| Mjeksia-Grup
| Toka jone dhe te pergjitheshme rreth saj! | |
| | Autori | Mesazh |
---|
dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Toka jone dhe te pergjitheshme rreth saj! Sat Sep 04, 2010 6:50 pm | |
| Çka d.m.th planet? Trupat qiellor që sillen rreth yjeve quhen planetë. Toka jonë është një trup i tillë qiellor që sillet rreth e rrotull diellit - një yll i madhësisë mesatare.
Sa planetë janë? Për rreth e rrotull diellit, sillen nëntë planetë. Më së afërmi diellit ndodhet Merkuri, pakë më larg ndodhet Afërdita prapa të cilit gjendet Toka jonë, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani, Neptuni dhe në skaj të sistemit diellorë ndodhen edhe disa trupa qiellorë e ndër ta Plutoni deri vonë nga shkencëtarët është llogaritur si planet. Këto planetë, në net të errëta mund të shihen në qiell, si pika ndriçuese, po si yjet.
Po yjet tjerë, kanë planetë? Në gjithësi ndodhen me miliona yje. Me gjasë, disa nga ta kanë edhe planetë. Shkencëtarët besojnë të kenë gjetur diku larg një yll me një planet të ngjashëm me madhësinë e tokës. Ky planet është larg nesh diku 30 000 vit-drite.
Cili yll është më afër diellit? Vërtetimi i ekzistimit të planetëve jashtë sistemit tonë për shkak të largësisë është i vështirë. Ylli më afër diellit quhet Proksima Centauri dhe është katër vit-drite larg. Rrezes së dritës së lëshuar nga Proksima Centauri, i nevojitet katër vite që të mbërrijë në tokën tonë
Çka është shndritja e Tokës? Për deri sa qëndronin në hënë, astronautët shihnin se si toka shndriste ngjyrshëm sikurse hëna kur shndritë natën. Për këtë flisnin për shndritjen e tokës. Yjet janë shumë të nxehtë dhe ndriçojnë vetë ndërsa planetët e bëjnë vetëm thyerjen e dritës së yjeve.
Si lindi toka? Dielli dhe planetët e tij, përafërsisht kanë lindur në të njëjtën kohë. Më parë pluhuri dhe gazi silleshin në një pikë të gjithësisë si një mjegull e cila me kalimi e kohës bëhej gjithnjë e më e dendur. Pjesa më e madhe e kësaj mjegulle sillej përreth qendrës së diellit ndërsa pjesa tjetër e mbetur përreth qendrave të planetëve.
A është e moçme toka? Sipas diturive që kemi gjithësia është krijuar para diku 15 miliard viteve. Toka është diçka më e re - përafërsisht 4,6 miliard vite.
Çka është hëna? Trupat qiellor që sillen rreth planetëve quhen hënëza. Hëna - prej të cilës janë quajtur edhe trupat tjerë të tillë, sillet rreth tokës dhe ikja e saj pengohet nga forcat tërheqëse të tokës. Ngjashëm me hënën tonë janë edhe hënëzat e planetëve tjera - Merkuri dhe Afërdita nuk kanë. Llogaritet që Saturni të ketë së paku 22 hënëza.
Pse s´ka jetë në hënë? Prerja tërthore e hënës është e gjatë vetëm 3476 kilometra. Forcat tërheqëse të qendrës së saj d.m.th forcat e gravitacionit janë gjashtë herë më të vogla se në tokë. Këto forca tërheqëse nuk janë të afta që të mbajnë gazet në atmosferën e hënës. Për këtë atmosfera e hënës është pa ajër, dhe jeta pa ajër nuk është e mundshme - së paku për njohurit tona.
A është hëna e moçme sa toka? Po. Hëna ka lindur në të njëjtën kohë sikurse dielli dhe planetët e sistemit diellorë, pra diku para 4,6 miliard viteve. Në fillim ishte si mjegull, pastaj mori formën e një bosi të guacave të zjarrta që dal-ngadalë me ftohjen e tij u ngurosën në formën që ne sot e njohim. Si duket koha e ftohjes ishte më e shkurtë se ajo e guacës së Tokës pasi që Hëna është më e vogël se Toka.
Sa shpejtë sillet e rrotullohet hëna? Hëna rrotullohet rreth boshtit të vet brenda 29 ditëve dhe 12 orëve, ndërsa sillet për rreth tokës duke u rrotulluar brenda 27 ditëve dhe 8 orëve. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Toka jone dhe te pergjitheshme rreth saj! Sat Sep 04, 2010 6:50 pm | |
| A mund ta shohim hënën plotësisht? Njëra anë e Hënës është gjithnjë e dukshme nga Toka. Pas krijimit të Hënës, gravitacioni i tokës e tërhoqi ashtu që ajo fillojë të ngadalësojë rrotullimin e sajë dhe në anën e kthyer nga Toka ju krijua një "mullung". Pasi që Hëna përgjatë sjellës së saj rreth Tokës rrotullohet rreth vetë vetës po ashtu një herë, nga Toka mund të shihet vetëm njëra anë e saj. Ana tjetër e Hënës është bërë e dukshme për njerëzimin pasi që fluturueset e gjithësisë u sollën rreth saj. Regjistrimet - të dhëna për fotografi, e para të sipërfaqes së hënës u bënë më 1959 nga fluturakja sovjetike e quajtur Luna.
Çka ndikon hëna në tokë? Forcat tërheqëse të Hënës d.m.th gravitacionin e Hënës, ne e ndiejmë gjatë gjithë kohës. Hëna është shkaktare e krijimit të baticës dhe zbaticës në tokë. Po ashtu, Hëna është përgjegjëse për zënien e diellit ashtu që një pjesë e Tokës futet nën hijen e Hënës.
Sa është e madhe toka? Toka për nga madhësia është planeti i pestë në sistemin diellorë. Nëse e pështjellim atë me një konopë atëherë për të prekur skajet e tij, njëri tjetrin, ai konop duhet të jetë i gjatë 40 705 kilometra. Edhe pse perimetri i tokës është më i madh se ai i Merkurit, Marsit apo Afërditës, ky perimetër është shumë i vogël në krahasim me atë në Jupiter. Perimetri i Jupiterit është 318 herë më i gjatë se i tokës çka d.m.th se hapësira që zë Jupiteri mjafton që në të futeshin që të gjitha planetët tjera.
A trashet toka? Për m´u trashë ajo nuk trashet, po, me u ranu ajo ranohet. Lindja e tokës është forma e saj që ne e njohim. Kjo formë ndryshon me kalimin e kohës. Sot, llogaritet që pesha e tokës të jetë diku gjashtë trilionë tonelata. Gurët, metroidët dhe trupa tjerë qiellorë që bien e zënë vend në tokë, bëjnë që pesha e Tokës të rritet.
A është toka e rrumbullakët? Jo. Por gati e rrumbullakët. Ngjashëm me portokallin, edhe polet e saja janë të shtypura aq sa e bëjnë që ajo të jetë një rrumbullak i shtypur. Kjo shtypje është në të vërtet tërheqja që shkaktohet nga forcat e brendshme me pikë nisje në qendër të rrumbullakut e të cilat shkencëtarët i quajnë forca centrifugale
Ku shtrihet Ekuatori mbi tokë? Ekuatori nuk mund të shtrihet mbi tokë, sepse është krijesë e mendjes së njeriut. Ekuatori është një marrëveshje sipas së cilës është paramenduar një vizë rreth mesit të tokës. Kjo vizë e paramenduar është pika fillestare e gjerësisë gjeografike d.m.th. shkalla zero e gjerësisë. Pikat e këtij rrethi janë pikat më të largëta nga qendra e tokës të cilat kur të vendosen njëra pas tjetrës formojnë një unazë.
Çka është poli? Poli është pika qendrore e njërës nga anët e kundërta. Dy anët, ajo veriore dhe ajo jugore e kanë nga një qendër të tillë.
Po vendet tropike? Tropet shtrihen diku 2600 kilometra larg ekuatorit, në veri e në jug të tij. Në veri rreth gjerësisë gjeografike veriore 23 27' V, dhe në jug nga pika në gjerësinë gjeografike lindore 23 27' L. Tropet janë hapësirat më të ngrohta të planetit, për shkak se këto anë i rrahin më së shumti rrezet e diellit
Çka janë hemisferat? Ekuatori si një vijëz e paramenduar e ndanë tokën në dyshe. Ai paraqet pikën zero dhe e ndanë veriun nga jugu. Një vijëz e ngjashme, e paramenduar që prekë polin verior dhe jugor (në shkallën zero gjegjësisht 180 të gjatësisë) e ndanë pjesën perëndimore nga pjesa lindore. Këto pjesë quhen hemisfera perëndimore dhe hemisfera lindore.
Sa "gjon e gatë" është toka? Nga poli në pol 12 719, dhe në ekuator 12 756 kilometra. Dallimi është për shkak se në pole ajo është e shtypur. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Toka jone dhe te pergjitheshme rreth saj! Sat Sep 04, 2010 6:51 pm | |
| Pse sjellët toka rreth diellit? Toka dhe planetët tjerë të sistemit diellorë sillen përqark diellit aq afër sa mjafton që të mos bien në të dhe të mos ikin nga ndikimi i forca tërheqëse të diellit. Këto forca "luajnë lojë" - matë e mos këputë.
Sa e kemi diellin larg? Dielli në krahasim me yjet tjerë është afër, vetëm 150 milion kilometra (Prishtinë-Gjakovë 88 km). Merkuri dhe Afërdita janë më afër Diellit.
Çka është boshti i tokës? Nëse e fut lapsin anë e përtej një portokalli, e ke krijuar boshtin e portokallit rreth së cilit do të qarkullojë portokalli. Për tokën lapsi yt është i vogël, dhe natyrisht që nuk ka një gjë të tillë, mirëpo një gjë e tillë është e parafytyruar ashtu si vijëz që lidhë polet drejt për drejtë. Ky bosht, në krahasim me trajektoren nëpër të cilën lëvizë toka gjatë qarkimit të diellit, ka një pjerrtësi prej 23,5 shkallëve.
Çka dita e çka nata? Përderisa Toka qarkullon rreth Diellit ajo rrotullohet edhe rreth boshtit të saj. Gjatë kësaj kohe një faqe e sajë ndriçohet nga diell, njëra mbetet në errësirë. Për shkak të rrotullim të pandërprerë, dita bëhet natë, e nata ditë.
Është toka e veçantë? Për ne është e shenjtë. Në sistemin diellorë është planeti i vetëm në të cilin janë dhënë të mirat për fillimin e jetës. Së paku ashtu besojmë ne.
A po zgjaten ditët në tokë? Po. Çdo ditë që pason, në fakt është më e gjatë se e kaluara. Toka rrotullohet një herë rreth boshtit, brenda 23 orë, 6 minuta e 4,09 sekondave. Këtë kohë e quajnë edhe "ditë ylli". Mirëpo rrotullimi i Tokës ngadalësohet me kalimin e kohës, ashtu që "dita e yllit" (apo dita astronomike) gjithnjë e më shumë zgjatet. Para 100 milion viteve zgjaste 22 orë.
Sa është i gjatë qarku i tokës rreth diellit? Toka pas 365 ditëve, 6 orëve dhe 9 minutave e lë pas veti një udhë të gjatë prej 958 kilometrave rreth diellit. Këtë kohë e quajnë "viti i yllit" apo "viti astronomik".
Çka janë zonat kohore? Toka sipas parafytyrimit ndahet në 24 zona kohore, të cilat radhiten njëra pas tjetrës me një dallim prej një ore,=. Për pikë fillestare e këtij parafytyrimi është marrë paralelja që kalon nëpër Grinuiç (ang.Greenwich) në Angli. Kur atje ora tregon mesditën në Nju Jork tregon 7 të mëngjesit (7 orë prapa), në Moskë 3 të pasdites (3 orë para). Gjatë udhëtimeve nëpër zonat kohore, udhëtarët i korrigjojnë orët e dorës sipas kohës së zonës përkatës.
Në cilën anë të tokës sundon dita dhe nata më e gjatë? Për shkak të pjerrtësisë së boshtit të Tokës me atë të sistemit diellorë, kohë zgjatja e ditës dhe e natës nuk është e njëjtë. Kështu për ne, në Evropë gjatë verës dita është më e gjatë ndërsa nata më e shkurtë. Po në pjesën më veriore, d.m.th në rrethinën e polit veriorë gjatë kësaj kohe sundon dita për mëse gjashtë muaj. Është ashtu që po thuaj se nuk mund të vërehet fare ndryshimi i ditës nga nata. Po e njëjta ndodhë me natën gjatë dimrit. Ajo sundon këtë anë të sferës për më se gjashtë muaj. Si do që të jetë dita e plot edhe atje mbete 24 orëshe edhe pse kalimi nga dita në natë e nata në ditë për nga ndriçimi nuk mund të dallohet. Po ashtu kjo ngjanë të jetë edhe në rrethinën e polit jugorë. Kur në veri sundon dita, në jugë sundon nata gjysmë vjetore.
Stinët, pse? Pranvera, vera, vjeshta dhe dimri apo tri motrat dhe një vëlla siç e dimë nga përrallat e gjëgjezat, janë stinët e vitit apo më mirë të themi kohë kur Toka gjatë qarkullimit rreth Diellit gjendet në pozita të caktuara. Kjo do të thotë që anët të cilat gjenden përballë diellit gjenden në stinën e verës, anët pranë kësaj gjenden në stinën e pranverës apo të vjeshtës, ndërsa ana e mbetur në stinën e dimrit.
A ka toka magnet? Me siguri po, të shpërndarë vende-vende. Në qendër të tokës është shumë nxehtë. Në bërthamën e tokës edhe magneti e edhe metalet tjera që kanë vetit tërheqëse si magneti shkrihen dhe e humbin atë veti. Kjo do të thotë se ajo në qendër nuk ka magnet si e njohim ne. | |
| | | dr.FjoollaaH™ WebMaster
Postime : 9044
| Titulli: Re: Toka jone dhe te pergjitheshme rreth saj! Sat Sep 04, 2010 6:51 pm | |
| Fushë magnetike pa magnet! Planeti ynë sillet si një dinamo. Gjatë lëvizjeve në brendinë e saj krijohen rrymime të elektroneve. Pra, rryma elektrike e cila krijon një fushë magnetike me polin verior dhe polin jugorë - ngjashëm me magnetin që e njohim ne. Këtë fushë magnetik gjeografët e masin në periudha të rregullta kohore (çdo 5-10 vite).
Çfarë hapësire mbulon kjo fushë? Po e mbulon Tokën dhe e tejkalon atë, duke depërtuar në brendi të gjithësisë diku rreth 60 000 kilometra. Po si planeti ynë, edhe trupat tjerë qiellorë si yjet e planetët tjerë kanë fushat e tyre magnetike.
Ku gjendet ujdhesa e magnetit? Para bregdetit të njësisë shtetërore australiane Queensland (lexo: Kuinslend). Zbuluesi i saj James Cook (lexo: Xhemës Kuk) e pagëzojë me këtë emër në vitin 1770. Ai kishte vendosur për këtë pasi që kishte menduar gabimisht se xehet e hekurit shkaktonin shmangien në mes vijës detare në hartë dhe busullës së anijes.
Ku ndodhet poli magnetik? Si pasojë e ndryshimeve në fushën magnetike të tokës edhe vendndodhja e polit magnetik ndryshon. Në kohën tonë, polet magnetike gjenden afër poleve gjeografike të tokës. Poli magnetik veriorë ndodhet në pjesën veriore të Kanadës ndërsa ai jugorë ndodhet në kontinentin antarktikë. Kjo nuk ishte gjithnjë kështu. Bie fjala, para 450 milion viteve, poli magnetik jugor ndodhej, krejt diku tjetër - në shkretëtirën e sodit që ne e quajmë Sahara.
Mund të i ndërrojnë polet vendet ndërmjet veti? Polet e shufrës së magnetit mbesin gjithnjë në krahë të njëjtë. Kjo nuk vlen për polet magnetike të tokës. Për dallim, polet magnetike të tokës i ndërrojnë vendet ndërmjet veti çdo 200 000 deri 300 000 vite. Mendohet se shkaktare e këtij ndërrimi janë lëvizjet e brendshme dhe atë ndryshmet në mes të rrotullimeve të ngadalshme të bërthamës dhe rrotullimeve më të shpejta të mantelit të tokës.
D.m.th dielli po e ngrehka tokën si me magnet! Kështu mendonte edhe një mjekë i mbretëreshës së Britanisë së Madhe. Mjeku i quajtur William Gilbert (1540-1603) (lexo: Uiliam Gilbert) që i shërbente mbretëreshës Elizabetes së parë, ishte shumë i interesuar për fushën magnetike. Kështu ai erdh në përfundim se toka është një magnet i madh (çka edhe është e vërtet) dhe lëvizte për rreth diellit nga forcat e fushës magnetike të diellit (çka nuk është e vërtet).
Çka tregon akrepi i busullës? Akrepi i busullës, në të vërtet nuk e tregon polin veriorë gjeografikë por vetë polin veriorë magnetikë të tokës. Në mes të këtyre dy poleve janë dallime të mëdha matëse për ditët tona.
Çka ka brenda tokës? Tokën tonë e formojnë gurët dhe shtresat e metaleve. Në anën e jashtme të sferës së ndrydhur, ndodhet shtresa e hollë e korës së tokës. Ajo është vetëm 6 deri 40 kilometra e trashë. Përfund saj gjendet shtesa tjetër 2600 kilometra e trashë. Shtresa me radhë, e quajtur membrana e bërthamës është diku rreth 2000 kilometra e trashë dhe vetë bërthama e tokës është 1300 kilometra e trashë. Pra bërthama fillon nga thellësia rreth 2 900 km dhe diametri i saj është rreth 7 000 km. Kryesisht përbëhet nga hekuri dhe nikeli (NiFe).
A është toka e ngurtë? Shtresa-shtresa. Korja e sajë është e ngurtë dhe përbëhet nga gurët. Duke u thelluar në shtresën pasuese fillon të rritet temperatura, çka d.m.th edhe substanca që gjendet aty është në gjendje agregate të pjesërisht të shkrirë. Kjo gjendje e substancave fillon të kalojë në gjendje të lëngët plotësisht me fillimin e shtresës së membranës së bërthamës, e në të cilën sundojnë temperaturat nga 2200 deri 5000 gradë. Nxehtë. Krejt në brendi të bërthamës gjendet një top i zjarrtë. Ky top është i ndrydhur aq shumë sa që edhe përkundër nxehtësisë aq të madhe ai ka një strukturë të fortë. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Toka jone dhe te pergjitheshme rreth saj! | |
| |
| | | | Toka jone dhe te pergjitheshme rreth saj! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |
|