Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G

Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup

 "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
AutoriMesazh
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor

<b>Postime</b> Postime : 678

"Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli   "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 3 I_icon_minitimeTue Aug 24, 2010 2:30 am

NË BRENDI

Këndej gjithë zjarr
e andej akull
vetëm gjurmë
e kthtërave
të stinës në xham

Zjarri djeg
leckat e stinës së ikur
nga fryma e detit
të strukur në gjethe bajameje

Një syth ëndrre
zënë e ka zogun e bilbilit
në kafaz
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

"Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli   "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 3 I_icon_minitimeTue Aug 24, 2010 2:30 am

E GJATË KJO NATË

Sonte
gjithçka po fle në qetësinë ë vet

Në dhomën time
qielli i ka ndezur fanarët
të mos tremben
qelizat që tajisin
lëngun e jetës

të gjatë shekujt
që flejnë dhomat flejnë qytetet
sonte gjumë nuk kanë vetëm poetët
bëjnë qarqe,
nëpër vargje
të regjur si gëzofet
shkrihen në vuajtjet e popullit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

"Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli   "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 3 I_icon_minitimeTue Aug 24, 2010 2:31 am

ELDORADO

Aty sundon vetëm një stinë:
gjethet thahen
ne bebëz
ku bënë vapë tropikale.

Aty mbretëron vetëm një kohë:
Doruntina do t´mbetet pa u martuar
se treqind krushq
kanë humbur rrugën
deri te shtëpia e saj.

Çika potureshë këndon
balada
me një kurorë gjaku në kokë.

El Dorado është

ëndrra jonë shekullore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

"Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli   "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 3 I_icon_minitimeTue Aug 24, 2010 2:31 am

NË PREKAZ
ZË FILL LIRIA

Kosovë zemra e Dardanisë
shumë pushtues tú janë vardisë
saherë ata janë dalldisë
grusht të rëndë kanë marrë n´Drenicë

Edhe tash-një shekull pas
iu bë varri në Prekaz
në Prekaz u mund robëria
në Prekaz zë fill Liria
Jasharajt matën trimërinë
pa pushtues e bënë Shqipërinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

"Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli   "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 3 I_icon_minitimeTue Aug 24, 2010 2:32 am

CIKËL POETIK NGA PËRMBLEDHJA POETIKE "TOKË DARDANE";Shaban Cakolli

KA KOHË
Ka kohë
që jam duke u ngjitur
Lugut të Blertë
të Gërmisë.

ka kohë që ujë pi
në krojet e fëminisë.

Ka kohë
që më janë ngatërruar kohët
dhe nuk e di kur fillon e kur mbaron
Ëndrra.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

"Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli   "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 3 I_icon_minitimeTue Aug 24, 2010 2:32 am

DARDANIA

Ja këto janë ato vise
ku pemët piqën në dimër
e lulëzojnë në verë.

Fëmijët dardanë
këmbëzbathur ecin
nëpër acarin e shekujve
për të arritur
në tokën e premtuar.

Kjo tokë është Dardania
e gdhendur në atë mburojë
që e mbajnë
luftëtarët e saj
nëpër betejat që s´i regjistroi
historia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

"Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli   "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 3 I_icon_minitimeTue Aug 24, 2010 2:33 am

DUKE SHIKUAR ORËN

Një shekull iku
duke shikuar
diellin me zenit.

ku mbet ora jonë
që mat rrjedhën e gjakut
në histori?...

Pena ime gërryen mbi letër
hieroglifet
me të cilat kam shënuar
kronologjinë
e lindjes
deri në perëndim
të epokës së gjakut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

"Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli   "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 3 I_icon_minitimeTue Aug 24, 2010 2:33 am

PLAGA E KURBETÇARIT

Është plagë
e nuk mbyllet kurrë
as në zemër,
as në shpirt.

Stinët ndërrojnë,
datat në kalendar,
akrepat qarkojnë
rrathët e ferrit,
koha rri e ngrirë
në kujtime.

Plaga ime kullon
gjak
pika-pika
mbi kujtime...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

"Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli   "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 3 I_icon_minitimeTue Aug 24, 2010 2:34 am

RASAT E MËRGIMTARIT
Një jetë e nemur
e lakuar nëpër
rasa.

Në emërore:Iliri!
në kallëzore:Dardani!
në rrjedhore:Kosovë!

Thirrorja është zhdukur
se nëna s´na dëgjon.

Emri ynë
edhe sot lakohet
nëpër histori.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

"Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli   "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 3 I_icon_minitimeTue Aug 24, 2010 2:34 am

DALLËNDYSHES

Shko në kopshtin tim
këput veç një mollë
ma sill tí marr erë
të bëhem erë e saj.

Ma sill një lulëkuqe
me ngjyrë të flamurit
t´ma zdriti udhën
e shtegun nëpër terr.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

"Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli   "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 3 I_icon_minitimeTue Aug 24, 2010 2:34 am

PARA XHAMISË SË MADHE
NË PRISHTINË

Në Prishtinë
para kafenesë"Besa"
bërlyket shpresa për çdo ditë.

Para Xhamisë së Madhe
tubohet mëngjeseve rinia
për të shitur rininë e vet.

As me pishë as me qiri
kurkund s´gjen
mall më të lirë në treg.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

"Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli   "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 3 I_icon_minitimeTue Aug 24, 2010 2:34 am

BOTA E TJETËRSUAR

Shekuj me radhë
po lind
ëngjuj dhe tiranë.

Rruga ku takohen
shtruar me të zeza,
mbretëri e tyre
shtrihet në varreza.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

"Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli   "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 3 I_icon_minitimeTue Aug 24, 2010 2:35 am

DHEMBJE

Ngricë përjashta e ngricë përbrenda
ku të gjejnë zemrat pak ngrohtësi
dashuria ku do të shkrijë?!

Duke pritur ata që ikin
duke pritur ata që s´vijnë
më të vocërr po bëhen fëmijët.
Po Gjeto Basho Muji kur do ta kapë thikën
për ta mbytur frikën?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

"Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli   "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 3 I_icon_minitimeTue Aug 24, 2010 2:35 am

MALLËNGJIM

Motra kur u bë nuse
hapi portat e ngujuara
te një stine të re.

Qerrja e kuqe me katër rrota kohe
kaloi mbi fëmininë e saj.

Motra iku!
Ç´zog do të këndojë
në drurin e manit
mallin e saj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content

"Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli   "Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli - Faqe 3 I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Me Mallin e Luleve" - Shaban Cakolli
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
 Similar topics
-
» Cikel poetik nga permbledhja "TOKË DARDANE" - Shaban Cakolli
» Aroma e luleve zbut stresin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Ç'ështjeve Shqiptare :: Letersia Shqipëtare-
Kërce tek: