| Mjeksia-Grup
| Kimia inorganike | |
| | Autori | Mesazh |
---|
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Kimia inorganike Sat Sep 04, 2010 6:13 pm | |
| Kimia inorganike është shkencë e kimisë e cila merret me studimin e elementeve kimike, si përhapjen e tyre në natyrë, vetitë fiziko-kimike, mënyren e përfitimit të tyre, komponimet inorganike dhe përdorimin e tyre. Ajo poashtu merret edhe me metalet e që pothuajse 80 përqind e sistemit periodik i takon kimisë inogranike.
I. Ligjet themelore te kimise. Ligji i ruajtjes se mases. Atomistica e Daltonit. Ligji Gey-Lysac. Ligji Avogadro. Moli. Percaktimi i mases molekulare te substancave te gazta. Percaktimi i mases atomike. Termokimia.
II. Lidhja kimike dhe struktura e molekules. Lidhja kimike, energjia dhe drejtimi isaj. Strukturat e molekulave. Lidhja hibride. Momenti dipolar i molekulave. Lidhja hidrogjenore, koordinative dhe metalike
III. Kinetika dhe ekuilibri kimik. Shpejtesia e reaksioneve kimike. Kompleksi aktiv. Ndikimi i perqendrimit te substancave reaguese dhe temperatures. Kataliza. Ekuilibri kimik. Parimi Le Chatelier.
IV. Tretesirat dhe teoria e disocijimit elektrolitik. Karakteristikat e tretesirave. Vetite e tretjeve te holluara. Teoria e disocijimit elektrolitik. Disocijimi i acideve, bazave, kriperave, grada dhe konstantja e disocijimit. Reaksionet e kembimit ne tretesirat e elektroliteve. Produrti i tretshmerise. Produkti jonik i ujit, pH. Hidroliza. Tamponet.
V. Reaksionet e oksido-reduktimit.
VI. Elektrokimia. Korrozioni dhe mbrojtja prej tij.
VII. Sistemi periodik i Mendelejev-it. Vetite kimike te atomeve neutrale dhe variazioni i tyre ne tabelen e Mendelejev-it.
VIII. Grupi IA. Karakteristikat e pergjithshme. Hidrogjeni, uji. Metalet alkaline: Litiumi, natriumi, kaliumi. Komponimet e tyre.
IX. Grupi IIA. Karakteristikat e pergjithshme. Magnezi, kalciumi. Tretshmeria ne uje.
X. Grupi IIIA. Karakteristikat e pergjithshme. Bori, alumini.
XI. Grupi IVA Karakteristikat e pergjithshme. Karboni, silici, germaniumi, kallaji dhe plumbi. Vetite dhe komponimet e tyre.
XII. Grupi VA Karakteristikat e pergjithshme. Azoti, fosfori dhe komponimet e tyre me hidrogjenin dhe oksigjenin. Arseniku, antimoni dhe bismuti.
XIII. Grupi VIA Karaktristikat e pergjithshme. Oksigjeni, peroksidi i hidrogjenit, squfuri, komponimet e squfurit me hidrogjen dhe oksigjen. Seleni dhe poloniumi.
XIV. Grupi VIIA. Karakteristikat e pergjithshme. Fluori, klori, bromi dhe jodi.
XV. Grupi VIIIA. Karakteristikat e pergjithshme. Bakri, ari dhe argjendi.
XVI. Grupi IB. Karakteristikat e pergjithshme. Zinku, kadmiumi dhe merkuri.
XVII. Grupi VIB. Karakteristikat e pergjithshme. Kromi.
XVIII. Grupi VIIB .Karakteristikat e pergjithshme VIIB. Mangani.
XIX. Grupi VIIIB. Karakteristikat e pergjithshme VIIIB. Triada e hekurit. Hekuri, kobalti dhe nikeli.
| |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Kimia inorganike Sat Sep 04, 2010 6:14 pm | |
| Acidet:
Acidi është bashkim kimik, zakonisht i lëngëshëm, me shije të thartë e veti gërryese, që përmbanë hidrogjen dhe që me metalet jepë kripëra thartore. Varrësisht nga bashkimi kimik dallohen edhe acidet, ndër to më të njohura janë Acidi sulfurik, Acidi yndyror apo Acidi organikë dhe Acidi i akumulatorëve.
Acidet janë edhe në përbërjen e organizmit të njeriut ku burimi kryesor i tyre në organizëm janë proteinat e ushqimit, të cilat përmbajnë grupe sulfate dhe fosfate, prej të cilave me proceset metabolike krijohen acidet H2SO4 dhe H3PO4. Ngarkesa ditore e organizmit me acidet e krijuara në këtë mënyrë është 150 mEq.
Bazat:
Bazat janë substanca që gjatë shpërbashkimit elektronik dërgojnë në tretësirë të vetmin anion, grupin hidroksil (OH-)
NaOH = Na+ + OH-
Tretësira ujore e bazave ka shijen e sapunit dhe ngjyros në të kaltër letrën e lakmuesit. Bazat përfitohen nën veprimin e ujit në oksidet e metaleve. Bazat mund të fitohen edhe nga veprimi i disa metaleve në ujë. Sipas numrit të grupeve hidroksile që permbajnë në vete bazat ndahen në mono dhe poli hidroksile. Emërtimi i bazave bëhet duke i shtuar emrit të metalit fjaalën hidroksid, për shembull hidroksidi i naturiumit (NaOH), hidroksidi i aluminit (Al(OH)3), hidroksidi i argjendit (AgOH) etj.
Oksidet:
Oksidet janë lidhje kimike që fomohen nga lidhja e oksigjenit me një element tjetër. Oksidet ndahen në dy pjesë: okside metalesh (oksid bakri, oksid hekuri etj.) dhe okside jometalesh (dioksid karboni etj.)
Kriperat:
Kripërat janë komponime kryesisht elektrokovalente. Kur ndodhen në gjendje të ngurtë, jonet janë të radhitura në rrjete kristalore. Në gjendjen e shkrirë dhe kur treten në ujë e përqojnë rrymën elektrike. Për nga përbërja e tyre mund të jenë: kripëra neutrale, kripëra acidike, kripëra bazike, kripëra komplekse dhe kripëra të dyfishta.
Kripërat neutrale: Këto kripëra përfitohen kur të gjitha atomet e hidrogjenit të acideve zëvëndësohen me metale. Këto kripëra neutrale përfitohen nga të gjitha cidet dhe bazat pa marrë prasysh bazicitetitn ose aciditetin e tyre apo fortësinë.
Kripërat acidike: Këto kripëra përmbajnë në vete jone të hidrogjenit, të cilat në tretësira ujore janë në gjendje të kalojnë në tretësirë. Këto kripëra përfitohen nga acidet polibazike, duke u zëvëndësuar parcialisht atomet e hidrogjenit me metale, nga rrjedh se këto kripëra përmbajnë në vete atome të hidrogjenit që ende mund të zëvëndësohen me metale.
Kripërat bazike: Këto kripra përbajnë në vete grupin hidroksilik, të aftë të kalojnë në gjendje jonike- MgOHCl. Këto përfitohen nga bazat polihidroksilike, duke i zëvëndësuar parcialisht grupet hidroksile me anion.
Kripërat komplekse: Kripërat komplekse përfitohen zakonisht gjatë reaksionit në mes të dy kripërave me anion të përbashkët. Nëse në cianurin e hekurit (II) veprohet me cianurin e kaliumit, formohet kripa komplekse, ferrocianuri i kaliumit, ose kur në tretësirë të sulfatit të bakrit (II) shtohet amoniaku formohet kompleksi me ngjyrë të kaltër. Joni i bakrit te kjo kripë komplekse quhet joni qendror. Te komponimet komplekse më së shpeshti n qendror është joni i metalit. Rreth këtij joni janë të radhitura jonet ose molekulat neutrale dhe në këtë mënyrë formojnë sferën e brendshme të kompleksit. Këto jone quhen adende ose ligande. Numri i adendeve që lidhen me jonin qendror quhet numri koordinativ. Më së shpeshti ky numër është 6, 4, e rrallë 2. Adendet së bashku me jonin qendror shënohen në formulë me kllapa të mesme. Lidhja në mes të jonit qendror dhe adendeve është lidhje kordinative. Jonet e tjera, të cilat nuk ndodhen në sferën koordinative të brendshme, sajojnë sferën e jashtme. Gjatë tretjes në ujë të komponimeve komplekse jonet e sferës së jashtme ndeshen, nga del se lidhja e këtij joni qendror është lidhje jonike. Sfera koordinative e brebdshem së bashku me jonin qendror sillet si molekulë e pashpërbashkuar, shkon në tretësiarë si jon kompleks.
Kripërat e dyfishta: Kripërat e dyfishta formohen me kristalizimin e tretësirës ujore të dy kripërave të thjeshta, për shembull, gjatë kristalizimit t tretësirës së ferrosulfatit dhe sulfatit të amonit, formohen kripëra e dyfishtë, e cila kristalizon me gjashtë molekula ujë. Gjatë tretjes në ujë këto kripëra më parë zbërthehen në kripëra të thjeshta e pasta secila shpërbashkohet si të jetë vetëm në ujë. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Kimia inorganike Sat Sep 04, 2010 6:15 pm | |
| Atomet dhe molekulat
Materia është e përbërë nga grimca shumë të vogla të quajtura atome: në natyrë ekzistojnë me qindra dhe çdonjeri prej tyre ka strukturë dhe veti të ndryshme. Kur atomet kombinohen me njëri tjetrin formojnë molekulat.
Modeli i atomit sipas Borit
Zbulimi qe energjia e elektroneve ishte kuantike coi e zhvillimin e modeleve teorike qe shpjegonin si sillet elektroni ne atom, duke shpresuar te gjenin sesi leviz elektroni, vendndodhja e tij, ndryshimet energjitike qe lidhen me clirimin e fotoneve te drites. Por asnje nga ligjet fizike qe lidhej me levizjen e objekteve te medha nuk mund te shpjegonte levizjen e elektronit. Ne 1913 Niels Bohr (1885-1962), fizikant danez, propozoi nje model teorik mbi atomin e hidrogjenit. Ai zgjodhi hidrogjenin sepse atomi i tij eshte me i thjeshti (ka vetem nje elektron rreth berthames) edhe sepse spektri i tij eshte me i thjeshti, me shume pak rreshta. Ne modeli e tij Bori imagjinoi qe elektroni levizte rreth berthames duke pershkuar rruge fikse, ose orbita, ashtu si nje planet leviz rreth diellit. Modeli i tij tregonte edhe madhesine e orbitave dhe energjine qe duhet te kishte elektroni i nje orbite te caktuar. Ekuacioni i Borit mbi energjine e elektronit perfshinte disa konstante fizike, si masa e elektronit, ngarkesa e tij, kontstantja e Plankut. Perfshinte gjithashtu dhe nje numer te plote (n) qe Bori e quajti numer kuantik. Secila nga orbitat mund te identifikohej ne baze te vleres se n-se. Duke kombinuar te gjitha konstantet ekuacioni i Borit eshte:
E = - k / n2 Ku E eshte energjia e elektronit dhe k-ja eshte nje konstante e kombinuar (vlera e saj eshte 2,18 x 10 ne fuqi -18).
Metalet
Disa nga metalet njeriu i ka njohur qe ne kohet e lashta, duke u njohur ne vetite e hekurit, nikelit, kromit, bakrit. Ndersa ne kohet e mevoneshme eshte zbuluar edhe atomi. Metalet si: ari, argjendi, hekuri etj jane zbuluar me heret. Aristoteli e permendi merkurin ne shek. VII. Disa nga metalet mund te gjenden ne nje gjendje elementare p.sh ari, argjenti, merkuri, hekuri. Te gjitha metalet jane te ngurta me perjashtim te merkurit i cili eshte metal i lenget. Metalet jane paraqitur me veti fizike te veçanta siç jane: shkelqimi metalik, percjellshmeria elektrike dhe nxehtesia, fortesia e madhe dhe qendrueshmeria. Per nga vetite ata ndahen ne reaktiv dhe jo reaktiv. Kane veti te perbashketa se veprojne me oksigjenin dhe ndertojne okside. Oksidet qe veprojne me uje formojne bazat. Veti karakteristike eshte se mund te kombinohen dhe te formojne aliazhe.
Jometalet
Jometalet gjenden në anën e djathë të sistemit periodik dhe ndodhen në tri gjendjet agregate: të ngurtë, të lënget dhe të gaztë. Jometalet nuk janë përcjellës të mirë as të nxehtësisë as të elektricitetit përpos karbonit, i cili kur është grafit është përcjellës i mirë i nxehtësisë dhe elektricitetit, kurse si diamant është përçues i nxehtësisë. Veti e përbashkët e jometaleve është se ato formojnë acidet.
Molekula
Molekula (nga lat. "molecula", prej fjalës moles - masë, madhësi, "sasi e vogël") është njësia (grimca) më e vogël përbërëse e një elementi kimik të pa jonizuar që mund të ekzistojë në gjëndje të lirë dhe që ruan vetitë e elementit kimik përkatës. Mund të jetë një atomike, që d.t.th. se është e përbërë nga një atom (si tek heliumi, argoni, neoni, kseni), ose shumë atomike, që përbëhet nga shumë atome, të njëjtë ose të ndryshëm. Një molekule shumë atomike (poli atomike) është e pa elektrizuar (asnjanëse, neutrale) dhe është e formuar nga atome të bashkuar nga lidhje kovalente (njëvlerëshe); për shkak të ndërsjellës (raportit) mes numrit të atomeve të elementeve që e përbëjnë, shprehen nga numra të plotë. Formula kimike e një përbërjeje molekulare nuk është gjë tjetër veç se renditja e elementeve që formojnë molekulën dhe të teprisë së përkohshme të çdonjërës prej tyre. Molekulat e përbëra nga atome të njëjtë, por të lidhur në hapësirë në mënyra të ndryshme quhen izomere.
Joni
Joni është atom ose molekulë që ka humbur elektrone ose që ka marrë elektrone të tepërta; atom ose grup atomesh me ngarkesë elektrike.
Anioni
Anioni është jon me ngarkesë negative.
Kationi
Kationi është jon me ngarkesë pozitive. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Kimia inorganike Sat Sep 04, 2010 6:16 pm | |
| Modeli i molekules se saharozës (perberja kryesore e sheqerit) | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Kimia inorganike Sat Sep 04, 2010 6:18 pm | |
| Elektroliza
Nëse një sistemi i ofrohet rryma njëkahëshe, por në drejtim të kundërt në krahasim me rrymën që do të jepte elementi galvanik, do të ndodhë procesi i elektrolizës. Pra procesi i zbërthimit të tretësirës ujore të ndonjë kripe në atomet e elementeve përbërëse, me ndihmën e rrymës elektrike quhet elektrolizë. Ky proces realizohet në çelulat elektrolitike(elektrolizer).Elektrolizaeshte procesi i zhvillimit te reaksioneve redoks nen veprimin e rreymes elektrike,i cili perfundon ne vecimin e substancave te thjeshta.Ky proces shoqerohet me dhenie dhe marrje elektronesh.Ne elektrolizier dallojme qarkun e jashtem dhe qarkun e brendshem.Qarku i jashtem eshte i perbere nga elektrodat,burimi i rrymes dhe percjellesat.Qarku i brendshem eshte i perbere nga elektroliti i cili mund te jete ne gjendje te shkrire ose ujore. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Kimia inorganike | |
| |
| | | | Kimia inorganike | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
|