Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G

Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup

 "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor

<b>Postime</b> Postime : 678

"Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli   "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Aug 24, 2010 2:12 am

TOKA IME

E mbërthyer

të duhen si buka

dritë dhe diell

te ne dielli lind

atje lart nga mallet

për tek shqiptari

vdes dhe ringjallet…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

"Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli   "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Aug 24, 2010 2:12 am

KOSOVA

Tankset bënin tribunë

pas tyre korbat e zi

por shpirtin shqiptar

nuk e mposhtën kurrë

me tërë atë egërsi

Kosova nuk vritej

nga urrejtja barbare

ajo ngritej flamur kuq e zi

në secilën zemër shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

"Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli   "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Aug 24, 2010 2:13 am

TOKË E SHQIPEVE

Kosova e plagosur rëndë

ndër dhëmbë shtrëngonte dhimbjet

korbat ëndërronin vetmevete

thoshin –ta marrim Lindoren

e ndajmë në dysh

e kryqëzojmë në kryq

dhe pastaj Tetovë e Ulqin

kështu të lozin me gjakun tim

një gjë nuk e kuptonin korbat

se tokat janë tonat

ngado ku sulen Shqiponjat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

"Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli   "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Aug 24, 2010 2:13 am

KËNGËN QË E PRITA

E nisa këngën e ndaluar

mbi hirin e shtëpisë sime

ore zog i mirë

nesër, sërish do ngritet kulla

e ti eja, mbi pullazin tim

kudo i lirë

dhembjen në palcë

dhembjet në asht

do i shërojmë patjetër

kur këndojmë bashkë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

"Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli   "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Aug 24, 2010 2:14 am

ANOMALI

Si dje

si sot

mbjellin dhembje

nëpër glob

vërshojnë si lumenj

flasin nëpër kongrese

çmime Nobel

ndajnë për paqe

shtiren si shumë të urtë

mbjellin kudo vdekje

përhapin kahdo luftë

si dje

si sot

mbjellin tragjedi

nëpër glob.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

"Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli   "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Aug 24, 2010 2:14 am

PËRGJIGJE NDAJ ATDHEUT

Rendin trimat

nga mërgimi

nëpër rrugët

të larë me gjak

bashkë me Xhevën, Fehmi trimi

n’Dardani të mbrojë çdo prak

Fehmi Lladrovci jam unë

pushka top ju bëftë ju bisha

bëhen prush e digjen flakë

veç Atdheut t’i kthehet drita.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

"Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli   "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Aug 24, 2010 2:14 am

DROJË

Druaj se djalli

me xixa stralli

na vizaton yllin

mu në mes balli

vijnë pastaj hijenat

të grisin egër pelenat

e foshnjeve t’palindura

këta këlyshë popi

soj sorollopi

që pijnë gjak populli

shekulli dot s’i ngopi

në këtë rreth harkor

të këtij rrugëtimi mizor

vetëm lëmshi i fatit

na ka mbetur në dorë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

"Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli   "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Aug 24, 2010 2:15 am

AS NË JETË AS NË VARR

Më humbi shoku i shpirtit

e zhdukën pa gjurmë

cerberët e ferrit

as në jetë

as në varre

s’është as kund

s’është më as hija e tij

sepse tash ai është çdokund

duke i dhënë shpirt

gurit e drurit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

"Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli   "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Aug 24, 2010 2:15 am

NJË DITË KUR TË KTHEHEM

Kur të kthehem një ditë

nga ky mall i ndyshkur

do të mbjellë ca lule

përmbi varrin e gjyshit

në male e nëpër fusha

do të bëj verime

do ta puth dhe baltën

kudo në tokën time

do ta shfryej dhe mallin

që gjatë më dogji flakë

në ndeja me babain tim

dhe me t’dashurën, nënën plakë

ta shuaj etjen time

që më ka përvëluar

atje nën hijen e shelgut

atje te ujëftohti krua

në mes njerëzve të mi

prore gjithmonë do qëndroj

kam me u djegë, me u shkri

dhe kurrë më vendin s’e lëshoj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

"Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli   "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Aug 24, 2010 2:16 am

AMANETI I ATDHEUT

Njëra-tjetrën e shkelin stinët

dhe vjen një vit e shkel tjetrin

rrudhat në ballë e kokëthinjur

bredhin rrugëve, mërgimtarë

te praku lamë nënat e motrat qyqe

zogjtë të trembur bredhin vendeve tjera

shtëpitë atërore dikund mbuluar n’ferra

fole lumturie

jashtë atdheut nuk ka

kjo tokë e premtuar

në kokë na ka shpërla’

koha e atdheut lëngon

me dhembje me rënkim

dhe varret e t’parëve tanë

lëshojnë amanetin për kthim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

"Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli   "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Aug 24, 2010 2:16 am

MALL PËR T’MITË

Në vetmi duke u errur

në vetmi duke u gëdhirë

ndërmend ju kam, njerëzit e mi t’mirë

se ç’po më djeg një mall për ju

si trung me zgavër mbetur n’këtë strehë

mendje e zemër më rrinë atje, në atë fole

në këtë tokë s’po më ngrohë as dielli

jetoj kohë të trishtuar dhe tash sikur dje

më ndihmoni t’kthehem përgjithmonë në Atdhe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

"Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli   "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Aug 24, 2010 2:16 am

ATY RRON VEÇ NËNA

Pullazet e vjetëruara

vende-vende e lëshojnë pikën

e vetmuar rron veç nënë

jetën e kalon bashkë me frikën

tretë shikimin në ara t’bukës

ato mbushur përplot kaçuba

e vetmuar rri pranë stufës

pa djemë e pa çupa

ajo rron me shpresë, ne duke na prit’

numëron ditët e pleqërisë

i thotë zemrës së vet, duro

qëndro edhe ndonjë ditë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

"Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli   "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Aug 24, 2010 2:17 am

GJENIUT TË SKENËS

(A.Moisiut)

Moisi i miri, Moisi or’ burrë

ti, aktori ynë i madh, s’tretesh kurrë

se nderë e nam t’dha nëna yte, Kavaja

aktor Europe me vepra zulm -mëdhaja

që nga rinia aktrimin e deshe

erdhe nga Shqipëria mu në mes Trieste

me vete more traditat e Durrësit t’lashtë

ti gjeni i skenës që studiove në Grac

me Jozef Kaincin, aktor dhe mik

ti arrite kulmet e artit skenik

interpretove Hamletin, Fedian,Romeon

se harrove kurrë, veç e nderove Atdheun

Në Vjenë, Berlin,Nju Jork

i trande skenat kudo aktrove

tashmë trupi në Lugano pushton përjetë

Moisi, ti rrënjë e shqipes, aktor i aktorëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

"Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli   "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Aug 24, 2010 2:17 am

KTHETRAT E VARFËRISË

Plagë dhembjesh në shpirtra

shpresa të humbura n’çdo stinë

cep më cep trojeve tona

dhembje t’ashpra që zemrat ngrinë

n’rendje drejt Evropës

me dorën e shtrime

në vend të lëmoshës

tek ndeshesh me krime

ah, njomëz, moj varfanjake

me t’tëndin, eh, t’bukurin shtat

vetëm për hir të një kafshate

ti ndeshesh me ndotësin në shtrat

ata që kënaqin epshet

s’janë tjetër veç një qelbësirë

sulen mbi shtatin tënd të freskët

Ah, ç’tmerr ky, moj varfanjake e mirë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

"Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli   "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Aug 24, 2010 2:17 am

PENDIM I THELLË

Çdo lot që ka derdhur, nëna për mue

janë ngrirë n’shkrepa, ndër male e n’gurë

vështirë me prit’ ndonjëherë me u gëzue

sepse loti i nënës s’të lë të qetë kurrë

sa male e fusha i kam kaptue

aq larg vendlindjes aq larg shtëpisë

me pas dit’ kështu se ka me u pendue

as një hap jashtë portës unë s’e kisha nis’

vetëm zemra e nanës mundet me kuptue

sa është rropatur deri në rritje t’djalit

e në ditët e pleqërisë pranë mos me i qëllue

ndoshta s’mund t’ia gjej as gurët e varrit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

"Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli   "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Aug 24, 2010 2:18 am

DHEMBJE

Zemrat mbeten pa dashuri

në thatësi tokat prehen

plot bar të egër

janë mbushur arat

plot vite pa gjumë, jetët

pleqët tek kujtojnë me mall

kohën e vjetër e t’shkuar

fëmijët rrisin shtatin

duke pritur n’takim t’atin

ndoshta t’gjitha kështu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

"Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli   "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Aug 24, 2010 2:26 am

NGA PËRMBLEDHJA"DETI I QIELLIT"Shaban CakolliI PAEPUR
Dyzet pranvera
ditelindja ime
jeta me vdekjen
ne dy luftime
dhe ne mos e befsha
nje dite me shume
qelbesires sí them dot
parfum.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

"Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli   "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Aug 24, 2010 2:27 am

EJA
Eja dite e endrrave te bardha
se na u verbuan syte per pakez drite,
mbush oazat e pikellimit
te ruajme si driten e syrit.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

"Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli   "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Aug 24, 2010 2:27 am

POETI
Nuk e di
nese trupi i pikon gjak
brenda tij
kallet nje oxhak!

Ne mes mallit e dhembjes
une qe kallet
digjet ne heshtje-behet prush
dhembjet e tij
si kupton askush!...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

"Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli   "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Aug 24, 2010 2:27 am

DARDANIA

Trupin ne vale
emrin ne flake
Dardania plake.

Ne vale -nuk mbytet
ne flake-nuk kallet
jeton-nuk ndalet.

Ne gjak-ujitur
plagosur ne zemer
prape jeton-ka emër
PLAGË NË ZEMËR

Kam nje plage
me djeg shume
me djeg zgjuar
dhe ne gjume.

Me djeg ne zemer
e dashur nane,
me dhemb ne shpirt
e dashur Dardane.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

"Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli   "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Aug 24, 2010 2:28 am

Ty që po vjen

Në këtë botë
erdhëm njëlloj
me rregullat e ngurta
të natyrës

A lejon natyra
pamjet me dy fytyra

Njëri maskë
laraskë
në atë degë të fatit
që çukit
kokrrat e inatit

Me kurriz për murriz
tjetri kruan
unazat e shekullit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

"Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli   "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Aug 24, 2010 2:28 am

LAMTUMIRË

Tërë kohën u rropate
për këtë jetë bajate
ndërtoje kulla prej letre
rrokaqiej e pallate

Atë që bëje ditën
rrënoheshin brenda nate

Falë të qoftë
o miku im
ky mashtrim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

"Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli   "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Aug 24, 2010 2:29 am

MORT

Të etur për gjak
këta barbarë
edhe në ëndrrat e tyre
hapnin varr

Po nga varri i tyre
s’ do mbijë as fije bari
vetëm ndonjë gjethe ançari
mund ta sjell
era nga shkretëtira
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

"Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli   "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Aug 24, 2010 2:29 am

KËNGË NË DARDANË

(Metush Krasniqit)

Në Dajkoc
e në Dardanë
anembanë
këndohet një këngë
përjetësie

Këndon bilbili
maje lisit
për një legjendë
që e lindi fisi

Këndojnë në kor
shkëmbi
e lumi
duke rënë
nëpër fushë
për shqiponjen e Krasniqes
në qiellin e kuq
të Kosovës
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

"Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli   "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Aug 24, 2010 2:29 am

PËR TY O DRITË

Flakadan lirie
që n driconte nëpër zemrat tona
me shekuj

Shekull pagjumësie
është ky
c’ të bëjmë me ty
në cilin qerpik
si në shandan
të vëmë
në cilin qiell
të bebëzave tona
të grisura

Tokë e shenjtëe
e Kosovës
me këtë florë
të kuqe gjaku
me xixëllonja stralli
që dalë kanë
nga nga limfa jonë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

"Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli   "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 I_icon_minitimeTue Aug 24, 2010 2:30 am

NË BRENDI

Këndej gjithë zjarr
e andej akull
vetëm gjurmë
e kthtërave
të stinës në xham

Zjarri djeg
leckat e stinës së ikur
nga fryma e detit
të strukur në gjethe bajameje

Një syth ëndrre
zënë e ka zogun e bilbilit
në kafaz
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content

"Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli   "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 2 I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» Cikel poetik nga permbledhja "TOKË DARDANE" - Shaban Cakolli
» Aroma e luleve zbut stresin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Ç'ështjeve Shqiptare :: Letersia Shqipëtare-
Kërce tek: