| Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj" | |
|
|
|
Autori | Mesazh |
---|
shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj" Sun Sep 05, 2010 3:28 pm | |
| SHTIGJET E DRITËS”-LIMAN ZOGAJ
UNË DASHUROVA
Cilën poezi t’ia them të dashurës
Nuk mund të digjem
Përditë për të si qiri i Naimit
Poetët e këtij shekulli
Me ngrohje globale
Shkruajnë për ata që s’vdiqën
E vashave u japin lule
Nëse i gjej poetët
Do t’u mësoj një elegji
Për pavdekësinë e dashurisë
Që të mos vajtojnë kurrë
Që të mos vdesin kurrë
| |
|
| |
shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj" Sun Sep 05, 2010 3:29 pm | |
| MË AFËR DIELLIT
A po nisemi
Në fundin e deti të shterur
Aty do t’i shohim
Mëkatet e thella te botës
A po nisemi
Deri në majat e Mont Everesit
Sa më afër diellit
Të kemi më shumë dritë
| |
|
| |
shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj" Sun Sep 05, 2010 3:29 pm | |
| VASHA ME GËRSHETA
Kur i lidh flokët gërsheta
Më duket se ylberi zbriti
Në sytë e mi të etur.
Nëpër fushën me lule
Më dukesh balerinë
Në skenën e blertë
Dashuri tinëzare.
Nëse ik përtej detit
Me varkën time të thyer
Do t’i mundim valët
Me këngën kurorë dashurie | |
|
| |
shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj" Sun Sep 05, 2010 3:30 pm | |
| E DASHUR S’ PO TA GJEJ
AS VARRIN
Nuk jam Ago Ymeri
Me nishane në krah
Jam djegur zjarreve
Edhe sytë e dritës i fali
Ta ruaj dashurinë
Për ty.
Nuk jam Bestari
Që m’i trembe gjarpinjtë nga plagët
Ta dhashë besën se kthehem
Por u bëra darkë e dreqit
Dhe humba skutave
Derisa i mblodha për ty
Do lulebore.
Me nishane e shputa
Të djegura u ktheva për ty
Por s’po ta gjej as varrin
E dashur
Te guri i ndarjes
Ndez kandila drite në erë
Të ma bëjnë
Pak dritë të syve
Për kthimin
E unë prapë
Erdha nëpër terr
Me hartën e grisur
Pëllëmbë për pëllëmbë
Të kërkova në çdo skutë
Kur e gjeta varrin tënd
T’i lashë do lule të bardha. | |
|
| |
shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj" Sun Sep 05, 2010 3:30 pm | |
| EJA
Eja
Nëpër tymin
E shpirtit tim që kallet
E ma lidh plagën
Me një gjethe trëndafili.
Eja
Edhe nëse jam e vdekur
E harruar
Zemra- zemrës i flet
Në emër të dashurisë
Eja
Edhe nëse nuk më njeh
Të plagosur nga vetmia
Në shtratin tim të dhimbjeve.
Kur dola bregut të lumit
Portreti yt
Ishte bërë pikturë në valë | |
|
| |
shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj" Sun Sep 05, 2010 3:30 pm | |
| DY
Dy
Këngë
Për zogun
Në kafazin prej hekuri.
Dy
Lule
Për vashat e malësisë
Në vegjë kur tjerrin dashurinë
Dy lot
Për ty
Në burgun e ndryshkur.
Dy këngë
Dy lule
Dy lot
Për ty malësore
Që ik me buzëqeshjen e kallur
Për mua që presë
E qaj për ty | |
|
| |
shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj" Sun Sep 05, 2010 3:31 pm | |
| VETMI
Kur të pashë
As s’të thirra në emër
As s’më shikove në sy
E kishe pas shaluar atin pa fre
Unë ika
Dola pas shkëmbit
Për ta kërkuar
Humbjen time shkretëtirës
| |
|
| |
shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj" Sun Sep 05, 2010 3:31 pm | |
| PA TY
Pa ty
Kënga e zogut
Më duket vaj kukuvajke
Shpirti sa nuk pëlcet në heshtje
Yjet duken si plagë të përgjakura.
Vullkan në shpirtra
Magma e kallur shpërtheu
E unë
Një copë guri në shkretëtirë.
Nuk e di
Me cilën ngjyrë
Ta ngjyrosi vetminë.
Të kërkova
Te Drini i Bardhë
Në ujin e tij si loti
Shpirti i vrarë nga dhimbja
M’u bë dallgë
Herë Zogë
Herë qyqe rremi
Duke pritur
Të ktheheshe nga harrimi | |
|
| |
shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj" Sun Sep 05, 2010 3:31 pm | |
| UNË E TI
Në teatër
Shfaqej tragjedia e Trojës
Unë dhe Helena
Veshur me vello prej tymi.
Spektatorët vinin
Me nga një lule në duar
Varret prej hirit t’i mbulojnë
Me blerimin e kallur
Nuk e di pse
Në aktin e parë
Vritem unë
Në aktin e fundit
Ringjallet Helena.
Zjarre
Pak hi nga ti
Pak shkrumb nga unë
Portret prej flake Troja. | |
|
| |
shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj" Sun Sep 05, 2010 3:32 pm | |
| SONTE
Në pentagramin
E Himnit të Flamurit
Notat e krenarisë
Heqin vallen e re.
Sa e gjatë
Nata dhe terri
Nëpër dritë
Më mirë
Shihemi sy më sy | |
|
| |
shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj" Sun Sep 05, 2010 3:32 pm | |
| TRE KANDILAT E NDEZUR
Kur niset mërgimtari
Në Lëndinën e Lotëve
E puth një gur
Dhe ndez kandilin e parë
Kur nëpër valë deti
Dridhet varka e lundrimit
Në rrashtën e guacës së djegur
Ndez kandilin e dytë
Kur i thonë mbahu
I mërzitur ofshan tri herë
Dhe ndez kandilin e tretë
Kur niset mërgimtari
E kujton kthimin
Me lindjen e diellit të ri
| |
|
| |
shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj" Sun Sep 05, 2010 3:33 pm | |
| DHIMBJET E PËRFLAKURA
Në shpirtrat e trazuar
Thyhen epruvetat e dhimbjeve
Dhe aty luhet
Himni i jetës pa lot
Diku në teatrin e vjetër
Luhet premiera e tragjedisë
Mos u tremb
Nëse përgjaken aktorët
Që në aktin e parë | |
|
| |
shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj" Sun Sep 05, 2010 3:33 pm | |
| SHPIRTI I DJEGUR
Ka kohë që eci
Buzë lumenjve të shterur
Jam shtangur nëpër
Udhët me kalldrëme të shembura
Rajna bën zhurmë
Dallgët trembin peshqit
Te Drin i Bardhë i lava sytë
Në Detin e Zi varka mu bë copë-copë
Shpirtit të djegur edhe përtej brigjeve
I dëgjohen klithmat
SHPIRTI I DJEGUR
Ka kohë që eci
Buzë lumenjve të shterur
Jam shtangur nëpër
Udhët me kalldrëme të shembura
Rajna bën zhurmë
Dallgët trembin peshqit
Te Drin i Bardhë i lava sytë
Në Detin e Zi varka mu bë copë-copë
Shpirtit të djegur edhe përtej brigjeve
I dëgjohen klithmat
| |
|
| |
shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj" Sun Sep 05, 2010 3:35 pm | |
| DYLUFTIM ME DJALLIN
Sa shumë ke lëpirë
Pjata të xhelatëve
E sot
Në udhën me gurë
Rave në gjunjë
Tradhtinë e pagëzove gabim
Herë me kokë në dhe
Herë me duar për mëshirë
Të shikova si langoin e zgjebosur
Ta shava djepin e pragun
Dhe si me inat buzëqesha
Unë eca në udhën e dritës
Ti mbete qen bir qeni. | |
|
| |
shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj" Sun Sep 05, 2010 3:35 pm | |
| TOKË E QIELL ME EMËR
Shqipëri
Tokë e qiell e det.
Orkestër
Me daulle në Çamëri
Me lahutë në Vlorë
Me kavall në Guci
Me dirigjent në Prizren
Me solist në Tetovë
Me flamur rreth e rrotull planetit
Aty ku bukës i thonë bukë
E ujit ujë
Denbabaden është Iliri
Mbuluar me prush betejash. | |
|
| |
shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj" Sun Sep 05, 2010 3:35 pm | |
| TRISHTIM
Kur e preve në besë
Të zuri trishtimi
U verbove në të dy sytë
Kur e vrave
Dashurinë e fshatares
T’u shter zëri
Me duar nuk flitet
Të paska zënë trishtimi
Kurrë mos thyej besë
E paguan me dritën e syve. | |
|
| |
shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj" Sun Sep 05, 2010 3:36 pm | |
| BUZËQESHJET E SKAMNORES
Blerinës në blerimin e kallur
I fala një luledielli
Më uroj
Për dritën e syve.
Kur ia dhashë një laps
E pikturoi diellin në lindje
Sikur u ngrohë
Dhe buzëqeshi.
Një brushë dhe një letër ia dhashë
Sa bukur i pikturoi
Një qepë dhe kripë deti,
Një bukë misri të pjekur në prush
| |
|
| |
shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj" Sun Sep 05, 2010 3:36 pm | |
| BIOGRAFIA E DHIMBJES
Kur isha i vogël
Thonë se kam qarë shumë
I rritur
Nuk mbaj mend kur qesha
Gjatësinë e trupit
E mati me një dru të thatë kaçe
Me të e mati edhe varrin
Peshën e di
Sa një gur vendlindje
E kam
Mos më pyesni
Për biografinë time
Se jam duke lundruar
Me varkën e Titanikut | |
|
| |
shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj" Sun Sep 05, 2010 3:36 pm | |
| PRITJA
Prita shumë përtej kufirit
Sa nuk pëlcita
Në gjykatore më thanë:
Edhe gjarpri nën gur duron.
Prita deri në kulmin e çmendurisë
Më thoshin hesht
Mos u bërë kurban i kohëve të liga.
Dua t’ia them amanetin djalit tim
Ua thashë disa herë dhe heshta
Nuk pres as nuk heshti më
Le të thyhen digat
Le të gurgullojnë valët
Lë të kthjellen gurrat.
| |
|
| |
shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj" Sun Sep 05, 2010 3:37 pm | |
| KUR
Kur zogu
Në vend të këngës gjëmoi
M’u kujtuan plakat e lagjes
Kur klithnin të habitura
Kiameti s`është larg.
Kur u dogj kulla
Oxhaku mbeti deri te retë
Kjo është formula e rritës thashë
Kur e dashura
Hoqi unazën me dhëmbë
Dhe e vari në degën e qershisë
Heshta nga dhimbja e ndarjes.
Por kur ma prekën
Gjeografinë e truallit
Shtat e hi ia fala dritës | |
|
| |
shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj" Sun Sep 05, 2010 3:37 pm | |
| MË PRISNI
Si gjarpër i plagosur
Zvarritet treni i ndryshkur
Në stacionin e parë
Zbriten nxënësit e shkollës ”Liria”
Malësori me shallin kuq e zi
Të lidhur rreth kësulës
Dëgjonte këngën
”Thërret Prizreni mori Shkodër”.
Nga malet e Çiçavicës
Zbriten të gjithë
Me kobure me brez
Më prisni edhe mua
Ushtonte mali e fusha
| |
|
| |
shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj" Sun Sep 05, 2010 3:38 pm | |
| DASMA NË MALE
Në dasmën në male
Nuses në vend të unazës
I dhurohet flamurin me shqiponjë
Dhëndrit në vend të puthjes së parë
I dhurohet një kobure
Martesa në male
Muzikën e ka batare krismash
Vallja e përflakur
Është fitore e betejës së re
Nusja dhe dhëndri
Bashkë në dasmën në male
Bashkë në dasmën e luftës
Bashkë në lapidarin e lirisë
| |
|
| |
shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj" Sun Sep 05, 2010 3:38 pm | |
| BARIU ME DELE
Sa herë e harroja fyellin
Te Kroi i Gurit
Dhe ujkun s’mund e trembja
Kur ma mori ogiçin.
Qengjat blegëronin | |
|
| |
shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj" Sun Sep 05, 2010 3:38 pm | |
| ZOGJTË E IKUR
Kur të ikin zogjtë
Rozafa do ta shkruaj
Biografinë e gurit
Gurgullimën e gjirit krua
Shushurimën e gurrës qumësht
Duke kërkuar shqiponjat e trembura
Në filmin “Hi e gjak”
Aktorja mbledh fëmijët
E vrarë mbetet shpresa
Toka Dardane me pesë
Nishane të kuq
Kur të ikin zogjtë
Do të eci rreth e rrotull
Gjeografisë së tokës sime
| |
|
| |
shaban Cakolli Kontributor
Postime : 678
| Titulli: Re: Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj" Sun Sep 05, 2010 3:39 pm | |
| NË MËRGIM
Një buqetë lule dielli kërkova
Vajza me buzëqeshje më tha
Vyshken shpejt
Merri këto ferra të freskëta.
Kur e kërkova një bukë
Gruaja që e shikonte
Akuariumin e peshqve më tha:
Mbaj dietë
Se të prishet bukuria
Kur kërkova ujë
Djaloshi me flokë teh thike më tha:
Shko nën strehë e mblidh shiun
Nën urnën e dhimbjes
Vdekja gërryen pahetueshëm
Biografinë tënde
Më thotë gjithmonë
Dikush këtu në mërgim | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj" | |
| |
|
| |
| Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj" | |
|