Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G

Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup

 Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj"

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor

<b>Postime</b> Postime : 678

Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj"   Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj" - Faqe 2 I_icon_minitimeSun Sep 05, 2010 3:39 pm

NË MËRGIM

Një buqetë lule dielli kërkova

Vajza me buzëqeshje më tha

Vyshken shpejt

Merri këto ferra të freskëta.

Kur e kërkova një bukë

Gruaja që e shikonte

Akuariumin e peshqve më tha:

Mbaj dietë

Se të prishet bukuria

Kur kërkova ujë

Djaloshi me flokë teh thike më tha:

Shko nën strehë e mblidh shiun

Nën urnën e dhimbjes

Vdekja gërryen pahetueshëm

Biografinë tënde

Më thotë gjithmonë

Dikush këtu në mërgim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj"   Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj" - Faqe 2 I_icon_minitimeSun Sep 05, 2010 3:39 pm

DURRËSI

Te shkëmbi i Kavajës

E vura kokën mbi gur

Më ranë dy lot

Shkëmbi ma dha

Ngrohtësinë e Nënës

Mëmë e bir

Skalitëm hartën e mëmëdheut

Duke ecur

Në evolucionin e përflakur .

Pushova

Nën pishat e blerta

Kur ecja nëpër rërë

Mbeteshin gjurmë të reja
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj"   Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj" - Faqe 2 I_icon_minitimeSun Sep 05, 2010 3:39 pm

PRITJA NËPËR FURTUNË

Furtuna shkulte edhe lisa

E unë të prisja

Duke m’u rrokullisur lotët

Në pentagramin e rrudhave.

Nuk me duhet kamertoni

Ta akordoj vajin e mallit

Më mirë të isha Rozafa

Krua që nuk shter

Më mirë guri të isha.

Më mirë të ishe zog a dallëndyshe

Që kur të vije nga shtegtimi

Kishe pushuar e prehur

Në supet e mija prej guri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj"   Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj" - Faqe 2 I_icon_minitimeSun Sep 05, 2010 3:40 pm

SYRI PA DRITË

E paskam shkelë

Çerepin ku nëna gatuante bukë

Dhe nuk paskam thënë falem o Zot

U mbështeta në gurin futë të oxhakut

Dhe bërtita deri në kupë të qiellit

Mësoje anamnezën e sëmurjes time:

Jam verbuar mbrëmë

Nënë, moj!.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj"   Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj" - Faqe 2 I_icon_minitimeSun Sep 05, 2010 3:40 pm

MOLLA E KUQE

Mollës së kuqe

Ia prenë pesë degë

Dallëndyshet thurin foletë më lartë

I ngrohin puplat nën diell

Zogjtë këndojnë simfoninë e fundit

Kur i bien gjethet mollës së kuqe

Më zë dhimbja

Për blerimin e vyshkur.

Një nga një i ruaj në shportë

Dhe tërë dimrin

Lutemi bashkë

Për pranverat e reja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj"   Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj" - Faqe 2 I_icon_minitimeSun Sep 05, 2010 3:40 pm

MOS MA OPERONI PLAGËN

Kirurgu merr skalperin

Ma bën me kokë

Që t’i mbyll sytë e dritës.

Pasi heshta pak

Buzëqesha nëpër krismë dhëmbësh

Opiumin e lashë varë

Në kapilarin prej gome

Mos ma operoni plagën

Pëshpërita ngadalë

Kur hyra në atelienë time

Në sytë e Mona Lizës pashë lot

Kirurgun e paska zen opiumi

S`ka lojë me trupin me plagë

Kështu jetova që një shekull
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj"   Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj" - Faqe 2 I_icon_minitimeSun Sep 05, 2010 3:41 pm

TRI KOHË

Koha e parë:

Te molla e egër

Nëna korrte grurë

Dhe lutej t’u bie epidemia langonjve

Të mos na e grabisin bukën e re.

Koha e dytë:

Dasmat ktheheshin në vdekje

Këmishët në flamuj gjaku

Liria s’shihej nga terri.

Të burgosurve ua hapnin qelitë

Ata nuk dilnin

Sepse nuk shihej drita

Koha e tretë:

Bishat e Karpateve me dhëmbë ujku

Me bishta ndër këmbë u kthyen

Dhe fituan trashtë e surles

Ende po lehin të uritur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj"   Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj" - Faqe 2 I_icon_minitimeSun Sep 05, 2010 3:41 pm

UDHËTIMI NËPËR NATË

Në një udhëtim nëpër natë

Pashë e çka nuk pashë

Te liqeni i vogël

Dëgjoja krrokatje zhabash

Në baltën e terur në breg

Gjarpinjtë pritnin viktimën

Të rrahet e rrapeve

Kuja e dhelprave thyente heshtjen

Para e pranë shpellave

Pupla zogjsh e flatra të dallëndysheve.

Nëpër livadhet e thata

Disa kuaj pa fre

Lodronin me patkonj prej hekuri

Dhe m’i thyenin lulet e para.

Kulla ime

Me oxhakun deri te retë

Dëshmon qëndresën dhe rri

Pranë diellit për dritë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban Cakolli
Kontributor
Kontributor
shaban Cakolli

<b>Postime</b> Postime : 678

Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj"   Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj" - Faqe 2 I_icon_minitimeSun Sep 05, 2010 3:42 pm

E DI SE JAM VONUAR

Eja me kohë biri im

Më thoshte nëna

E unë

E nisja lojën me flutura

Dhe s’e mbaja fjalën.

Kurrë mos ec nëpër natë

Territ nuk i zihet besë

Më thoshte

E di

Nënë e di

U vonova

Sepse i shkrova pak vargje

Për ty dhe për dritën

I thosha asaj

Sa herë vonohesha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content

Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj" - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj"   Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj" - Faqe 2 I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shigjeta e drites ”-Liman Zogaj"
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Ç'ështjeve Shqiptare :: Letersia Shqipëtare-
Kërce tek: