Vizitor Vizitor
| Titulli: Lufta e Kosovës Fri May 14, 2010 7:53 am | |
| Lufta në Kosovë Filloj ´´zyrtarisht´´ më 5 mars 1998 në luften legjendare të familjes Jasharaj kundër forcave paramilitare serbe. Ushtria Çlirimtare e Kosovës për të parën herë u shfaq në varrimin e mësuesit Geci në Drenicë më 28 nëntor 1997. Çlirimi i Kosovës filloi më 24 mars 1999 dhe zgjati deri më 10 qershor 1999, ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës së bashku me Aleancën Veriatlantike NATO detyruan forcat serbe dhe Kasapin e Ballkanit Sllobodan Millosheviqin të nënshkruaj kapitullimin në Kumanovë. Në këtë luftë u dëbuan 600,000 mijë shqiptarë u vrane 15,000 njerëz dhe janë zhdukur 5,000 njerëz. Krimi gjatë luftësVlerësohet, se gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), forcat militare dhe paramilitare serbe kanë vrarë, ekzekutuar apo masakruar në forma më mizore, rreth 15 mijë shqiptarë, ku 90% prej tyre qenë civilë të pa armatosu.. Në këtë periudhë kohore janë përdhunuar afër 20 mijë femra shqiptare. Gjithashtu, mësohet për rrëmbimin e mbi 3 mijë shqiptarëve, ku pas luftës një pjesë e tyre u gjetën nëpër varrezat masive në Serbi, ndërsa akoma nuk dihet për fatin e 2087 të tjerëve. Sipas një përllogaritje, gjatë periudhës kohore mars 1998 - qershor 1999, njësitë kriminale dhe artileria e rendë serbe kanë shkatërruar dhe djegur pjesërisht ose tërësisht rreth 1.100 vendbanime Shqiptar, kanë plaçkitur, djegur e shkatërruar mbi 200.000 shtëpi, banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore-historike, objekte kulturore, shkencore, fetare etj -------------------------------------- e thashe se lufta e Kosoves "zyrtarisht" por ajo e vertete eshte se Kosova ishte ne lufte me shekuj.. C'far plani kishte Doktrina Serbe?Doktrina e shenjt serbe për asgjësimin dhe dëbimin e elementit shqiptar nga trojet etnike të tyre daton që nga lashtësia, që nga momenti i infiltrimit të popullit sllav në këto anë, në shek. XII. Përzënia e shqiptarëve nga trojet e veta, si nga Qupria, Aleksinci … u inspirua nga Milosh Obrenoviqi, i cili përdori të njëjtat forma si pasardhësit e tij, duke masakruar popullatën shqiptare dhe duke e detyruar atë që të largohet nga trojet e veta, për t’u mos u kthyer më kurrë atje. Kjo ide më vonë filloi të institucionalizohet në qarqet shovene serbe dhe të bëhet preokupim qenësor i tyre. Personalitete dhe institucione më të njohura serbe në janë përpjekur për institucionalizimin dhe aplikimin e kësaj Doktrine gjatë historisë kanë qenë:
- Milosh Obrenoviqi
- Ilija Garashanin - platforma Naçertanje
- Vasa Qubrilloviq
- Ivo Andriq
- Rasti Fotografia e Titos ishte aksion taktik i Doktrinës së shenjtë serbe gjatë viteve të para pas vdejes së Titos dhe pas Rastit Revolucion-Kundërevolucion.
Ky aksion ka qenë më tepër indirekt që kryesisht është zbatuar nga vetë shqiptarët. Me fillimin e demonstratave të 81-it fillojnë edhe ndjekjet penale dhe paralel me të futja e pasigurisë në popull. Pasiguria e krijuar është përdorur nën pretekstin "fyes i Titos - fyes i Jugosllavisë - kundërevolucionar". Nën këtë pretekst janë ndjekur penalisht persona të ndryshëm, në raste edhe kur ju ka ndodhur pa dashje të thyhej portreti i Titos i varr në mure të çdo dhome zyrtare. Aksioni ka qenë më tepër ndjellje e frikës, pasi që është shprehur më shumë në shkolla ku nxënësit kishin frikë se mos ndodhë me fotografinë e Titos (prezent në çdo libër shkollor) në librat e tyre. Si pasojë e kësaj ka pasur edhe ndëshkime të nxënësve dhe përjashtime të mësimdhënësve.
Demostratat e `81-shit Kjo shprehje përdorej për të përshkruar revoltës spontane të studentëve të Kosovës të cilat u mbajtën në Prishtinë me 4 Mars 1981 për kushte më të mira në mencen e studentëve në Prishtinë. Shërbimi policor pas intervenimit brutal ndaj studetëve të revoltuar paraburgosi një numër të madh të studentëve. Kjo ndërhyrje shkaktonë demostratën e organizuar të studentëve më 11 mars e cla po ashtu shtypet me dhunë dhe parabugosen disa student. Më këtë fillon edhe zinxhiri i demostratave të 81-ës. Si pasojë rrjedhin tubimet e njohura si "Demonstratat e Punëtorëve" në të cilat punëtorët kërkonin lirimin e studentëve të burgosur. Përsëri, organet shtetërore intervenojnë me tërë brutalitetin e tyre. Gjatë këtyre tubimeve, armata Jugosllave paraqet prezencën e saj. Pas dy muajsh në territorin e "Krahinës Socialiste të Kosovës" vendoset "Gjendja e jashtëzakonshme" e më vonë edhe Shtetrrethimi. Ky zinxhir vazhdonë deri me fillimin e luftës në Kosovë I gjithë zinxhiri i demostratave është përcjellur nga lufta speciale e Doktrina e shenjt serbe. Që nga fillimi i revoltes në mence deri te marrja në dorë e forcës së armatosur, kjo doktrinë ka vepruar me metodat e saja pasive dhe aktive nga prapavija. Katër vitet e para pas demostratave, nga organet e sigurimi janë dënuar 4 mijë veta. Gjatë periudhës 1981-1990 si rrjedhë e zinxhirit të demostratave janë vrarë 183 qytetarë civil dhe 63 ushtarë shqiptarë në armatën Jugosllave. Janë dënuar 1346 ushtarë dhe 10000 civil për kundërvajtje politike. 3500 persona kanë vuajtur dënimin mesatar me burg prej 7,1 vjetëve. Çdo i treti shqiptarë në Kosovë është keqtrajtuar nga policia, kurse më 1990 janë helmuar mbi 7000 nxënsë dhe student kryesisht femra.
Rasti Martinoviq (1984): është një segment i Doktrinës së shenjtë serbe gjatë luftes speciale në Kosovë të zhvilluar në periudhen 1981-1990. Ky rastë ka ndodhur më 1984, në periudhën kur Millosheviqi synonte okupimin e Kosovës, çdo ditë lansohej nga një gënjeshtër për kinse presione të shqiptarëve ndaj sërbëve, dhunime të plakave sërbe, dëmtime të varrezave sërbe…, metodë kjo shumë e njohur që nga lufta e dytë botërore kur nazistët akuzonin hebrenjtë për të gjitha te këqijat. Rasti më eklatant i një gënjeshtre të tillë antologjike, është vetëplagosja e homoseksualit sërb Martinoviq , në vitin 1984, i cili gjatë seansave të vetëknaqësisë, u lëndua rëndë duke shqyer zorrën e trashë me shishe xhami. Edhe pse ai fillimisht në Emergjencën e Klinikës Kirurgjike në Prishtinë , kishte deklaruar se lëndimi ishte vepër e tij, ai nën presionin e sigurimit shtetëror sërb të asaj kohe, ndrroj deklaratën e dhënë më parë, për qëllime politike “ patriotike ”, dhe akuzoj shqiptarët për këtë vepër !!! Pas publikimit të deklaratës së Martinoviqit në mediat Jugosllave reagojnë gjitha subkjektet jugosllave nën ndikimin serb dhe këto reagime i vullos edhe Akademia e Arteve dhe Shkencave në Beograd duke e gjykuar me rreptësin më të madhe dhunën shqiptare ndaj serbëve e cila sipas tyre kishte arritur një kulminacion të ri. Propaganda e sistemuar antishqiptare nga entet dhe instucionet serbe si Radio Televizioni, Akademia dhe Qeveria të koordinuara nga Akademia në Beograd, në atë kohë me muaj të tërë nuk kishte të ndalur lidhur me rastin Martinoviq. Ky rast arriti edhe në faqet e shtypit ndërkombëtar.
|
|