| Mjeksia-Grup
| Ju njohim me poetin Beqir Buzuku | |
| | Autori | Mesazh |
---|
shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Ju njohim me poetin Beqir Buzuku Sat Aug 28, 2010 6:25 pm | |
| Beqir Buzuku u lind më 1948 në fshatin Tygjec të komunës së Kamenicës të Kosovës. Shkollën tetëvjeçare e kreu në vendlindje, gjimnazin në Kamenicë, ndërsa Shkollën e lartë pedagogjike, dega gjuhë dhe letërsi shqipe në Gjilan. Në vitin 1990 ai duke pa pozitën e rëndë sociale të punëtorëve shqiptarë, të cilët Serbia me dhunë i largoi nga puna, u inkuadrua në Shoqatën Humanitare “Nëna Terezë” të Kosovës, dega në Gjilan, ku punoi plot 12 vjetë. Në vitin 2003, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, u pensionua para kohe. Veprimtaria krijuese
Beqir Buzuku- Gjatë kohës derisa ishtë gjimnazist, gjatë viteve 1966/68, qe korrespodent i gazetës Rilindja për komunën e Kamenicës. Brenda asaj kohe, përkatësisht deri në vitin 1969, përveç gazetarisë u mor edhe me poezi për fëmijë. Botoi ca vjersha në revistën Pionieri dhe në Rilindja për fëmijë. Në vitin 1979 boton kryesisht poezi për fëmijë, por herë-herë edhe tregime, të cilat i botonte në revistën Pionieri, Rilindja për fëmijë, GEP-i, Flaka e Vëllazërimit, BAT (Bazat e arsimit teknik) etj. Në këtë të fundit botoi disa tregime me tematikë fantastiko-shkencore. Beqiri shkroi poezi, poezi satirike, humoristike dhe humoreska (në prozë) të cilat i botoi në Rilindja, Jeta e re dhe Zëri i rinisë. Beqir Buzuku është anëtar i Lidhjes së Shkrtimtarëve të Kosovës që nga viti 1996. Jeton në Gjilan. Veprat
Përveç rreth 500 poezive e tregimeve të botuara në revista e gazeta ka botuar edhe këto vepra letrare:
* Pesha e ngjyrave (poezi për fëmijë), Pionieri, Prishtinë, 1995, * Etje për buzëqeshje (poezi për të rritur), Jeta e re, Prishtinë, 1995, * Çupëza e ngjyrave (poezi për fëmijë), Pionieri, Prishtinë, 1996, * Përtej të sotmes, novelë fantastiko-shkencore (për të rinj), Forumi i krijuesve të artit, Prishtinë, 1997, * Lahuria e lulemollëve (poezi për fëmijë), Forumi i krijuesve të artit, Prishtinë, 2001, * Çelësat majë lapsi (poemë për fëmijë), Forumi i krijuesve të artit, Prishtinë, 2004, * Rrëshqitje në udhëkryq (poezi për të rritur), Galabroi, Prishtinë, 2005 dhe * Tri ditët e shtojzovalles (novelë për të rinj), Lidhja e Shkritmtarëve të Kosovës, Prishtinë, 2009.
Beqir Buzuku është prezentuar:
* Leksikonin e shkrimtarëve për fëmijë 1872-1995 të Odhise Grilos, në Historia e letërsisë shqiptare për fëmijë, Elbasan, 2001. * Portrete shkrimtarësh, Prishtinë, 2002, në (Hasan Hasani) * Leksikonin e shkrimtarëve shqiptarë për fëmijë e të rinj, të botuar para pak kohe.
| |
| | | shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Ju njohim me poetin Beqir Buzuku Sat Aug 28, 2010 6:26 pm | |
| NË PESHOJË KOHE
Bota shikohet
me dy parë sy...
Me sy terri shohim natën
me sy drite
presim diellin,
diellin e së nesërmes.
Në vendnumërim
shtohet dergja e pritjes.
Me hapa përpara
shkurtohet rruga,
rruga drejt pikëcakut.
E ç’kuptim ka maksima
në udhëkryq:
Udha e gjatë
jeta e shkurtë,
udha e shkurtë e pasigurtë...
Ruletfati
ndodh na del mashtrim,
po mendjemprehtësia
e fundja dorëtakati
thonë sjell shpëtim. | |
| | | shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Ju njohim me poetin Beqir Buzuku Sat Aug 28, 2010 6:26 pm | |
| HILJA
Në Dëbëllde e gjetiu
tkurret mezhda e tokës sonë,
kot ankohen fshatarët,
ankesat kurrë s’kanë peshë
për njerkën e për hileqarët.
Andej e këndej
të gjithë janë shqiptarë.
Pse u shty
guri i mezhdës së kufirit,
o hileqarë?!
Në tokën tonë stërgjyshore
Sikur t’ishim ardhacakë,
na shikojnë vëngërr,
paria jonë gjithnjë e përgjumur,
mrekulli sheh në ëndërr.
| |
| | | shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Ju njohim me poetin Beqir Buzuku Sat Aug 28, 2010 6:26 pm | |
| LUMI ME EMËR TË RI
Ibri s’është më Ibër
tash ka emër të ri:
K u f i...
Në mes të Mitrovicës
molla e sherrit,
në shpinë të Ibrit
mbi urë, mur.
Ndërtuesit e murit
sot na shkruajnë recetë
recetë për mu(l)ti jetë.
O ju kopshtarë,
të mollave të sherrit,
ne nuk i kemi sytë
për zyze të territ...
përtej lumit, përtej urës
shikohet në mes gishtash,
kur e lyp nevoja
nuk përdoret stopi...
Këtej çdo gjë hidhet n’peshojë,
çdo imtësi shikohet
me sy mikroskopi
Kosova e lodhur,
Kosova e tkurrtë
Meriton atë që synon.
Assesi imponim të shurrtë
| |
| | | shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Ju njohim me poetin Beqir Buzuku Sat Aug 28, 2010 6:27 pm | |
| IRRITIMI
Ca mjeshtër të padukshëm
gjenden diku,
në fundmoshën pus pa fund,
në trupin tonë ushtrojnë zejen e vet;
nisin të punojnë,
punojnë me dekretligje natyre,
dita-ditës na tisin energjinë,
mbjellin viruse e bakterie,
na e ndjellin pleqërinë.
Netët bëhen vite,
zgërdhihet pagjumësia,
peshëbjeshkën mbi shpinë
na e hedh plogështia.
Dhe më në fund
disi çdo gjë duket
sikur e përmbysur,
dielli i zbehtë,
qielli më i ngrysur. | |
| | | shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Ju njohim me poetin Beqir Buzuku Sat Aug 28, 2010 6:27 pm | |
| KONTRASTE
N’kafene
dikush pi bukën e fëmijve t’vet
Mushkëritë gërrith tymduhani
Dreqi e i biri
aty kanë për t’hy,
pispilloset kamerierja
kronisti vjedh me sy.
Ndokund
n’dasmë valltarët prekun qiellin,
jehu i surlës e tupanit
posi bubullimë,
bën qetësinë copë e grimë.
Ndokund
dikush si M. Kuteli
në testament vulos porosinë,
shprush gjurmët e zhgënjimit,
n’mes jetëvdekjes
derën e vajit
e hap dorë e pikëllimit
| |
| | | shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Ju njohim me poetin Beqir Buzuku Sat Aug 28, 2010 6:28 pm | |
| MËDYSHJE
Shi e sqotë
porta me rezë
tavan i ëndrrës
plot krahnezë
Ngrohtësinë joshëse
e gllabëroi mjegulla
çatisë së shpresës
i mungojnë ca tjegulla
| |
| | | shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Ju njohim me poetin Beqir Buzuku Sat Aug 28, 2010 6:28 pm | |
| PENGESA
Kur hapërimi bëhet
me këmbë breshke
në shpinë na hudhet
një peshë bjeshke
Kur në qepalla
vërshon heshtja
zemrën përvëlon etja
Kur shtegu
është i ngatërruar
dikush Lulëkuqes
ia ndërsen
klyshëzit e tërbuar
| |
| | | shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Ju njohim me poetin Beqir Buzuku Sat Aug 28, 2010 6:29 pm | |
| ILAÇI
Shtatë pash thellë
fundos zymtësia
për t’pushtuar
majët e shkallëve
mungon fuqia
N’shkrumb të shpirtit
helm e pelim
mjegull e terr
një bashkëdyzim
Urë e dreqit
leqe-leqe
lypset shpikur një ilaç
lypset shporrur
ëndrrën e keqe
| |
| | | shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Ju njohim me poetin Beqir Buzuku Sat Aug 28, 2010 6:29 pm | |
| NJË PIKËPYETJE
Punët e vogla
kokorisjet
në shtrëngata
e po a trembet
muzgu nga mesnata
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Ju njohim me poetin Beqir Buzuku | |
| |
| | | | Ju njohim me poetin Beqir Buzuku | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
|