Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

 Presidentit i kërkohet ta rikthejë Ligjin për deputetët

Shko poshtë 
AutoriMesazh
A.Z™
Moderator/e
Moderator/e
A.Z™


<b>Postime</b> Postime : 2150

Presidentit i kërkohet ta rikthejë Ligjin për deputetët Empty
MesazhTitulli: Presidentit i kërkohet ta rikthejë Ligjin për deputetët   Presidentit i kërkohet ta rikthejë Ligjin për deputetët I_icon_minitimeSun Jun 13, 2010 7:07 am

Presidentit i kërkohet ta rikthejë Ligjin për deputetët 12-leter-prsidentit4

Prishtinë, 12 qershor - Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, të premten, i është kërkuar nga 12 organizata joqeveritare që të mos e dekretojë Ligjin për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetëve. Kjo pjesë e shoqërisë civile, përmes një letre të hapur, ka shprehur bindjen se versioni i fundit i Ligjit të miratuar në Kuvendin e Kosovës, është i dëmshëm për taksapaguesit e vendit. Vërejtjen kryesore, OJQ-të e kanë adresuar tek neni 22 i ligjit, i cili e përcakton të drejtën e deputetëve për të fituar pension suplementar. Në këtë nen specifikohet se: “Deputeti, pas përfundimit të mandatit, ka të drejtë për pension suplementar, nëse detyrën e deputetit në një mandat e ka ushtruar më gjatë se sa gjysma e kohëzgjatjes së mandatit të përcaktuar me ligj dhe e ka mbushur moshën 50 vjeç”.
Duke u bazuar në kompetencat kushtetuese të presidentit, dhe në Rregulloren e Punës së Kuvendit, OJQ-të kanë kërkuar që ligji të rikthehet edhe njëherë për shqyrtim në Kuvend.
Me Kushtetutë parashihet që çdo ligj që miratohet nga Kuvendi duhet të nënshkruhet nga kryeparlamentari dhe të shpallet nga presidenti i shtetit brenda 8 ditësh, pasi ta ketë shkuar në adresë të këtij të fundit. Nëse presidenti, brenda tetë ditësh pas marrjes së ligjit, nuk merr asnjë vendim për shpalljen ose kthimin e tij, atëherë ligji konsiderohet i shpallur edhe pa nënshkrimin e tij dhe publikohet në “Gazetën Zyrtare”. Kreu i shtetit mund ta ushtrojë të drejtën e kthimit të një ligji në Kuvend, vetëm një herë, ndërkaq, Kuvendi, me shumicën e votave të të gjithë deputetëve, vendos për ose kundër amendamenteve të propozuara për ndryshim. Nëse amendamentet e propozuara nga presidenti nuk marrin shumicën e votave, atëherë mbesin ato që janë miratuar më herët nga Kuvendi.
Nisur nga fakti se ligji është mbështetur nga shumica parlamentare, përkatësisht nga të dyja blloqet, pozitë - opozitë, pak ka gjasa që të bëhet ndonjë ndryshim në përmbajtjen e tij.
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka vlerësuar se Ligji për deputetët në një formë i ka ulur standardet e deputetëve në krahasim me standardet që i kanë deputetët e rajonit. “Edhe mediat, edhe shoqëria, po kërkojnë që ne të miratojmë ligje të standardeve dhe konsideroj se ky ligj i ka ulur standardet nëse bëjmë krahasimin mes deputetëve të Kosovës me deputetët e vendeve të rajonit dhe të Bashkimit Evropian, ku po synojmë të shkojmë”, ka deklaruar Krasniqi. Mirëpo, OJQ-të, në letrën e hapur kanë sjellë shembuj nga shtete të ndryshme të BE-së dhe rajonit, ku deputetët nuk e gëzojnë të drejtën për pension suplementar në moshën 50-vjeçare. Sipas tyre, në Shqipëri dhe në Belgjikë deputetëve u takon pensioni suplementar pas moshës 55-vjeçare, në Francë, Itali dhe Danimarkë pas moshës 60-vjeçare, ndërsa në Britani, Gjermani, Holandë, Norvegji, Suedi dhe Finlandë pas moshës 65-vjeçare. OJQ-të, kanë tërhequr paralele mes deputetëve dhe kategorive të tjera të shoqërisë, vetëm për të nxjerrë në pah se sa të privilegjuar mund të jenë deputetët krahasuar me shtresën tjetër të shoqërisë.
“Përderisa mosha e pensionimit për shërbyesit civilë në vend është 65 vjet, dhe lartësia e pensionit përcaktohet sipas kontributeve të dhëna në Trustin Pensional gjatë karrierës së tyre, përfaqësuesit e popullit kanë privilegjuar veten e tyre, duke përcaktuar moshën 50-vjeçare si moshë kur u takon pensioni suplementar me vetëm gjysmë mandati shërbim, dhe madje duke e bazuar atë në pagën e deputetit e jo në pensionin mesatar në vend. Kjo nuk është e drejtë, veçanërisht kur kemi parasysh faktin se pensionistët kosovarë që kanë punuar mbi 40 vite për ndërtimin e këtij vendi, gëzojnë një pension simbolik prej vetëm 75 eurosh në muaj”, thuhet në letrën e OJQ-ve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
 
Presidentit i kërkohet ta rikthejë Ligjin për deputetët
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» rooney deshiron ti riktheje floket
» Qeveria e shtyn për më vonë Ligjin antimafia
» Jahjaga: Askush mbi ligjin
» Si e shkeli ligjin Kusari-Lila
» PDK e ndarë rreth presidentit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Lajmeve :: Lajmet-
Kërce tek: