zu Ali Pasha tue u idhnue,
Se kjo pune qi s' bahet kurr:
Se gja e shkrete s'ka mete Shqypnija,
Qi me u dhane bakshish nder Krajla.
Shqypnin Mbreti s'e ka shtrue
Me arme n' dore, si viset tjera,
Tjerat vise te Balkanit:
Por ortak u ba aj me ne,
Tuj u lidhe me bese e fe,
Se aj Shqypnin e njef Shqypni;
Se s'na lot kanu'n e t'Parve:
Se s'na preke nder doke t'ona,
E se na ati i shkojm n' ushtri,
Kurdo lufte t' i qese anmiku.
na edhe besen i a kem' majtun,
Ku ka thane, na i kemi shkue:
Se n' Jemen na kem luftue:
Me Junan na jemi pre;
Jemi gri me Armen e Shkja,
Pa nji t' mire, o Zot! per vedi;
Se ktu s' ke kurrgja per s' mari:
Vendi e gjindja lshue pa zot:
Hajni e cubi ndeje mbi post:
I pafaji vjerre m' konop:
Gjaja hupe nder thoj t' murtatit:
Erzi i burrit per dy pare:
Kryet e burrit p'r'i cingare.
E sot dashtka baba Mbret
Me Shqypnime bam aj ndere,
Thue i shporte fiqsh kjo ka qillue,
Ani kuje? Malit te Zi!...
A din shka, ti Pasha i Mbretit?
Ngarko rraqet per Stambolle
Se ky, po, asht nji vend i eger
E po t'njitet kund ndo i ferre...
Sa per caqe te Shqypnis,
Kto kahere kan vendue:
I ka ngule shpata e Shqyptarit,
E njaj Knjazi i Malit t' Zi
S' ka me i shkule, mor' pasha Zotin!
Me i u ba dhami sa derrit.
C' ka qite Pasha edhe i ka thane:
Se ti kenke i' Arnaut i cmendun,
Dalun Dinit edhe Imanit:
Pse kshtu Turku, bre! nuk flet.
Ani kush << ortak >> me Mbretin...
Do kocake, do cuba malit,
Per t' u vjerre te gjith m' konop.
Haps, bre! derrat ktu ma i ba;
Pse, mos t'isht' Mbreti i Stambolles,
Dielli drite s' kishte me lshue,
E as s' merr fryme krajl permbi dhe:
Jo ma<<ortak >> Mbreti me u ba
Me maloke cuba Shqiptare..
S' ka Shqyptare as s'ka Shqypni:
Vec ka Allah, Mbret e Turki!
Vrik ka hi caushi i zaptive,
E i ka reshe burrat perpara,
Si bariu qi reshe bagtin,
Kur prej mbramjet dredhe kah shpija,
Edhe n' burg, ku lidhet kali,
I ka ndry Krenet e Shqypnis.
Pune e keqe, pasha buken:
S'asht per burra hapsi as shkopi:
Per ta a shpata ase konopi.
Por se shka, se puna e keqe
Ajo vjen, po, tuj u shtue:
Nise currel e bahet prrue.
Prandaj Pasha ka gabue
Haps me i ba Krenet e Shqypnis;
Perse toka nuk pat plasun
Qi me i qite vedit mbi dhe
E kurrkush mos me u ra mbrapa,
Por kan gjind e kan robni,
Por kan fis e kan vllazni,
E ata gjindt e aj fisi i tyne,
Thone,s'i a barin t' keqen kuej.
Kshtu qi Mehmet Ali Pasha
Ka me ra, thom, nji dite ngusht,
Ka me kape aj kryet ne grusht,
Per shka bani m' Krene t' Shqypnis.
Pse t'bjere ngusht nji pashe i mbretit,
Ka ndo 'isend e s'ka ndo 'i send;
Vec un drue p'r Abdullah Drenin,
Qi tue mbajte ashtu gjarpnin n'gji,
Q'se i ka vojte Pasha per mik,
Mbrende t'u erre e mbrende tue zbardhe,
Tuj u kndelle ne buke te tij,
Drek e darke ka nji ferlik,
Cile e zemer ka 'i <<misnik>>,
<<Gjak e vjame>> der m' kupe te giunit
Buke Shqyptarit mbas kanunit:
Un po drue, se Abdullah Drenit,
Nper at mik qi man te shpija,
Mund t'na i bije ndo'i pune e keqe;
Perse bese un s'mund t' a za,
Se nuk lot Shqypnija e Eper,
Se s' po lot Shqypnija e Eper,
Per me i pshtue ata Krenet e veta;
Per me ba qi aj Pasha i Mbretit
Fort te bindet prej vedvetit
Per shka bani m' Krene t' Shqypnis.
Po, por shka,se Abdullah Dreni
Vshtire se len m'i a shkrrye kush mikun:
A i Gjakovas, nuk ban marre,
Pse edhe e ka pushken zanat.
Prandej, thom, se nuk do t' ngiase
E n'Gjakov rrebte do t' kersase,
Pse halis i u dha kushtrimi
M'kacanin e del m' Qafe t'Diellit,
C' merr prej Sharit m' Buletin,
Me rra turr m' pazar t' Gjakoves
Tym per shpi ka i' burre me arme.
E t' ka rra Peja e Kosove,
E t' ka lshue Reke e Rogove,
Ka lshue Gash, ka lshue Krasniqe,
Asht dynde Plava me Guci
E t' kan dale m' at fushe t' Gjakoves
Porsi miza per kercune.
Ani shan s' largut anmiku,
Se kurr bashke s' bahen Shqyptaret!
Preki Ã* here ti m'toke te t' Parve,
Preki i' here ti m' erz te fisit,
Edhe ty kan me t' diftue,
Se si dijn kta me u bashkue,
Se si bijn kta m' shpine t' anmikut,
Thue, a ajo lava e Kacanikut,
Kur ne Shndre t' a foroj zija.
Qe, edhe Pasha, Mehmet Pasha,
Pat mendue n'Stambolle me vedi,
Se Shqyptaret m'godi s'mund t'bijn:
Por se tash, qi a aj vete tue pa,
Se sa behi pika e djalit
M'ato rranxat e Gjakoves,
I a ka vu, po, gishtin kres,
E ka nise aj me u pendue
Per shka bani m'Krene t'Shqypnis.
Vall, po i thote Abdullah Drenit,
Shka ka rra sod gjithky nieri?
A jane krushq ardhun per nus?
A jane axhamit e Mbretit,
Qi po shkojn me u veshe nizame?
T'u ngiatet jeta, po i thote Duli,
As s'jane krushq ardhun per nuse,
As s'jane axhamit e Mbretit
Qi po shkojn me u veshe nizame;
Por jane djelmt e Shqypnis s' Eper,
Qi kan ardh me fole me ty,
Per do Krene qi t' kan pase nisun
E qi kthye s' u kan te shpija.
Asht vra Pasha kur ka ndie,
Se atij mendja s' i a pat pre
Qi n'Shqypni aq nieri pshtiellet,
Per t' ram mbrapa punve t' veta.
Shka i tha, at here, caushit t'zaptive?
Shpejt mai lshue Krenet e Shqypnis,
Perse... fale i paska Mbreti
Edhe Krenet kan dale prej burgut
E pa lype m' Pashen me u pjeke,
Fill kan vojte m'a fushe t' Gjakoves,
Ku kan mledhe halin n' kuvend
E kan nise te bisedojn:
Si t'i a bajm e tek t' i a bajm,
Se ne Mbreti na ka shitun
Na ka shitun Malit t' Zi
Per nji rrotull gurabi.
E ky Pasha, Mehmet Pasha,
Ky edhe ardhka prej Stambollet,
Per me i dhanun Knjazit dore
M'Hot e m'Grude, m'Plav e m' Guci.
T'tane halija thote nji fjale:
Se Shqypnin s' e lshojm per t' gjalle:
Se na desim t' gjith si jemi,
E n' dore Knjazit nuk i vemi:
Se edhe Pashen e Stambolles
Ketu e duem, ', m'i ba na gjygjin:
T' a marre vesht Krajl edhe Mbret,
Se Shqypnin kush s' na e perket!
Haxhi Zeka at here asht cue,
Ka marre fjalen t' kuvendoje:
Dere ne za asht shpija e Drenit,
Ku han buke i verbte e i shkepte,
Edhe trim asht Abdullah begu:
Mire asht lajmin, m' a cue,
A na lshon pashen n' dore gjalle,
A i a lype Shqypnis per mik
Burre i urte ky Haxhi Zeka,
Burre i urte e flet arsye,
Pse miku s' i pritet kuej,
N'dashte Shqyptar, n'dshte nieri i huej,
Pa e ba dert ke i zoti i shpis.
Ka shkue lajmi m' dere te begut
E i ka thane Abdullah begut:
Ti qi je Abdullah begu,
Falmeshndet po t' con halija:
Njat murat, qi ke te shpija,
A thue ban n' dore me na lshue,
Perse e kem' nji gjygj me te.
Ka qite begu edhe i ka thane:
Se asht murtat, se s' sht murtat
Ku t' a diej ket pune i mjeri,
Pse, vallahi! pvete s' e kam.
?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Gjergj Fishta - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta   Gjergj Fishta - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 22, 2010 7:15 pm

Ket zanat s' m' a ka lane baba,
Me i pvet miqt un se shka jane.
Se shka jane e shka nuk jane:
Se kah vin e se kah shkojn:
Shka punojn e sa rrogojn.
Vec, po, 'i pune baba m'ka msue;
Miqt per t' gjall un mos me i lshue.
Po t' me lype halija mue
Gjithku e kam un gjan e babes,
Po i a lshoj me mal e vrri,
Po i a lshoj t'eger e t' bute:
Po i lshoj token me gjith shpi,
Po i lshoj plemet me tagji,
Po i lshoj vathen me bagti,
Dhen e dhi un po i a fali:
Erz e shpiert e mik s'i fali!
Asht cue lajmi edhe ka shkue.
Begu n' kulle mire asht ngujue.
Me miq t' vet e pesdhete Fande,
T' zott me brejte hekur me dhame:
Mjaft me thane qaj Oshi i Nuros,
Qi po i kisht', po, nja tri zemra,
E po e kisht'synin rrfe:
Qi s' la Pasha me thye kanunin,
Qi s' la beg me fike katundin,
nuk la age me ba placke grunin.
Vall, c'ka thane hoxhe Korenica:
Pa ndigio, ti Oshi i Nuros,
Qi je Fande e ha kuvend,
Edhe din si hece kanuni:
A m'i thue ati' Abdullah Drenit,
Le t'na lshoje Pashen e Mbretit,
Le t' na lshoje Mehmet muratin;
pse per mik hasmin e vendit
Nuk e zen kanuja e Maleve!
Oshi i Nuros m' at frangi:
Se, manat, hoxhe efendi,
Mue ktu begu s' me ka pru,
Me prite peng, me da kanu,
Mbasi as doke s'po isht'n'Shqypni,
Me lype mikun me pleqni,
Por me pushke, barot te zi.
Vec se shka, si m' duket mue,
Per Shqyptare kund giase nuk ka,
Mikun shoqit me i a nga;
Pse fale nieri tate e vlla,
Fale te shame e fale te rame,
Por jo mikun n' buke e n'krype:
S' e ban mikun mish per krraba,
Si s' e ban as Dulo Dreni,
Qi bjen n' zjarm e qi bjen n' uje,
Edhe mikun s' i a fale kuej,
Si tash << huta>> te difton.
Edhe << huta >> bani <<bam>>.
Lum e lum per t'madhin Zot!
Kur ka krise kjo<<huta>> e Oshit,
Se c'ka ushtue Suka e Cabratit,
Se c' asht dridhe qaj Gramoleci,
Se edhe lufta c' asht ndeze zhari,
Me Shqyptar t'u vra Shqyptari:
Shqypetaret, po, t' u vra n'mjet veti,
Per nji Pashe qi cueka Mbreti.
Eh ate Zoti m'a marrofte!
Perse i huaj, kushdo qi kjofte.
Aj gjithmone a augur i zi
Per te mjeren moj Shqypni,
Si njaj korbi qi ndiell zi.
A she'i here, sa e zeze nji prove
Asht t' u reshe sod mbi Gjakove
Neper shkak t'nji nierit t'huej,
Qi vec dam se i t'mire s' suell kuej?
Keq nper te Shqyptaret ngatrrue,
M'shoqishojn kta m'arme kan lshue:
Aj, t' a vras Pashen e Mbret;
Ky, t'a pshtoj Pashen e Mbretit.
Njani thote: me ka ra mik;
Tjetri thote: e kam anmik,
Edhe thejn nper te rradaket,
Si t' i'n poca a kunguj Vraket:
Si mo' Zot ma kaq per ne,
Qi n' vend t'lidhim bese e fe,
Me u vra na me Turk e shkja,
Jete e Atdhe qi na kan tha,
Cohna e vritna vlla me vlla!
Keq asht mikun m' i a pre kuej,
Keq asht lajmin m'i a nga kuej;
S'bje n' faj lajmi, as giobe nuk lan;
Por ma keq asht me vra vllan.
Prandaj keq a e si a ma zi,
Kshtu Shqyptaret sod me u perzi
E me u gri kta ndermjet veti,
Per nji Pashe qi cueka Mbreti:
Per nji pashe, p'r 'i nieri t' huej,
Qi vec dam se i t'mire s' suell kuej.
Pse edhe, besa! asht ba shum gjak:
Kan mete gjindja nper sokak,
Nper sokak e mbi cardak,
Mjaft me thane, se aj Oshi i Nuros
Nper ato frangija t'kulles
Njiqind vete, po, me te njehun,
Me dore t' vet i ban t'dekun,
Per t'pshtuem jeten nji <<halldupit>>
Ndoshta ndoshta, rod magjupit!...
Plot tri dit e rrafsh tri net
Krisi pushka nper gjytet,
Der qi s'mbramit kulla u muer,
E u vra pasha, mshile ne kjuer.
Sa per Pashen , drejt po u tham,
Kurrnji grime un dert s'po kam;
S'' po kam dert, as s'm' vjen e vshtire:
T' i'n kene dy, edhe fort ma mire;
Vec un kjaj Abdulla Drenin,
Shaqir Currin, Ram Rrustemin,
Edhe kjaj Oshin e Nuros,
Qi per mik e shkrine vedin
Si zanat qi ka Shqypnija.
At here tok asht mledhe halija,
Edhe fjale Mbretit ka cue:
Pa ndigio, ti lala Mbret,
Shka po t'thote halija e Kosoves:
Se t' a cojsh ndo'i Pashe n'Shqypni,
Per t' i a dredhe lakun bakeqit,
Per t'i a shtruem udhen shtektarit,
E per t' cile kishe e xhami
Per<<dintar>> e <<kryqali>>,
Ani shka mundesh m' e cue;
Pse ene doret s' t'kemi dalun.
Por, sa per me da Shqypnin
E Nikolles m' i a cue <<peshqesh>>,
Pasha Zotin ! lala Mbret,
nuk ke pse con Pashe n'ket dhe,
Pse t'a vrasim, pa dy fjale,
Si t'kem'vra Mehmet Alin.
Lajmi s'vritet,thote kanuja;
Por na ty nuk kem'ku t'marrim:
Do t'vrasim veqilat t' ue,
Po vun dore kta me na shite,
A<<bakshish>>me na dhane t'huejve.
Kur ka vojte fjala nder Krajla,
Se shka bane Shqyptaret n'Gjakove,
Po ky kom, kan thane, vall c' kenka?
C' kenka, vall, ky kom Shqyptar,
Qi 'i grusht njerz, t'vobege tue kene,
( Fare as fis t'cillve s'u dihet
E as emnin na ndie s'u a kemi,)
Guzojn t'thejn fjalen e Krajlave
Edhe ata t'Mbretit t'Stambolles
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Gjergj Fishta - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta   Gjergj Fishta - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 22, 2010 7:16 pm

L U G A T I

Knjaz Nikolla, i'burre me koke,
Ka ndolle sande disi n' qoke
E po i kandet me ligjirue,
Ndaje te votra bashke me grue,
Mbasi darka ka marue
E shkuen fmija n' shtrat me ra,
Kush tue cijze e kush tue kja.
Si, pra, buke nji here ka ngrane,
Per ure voters pshtete m'nja'n ane,
Zhgjeshun brez' e ashtu ne t'holla,
Kalle kamishin Knjaz Nikolla,
Edhe rrin aj m' njanen bri,
Tash duhan, tash vene tue pi:
Pocin ngete ka n' frangi:
Tash tue ngrane do kshteja t' zeta
Qi milena me duer t' veta
I a qiron e i a ven para,
Si per grue qi e lype e mara.
Aty, at here, tuebisedue,
Po zen grues aj m'i u levdue:
Se kshtu Turkun un e theva:
Ktu i bana, atje i a ktheva:
Se edhe Krajlat mue me duen:
Serbi e greku mue me druen;
S' e marr n'dore un per Bullgarin:
Do t'a marr edhe Mostarin:
Do t'marr Shkodren e Prizerend
Krajl do t'bahem pernjimend,
Edhe n' Shkoder do t' za vend.
Ty do t' baj un nji Mbretneshe:
Ma dollame nuk ke me veshe,
As s'do t' vejsh ma kacilite,
Por krejt n'ari ke me shndrite,
E do t' vejsh kunore mbi krye,
Nji dite udhe larg me t' shkelzye;
Pse ma trim se mue nuk ke,
Kahdo shkrepe dielli mbi dhe.
Qeshe Milena me 'i gjyse gazit
Per kto makllada t' Knjazit,
E as s' i bahet, jo, me i ndie,
Perse i dajn t'tana kllapi,
Qi i flet Knjazi, vene tue pi;
Prandaj rrin ajo pa za.
Me gjylper carap tue ba.
Vec ma vone nise me kuvendue:
Qyqja nieri,shka me kene!
Me tzi fmin kam vu me ra,
Pse, me giase dishka kan pa
E kaq fort t' mjert jane trishtue,
Sa s' ndigiojn me fjete pa mue.
Shka kan pa, Knjazi po e pvete,
Qi s' ndigiojn vetun me fjete,
Mbasi na, edhe, ktu po jena?
Nuk e diej, pergjegje Milena;
Vec, si fmija duen me thane,
Sa kem' kene na buke tue ngrane
E neper kthina ata tue luejte
Paskan pa nder shtama t' uj't
Struke te stjolli, ndeje kacuk,
Nji me callme, si me kene turk,
Me tesbih e me cibuk,
Edhe krahve lshue nji qurk,
Qi, zbe n' ftyre e buzkerveshe,
Tue qite flake nper sy e veshe,
Rrite fmijve t' u ngerdheshe.
A mos t' jete, qyqja! lugat?
Pse po flitet neper fshat,
Se nji turk kamatxhi,
I pabes e faqezi,
Diku atje Samoborrit,
Kenka cue lugat prej vorrit,
Hokubet me u pa me sy.
Hik! mo'i thote: a i ke mendt n'krye?...
Se lugat n' shekull nuk ka.
Kush e di se shka kan pa.
E u asht ba ferra << Brahim >>:
A se, ndoshta, ndo' i kulim
Do t' jete ba nder ta surrat
E u asht shti tjerve lugat.
Kush ka deke e hi ne dhe,
Aj nuk kthen, jo, ma nder ne.
Vec se jeni, po, ju grat,
Qi kto dokrra i qitni m' t' that,
Kur te mlidhni ju te hini,
Edhe fjale e hale mos t' gjini.
Per me fole per shoqe t' ueja.
S' ka lugat as shtrige, lum grueja,
E un jam n'hall, po, me te gjalle,
Se per t'dekun po t'baj palle.
Si ?...s'ka shtriga e s'ka lugeten?...
I a nisi grueja prap ne e veten.
Per lugeten nuk e dij,
Pse gja kurr s' kam pa me sy.
Vec nper gjind un shka kam ndie:
Por per shtriga s'ke shka m' thue,
Pse un t' anjof ma se nji grue,
Qi ktu mbrende, po, ne cetine,
(Ndoshta, ndoshta ndo i kushrine..)
Dalin naten porsi shkndija,
Edhe futen mbrende nder shpija,
Prej pullazit nper oxhak,
E u a zane gjindes frymen njak;
Qi, mandej, kta duen me thane,
Se n'gjume<<ankthi>> ata i ka zane,
E s'asht tjeter vec se shtrigat,
Qi u a lshojn te mjerve t' ligat,
Ke shkojn naten rreth e okolla.
Prralla! prralla! thote Nikolla
T' tana prralla edhe kopalla;
Perse shtriga a'ka kurrkund,
As n'gjytet as ne katund...
A din shka, ti moj burrneshe?
Zen ma vone knjazi tue qeshe:
Mbasi shtriga ka po thue,
A m'i lshon kto shtriga mue
E, perzet! le t'm'perpijn gjalle...
Por m'i zgidh me dhame e tmalle,
E jo rrole per bri hinit,
Qi s'mund t' brejn as gjeth purrinit...
Hajt, he i ngrate! Si te shkoi jeta
Me pallavra e fjale te shkreta,
I pergjegje Milena at here.
Un jam n'hall per fmij te mjere,
Qi i ka kapun sande friga,
E ti m' qet dokrra per shtrige;
Jo kshtu i drue, jo kshtu s'i drue...
Cou me ra, pse vone ka shkue:
Se edhe fmija jane tue m' prite,
E un do t' gdhij neser me drite,
Per me i bamun ranget e shpis:
Pse, po kje qi e zoja e shpis
Vete s' u del punve perpara,
Aty s'resht kurr e mara.
Kshtu i thote gruja si n'merzi,
Mandej zjar' e mlon me hi;
Shpute e lamsh i qet ne shporte.
E pa tjerre fjale tjera torte,
Me nji za si n' gjyse t' marazit.
<<Te mire nate>>ajo i thot Knjazit
(Do giuhe t' cillit zjerre kisht' pija,)
Edhe shkon me ra te fmija:
Me 'i tubue djelm e me 'i varg vasha,
Shtri nen petka rresht si brasha.
Qeshe Nikolla nen mustak;
E per t' vum punve kapak,
Merr e mushe edhe nji gote,
Edh'e shpike e e ban zollote.
Mandej pocin ndryn n'frangi;
nden kamishin nen sergji,
Mbasi llullen shkunde i a ka.
Edhe shkon n'ode t'vet me ra.
E, si lodhe qi kishte kene,
Ku me pune, ku me at pike vene,
Qi pat pi sande ma teper,
Me 'i here mendt ju bane leper
Edhe fjet, e pa i a ngiate,
Nisi t' madhe me gerhate.
Kur, qe, aty t'u ba mjesnate,
Po i del gjumi Knjaz Nikolles,
Edhe shef aj n'mjedis t' odes
Nji si nieri ndej ne kame,
Me nji mjekerr giate nji pllame,
Edhe barkun sa 'i fund sheke,
Pshtjellun shtatin n'pelhure deke:
Qi, si surflli ftyret zbe
E tue ardhun era dhe,
Rrite Knjazin tue e shikjue,
Me dy sy qi me t'trishtue,
Si gastarja cangullue.
Neper ftyre, mande', e mbi duer,
Aty ktu edhe mbi pelhure
Kisht' do njolle gjaku t' zi,
Qi per mnere m' te kishte ngri
E me qelb bashke ishte tha.
U trem Knjazi kur e pa
E t' perqethete shtatit i ra.
Floket i u cuene shllunge perpjete;
Nisi fryma m' i u zatete
E e mloi djerza.Kishte mete
Tue kqyre m' te, e as nuk isht' tue mujte
Prej trishtimit m'vend me lujte,
Pse edhe m'<<kryq>>disi ishte kpute
Kaq per mndere qi 'i here kje tute.
Por kame-kame, qe,nise lugati
Me i u avite Nikolles kah shtrati.
Knjaz Nikolla aty i rrin gati
E fill doren con m' kubure,
Qi e kisht'vjerre nen nji figure,
Edhe don aj zjarm me i dhane.
Kur lugati nise me i thane:
Mos e ven doren m' ngaskeqe!
Nuk t' kam ardhe me mende t' keqe
As me t' carte as me t' trazue:
Un kam ardhe ktu me t' kallxue
Disa pune, qi tash kan bijte
E qi mire per ty asht me i diejte,
Ashtu mue si m'dan nenshtrasha.
Un ajm Mehmet Ali Pasha,
Qi m'pat nise Mbreti n'Shqypni,
Per me i lshue Malit te Zi
Hot e Grud, Plav e Guci
Si n' Berlin kje ba pleqni.
Por, kur mrrina ne Gjakove,
Aty e zeze mue m' gjet nji prove;
Perse Krenet e Shqyptaris,
Me Ali Pashen e Gucis
Nji be t' madhe po e ki'n ba
Plak e i ri ne lufte me rra;
Burre e grue, po, n'luft me u shue
E ato Male mos me i lshue.
Prandaj vete aty kur shkova,
T'u cue m' kame te tane Kosova,
Peja e vogel ' dhe Rrogova,
Edhe mue m' rrethuen nji rendit
Shi ne shpi t' Abdullah Drenit:
Ku mue t' mjerin me kan vra,
Te tane n' gjak mue me kan la,
Si me sy qi je tue pa.
Pra, tash tjeter ty s' t' ka mete,
Vec kto Male me i marre vete,
E me i marre me pushke per faqe;
Pse, pa i ba nja disa gjaqe,
Per pa i djege disa bajraqe,
Toke Shqypnijet n' dore nuk qet:
Sod Shqypnija asht ba <<Milet>>.
Besa, at here, po i thote Nikolla,
Mbasi vete s' mujtka Stambolla
Kto Male me m' i lshue,
Puna giate,thom, ka me shkue:
Pse, si vete ka mujte me pa,
Qysh se n' gjak krejt kenka la,
Me pushke n' dore s' merret Shqypnija.
Vra ne ftyre mehmet Alija
E prej pezmit tue qite shkendija,
Tue kercnuedhamet prej marazit,
E vertete, po i thote aj Knjazit,
Se, medje ka me t' u dashte
N'lufte me thye ma se nji rrashte
E me hjeke shum e shum zi,
Para se te hijsh n, Shqypni:
Pse, Shqyptaret, e diej edhe vete
Se jan trima e per ket jete
Ata rob s'i shtrohen kuej;
Por me pase me i msy pa buje
Edhe n'moh naten me u ra,
Tash qi ata 'i here jane shperda,
Un kujtoj se me pak gjqe
Puna ty te del per faqe,
Edhe hin ngadhnyes n 'Shqypni.
Prandaj mlidhe shpejt nji ushtri,
Edhe lsho n' Plave e n' Guci,
Naten n'terr befas t' u ra,
E si n' gjak Plaven t' keshe la
Edhe zhbi t'a keshe Gucin,
At here merr e msyj Malcin.
Me tagan, me une ne dore,
Edhe shkimi ata Malcore;
Pse, pa i shkime ata Malcore,
Shkodra ty s' te bje ne dore.
E as s' ke ngae, jo, me u hutue,
Pse Shqyptaret kan nise me u zgjue,
Kan nise shqyp kta me shkrue:
Kan nise t' flasin per komsi,
Per kombsi e per liri,
Per liri e autonomi;
Edhe gjate, thom, nuk do t' shkoje,
E Shqypnija do t' kerkoje
Me dale m' vedi, si Serbija,
Si Greqija e Bulgarija:
Mbasi ka edhe ndonji Mbret
Qi Shqyptaret aj po i perget,
Ku me para e ku me fjale
Turkut dore ata me i dale.
Prande' at here ti s' ke me mujte
Gurt mbas d' shirit t' and me i luejte;
Pse do t'dale kushdi se kush,
Qi e ka vu ka dit m' rabush
Shqyptaris me i dalun zot,
Edhe gurt aj ty t' i lot.
Por, po mujte nji here sot
Keto Male me i pushtue,
(Qi ty dheske te jane perore,)
Jo vec kto ma s' t' dalin dore,
Por, me kohe e me dredhi,
Edhe n' Shkoder ke me hi.
Pse do t' diejsh ti, lum Nikolla,
Se e ka ba pleqni Stambolla,
Ty ma para, edhe Serbis,
Si edhe Krajlat te Greqis:
Grekut,shkjaut, po, edhe Bullgarve,
Me u a lshue n'dore toket e Shqypnis,
Se me u dhane lirin Shqyptarve.
Kshtu Nikolles i tha lugati!
Edhe tjeter nuk i a ngiati
Por u zhduk aj neper kthine,
Tue lane mbrapa nji qelbsine,
Qi der vone u ndie n' Cetine.
Knjaz Nikolla at here u cue,
Shpejt u vesh edhe u shterngue,
Edhe duel naten per hane,
Por me u pjek m' at Mark Mila'n:
M' Mark Mila'n aj per me u pjeke,
Me te fjalet per me i perpjeke,
Se kur n'Plave me qite ushtrin,
Se kur n' gjak me la Gucin,
Se kur flake me ndeze Malcin,
E se si m' e hupe Shqypnin:
I hupte Zoti pernjimend
Knjaz Nikolla edhe gjithkend
Qi mendon e sharton zi
Per te bukuren ket Shqypni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Gjergj Fishta - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta   Gjergj Fishta - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 22, 2010 7:16 pm

MARASH UCI


Te nji mriz, te nji lajthi
Kishin ndollun tre bari
Dy me dhen e nja me dhi,
Njani plak e dy te ri:
Marash Uci e t' bijt e Calit:
Dy djelm t' lete si shpezt e malit.
Marash Uci i Uc Mehmetit,
Ane e m' ane i kisht' ra detit
Kishte pa pronet e Mbretit
Cak prej Hotit tue zane filli
Der ku piqet buka m' dielli;
Pse, sa kje Marashi i ri,
I pat dale Mbretit n'ushtri
Me arme n' dore, me zjarm ne gji,
si qi doke asht ne Shqypni.
Burre i forte e trim si Zana,
Armet i kjene atij baba e nana:
Babe tagani e nane breshana,
Vlla e moter dy pistolet
Dy gjarpnusha prej Stambollet.
Ky kje lypun edhe gjetun,
Pat kene thirrun edhe pvetun
E n' kushtrim e n' gjygj t' bajrakut,
E nder pre marre Karadakut;
E kudo qi i doli prija
Aty i dajti edhe trimnija.
Por, si kripit i ra bora,
E la kama e e la ate dora,
Edhe i shkrefi armet besnike:
Njato arme qi n'kohe jetike
Pa'n kene ndera e Arbnis kreshnike:
E na doli bari malit,
I shmrijak me t' bijt e calit.
Prore Mashi djelmve t' Hotit
U kallzote punet e motit,
Punet e motit, pune trmnije:
Si Shqyptari mbas lirije
E mbas beses e s' bardhes Fe
Bate deken si me le;
E u permendte Ora e Zana,
Edhe u thote shum pune t' mdhana,
Per lugat kur zehet hana,
E per lufte, qi me drangona,
Ban kulshedra n' vise t' ona;
Edhe i njifte aj me s'mirit
Sa drangoj jane rodit t' nierit
Mbi Rane t' hjedhne e m'Ure t' Vezirit.
Prande' e dojshin gjith barija
E ndigiojshin fjalet e tija
Si kah pushka ashtu ka' urtija.
Por shka, Zot, ka Mashi sot
Qi na a vra e nuk ban za?
A thue i ra bisha nder berre,
Ja se toket i mbeten djerre,
Ja i punoi t' ngratit rreziku
Pa buke n' shpi m' e gjetun miku?
Uku n' berre s' i ka ra,
Pse kurr Marashi s' u a da:
Nuk kisht' mbetun ky pa e pa:
M' e pase pa edhe e kisht' vra.
As s'i mbet ktij n' dere borxhlija:
Me 'iqind dhen qi ka te shpija
S' lan borxhli me i vojtun t' birit,
Edhe miqt i a pret ma s' mirit;
Si edhe qet qi i ka si buje
S' i a lane djerr token kurrkuej.
Por as vete shka ka s'e di,
Vec se u thote shmrijakve t' ri:
<<Pa ndigjoni, o djelmt e mi:
Diku 'i pune sod m' ka qillue,
As nuk kam si rri pa shkue;
Nji here pse me pase per t' pshtue
Zogu dore, pasha mue!
Vone e vone ke per t'a zane,
Fjale i mocmi si e ka lane.
Se sa rrij as vete s' e dij
Se nji jave ase nji muej,
Zoti e di, nuk mund t' a quej.
Por n'kje thane prej Perendije,
Mos me shkele un ma m'kto hije,
Mos me u zane ma pune trimnije
S'bardhes kohe qi ka prendue,
Ah ju, u kjosha true
Per Njate qi vran e kthill
Me m' a mbajte ju sod nji kshill.
Amanet un jam t' u lane
Me ruejte gjan me kqyrun sta'n,
Armet e mbushne mos me i dhane,
Me shoke t' uej kurr mos m' u zane,
Mos m'u zane as mos m' u nga,
Pse n'dite t'ngushte kta u gjinden vlla
Si me pushke, ashtu me uha.
T' huj' n me fjale mos t'a poshtnoni;
Buken para, por t' i a shtroni
N'Shqyptari si a kene Zakoni:
Me i besue mos i besoni!
Edhe n' mend kinje nji fjale:
Zemers s'fryt me i lanun dale;
Fjalet per paje kurr mos me i ndale
Ujit turbull mos me i ra,
Mos me dalun n' va t'pa va;
Me i u ruejtun rrases se lmueme,
Me i u rujtun shakes s' terbueme,
Me i u ruejte, po, grues se lshueme;
Vendin t'uej m'e dashte perore,
Me ruejte bese, mos me carte ndore.>>
Kshtu tha Mashi, e n' kame u cue,
Vu xhurdin edhe u shterngue,
Edhe i njiti armet mizore
Njato arme qi s'dijshin ndore,
Pse n'dore t'Mashit guri Vlore
Ndezte flake, po, flake vetime,
Epte gjame, nji gjame bumbllime,
Porsi rrfeja kur shkrepe malit.
Lamtumire! thote djelmve t' Calit
Ven breshanen mbi cep t' krahit,
E t' u djergun hijes s' ahit,
Hijes s' ahit, bri njaj shpati,
I a behe n' Stare n' krye t' sahatit.
Po, Zot. Mashi ka ' a tue shkue.
Qi nper shpat e neper prrue
Po vjen hapin tue shpejtue
Thue 'izet vjet s'i ka kalue?
N' Gjenoviq Marashi a nise
Ke Cun Mula me konise,
Ke Cun Mula shpi e rrepte
Ku han buke i verbet e i shkrete;
N'at fis t'Hotit, shpi e pare,
Djale mbas djalit Bajraktar.
Prej mjesditet tue ra dielli,
N' Gjenoviq kapet aj filli,
N' Gjenoviq te kulla Cunit,
N' at kulle t'bardhe mbi krye t'katundit.
<<Mire se t'gjaje, or Cuni i Mules!>>
Po i thote Mashi n'dere te kulles;
<<Mire se vjen, ti Marash uci!>>
I a kthen Cuni: Po ty c' t' nguci
Me lshue gjan, me lanun sta'n
Kshtu m' u djerge zhegut m'ket ane?
A asht gja t'keq? a vec po drue,
Pse n'arme sod po t' shof shterngue?
<<S' a gja t'keq jo, nder bari;
Por nuk dij si a per Malci...
Zoti mire ka m' e punue,
N'kjofte se besen s'kemi lshue.
Kam ken n'Shkoder mbrame kam ardhe,
Ke qaj miku faqebardhe,
T'cill'n e njef ti prej q' kah motit,
E m' ka marre besen e Zotit,
Me kuvende me Krene te hotit,
Per nji fjale, e jo ma vone
Se n' ket nate, te Kisha e jone.
Coju fjale, pra, Krenve t' vendit
T' dalin n' Brigje n'log t' kuvendit,
Se do t' dal nji here te shpija
me i shestue do pune te mija.
Neser n' Shkoder prap do t' veta
Ke qaj miku' i u ngjatet jeta!
T' a kete ndihme Malcia e shkreta.>>
Kshtu tha Mashi, e duel me shkue:
Nper pishe t' zhegut pa pushue:
S' ishte ngaeja me u hutue.
Njaj Cun Mula thote nji fjale.
Madhi Zot, ty t' kjoshna fale!
Nder dy pune njana do t' dale:
A se i shkojm Mbretit n' ushtri,
A se lufte kem' me Mal t' Zi:
Si kjofte mare ashtu e bafte Zoti:
Oren cuet por e ka Hoti.
Po u coj fjale tash Krenve t' vendit,
T' dalin sande n' log t' kuvendit.
Aty punet kem' me i peshue,
Mandej dalet si kjofte gjikue.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Gjergj Fishta - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta   Gjergj Fishta - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Jun 22, 2010 7:17 pm

TE KISHA E SHNJONIT

Prendoi dielli, n' qiell duel hana,
N" Velecik po pingron Zana:
Ehu! ju malet e Shqypnis,
N' t' cillat struke shqypja e liris
N' t' bardhat kohe qi kan prendue
S' lete anmik, jo, me i u afrue!
E di shpat e di edhe prrue,
E di lande e di edhe gur,
Shqyptaris kryq e terthuer,
Se sa gjak atbote i anmikut
Vojti rrkaje prej t' bardhe celikut,
Qi flakote n' dore t' Shqyptarit
Porsi rrfeja majes s' Sharit.
A kisht' mujte kurr n' at kohe t' lume,
( Me lot gjakut sod t' lotueme!)
Vec nji troe t' tokes Shqyptare
M' e rmue dora grabitcare?
Ah! jo kurr: t' ish' cue mbare bota...
Pse ndo 'i Leke, a 'i Gjergj Kastriota
Do t' kisht' dale, at dore rrembyese
M' e cungue me arme ngadhnyese,
T ' cillat n' shekull do t' permenden
Hane e hyj sa qiellve t' enden.
Por kan ndrrue sot moti e stina
Per dhe t' ngrit, ku rreh Martina!
Gjinde e mbajtun me lot t' shumit
Qi n' djerse njome bucat e umit,
Ja qi n' kullme rreshket kumuese,
Per me mbajte nji grue te shpija
S' cilles buke i lypin fmija,
Edhe i len ndoshta me kja,
Perse e mjera buke nuk ka:
Gjinde, s' cilles Zot i asht ari,
T' zezen toke qi i ngrate Shqyptari
Shtrejt me gjak e pat fitue,
Pa ndo 'i dhime, kjoshin mallkue!
Sod m'e da duen copa copa:
E perse? Pse don Europa...
Uh! Europe, ti kurva e motit,
Qi i rae mohit beses e Zotit,
Po a ky a sheji i gjytetnis:
Me da token e Shqypnis
Per me mbajte klysht e Rusis?
Po ti a kshtu sod na i perligje
Njata burra qi m' kto brigje
Per ty vehten bane flije
Kur ti heshtshe prej ligshtije?
Ti qi i a kalle flaken diellit
E i shestove rrathet e qiellit,
Ti, prej eshtnash t' t' ngrate Shqyptarve,
Qi bane deken per dhe t' t' parve,
Ban sod t' bijn fatosa t' ri
T' cillt nji troe t' ksaje Shqypni
Mos t' a lajn Shkjaut n' dore me i ra
Krejt ne gjak nji here pa e la!
Lum, oj Zana e Velecikut,
Qi m' i a lshon ti namet anmikut,
Qi m' i uron djelmt e Malcis,
Qi m' i a kjan hallin Shqypnis;
Ksaj Shqypni, e cilla motit,
N' za kah pushka e besa e zotit,
Pat kene cmue prej fisesh t' tana
Kah bjen dielli e kah merr hana!
Por, sado qi poshte ka ra
Sod me sod, e rrin tue kja
N' pluhen t' tokes, prej njerzve sha,
Prap, oj Zane, shkndija e burrnis
Nuk a shkime n' male t' Shqypnis,
Qi, mana, edhe n' kto kohe t' reja
Ka 'i here ndezet flake si rrfeja.
S' kan mbete shkret, jo, armet besnike,
Perse Arbnorja grue fisnike,
Ban se ban fatosa t' ri,
T' cillt trimnisht per ket Shqypni
E per bese e t' bardhen Fe
E bajn deken si me le.
A poi shef ti njata burra
Qi kah Brigja neper curra.
Tue hece naten porsi bisha,
Jane t' u njitun drejt kah kisha?
Ata jane, po, Krenet e Hotit
Qi m'u lidhe duen me bese t' Zotit
Per me i dalun zot Shqypnis,
Per me i lanun ndere Malcis.
Po, Cun Mula mbi shpine t' kalit,
U a coi lajmin Krenve t' malit;
U a coi lajmin n' dere t' konakut,
Per me u mbeledhe n'kuvend t' bajrakut;
E si rrokull kjene rreshtue,
Kshtu zen Cuni me ligjrue;
<< Fol tash, Masho, c' po na thue?
Un qe, Krenet t ' i kam bashkue,
T' cillve mundesh me u besue,
Pse armet kryq i kemi vu,
Si na e lane te te paret kanu>>.
At here Mashi zen kadale:
<< Pa ndigioni, o trima 'i fjale,
Qi po u thom me bese te Zotit,
Porsi nipave t' Kastriotit:
Katerqind e s' dij sa vjet
Jane qi i bajm Mbretit hysmet
Kush ushtri, kush angri,
Me arme n' dore, me zjarm ne gji,
Me 'i kame mbathe me tjetren zdathe,
Buken n' strajce e shpi senjurin,
Dushek token, jestek gurin,
T' mbrame te hika e t' pare te mbeta:
Trima n' za se a zanun jeta:
Mos me drashtun krajl as Mbret!
Edhe Mbreti ket hysmet
Der diku na e ka pelqye,
S' na ka lane aj krejt m' u thye:
Na ka lane lirin jetike,
Na i ka lanun armet besnike,
Per me ruejtun Fe e zakona,
Per me mprojte kto malet t' ona
Per me mbajte kanu' n e t' parve
Me ruejte erzin e Shqyptarve:
Na ka cile kishe e xhami
Per dintare e kryqeli:
Na ka falun page e t'dheta,
Kanu m' vedi sa t' jete jeta,
E na. vec n' e pacim carte
Ket kanu qi na lane t' Paret,
Se e kem' shkue jeten n' liri
Si ne bjeshke. ashtu ne vrri,
Si me gja. ashtu me bulqi:
Tue punue e tue gjallue,
Tue luftue festat trashigue,
Mort e darsem me kanu,
Sikur t' paret na pa' n punue,
Por medet e treqind halle!
Per kto male e per kto zalle,
Per kto male e zalle t' ona,
Ku si heret, si n'e vona,
Pat kene mbajte kanuja e malit,
Pat kene rritun pika e djalit,
Pika e djalit, Leket e Hotit,
N' za kahe pushka e besa e Zotit:
N' za ka' urtija e bujarija
Qi zanat i ka Shqypnija;
Perse a kndue n' Shkoder gazeta
Qi njaj Shkjaut sod t' u ngjatet jeta!
Do t' i bajn kto male t' shkreta.
Po, Moskovi, i u thafte hovi!
E ka da n' Kuvend t' Berlines
Me i u lshue Knjazit t" Cetines
Hot e Grude, Plave e Guci.
E tash Knjazi i Malit t' Zi
Ka ngrehe top, ka dynde ushtri
N' kto tri dit me ra n' Malci:
Thue gja e shkrete ka mbete Malcija,
Thue pa zot se a Shqyptarija...>>
Kshtu tha Mashi e Krenet e Hotit
Si t'u rake 'i rrfe prej Zotit,
N' ato fjale mbetem pa za:
Me i pase pre... gjak s' kishin ba.
Kishin ndeje me sy per dhe,
Pa thane kush nji fjale per be.
Por prap Mashi zen t' e vona:
<<C' t' thomi, burra? Fe e zakona,
Bjeshke e vrri e kullat t' ona
A 'imend Knjazit pa luftue,
Pa pushke t' shtime kem' m' i a lshue?>>
<< Pasha, Zotin, kjofte levdue!
Gjeto Marku zu m' u idhnue
Hot e Grude s' po t'i shklet Nika
Bash me e dijte se jesim n' cika:
Se na ban Knjazi fani,
Se na djeg me bjeshke e vrri.
S' i lam marre Shqyptaris
Ku t' jete puna e trimenis;
Perse mbare Leket e Malcis
Shk' a m' shtate vjet e shtatdhete vjet,
Dijn me deke, po, per dhe t' vet.
Pa m'u njeshe per shtat xhubleta,
S' i baj Knjazit t' u ngjatet jeta!
Por t' flase Cuni bajraktari,
Fjalve t' tija u rri ma i pari.>>
Njaj Cun Mula, si u mendue,
Kshtu po zen me ligjirue:
<<S'kemi, burra, ma shka t' presim,
Armet besnike, por t' i njesim:
Hovin Knjazit do t' i a presim,
Me e dijte se te tane do t' jesim.
Ndoshta pak edhe na jena,
Ndoshta edhe fysheke nuk kena:
Por ani pse t' paret e motit,
T" paret e motit, flake barotit,
Njata ushtaret e Gjergj Kastriotit.
Kurr s' i njehshin n' lufte ushtrit:
Njehen dhent e njehen dhit,
Por jo trimat me arme le,
Trimat lidhe me bese a fe:
Trimi i mire edhe sa here
Me 'i fyshek dahet me ndere.
Pra, le t' cohet m' kame djelmnija:
Oren cuet pse e ka Shqypnija:
Me te vete asht Perendija.
S' e ngule Knjazi n' Hot bajrakun,
S' e rrite m' ne, jo, Karadakun,
Pasha armet qi m'i la baba!
Pa na vjerre kortare mbi krraba...
T' rrahim ben si t' na ape feja,
( Kush e thafte ate e vrafte beja),
Se qindrojm, eh gjofti rrfeja!
Porsi t' paret na pa' n qindrue
T' cillt per t' gjalle s' kan me u harrue.>>
Kshtu tha Cuni Bajraktari,
Edhe m'giuj u ngreh ma i pari:
Bani be, me lot per faqe,
Per <<qitape>> e shtate <<melaqe>>,
M' Ore te bjeshkve e m' krye te fmis,
E per Emen t' Perendis,
Se pa deke e pa hi n' dhe
Me gjith djale e me gjith re,
Pa u robite me lope e qe
E pa u djege me stan e shpi
S' i bjen n' dore kurr Malit t' Zi.
Njite mbas tij atbote u cuene
Krenet e Hotit, e u betuene,
Mbas kanuns s" Leke Dukagjinit,
M' qiri t' festes e m' Kishe te Shnjinit,
Mbi Shen Nikolle e m' Shejt Shna Ndue,
M' Kryqe t' Krishtit, kjofte levdue!
Se, pa u shkime me troje t' veta,
S' i bajn Knjazit t' u ngiatet jeta!
At here Cuni rishtas zuni:
<< Por tash, burra, ndienie 'i fjale:
N' Ure t" Rrzhanices do qite ndo 'i djale,
Me i zane shtekun Karadakut,
Der sa t' epet za bajrakut.
Un po i zgiedhi 'izet martina,
Me u a ndie krismen larg Cetina,
E n' Rrzhanices kam me i ngujue,
Pushken Knjazit m' i a fillue,
Per n' kje 'imend se i ka ra n' krye
Kufijt t' one me i shkapercye.
N' Traboine Gjetja le t' dale
Ded Gjo' Lulit me i cue fjale,
Qi t' a coje aj m' kame t' tane fisin
Porsa pushket n' Rrzhanice t' i a nisin.
Ju tjeret krene, edhe seicilli,
Deri neser pa ra dielli,
T' i a napa zanin fisit t' vet,
Qi shk' a i Hot e shkon me Mbret,
Prej shtate vjetsh e m' shtatdhete vjet,
T' gatoje armet e t'prehe taga' n
N' Velecik t' a qese gjan;
Pse me pase n' Rrzhanice me krise,
Ka m' u dashte n' Rrzhanice me u nise,
E aty u bafte si e ka thane Zoti:
Oren cuet por e ka Hoti.
E ti, Masho, pa shkrepe dielli
N' at molle Shkodere t' nisesh filli:
Hodo Pashes m' i u ban selam,
Thuej t' a coje Miletin n' kame,
Thuej t' a coje ne kame Miletin
Me qindrue sod per Dauletin,
Me qindrue sod per Shqypni
Tue luftue me Mal te Zi.
E atij mikut, i u ngjatet jeta!
Thuej T' a qese nji shkrole n' gazeta,
Se per t' gjalle rodi i Shqyptarit
Per pa gjak kurr dhen e t' parit
Nuk e lshon, jo, pasha Zotni!
S' e korite, jo. Gjergj Kastriotin.
Gjergj Kastriotin, trim rrfe.
T' shkruej se trima ka nder ne,
T' cillet per Atme edhe per Fe
E bajn deken si me le,
Kur t' jane lidhe me bese e Fe
Kur t' jane lidhe me bese te Zotit
Si jane lidhe sod Krenat e Hotit.
Tash po dahna; nji udhe e mbare!
Se kan kndue gjelat e pare,
E na kohe s' kem' me u vonue
S' asht per burre, jo, me u hutue,
Ku per te jete gjikue
Ja me deke, ja me fitue.>>
Foli Cuni e u da kuvendi.
Po, Zot, kuej do t' i jese vendi?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Gjergj Fishta - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta   Gjergj Fishta - Faqe 2 I_icon_minitimeWed Feb 23, 2011 7:41 pm

Knjazit n'dorë ku ka dhanë letrën,
me dyllë Cari si e kisht' mbshilë.
Ka marrë Knjazi edh' e ka çilë,
e ka çilë edh' e ka këndue,
tri herë rresht ai e ka këndue, 270
tri dit rresht edh' e àsht mendue;
mbasandej ai fjalë ka çue
njatij Vulo Radoviqit,
kerkserdarit t'Vasoviqit,
qi me dalë me rà n'Cetinë, 275
pa këqyrë shteg, pa këqyrun stinë:
me flut'rue si gjeraqinë,
për me u pjekë me «Gospodarin».
Njeky Vuloja Serdari
Kisht' pasë kenë nji trim i çartun: 280
m'e pasë randë toka m'e bartun.
Pa tè prè kund s'ishte marrë,
pa fjalë t'tij ngarkue s'ishte marrë,
pague s'ishte varrë as gjak,
s'kishte vu nuse duvak, 285
as s'isht' dà gjyqë a pleqnì.
Pse edhe Turku i Malit t'Zì
po e kisht' pasë shqipe mbi kry',
mos m'e lanë me pà me sy.
-Se edhe 'i punë, ky zogu i Shkinës, 290
po e kisht' bà m'atë udhë t'Cetinës.
Paska marrë e shi në rrugë
Për tërthuer shtrika nji stugë,
edhe i çueka fjalë tërthores,
qi shka àsht Turk i Cernagores, 295
mos me mujtë m'e shkapërcye,
për pa là 'i dukat për krye.-
Bre! kish' kenë edhe 'i farë burri,
larg e larg me i dajtun turri.
Fëtyra e tij porsi duhia, 300
syni i tij, tanë zjarm e shkëndia;
vet'llat trashë ngèrthye kulàr,
porsi lesh derrit bugàr;
vesh e m'vesh dega e mustakut,
si dy korba lidhë për lakut; 305
edhe i mbrrijte kryet në trà:
burrë i atillë me sy me u pà.
Veshë e mbathë e m'armë shtërngue,
kishe thanë se àsht lè drangue.
Se këtè Knjazi fort e dote, 310
fort e dote edhe e ndigjote;
pse edhe i urtë ai kishte ndodhë,
me ia prè mendja fort hollë.
Prandej Knjazi i çueka fjalë
Në Cetinë për ngut me dalë. 315
Edhe Vulja bjen n'Cetinë,
pa këqyrë shteg, pa këqyrun stinë,
tue flut'rue si gjeraçinë.
N'atë Cetinë kur Vulja zbriti,
atè Knjazi mirë e priti, 320
mirë e priti e n'odë e qiti,
i qiti duhan e kafe,
edhe nisi kështu t'bajë llafe:-
Ku jè, Vulo, eh kopilane!
Se ti ujk, po, né na u banè, 325
ke s'po duke kah Cetina,
ku kè miq e probatina,
qi s'të ndërrojnë me sy të ballit?
Po, a kè mujtë? a kè farë hallit?
Si po t'shkon n'Vasoviq moti?- 330
Për jetë tande ! si do' Zoti,
merr e i thotë Vulo Serdari;
pse sivjet, lum «Gospodari»,
nuk ka pasë toka valigë,
e ka ardhë nji kohë e ligë, 335
sa nuk dij si ka m'iu bà,
për me pështue do rob e gjà,
pse edhe buka asht tue na lànë.
Hajt, eh qè'! Knjazi i ka thanë…
Se s'po gjenë cubi me ngranë… 340
Se s'po gjenë skyfteri mish…
Se ti e nxjerrë korën dy fish!…
Mjaft t'i biesh ndo'i vendit prè,
se po e ban me lopë e qè,
sa me mbajtë njerztë e kujrisë, 345
jo se mà gjindën e shpisë…
A din shka, Vulo Serdari,
ndiej shka t'thotë ty «Gospodari»:
pështilli bashkë nja disa cuba:
t' idhtë si gjarpni ndër kaçuba, 350
t'lehtë e t'shpejtë si gjeraçina:
edhe lëshoj ti kah Vranina,
për me vrà ata e për me prè,
për me djegun gur e dhè,
mbrendë tue vjedhë e tue plaçkitë, 355
tue grabitë e tue robitë,
n'daç me natë e n'daç me ditë;
se un prandej të kam çue fjalë,
der' n'Cetinë nji herë me dalë,
pse dishka mue tash m'ka këcye, 360
prap me Turk me u kapërthye:
prap me Turk, po, na me u vrà.
Pse edhe as hije, thom, nuk kà,
urtë ma ndejun Turk e Shkjà.
E kështu, tue ligjërue, 365
krye më krye tue bisedue,
hollë e gjatë e ka qortue,
si me u sjellë e si me u mprue,
për m'e là Vraninën n'gjak.
E si vesht janë marrë me fjalë, 370
Knjazi n'bukë atè e ka ndalë,
edhe falë i ka do pare;
e i ka falë nji «xheverdare»,
krejt n'argjand kondakun ngrì,
mos m'e gjetë shoqja n'Mal t'Zi: 375
m'e drashtë vjerrun në sërgjì,
jo mà n'krah të nji luftarit,
jo mà n'krah t'Vulo Serdarit,
qi isht' me brè hekur me dhambë!
Atëherë Vulja àsht çue në kambë: 380
ka bà Knjazit «tungjatjeta»,
edh' àsht nisë malit përpjeta,
udhës me mend ai tue përblue,
si Vraninën me shkretnue,
Knjazi ashtu si e kisht' qortue. 385
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Gjergj Fishta - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta   Gjergj Fishta - Faqe 2 I_icon_minitimeWed Feb 23, 2011 7:42 pm

P R E J A
Pjesa par

Vall, kush din mue me m' kallzue,
Pse kjo qyqja ,zog i true,
Si mos kurr asht tue vajtue
N ' at Vranine, n' at t'zeze krahine,
M ' breg t ' Liqenit n 'at kodrine?
A mos kjan hallet e veta,
Perse zi i shkon moti e jeta,
Bir as bi pa rrite e shkreta?
Qyqja vehten s' asht tue kja,
Bir as bi pse e mjera s, ka;
Por po kjan ajo nji moter,
Qi ka mbete sod qyqe n' voter,
Sod qi kpute i asht kulmi i shpis:
Kjan qat motren e ati Avdis!
Jo,po,asht vra thon Avdi Hisa,
Mriz kah bate nen dy lisa,
Nen dy lisa n' mal t' Vranines:
E vrau Vulja, i biri i shkines!
Njiky Vulja, 'i trim drangue,
N' at Vranine fort asht rendue:
Nuk len kal, jo, me shtektue,
Nuk len cike,jo, me u fejue,
Ke po i vret aj djelmt e ri,
Ke po i kthen nuset n' gjini,
Ke po i vishte nanat ne zi.
Edhe u cueka,zogu i shkines,
Me trembdhete cuba t' Cetines,
Me msy mrizet e Vranines:
Po i isht' kane kandun mishi i dhis:
Edhe u ndeshka m' mriz t' Avdis.
Qaj Avdija vrik piskati:
ndalo, Vulo, mustak-giati:
Ndalo,Vulo,me caruqe,
Pse s' t i leshoj, dhit e kuqe,
Per pa e la mrizin me gjak:
S ' ruej dhi per Karadak!
Edh' e drodh t' zezen <>,
Qi e kisht' pase moter e nane,
Kinse, i mjeri, zjarm me i dhane;
Perse i shkrepi n' dore <>,
Shi kur dashte s' do t' i a kisht' nana.
Po, por Vuloja i terbue,
Qi per pushke ishte i gatue,
M' <> i u shterngue:
Dekun m' toke e la pushue.
Edhe u turr m' te i patenzoni,
(Shka as atij s' i a epte zakoni),
E i zdeshi xhamada'n
E i a xuer dhe taga' n,
E i a muer pushken e giate,
Si nder burra s' asht zanat;
Mandej dhit i ven perpara,
Edhe u grafe neper rrege e ara.
Fort po nget capi i Vranines,
Fort po ndjeke Cubi i cetines,
Fort po kjan nji e bija e Turkines:
Fort po kjan e fort po fshan,
Dekun m' vig kah e shef te vllan:
--- Kur ka dale qaj hylli i drites,
O vllau i em o vlla!
Mbi ato suka t' Podgorices,
O vllau i em o vlla!
Ti m' i a vune pushken krahit,
O vllau i em, o vlla!
Edhe m' dole m'dere te vathit,
O vllau i em, o vlla!
E m'i a lshove zanin skjapit,
O vllau i em, o vlla!
Me i lshue podit e livadhit,
O vllau i em, o vlla!
Me i lshue m' uje-- m' at uje t' Moraces
O vllau i em, o vlla!
Me i mrizue ke aj lisi i rrashit.
O vllau i em, o vlla!
Qyqja motra tue t' kundue,
O vllau i em, o vlla!
Porsi lis me dege prarue,
O vllau i em, o vlla!
Lis me maje te lulzue,
O vllau i em, o vlla!
Rrite e mjera tue u mendue,
O vllau i em, o vlla!
Se me c' vashe ty me t' fejue;
O vllau i em,o vlla!
Por qe Vuloja, i' drangue,
O vllau i em, o vlla!
Me toke t' zeze ty t' ka martue,
O vllau i em, o vlla!
Arme e petka tue t' shkretue,
O vllau i em, o vlla!
Nane e moter tue t' zezue,
O vllau i em, o vlla!
T' zezat qyqe tash kendojn,
O vllau i em, o vlla!
Nane e moter t' u ndihmojn,
O vllau i em, o vlla!
Pse ma udhe per ty s' kundrojn.
O vllau i em, o vlla!
Tash kendon nji zog i zi,
O vllau i em, o vlla!
Kah t' fluturoj neper Shqypni:
O vllau i em, o vlla!
Kurr ket pune un s' e kam ndi,
O vllau i em, o vlla!
Se ka mbete kund gjak pa u kthye,
O vllau i em, o vlla!
A me pare a se me krye,
O vllau i em, o vlla!
Vec ka mbete njaj gjaku i Avdis,
O vllau i em, o vlla!
Qyqja motra, vaj, e Avdis!-----
Kshtu vajton te vllan Turkina:
E ndien lqeni edhe Vranina,
Edhe e ndieka aj Oso Kuka;
Vaj'n e ndieka e m' kambe u cueka:
--- Hani djelm! e ju vraft buka!
Eh ju vrafte buka e Dauletit;
Eh ju dhaca ujet e detit,
Po s'u muer sod gjaku i Avdis,
Po s' i u kthye ndera Shqypnis.
Cou bre, Soko, e mund t' i xame!
T' mos t' i majm cubat me vjame,
T' mos t' i lame cikat me name.
Proh! ti o Zot, kur na jane cue,
Mbathe e zbathe-- si kan qillue
E i kan rrokun armet Shqyptare,
Njato <> e << xhevardare>>,
Njato t" bardhat n' za <>
E i kan njite njata tagana,
E i kan vu njato calina,
Se c' ushtimeka marre Vranina!
Porsi, kur ndokush t' i nguce,
Dalin grethat jashte biruce,
Njashtu turr per dere t' kaushes
Djelmt e Osos rrajn drejt fushes
Ku kisht' krise e zeze potera,
Motra e Avdis ku kjate e mjera.
Shoqi shoqin nuk po e pritka,
Por secilli vrap po ngitka,
Thue se t' parit qi do t' veka,
Petku cohet do t'i u preka
'E jo ma se po i pret deka!
S'asht tue e drshte, jo, kush rrezikun,
kah per gjurme po ndjeke anmikun;
Vec se i lngon setcillit zemra,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Gjergj Fishta - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta   Gjergj Fishta - Faqe 2 I_icon_minitimeWed Feb 23, 2011 7:43 pm

PREJA

Pjesa dyt

Ka ma e lete s'i ndolli themra.
Syt u qesin flak e shkendija
Kah t' frigueshem, si duhija,
Qi kalon me t' rrebte zhumhuer,
Fushes i bjen kryq e terthuer,
N'dore tuj mbajtun pushket arbnore,
Qi u flakojne neper terthore
Porsi rrfeja n' nate mizore.
Si i' langue, qi, dale me gjue
Endet malit pa pushue,
Der sa t' jete <>pa u vu:
Djelmt e Osos njashtu ngasin,
Vec me cuba si mund t' Hasin.
S' kerset, jo nji pylle ma teper,
Kur merr zjarre ndoj majes s' eper,
Si kerset Vranina e shkrete,
Sod qi bien Shqyptaret e lete,
Vrap tuj nga poshte e perpjete:
Thue se kambve u kan vu flete.
Kur,qe, krisi i' <>
M' breg te Moraces nder do zhvare:
M' breg t' Moraces drejt Bjelopoles,
Krisi pushka e Preng Markoles.
Preng Markola pre Mirditet,
Nder shoke t' vet porsi hyll dritet,
I pau cubat aj ma i pari,
Ke po majshin kah Ponari.
Ah! kadale, bre zogu i shkines,
Se s' i a marr ti gjan Vranines,
Me kane vet Knjazi i Cetines!
Prenga Mirkos i vikati,
M' <>, edhe i ndei gati.
Krisi pushka, ateher, batare.
Krisi <>,
Edhe ushtoi duhma e breshanes
Me u dridhe fmija n' zemer t' nanes.
E pse trimi m' trim si t' hase,
E n' log Zanash si t' kersase,
Si t' kersase pushka, or vlla,
Rralle pa gjak se mujn me u da,
Pavloviqi ktu edhe u vra:
Pavloviqi u vra n' pushke t' para,
Ka' u grahe dhive neper ara.
Kur pau Vuloja se shoku
I kje vra, e se pataloku
Per te s' isht nji vend bejlegut,
I lshoj dhit edhe u nis bregut.
Me dore, burra!--- sa i mujt zani,
Brit Osja atbote si luani,
Edhe m' shpine aj zhgjete i u lshue
Me djelm t' vet, porsi i' Terbue.
A ke pa ndo' i here per seri
Se si, kur t' u bjere skyfteri,
Hikin pulat neper kacuba?
Njashtu atbot, hikne ata cuba.
Hikne cubat porsi zhgjeta,
Kush n' tposhte, kush kah perpjeta,
Vec se Vulja, cue dollamen,
Aj aq shpejt s' e ndrronte kamben:
Kisht' kane trim, eh i basha gjamen!
Por shka? sod s' i heci e mara,
Pse edhe 'i shoq i a fiku Tara.
Tara pllumi i Jegumirit
I ra kres shi njaje ma t' mirit,
Njaje djalocit prej Zacirit,
Tue e lshue dekun m' do gjeth firit.
Deh! moj Zane, m' a thuej nji fjale:
Ku e ka Osja edhe nji djal?
Ku e ka Osja at Kerrni Gilen,
Qi s' i a daj kund <>?
A thue ti, pse ndolli i ri,
E pse e di per te n' shpi
Rreh nji zemer plo dashtni,
Ndoshta sod po i dhimbet jeta
E rrin mshefet nder shkorre e mbreta?
Nuk asht mshefe, jo, Kerrn Zagorja,
Kerrn Zagorja---re mizorja;
por asht ndeshe aj me Jovanin,
M' breg t' Moraces tue da mejdanin.
Desht ky Jovja i' her me hikun,
Por per vrap s' kisht pase kerrcikun;
Prandaj shoket e lane mbrapa,
T' cillt po hikshin me t' mdhaj hapa.
<> m' shpine, atbote, si bisha
I u lshue Kerrni neper plisha,
Neper plisha e bregut t' uj'' t,
M'<> m' nja tue e gjujte,
M' nja tue e gjuejte, por vec per ane:
Gjalle me dore dote m' e xane.
Por me dor nuk xehej djali,
Pse kisht' kene nji sokol mali:
Kisht' kene Shkjau, po, me tri zemra!
Tek e ndiu Kerrnin te themra,
E hodh pushken m' nji ferrmane,
Edhe xuer aj t' idhte taga'n,
Qi kisht' fike ma se nji nane;
E t' u dredhe ka' i Zagorjani:
Kshtu po merr e i thote Jovani:
Mos trreje mendja, or trim i ri,
Se e koris Malin e Zi,
Tuj t' ra n' dor si nji baxhi;
Por, n'je i armve e n' je Shqyptar,
E per n' je ndopak bujar,
Xir taga'n, e n' kjoft gjykue,
N' bejleg kryet shkurtoma mue,
Vrik qaj Kerrni na i ndei gati,
Na i ndei gati edhe i piskati:
Si tagan, si pushke te giate,
Jam Shqyptar, e i kam zanat;
Edhe cubi i Malit t'Zi
S' ka per t' m ' msue bese e burrni...
Por, merzite mbasi t'asht jeta
Me cubni e me pune te shkreta,
A ti ktu ke me marue;
Kerrni Gila pse m' thone mue,
Edhe xuer taga'n prej millit:
C' ka flakrue m'at rreze diellit!
E si pushken m' toke e uli,
Ball per ball Jovos i duli.
--Or Shqyptar, qi tash n' e vona,
Tuj perbuzun Fe e zakona,
Vec mbas shpine msyn anmikun,
Hec e shifsi dredhe celikun
Kerrni Gila e njaj Jovani:
Shif si dahet, bre, mejdani!
N' ball t'shoshojt ata si u gjeten,
Kryq taganit i zateten:
E si t' ishin flake e agzot,
Lum e lum per t'Madhin Zot!
Se c' filluene me vringllue,
Si dy rrfe, ehu! tue flakrue.
Shkrepshin shkendija ndaj perpjete
Porsi m' kullme prej hekrit t' xete,
N'ajr taganat ka' u perpiqshin,
Kryet shoshojt ata ka' i ndiqshin.
Djerse e gjak xu me u Kullue;
Por s'xu asnjani me u ligshtue,
Mu ma fort erdh t'u terbue.
Kur varrohet n' mal nji ari
A me pushke a m'hekur t' zi,
Jo vec se prej dhimes s'topitet,
Por ma teper vjen e nzitet,
Edhe msyn, n' furi t'terbueme,
Me gjak t' vet armen t' ritueme:
Njashtu atbote ata dy trima
T' shpejt kah dora si vetma,
T' rrebte ka' e sjellmja porsi rrfeja,
Merrshin turr me fuqi t' reja,
Tue terflluem e tue kercnuem,
Shume e gjak, prej gojes tu' u shkuem.
Kur i behe, qe, n' at fushore
Oso Kuka rrfe mizore,
Kah po kthete asajta n' shpi
Me dy rob edhe me dhi,
Qi kisht' marre prej Malit t' Zi.
Oson Kerrni tuj e pa
Disi marre atbote i ra
Ke nene s' kisht' pre anmikun;
Prandaj con te preht celikun
Edhe e siell me kaq furi,
Qi t'kish ndeshe n' cub t' Malit t' Zi
Fill per gjyse, tham, kje tu'e pre.
Por jete-giate cubi kisht' le;
Pse ndermjet taga'n i a qiti
Me te deken edhe e priti.
Kur taganat jane zatete,
Fort shunglloi Vranina e shkrete.
Edhe u kpu' n t' dy per mjedisit,
Si t' ki' n kene dy krande lisit.
<> atbote Vikati
Oso Kuka edhe u ndei gati.
U ndei gati me i shkatrrue,
Pse me dore kjene t, u pushtue.
<Diku vec nuk ka kene shkrue.>>
Zuni Osja ateher me u thane,
<Njani tjetrin deke me e lane...
Pra, ti cubi i Malit t' Zi,
Prehi kambet e dredho n' shpi,
E thuej nanes e nuses s' re
(Per n' i pac ti kund n' at dhe),
Se per s' dytit sod ke le.
Jem' tue t'fale, po, n' ket dite t' sodit
Pse, me giase, qi kenke rodit.
Por ket fjale shokve m' u a thuaj:
T' mos u rreje njaj Cari i juej
Se sundon mbi ne kurr Nika,
Per pa mbete Shqypnija m' cika.
Ndoshta t' dam na jem ' nder veti;
Por ku ne t' na lype Mbreti,
Por ku shkjau t'na ngase n' vend t' t' Parve,
Per ket bese, fara e Shqyptarve
Turk e i kshtene-- merr vesht, or djale--
Kan me u gjetun krejt me 'i fjale...
Kshtu tha Osja. Atbote Jovani
Nja as dy ma nuk i a bani,
Por, si i a lidhen varret e shtatit,
Rroku pushken e u nis shpatit:
Lum! e lum! po, kopilani
Pse i u kput n' at dite tagani...
U nis shpatit per Cetine
E Oso kuka per Vranine,
Per Vranine ku kendonte Zana:
Ke bje dielli e ke merr hana
Oso Kuka nuk ban ma nana
As n' Begllere as n' Kapid
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Gjergj Fishta - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta   Gjergj Fishta - Faqe 2 I_icon_minitimeWed Feb 23, 2011 7:43 pm

V R A N I N A

Vojti fjala ka cetina:
Vall c' po ban mbi Shkije, Vranina!
Vall c' po ban Vranina m' Shkije,
Rob tue zane e gjind tue pre:
Tue pre gjind, tue zane hajduka,
Qysh se duel njaj Oso Kuka!
Oso Kuka, i' burre Shkodrane,
Shoq ne Shkoder, thone, s' ka lane
Per kah besa e kah trimnija,
Qi zanat i ka Shqypnija.
Kalashan e sy-pergjakun,
Mje m' sylah e ka mustakun;
Ushton mali, thone, kur t' flase,
Dridhet fusha kah t' vikase;
E kah t'dredhe te rrebte taga'n,
thue se rrfeja shkrepe per ane:
Kaq vringllim aj shkon tu' i dhane!
Edhe e ka nji xheverdare,
Xheverdare pushke vrastare,
Qi, ke t'laje syni i njerit,
Me te sy'n i a zier skyferit.
Burre kaprroc e trim si Zana,
Thon me kmishe e bani nana;
Edhe, thone, ka le drangue,
Pse tri zemra i kan qillue,
E pse i ka tri pupla t' arta
Per nen krah te armve t' larta.
Prandaj plumja m' te nuk ngulet,
M' te tagani edhe perkulet:
Top me i ra shpierti s' i shkulet.
Ky n'Vranine edhe ka zane
Me njiqind e nji breshane
Ku nji fjale e paska thane:
Se per t' gjall rodi i Shqyptarit
S'i bjen n' dor kurr Gospodarit.
Fjala knjazit n' vesh i ka shkue:
Edhe Knjazi na asht idhnue,
Na asht idhnue kur e ka ndi.
Thirrka Krenet e Malit t' Zi:
Njani ari, tjetri duhi,
Te gjith le sokola malit:
E m'ledine n''kuvend rreshtue,
Ngerthye vetllat m' shtek te ballit,
Fole u paska si tue ulurue:
Ka dale fjala nper Cetine,
Se 'i Shkodrane ka ra n'Vranine,
N'at Vranine, po n'at rranze suket
Thone ka ra 'i fare Oso Kuket.
Kaleshan e Kime-zi,
Gjak e zjarm a aj syni i ti;
Edhe i ka nji pare mustaqe
Kacarrel e leqe-leqe,
Qi me i mrrijte mje m'flete t' sylahit,
T' zez e t' trashe sa llana e krahit.
Ky edhe, thone, ka le drangue,
Pushke as top mos m'e shinue,
As tagan mos m'e varrue;
E po thone se ka zatete
N'at Vranine me dyqind vete,
Me dyqind fatosa t' ri
Djelm te zgjedhun n'mal e n' vrri
Jo per dok e hijeshi,
Por per zemer e trimni,
Qi e kan pushken tat e nane.
Ky edhe 'i fjale e paska thane:
Se per t'gjalle rodi i Shqyptarit
S'i bjen n'dor kurr Gospodarit...
Prap po thone se ky Oso Kuka
Paska zanun do hajduka:
Do i ka zane e do i ka pre:
S' len me ra ma Shkja n'at dhe.
Cubat vet i pacendersy,
T' zez Vraninen per me msy,
Vrase e pre mos me i a ndale,
Vec me Turk si t'nisi fjale;
Pse Moskovi e ka pleqnue
Shqyptarin ne me na lshue
M' Rozafat e m' Kishe Decane,
Ku do t'mrrije megja serbijane,
Per me u gjetun Cernagora
Me Serbi bashke dora-dora.
Kujtoj keq s'na kishte re.
Shqypnin tjeter kan me e da
Bulgarija e ajo Greqija.
Pse, mbasi Shkijet e Ballkanit
T' kane pushtue toket e Sulltanit,
E marre t'kene do skele detit
Te kane lidhe bese ndermjet vetit,
Ka m' i dhane Shkjenis e mbara,
Ka m'u shtrue ura perpara
Det e m'det m'u kape Moskovi;
Ka m'i thye Krajlnive hovi.
Por, qe tash, mbasi ka zane
N'at Vranine ky burre Shkodrane,
Nuk po dij se kah t'i a maje:
Drue s'ka mete per sod uzdaje
Se i pushtoj toket e Shqyptarit,
Si e kam pase fjalen e Carit!
Kshtu tha Knjazi i Malit t' Zi.
Krenet po rrijshin tue e ndi,
Tue e ndi e tue mendue
Se shka Knjazi ish' tue ligjrue
Per Shqypni e per Shqyptare.
Kur qe Mirkja, Krenesh se pare,
Po i thote Knjazit: Gospodar,
Fjala e Carit n'udhe s'do lane,
Pse ka dale nji burre Shkodrane
N'at Vranine, n'at t'zeze krahine,
N'breg t'Liqenit n'at kodrine.
Pse, po kje se ky Oso Kuka,
Po asht nji nieri qi e man buka,

N'mos e marret pushka e kurrkuej,
(Mjaft qi, mjeri, mund t'a gjuej!)
Ka m'e marre nji pushke vrastore:
Pushka e babes ltin mizore,
Qi der m'sod mue s'm'ka koritun,
Pse edhe m'turk ajo asht vaditun...
Vec po e zam se ket Shkodrane
Gjalle as deke s'po mujm m'e zane,
Me gjithkta nuk do me thane,
Se na s'e pushtojm Shqypnin.
Malazezt te gjith e din
Se n'Shqypni ka djelm si Zana,
Qi ma t, forte s,po t'i ban nana.
Me arme n'dore, si thome na, le,
Ane e kand permende mbi dhe
Per trimni, per bese e Fe:
E prandaj p'r i' dite Shqypnija
S't'bjen n'dore, besa, lum Zotnija.
Por me kohe e me dredhi,
Me u kape mundet Mali i Zi
M' Teqe t' Krus e m'Kishe Decane,
Ku do t'mrrije megja serbijane.
Pse tue kene se kan fillue
N' Shqyptari sod m' kambe me u vu
Muhaxhir e Anadolli,
Gjind t'pa plang edhe t'pa shpi,
Qi nuk din se shka u kje i pari,
Zot e Mbret per t'cillt asht ari,
E u lane m'anesh dyert bujare,
Dyert bujare t 'tokes Shqyptare:
Njata krena e kapitana,
Bajraktare, trima si Zana;
T'msuem per Mbret me dhanun jeten,
T'msuem per vend me shkri ata veten,
Per ket bese, kallxou kuleten,
Se Shqypnin ke m'e pushtue
Para se t'a keshe mendue.
Prandej zan tash, Gospodar,
Me qite fitme nder Shqyptare;
Pse me kohe e dhelpni.
Ke m' u ba Krajl mbi Shqypni.
Edhe ndoshta mbi Serbi...
Por na as tash haru spo t'rrim:
Sa ma shpejt n'Vranin po t' bim,
Me u perpjeke ma at Turk Shkodrane.
Un po t'bie me Cetinjane,
Cetinjane nja shtatqind vete,
Qi per gja s' e bajn ket jete:
Si me deke ashtu me mete.
Mandej t'bjere Gjukovic Pera
Me nja katerqind pushke tjera,
Katerqind Bijoca t'ri,
Qi jane Ora e Malit t'Zi.
Kam uzdaje se me kto ceta
N'suke t'Vranines un porsa t' veta,
Kam me ngule m'ta Trobojnicen,
Kam m'i a vu Osos kapicen,
N'kjofte se kryet s'i a pret tagani,
Si n'Cetine ka dalun zani...
Pse perndryshej, kam m'i a pru
Kret n'Cetine, t'ngulun m'nji hu...
Kshtu tha Mirkja, Kapitani.
Ver me goje kush ma nuk bani.
Ateher Knjazi i Malit t'Zi
Merr e u thote: Sokola t'mi,
Bini pra, n'Vranine me ushtri,
Me sa t'dueni ushtare te ri;
Por Vraninen m'a pushtoni,
Osos kryet por m'i a shkurtoni.
Sa per fitme e per ngatrresa
M' leni mue, perse, qe besa,
Me pak pare e tuj gerga,
At e bir un kam me da:
Jo se ma bajraqe e fise,
Qi, q'se mora mend e shise,
Un t'bashkuem mend nuk i maje...
Oh! po tash mund t'kem' uzdaje,
Se serbija e Crnagora
Kan me u gjetun dora-dora
Me Greqi e me Bullgari,
Si n'Moskov a ba pleqni.
Por Vraninen m'a pushtoni!
Osos kryet por m'i a shkurtoni!
Foli Knjazi, e Krenet u ndane,
E n' Vranine, mbi xhebehane
Zu me krroke nji sorre kob-zane.
Deh! moj Zane, pash njato kroje,
Pash currilat neper prroje,
Pash bylbylat e Prandveres
E pash t'amlin fllad te eres
E p'r at voes, qi bje prej qielli
E pash lulet drandofille,
Deh! m'kallxo a po t'vjen keq,
Se e dau Knjazi sod nder Pleq
Trup nji ushtri n' Vranine me cue,
Osos kryet per m'i a shkurtue?
Mue m'u kputshin fletet e krah'e
Mue m'u bashin prozhmet rrahe,
Mue m'u shuejshin kange e valle,
Kange e valle edhe zavalle
Mbi njato rudina t' buta:
Per mjedis mue m'plaset lahuta,
N'paca dhime a kurrnji grime,
Pse po i pritet Osos kryet,
Pse po i erren te dy syt:
Krye n'Shqypni mos metet pa u pre,
N'kjofte se n'shekull aj ka le,
Per me u vu mbi te kapica
Me njat shkrole qi e shkroi Nikica!
Por m'lingon mue shpirti e zemra,
Shtati m'dridhet mje ke themra,
Ke po ndiej un kob te ri:
Qi i ka mete sod Malit t'zi,
Per me da t'mjeren Shqypni,
Ku kan le e ku jane perkundun,
Prej kah shk'' llin e kan tundun
Burri, Leka e Kastrijota,
Para t'cillve shueta bota:
E Shqyptaret porsi t'hutue,
Me duer m'i rrin tue shikjue,
Thue se 'i mend qiella e ka da,
Rob me ndejun kta nen Shkja:
M'i u shtrue knjazit dheu i Shqyptarve,
Shtrejt fitue me gjak te t'Parve!...
Ehu! mallkue kjofte njaj n'Shqypni,
Kjofte mallkue, po, a plak a i ri,
Qi per Mbret e per liri,
S'cohet sod me arme mizore,
S'lidhet sod me bese arbnore,
Per ma dhane ma para jeten,
Per me shkri ma para veten,
Se me ra fisi i Shqyptarit
N'thoj t'pangishem t'Gospodarit.
Shka? a thue n'kange se ka me u vu,
Se pa pushke e ndaje haru
I ra Knjazit n'dore Shqypnija,
N'za kah besa e trimenija?
Jo, per Zotin! Para toka
E perpifte me male e boka
E me lume e fusha t'gjana:
Per te dielli u errte e hana!...
O zotnit e Shqyptaris,
O ju krenat edhe t'Malcis,
Pashi at Zot e at emnin t'uej,
Mos lakmoni pares s'huej:
Sado vone me pase per t'shkue
Mbi djelm t'uej ka me gjikue!
E ju t'cillve i Bukuri i qillve
U ka zgiedhun me i pri nirit
Raves s'amshueme t' t' nalte Empirit,
Qi a e liris e e s'Drejtes pasqyra,
Kinie n'mend: per ju detyra
S'asht me mjele vec delet t'ueja,
S'asht me mkambe vec gjuhet e hueja,
Por me at Fe, qi kem' prej qillit,
Por me t' bardhen drite t'Unjillit,
Mrende dashtnin mú a ndeze Shqyptarve
Per kah giuha e vendi i t' Parve:
Qi Shqypnija t"jete e vetit,
Qi Shqyptaret t'sherbejn nja'i Mbretit:
Qi per Mbret e troje t'veta
Mos tu dhimbet gjaja as jeta,
Por te desin, si Oso Kuka
Qi asht tue deke, ehu! n'ato suka!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Gjergj Fishta - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta   Gjergj Fishta - Faqe 2 I_icon_minitimeWed Feb 23, 2011 7:44 pm

DEKA
Pjesa dyt


Kish t, a diej, c'ka aj Oso Kuka,
Qi tue shkue s'asht sande buka.
S'po i shkon buka as mishi i dashit:
Kot nget tryezes a ndaje per rrashit,
Tue perdredh njato mustaqe!
Thone, ka pa nji anderr t, keqe.
Anderr t'keqe, thone, ka pa
Mbrame, qi shkoi, porsa ka ra.
Ka pa n' anderr se prej Rjeket
Kenka nise nji hije deket
Ndezun flake, si flake lugatit,
Qi, tue hecun e shpatit
E nper kneta e neper zallina,
Fill po vite kah Vranina.
Kur n' Vranine ajo ka mrri,
N' Xhebehane, paska hi,
Edhe i dhanka zjarr barotit.
Kur ka dhanun zjarre barotit,
Ka plase kulla e ka marre gjame,
Asht dridhe toka per nen kame,
Ka ushtue Lqeni, mali e lumi,
Edhe Osos po i del gjumi.
Pa ket anderr Oso Kuka,
E prandej nuk po i shkon buka,
S' po i shkon buka as mishi i dashit,
Kot nget tryezes a ndeje per rrashit.
Po, s'han buke, vec sa me thane;
I lan duert e del m'njane ane,
Per ure voters pshtete m'nja'n bri,
Tue mendue, duhan tue pi.
Sa rrin osja tue mendue,
Buke djelmnija kan marue;
Cuene tryezat e i pshteten,
Rrokull odes mandej zateten,
Kush tue dhene, kush tue kuvende,
Kush tue luejte cic-mic hane,
Kush tue lye ndo'i cark breshane:
Nji taga'n m' unuer e mrefe,
Fusheket tjetri m' vezme i njefe.
Kur zen Osja atje ma vona:
Kqyre at shpatull, Soko Tona,
E na thuej a difton gja,
Pse dishka nakel m' asht ba...
Jo, po, shpatlla keq diftote:
Lufte kah maja ajo kallxote,
E ka prenda disa vorre,
Tym e gjak neper oborre.
Prandaj Soko erdh e u vra
Kah po e kqyrte m' drite pa za.
Ndoshta shpatlla,tha, s'a gja
Pse per ndryshej fort ka giase
Se na lufte kemi me pase;
Se shum nieri ka me u vra;
Shum do vorre jam tue i pa...
Por prej luftes Shqyptaret nuk tuten.
Merr,Kacel, njiher lahuten
E na thuej nji kange Shqyptare;
S'majm na zi pa na qite fare!
Muer lahuten n'dore Kaceli,
M'te magjarin n' vend e ngeli
E, mbasi per za ate ujdisi,
Keshtu kenges atebote i a nisi:
Kish' dale nji Harap prej deti,
Trim i zi e belagji
Edhe qitka 'i porez t'rande:
Ka tri buke pagace per shpi,
Shtate mase vene per dite me i pi,
Ka 'i taroc per mish te zi,
Ka nji dash n' mjesdite m'i a pjekun,
Ka nji skjap per darke m'i a repun.
Njiqind vete n' mejdan ka pre,
Njiqind vithna qiti faret,
Njiqind shpija edhe ka djegun.
Kur vojt rendi n' Shqyptari,
Njati Gjergj Elez Alis,
Leter t' vrashte i paska cue:
Ndiej, ti or Gjergj Elez Ali,
Mbas dy javesh si t' bjere kjo leter,
Ti n' mejdan mue ke me m' dalun;
Pse ty kullat do t' i djegi,
Mal e vrri pse do t' i shkeli,
Dhen e dhi pse do t' i mjeli,
Pse edhe gruen rob do t' a marr!
Letra Gjergjit n' dore ka ra;
Edhe Gjergji fort a vra,
Fort a vra kur e ka kndue.
Dy jave vehten e ka majtun,
Buke prej djerrit aj tue hanger,
Mish tarocit aj tue ngranun,
Vene tri vjece edhe tue pi:
Edhe atin e ka majtun
Tagji urizit n' strajce tue i qitun,
Vene me pi per uje tue i dhanun.
Krye dy javesh, mushun dy jave,
Vehten Gjergji e ka provue:
Nji lis t' madh kish'pase n' oborr;
Me dy duert Gjergji e ka kapun,
Me gjith toke edhe e ka shkulun,
Opet n' vend edhe e ka ngulun.
Kenka mbathe e kenka veshun:
Paska veshun petkat arit,
Paska njeshe shpaten florinit;
Zgithka gjokun pullali,
I a ven frenin treqind pullash,
I a merthen me shtate kollana,
Edhe nanes aj po i ban za:
Hallall, nane, ti me m' a ba
Mire e keq, shka kemi folun!
N' kjofte gjikue me m' pre Harapi
Lot per mue ti mos me derdhun!
---<Se s' t' korite, jo, lokja e jote.
E ka marre topuzin n' dore,
E ka hapun mbi shpine t' atit,
Edhe a nisun per t' giate shpatit,
Tue zbardhe drita prej sabahit
I ka vojtun n' dere Harapit.
<Nuk ke ngae me ndeje sod n' hi,
Por cou e del n' at fushe t' mejdanit,
Sod dy jave si m' ke cue fjalen;
Sod ty kryet due me t' a pre!
Kur ka pa Harapi i detit
N' dere njat Gjergj Elez Alin,
Shif shka bani atehere Harapi:
Lkura buejsh per at ka lidhun.
Asht tute ati i Gjergj Elezit,
E kah Gjergji paska shkue.
Mos u tut, bre zogu i atit:
Gjaja e cofte kurrgja s'mund t'baje.
I asht turre Harapi i zi
E m'topuz m' ta edhe ka shti.
Gjergji kryet por e ka ulun:
Permbi krye topuzi i rrshiti.
T'i u drodh Gjergj Elez Alija:
Dale-kadale, Harapi i zi!
Se m'thone Gjergj Elez Ali.
E m'topuz m'ta edhe ka shti.
M' lug t' dy krahve i a ka njitun,
Tre pash para m' dhe e ka ngulun.
Dekun m' toke ra atbote Harapi.
Ka marre djali edhe ka zdrypun,
I a ka pre ata krye te zi.
Hukubet Zoti e kisht' falun:
Tri pllame buzen kishte pasun;
Kisht' pas veshin sa 'i zhgun burrit:
Sa dy vete me ta me u mlue.
Kur ka ndie Mbret Sylejmani,
Paska shkrue m'at dere Stambolle:
Trima ka e trima s'ka,
Por si katrima n' Shqypni
S'i ka Krajli as s'i ka Mbreti,
S' i ka toka as s' i ka deti.
Kshtu Kaceli po kendonte;
Rrokull oda po e vezhgote,
Po e vezhgote tue kendue,
Vec se Osja, trim drangue,
Veshin kanges s' i a kishte vu:
Kenga at nate s' isht'tue i pelqye;
Prandaj kanga kur u krye,
Zemra t' kendofte! s'i tha Kacelit,
Vec se thote, po, Met Zenelit:
Merr Vuksanin e Sinanin ,
Edhe merr Kerrn Zagorjanin
Edhe dilni sogje n' va;
Pse mjesnate tash a tuj ra,
E thone Shkjau se bese nuk ka...
Kshtu tha Osja, e sogjet duelen,
Osja e djelmt me fjete u ulen.
Ra me fjete, njaj Oso Kuka,
Por s' po flen jo, Zeliq Gjuka,
Nuk po flen as nuk po kotet:
Nja'i punes s' forte, me giase, po i zotet;
Pse ka here dikah a nise,
Me nji struge per krye mertise,
Vall, moj Zane, a din me m' thane
Se ku Gjuka don me zane,
Qi nper terr ka dale ne va
Thektueshem udhes tue i ra?
Zeliq Gjuka, nji zog shkinet,
Nji zog shkinet prej Vraninet,
Kah Prevlaka kambet po i theke,
Me qat Mirkon per m'u pjeke;
Pse qaj Mirkja i Malit t' Zi
Paska dynde nji t' madhe ushtri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

Gjergj Fishta - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta   Gjergj Fishta - Faqe 2 I_icon_minitimeWed Feb 23, 2011 7:45 pm

D E R V I S H PASHA


N' at Yldiz tue ttirre Jacia,
Zbret te dera Kapixhija,
Kapixhija i Abdul Hamidit,
Per m'i a vu shulin deres s' zidit;
Pse,pose n'han, po isht'punue e prapte,
Me ndeje dera neten hapte.
Kur, pa prite, qe, shi m' atehera,
Nji shtektar ja behe te dera:
Nji shtektar me rryp shterngue,
Shpervjele tirqit der ne giu,
Lage e ndrage e djerzit tue i shkue:
Rruge te largte kisht'marre i shkreti!
Edhe lype me hi te Mbreti.
Po kush je, more ti djale?
Kush je ti? kahdo me dale?
Kapixhija po i nep fjale;
Se ktu po isht' puna me dere...
E s'muej mrende kedo me shpjere;
Jo qi mrende edhe me t' shti,
Se del prap, dorzane s' mund t ' hi
Se kush jam, pse m'pvete nuk ke;
Se un vec hije baj mbi dhe,
Zen shtektari i ngrate tue fsha:
Se un kam kene e nuk jam ma:
Kam kene moti n'nam e n' za
Kam pase toke e kam pase gji,
Kam pase dhen e kam pase dhi,
Kam pase plemet me tagji,
Si ma i miri n'rrokulli.
Ofshe! sod, por, pose gjithkuej,
Un kam ngele nen zgjedhe te huej
E ma i keqi, ndeje m'krye t' vendit,
M' a ban gjygjin jashte kuvendit;
M'i merr toket aj, qi m' la baba,
Edhe mue m' man mish per krraba,
N' dac per t'zi a n'dac per t'pjeke,
Gjithsi atij t' vije tue ju teke....
Prandej ktu pash t' madhin Zot!
Mos me rrek me fjale ti kot;
Pse edhe ngae me u talle nuk kam,
E pse e zeza e kuej nuk jam,
Vec se n' kjosha e zeza e vetit,
M'prije e m'qit, po , para Mbretit:
Se mue Shkodra me ka cue,
Per nji dert un m'i a dertue:
Per nji dert e i' kob te zi,
Qi i ka ra s' mjeres Shqypni,
Qysh se i ka dreqnit kojshi,
Edhe ngrofe gjarpnin ne gji...
Kapexhija edhe i ka pri,
Fill te Mbreti ate e ka shti.
Kur ka dale trimi te Mbreti
Lage e ndrage, si isht'kane i shkreti,
M'te dy giujt aty aj ka ra
Edhe kshtu ka nise tue kja:
Per jete t' ande, lala Mbret,
A ti mahe Mbret m' Shqypni,
A po Mbret asht Knjaz nikolla,
Qi i ka mbledhe cubat n'Cetine
E u ka pri krejt kah Shqypnija,
Edhe marre e ka Vraninen;
Ka marre Zete e Podgorice;
Na ka thye atje ne Kernice,
Ku, mos t'kendej ajo Mirdita,
Qi m' i a ndalun aty hovin:
Si zanat pushken qi e ka,
Edhe n'Shkoder pat me t' hi,
Me u ba krajl aj mbi Shqypni:
Perse Shkodra, t'u ngjatet jeta!
Po isht kryet e Shqyptaris.
Per jete t' ande, lala Mbret,
A hiq dore ti prej Shqypnijet,
A se ndryshe coe nji ushtri,
Qi t' i bjere Malit te Zi;
Pse kshtu gjalle ma nuk u rrnueka!
Ka ndeje Mbreti edhe e ka ndie,
E ka ndie edhe asht idhnue:
Con e thrret qat Dervish Pashen:
Pa ndigjo, ti Dervish Pashe:
Ka ardhe puna tuj u trashe,
Tuj u trshe e t' u perzi:
Pse qaj Knjazi i Malit t' Zi
Ka cue m'kame, po thone, nji ushtri,
Edhe dale ka ne Shqypni,
Ka marre Zete e Podgorice,
Me Vranine e me Kernice,
Edhe n'Shkoder do me ra,
Per me e ba t' tane vendin Shkja,
M'e ba Shkja Shkodren mizore!
Pshtielli bashke pesdhete taborre,
Edhe del n' at Cernagore
E m'a ban Knjazin terbjet,
Qi Shqyptart ka zane e i nget,
E s' po i lan, jo me gjellisun,
N'bjeshke e n'vrri aj tue u vardisun.
Mori e mjera Shqyptari,
Si t'shkoi moti gjithmone n' zi,
Si te shkoi moti tue kja!
Vjete per vjete ti n'gjak tue u la,
Vjete per vjete e muej per muej,
Here n'gjak t'and, here n'gjak te huej,
pa t,u ndrrue kurrkund neshtrasha!
Qy ky Pasha, Dervish Pasha,
T' rrebte nji ushtri ne kame ka cue
E n'per ty do me u pershkue,
Per me u ndeshe me Karadak...
Per me t' la edhe i' her me gjak.
Po a njimend thue, se Dervishi
Ket ushtri nen arme e ngrishi
Per me ardhe me t' dale zot ty,
Edhe hekrat me t' shperthye,
Qi dermishe t' kan kembe e duer,
E t' majn rob tash s' di se kur?
Jo, mo'e shkrete! Dervishi s' lot
Per me ardhe me t' dale ty zot
E per ty me Shkja me u vra:
Se aj zanat lirin s' e ka,
Se prej si, kahdo ka ra,
Kush s' ka kndue, vec se ka kja.
Por aj vjen perse Stambolla
S'do qi t'hije n'Shkoder Nikolla,
Pse do vete, po, edhe mbas sotit
Me t, majte rob ajo si motit,
E, tue t'ndrydhun per nen themer,
Me t'ngule shishin ma kthellet n'zemer,
Edhe gjakun me t' a pi,
Me t' a shkime jeten unji,
E me t' lane m' u kalbe mbi dhe...
Po ti djelmt, Shqypni, ku i ke?
Ku i ke djelmt, qi sot per ty
M' arme me u cue edhe me msy,
Me msy m' arme, po, t'prujte anmikun
E, pa dhime, m' parzme celikun
Me ja rrase, e Knjaz Nikolles
Me i diftue edhe Stambolles,
Se Shqyptari a i zoti i vetit,
Se s' i shtrohet Shkjaut as Mbretit?...
Ah, po! djelmt, qi ti ke rritun,
Ata mohit ty kan ra,
Edhe vedit i a kan njitun:
Njani Turk e tjetri Shkja;
Dikush Grek, e dikush Zejbek;
E kurdo qi u ka qillue
Kta per ty, jo, s'kan qindrue,
Por per mbret e per Turki,
Por per Serb e per Greqi;
Aj, t' a maj Turkun n' Shqypni,
Ky, t' a baj vendin serbi,
Tjetri, Grekun t' a bi n' shpi;
Edhe shite ty kan per pare,
T'kan ra mohit per timare,
Per qyfllaqe e per begllaqe,
Si t'kish' kene ti nji grue hore
E jo nene e zoje kunore,
Zoja e Gjergjit Kastriota,
Qi sa t'enden stine e mota
Me e nderue ka rrokull bota.
E prandej tash giati e okolla
T' bijen Dervisha e t' bijn Nikolla,
E t' a lajn trupin ne gjak,
E t' a zane shpirtin ty njak,
Si mo' Zot ma keq per ty,
Se c' ke prite me pa me sy,
Se c' ke prite me sy me pa,
Me t' poshtnue ty Turk e Shkja,
Porsi t' ish' nana e pa djale!
Ktu, Shqyptare ndigjonie 'i fjale:
A me hjeke sod mni e rese,
Zemer t' keqe e c' do ngatrrese,
Edhe t' forte m' e lidhe nji bese,
T' forte m' e lidhe nji bese te Zotit,
Si Shqyptaret qi e lidhshin motit
Se nuk shiten nder t' huej,
Se qindroni p'r Atdhe t' uej:
A se, ndryshe Shqyptarija
Ka me hupe, e perendija,
Po, t' a dini, ka me u vra,
Tuj u lshue t'gjithve nen Shkja:
Perse dita ka me ardhe
Diku e zeze e diku e bardhe
N' t' cillen Shkjau Turkut i bjen:
Edhe Shkjau Turkun e than
E e ngarmon aj jashta Europet,
Me gjak t' one, qi rrin e ngopet,
Tash pesqind e disa vjet:
Pra, at dite Shkjau, po bani e u gjet
T' dam n' mjet vedit, jue Shqyptarve,
E pa zell per giuhe te t' Parvet
Pa dashtni per Atdhe t' uej,
Per ket bese, aj do t' u shuej,
Porsi shuhet krypa n' uje;
Perse a trim e dhime nuk ka,
Per kedo qi nuk asht Shkja,
Jo qi i ka per t' marre do uha...
E mos pritni se vjen Mbreti,
Se vjen Krajli a vjen Dauleti,
Me ju pshtue prej thojve t' ti;
Pse, si thome na ktu n' Shqypni:
Shka t' a haje ujku nji here,
S' a zen gjarpni Kurrnjihere...
S"jane jo t'huejt qi e pshtojn Shqypnin,
Qi ja bijn vendit lirin:
Jane Shqyptaret, e kurrkush tjeter;
Manie n'mend, pse asht fjale e vjeter;
E un prandej po e ve ktu m' leter,
Qi,po kje se hupe Shqypnija
Per faj t' uej, kur t' rriten fmija
E t' ujet nipa: n' kje se gjalle:
U a lan Shkjau ndonja per mall:
E ket fjale m' "Lahute ' Malcis"
T' a kendojn, ne fryme t'idhnis
T'u a mallkojn shpirtin per s'dekuni
E t' u namin rroc e koc;
Perse asht dam, po, pasha Zotin!
N'zi Shqypnija m'e shkue motin
E me fsha ajo n'robni,
Tue pase djelmt qi per trimni
I permenden n' fiset t' tana,
Ke bje dielli e ke merr hana.
Hej, moj Zane! si t' duket ty?
A thue shof un kurr me sy,
Se Shqyptaret do t'bijn m' nji fjale,
Zot Atdheut kta per t'i dale?
Se mas Flamurit kuq e zi,
Gege e Toske, fushe e Malci,
Kan me dale ndo'i here n' ushtri,
Me derdhe gjakun per Shqypni?
Po, pse jo? Me kohe e pune,
Ku me endire e ku me dhune,
Gja pa u ba nuk jet n'ket shekull:
Kshtu qi 'i here cka dukej mrekull,
Dan mandej si t' ishte loje.
Jo, po, dita do t' agoje,
N' t' cillen tok fisi i Shqyptarit
Ka me u mledhe edhe barbarit.
Qi der m' shpirt e ka poshtnue,
Me arme n' dore ka me i dishmue,
Se aj per t' gjalle s' i shtrohej kuej,
Se rob s' rri nen themer t' huej,
Por don kohe, moj zemer vale,
Qi Shqypnija m' vedi t' dale;
Pse vjen moti per kadale.
Per nji dite bijn kpurdhat n'shi;
Por nuk mkamet, jo i'Shqypni...
Pra, kto fjale, tash ktu t'i lajm,
E prap kanges fillen t' i a zajm:
Pse po ndiej ke atje kah Shkodra
Fort po rreh trompeta e lodra,
Fort po ushton qaj Rozafati,
Dervish Pasha ke s' i a ngiati,
Edhe n' Shkoder i a ka befun
Me pesdhete taborre t' njefun:
T' tane Harape e Anadollake:
Per me e ndeze Cetinen flake:
M'e ndeze flake, edhe m'e kalle,
Knjaz Nikollen me e zane gjalle;
Edhe lidhe n'Stambolle m'e cue,
M'e lane mshilun ne katue,
Ku rrin kali tue hingllue.
Heshtu, Zane, mos qesh me mue;
Se merzitshim kam qillue!
Paj per t'gjalle s'lidhet Nikolla;
Se aj po kisht' do djelm sokola,
Qi per fe e liri t't' Parit,
Qi per ndere te Gospodarit,
Ndryshe s'bin,jo n'fushe t'' mejdanit,
Ndryshe s'rrajn m'askjer t' Sulltanit,
Vec si krushku, qi shkon n'darsem:
T' tana plumet presin m'parsem.
Pse edhe ata e kan kanu,
Bese me Turk kurr mos me vu,
Mos me vu kurr bese as fe:
Me te por me u vra, me u pre,
Po duel aj ndo 'i here m' at dhe.
Jo qi vete Knjazi i Cetines
Po ishte trim,po,zogu i shkines,
E nuk lidhet per s'te gjallit,
Per me u mshile te grazhdi i kalit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
Sponsored content





Gjergj Fishta - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Gjergj Fishta   Gjergj Fishta - Faqe 2 I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Gjergj Fishta
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Gjergj Fishta Dramaturgjia dhe Publicistika
» Gjergj Kastrioti-Skënderbeu
» Millosh Gjergj Nikolla

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Ç'ështjeve Shqiptare :: Letersia Shqipëtare-
Kërce tek: