Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Dhjetë befasitë më të mëdha në histori të Kupës së botës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Dhjetë befasitë më të mëdha në histori të Kupës së botës Empty
MesazhTitulli: Dhjetë befasitë më të mëdha në histori të Kupës së botës   Dhjetë befasitë më të mëdha në histori të Kupës së botës I_icon_minitimeTue Jun 22, 2010 11:34 am

Dhjetë befasitë më të mëdha në histori të Kupës së botës 22-histori5

Prishtinë, 22 qershor - Përfaqësuesja e Zvicrës ka bërë befasinë më të madhe të fazës së parë të botërorit "Afrika e Jugut 2010", duke e mposhtur kampionen evropiane dhe favoriten numër një të kësaj gare, Spanjën. Të mërkurën, Spanja u mposht me shifrat 1:0, ndonëse gjatë gjithë ndeshjes, ashtu edhe siç pritej, dominoi dhe krijoi raste. Mirëpo, kjo befasi nuk është e atij rangu sa për t'u futur në mesin e dhjetë befasive më të mëdha në historinë 80-vjeçare të botërorëve.
Ja dhjetë befasitë më të mëdha të përzgjedhura nga "Foxsports".

10. SHBA-ja - Kolumbia, 1994

Në kampionatin botëror "SHBA 1994", Kolumbia llogaritej në mesin e favoriteve për ta fituar titullin e kampionit, por ajo u mposht 2:1 nga amerikanët në takimin e dytë të fazës grupore me çka edhe u eliminua për më tutje. Ishte mbrojtësi Andres Escobar, ai i cili shënoi autogol në atë takim dhe që i dha epërsinë e parë SHBA-së. Pas kthimit në Kolumbi, mbrojtësi Escobar, është qëlluar për vdekje. Shumë njerëz besojnë se vrasja e Escobarit ka ndodhur për shkak të autogolit që shënoi, ndoshta kjo pasi eliminimi i Kolumbisë iu shkaktoi humbje të mëdha dilerëve të drogës asokohe.

9. Koreja e Jugut - Italia, 2002

Fakti që jugkoreanët ishin nikoqirë të organizimit të kampionatit botëror "Koreja e Jugut & Japonia 2002", bënë që përmbysja e rezultatit ndaj Italisë nga 0:1 në 2:1, të mos jetë befasi e dorës së parë. Edhe më tutje, fitorja e aziatikëve përballë superfuqisë së futbollit, Italisë, ka qenë diçka fantastike, pasi jugkoreanët mposhtën 2:1 Italinë në shtesën e parë prej 15 minutave me golin e artë të Ahn Jung Hwanit në ndeshjen e 1\8 së finales.

8. Irlanda e Veriut - Spanja, 1982

Edhe në tokën neutrale, Spanja do të duhej të ishte favorite kryesore në atë përballje. Por, Kampionati Botëror i mbajtur në Spanjë në vitin 1982 duket sikur nuk u ndihmoi aspak vendësve. Irlanda e Veriut i tronditi nikoqirët spanjollë duke i mposhtur me rezultatin 1:0 në fazën grupore. Befasia u bë edhe më e madhe pasi Irlanda e Veriut, kohën më të madhe të pjesës së dytë e luajti me 10 lojtarë.

7. Kameruni - Argjentina, 1990

Përfaqësuesja nga kontinenti afrikan, Kameruni, në vitin 1990 pati një fillim të mbarë kundër kampiones në fuqi, Argjentinës. Kameruni mposhti Argjentinën me rezultatin 1:0 në ndeshjen e parë të Grupit. Kameruni fitoi grupin, kurse Argjentina shkoi po ashtu tutje si e treta në grup, mirëpo në fund arriti deri në finale. Kameruni mbërriti deri në çerekfinale, që u bë përfaqësuesja e parë afrikane që arriti një gjë të tillë.

6. Gjermania Lindore - Gjermania Perëndimore, 1974

Një shtet me shumë ndikime politike, Gjermania Lindore, mposhti Gjermaninë Perëndimore me rezultatin e ngushtë 1:0 në fazën grupore. Sulmuesi i Gjermanisë Lindore, Juergen Sparwasser, shënoi golin e vetëm pasi arriti t'i kalonte dy mbrojtësit e Gjermanisë Perëndimore Horst Hoettgesin dhe Berti Vogstin dhe më pas me një goditje të fortë nga afërsia arriti ta mposhtë portierin Sepp Maier. Dy Gjermanitë arritën ta kalojnë fazën grupore. Gjermania Perëndimore llogaritej favorite absolute dhe këtë e dëshmoi pasi fitoi Botërorin e mbajtur po në Gjermaninë Perëndimore.

5. Koreja e Veriut - Italia, 1966

Befasia më e madhe e Kampionatit Botëror të vitit 1966, të mbajtur në Angli, erdhi gjatë fazës së grupeve kur Koreja e Veriut mposhti favoriten për titull, Italinë. Fitorja prej 1:0, Koresë së Veriut i ndihmoi të dalë e para në grup, derisa e pengoi Italinë të vazhdojë më tutje. Më pas Koreja e Veriut në çerekfinale pësoi humbje 5:3 nga Portugalia, ndonëse avanconte me 0:3.

4. Bullgaria - Gjermania, 1994

Në një çerekfinale fantastike, Bullgaria nga disavantazhi prej 1:0, kaloi në avantazh prej 2:1 me dy golat e shënuar në momentet e fundit të lojës, humbje kjo e cila e dërgoi Gjermaninë në shtëpi. Në Kampionatin Botëror të vitit 1994, dy Gjermanitë luajtën të bashkuara për herë të parë që pas Luftës së Dytë Botërore.

3. Senegali - Franca, 2002

Kjo ka qenë një përballje mes ish-kolonizatorëve (Francës) dhe ish- kolonisë së saj (Senegalit). Ka qenë një përballje mes kampiones së botës në fuqi dhe një përfaqësueseje jo shumë të njohur. Por, Senegali tronditi Francën në takimin e parë të Botërorit, të cilën e mposhti me rezultatin 1:0. Senegali arriti të kalojë grupin derisa Franca nuk arriti të shënojë asnjë gol të vetëm në atë kampionat, duke regjistruar kështu paraqitjen më të dobët të saj.

2. SHBA-ja - Anglia, 1950

Anglia ishte superfuqi në futboll derisa amerikanët llogariteshin 'autsajder'. Këto ishin parashikimet: gjasat për fitoren e Anglisë ishin kuotuar 3-1, ndërkohë gjasat për fitoren e SHBA-së ishin 500-1. Vetëm një gazetar amerikan mori pjesë në këtë Botëror. Fitorja 0:1 e SHBA-së ka qenë një gjë fantastike, saqë një gazetë në Angli, kishte shkruar se Anglia fitoi me 10:1, duke menduar se "1" është harruar të shkruhet para "0" së Anglisë. Për fat të keq, amerikanët humbën dy takimet tjera dhe nuk arritën të shkojnë më tutje. SHBA-ja nuk u kualifikua më në ndonjë botëror deri në vitin 1990.

1. Uruguai - Brazili, 1950

Në të njëjtën mënyrë siç tronditi SHBA-ja Anglinë, po atë vit ndodhi një tronditje edhe më e madhe, pasi ngjau në ndeshjen përcaktuese për titull. Atëbotë, nuk pati fazë eliminuese, por gjithë gara u vendos në dy faza grupore dhe në fazën e dytë ku morën pjesë katër skuadra Uruguai mposhti Brazilin (2:1) në një ndeshje që vendosi edhe fituesin e grupit dhe të gjithë garës.

Brazilit i duhej vetëm barazimi kundër Uruguait për t'u bërë kampion, pasi kishte fituar dy takimet paraprake me rezultat të përgjithshëm 13-2 dhe ishte favoriti kryesor i garës.

Atë ditë 200 mijë njerëz kishin mbushur stadiumin "Maracana" në Rio de Janeiro për të shikuar bashkëkombësit e tyre. Brazili avancoi 1:0, menjëherë në pjesën e dytë, por Uruguai "neutralizoi" këtë epërsi shumë shpejt për të shënuar më pas edhe golin e fitores 10 minuta pa përfunduar ndeshja.

Ky Botëror ishte i vetmi që nuk pati fazë eliminatore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Dhjetë befasitë më të mëdha në histori të Kupës së botës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Finalja e Kupës së Mbretit, një el Clasico
» Capello i penduar që ka lënë Walcott jashtë Kupës së Botës
» Fjalët e mëdha për veriun
» Histori e Letërsisë Shqiptare
» Venezuela me rezervat më të mëdha të naftës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Afrika e Jugut 2010-
Kërce tek: