Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 PDK e ndarë rreth presidentit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

PDK e ndarë rreth presidentit   Empty
MesazhTitulli: PDK e ndarë rreth presidentit    PDK e ndarë rreth presidentit   I_icon_minitimeMon Apr 04, 2011 7:46 am

Partia Demokratike e Kosovës mohon të jetë njoftuar nga partneri i koalicionit Aleanca Kosova e Re për shqyrtimin e idesë së shkëputjes së marrëveshjes për koalicion nga kjo parti. Përfaqësues të PDK-së paraqitën, gjatë së shtunës, qëndrime të kundërta lidhur me mënyrën se si do të zgjidhet presidenti i ri i vendit, pasi procedura për zgjedhjen e Behgjet Pacollit si president, u cilësua si jokushtetuese nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Pas konstatimit të Gjykatës Kushtetuese se procedurat e zgjedhjes së Behgjet Pacollit si presidentit, kanë qenë jokushtetuese, partia më e madhe në Kuvendin e Kosovës, pohon se është përgjegjëse për gjetjen e rrugëdaljes nga gjendja aktuale, por përfaqësues të saj thonë se për një gjë të tillë duhet të vendoset në javën e ardhshme.

Ndryshe nga kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, i cili ditë më parë nuk përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, thotë se zgjidhja duhet të bëhet përmes reformave zgjedhore.

“Unë nuk kisha thënë zgjedhje të jashtëzakonshme. Ne i kemi kryer zgjedhjet, por besoj se partitë politike duhet të ulen dhe të bisedojnë, e të dakordohen që brenda një kohe të bëjnë reformën zgjedhore, e cila është e domosdoshme; që të bëjnë ndryshimet kushtetuese dhe pastaj ta gjejmë - në bazën e një marrëveshjeje, rrugën më të mirë për të ecur përpara”, thotë Krasniqi.

Përmes vendimit të saj Kushtetuesja kishte konstatuar se gjatë procedurave për zgjedhjen e presidentit të vendit më 22 shkurt, Kushtetuta e Kosovës ishte shkelur për shkak të mungesës së ndonjë kundër-kandidati gjatë procedurës së zgjedhjes së presidentit dhe për shkak të mungesës së kuorumit që do të mundësonte zgjedhjen e presidentit.

Pacolli ka vendosur të garojë sërish për president, ndërsa Aleanca Kosova e Re tashmë ka paraqitur një kundër-kandidate nga radhët e partisë. Megjithatë, opozita nuk ka ndryshuar deri më tani qëndrimin e saj, gjë që nga PDK-ja vlerësohet se paraqet një bllokim në zgjidhjen e problemit. Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, thotë se po qe se vazhdon “bllokimi” nga ana e opozitës së vendit, Partia Demokratike do të ishte në favor të zgjedhjeve të parakohshme.

“Partia Demokratike nuk do të jetë iniciatore e një veprimi të tillë dhe nuk është ithtare e një veprimi të tillë. Por, Partia Demokratike e Kosovës nuk e pranon logjikën e bllokimit institucional dhe çdo zgjidhje tjetër do të jetë më e mirë sesa bllokimi”, deklaroi Kuçi.

Kundër një ideje të tillë, shprehet anëtari tjetër i Kryesisë së PDK-së, Fatmir Limaj. Ai thotë se zgjedhjet e parakohshme do të ishin në dëm të vendit, ndërsa thekson rëndësinë që partitë politike të pajtohen për ndryshimin e nenit të Kushtetutës, i cili përcakton mënyrat për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, e që, sipas Limajt, duhet të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli, brenda gjashtë muajve të ardhshëm.

“Kemi ushtruesin e detyrës gjashtë muaj dhe në këtë kohë me vullnetin e mirë të të gjitha forcave politike ne mund të vijmë në një zgjidhje të tillë. Por, në fund të fundit u takon forcave politike të gjejnë zgjidhje. Nuk kemi asnjë nevojë të shkojmë në zgjedhje parlamentare; mund të shkojmë në zgjedhje parlamentare pas një marrëveshjeje politike pas një kohe të caktuar, por tani për tani, çfarëdo lëvizje që është për të shkuar në zgjedhje parlamentare, besoj që është në dëm të vendit tonë”, shprehet Limaj.

Një problem tjetër, me të cilin do të mund të ballafaqohet PDK-ja në ditët në vijim, është paralajmërimi i partnerit të koalicionit, AKR, për rishqyrtimin e marrëveshjes për koalicion.

Aleanca Kosova e Re përmes një komunikate për media dërguar pas mesnate, njoftoi se: "Zyrtarë të lartë të AKR-së dhe Koalicionit për Kosovë të Re njëzëri janë pajtuar për të shqyrtuar seriozisht mundësinë e shkëputjes së menjëhershme të koalicionit qeverisës. Qëndrimi për shkëputje të koalicionit qeverisës vjen si pasojë e zhvillimeve të fundit politike në vend. AKR-ja, në kuadër të Koalicionit për Kosovë të Re, gjatë këtyre konsultave, është shprehur e gatshme të ndërpresë kontratën e koalicionit qeverisës, nëse kjo kontratë nuk do të përmbushet në tërësinë e saj”.

Mirëpo, PDK-ja mohon të jetë njoftuar për konsulta apo vendime të ngjashme nga ana e AKR-së. /Radio Evropa e Lirë/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
PDK e ndarë rreth presidentit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» BE: Ende të ndarë rreth Kosovës
» Serbët të ndarë rreth ndarjes së Kosovës
» WikiLeaks dhe veriu de facto i ndarë!
» Presidentit i kërkohet ta rikthejë Ligjin për deputetët
» Sahatqija këshilltare e presidentit Sejdiu

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: