Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Faliminderit per viziten!

Nese keni deshire qe te i lexoni te gjitha seksionet e forumit ju sygjerojm qe te regjistroheni, seksionet te cilat nuk mund te i leconi pa u regjistruar jane: Prodhime Tona, Libra Shqipë, Libra te huaj, Seminare Mjeksore, Teste te Provimeve etj. Andaj behu pjese e jona, regjistrimi juaj ndihm per dike.

Me rrespekt Saffi i M-G


Www.Mjeksia-Grup.tk
Www.Mjeksia-Grup.com
Www.Mjeksia-Grup.yforum.biz



Mjeksia-Grup
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Mjeksia-Grup


 

  200 recetat popullore për sëmundjet më të shpeshta

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

  200 recetat popullore për sëmundjet më të shpeshta Empty
MesazhTitulli: 200 recetat popullore për sëmundjet më të shpeshta     200 recetat popullore për sëmundjet më të shpeshta I_icon_minitimeSun Sep 05, 2010 6:22 pm

200 recetat popullore për sëmundjet më të shpeshta


healthMustaqet e misrit ndihmojnë në kurimin e aritmisë së zemrës, çikorja dhe nërënxi kurojnë mëlçinë, bishtkali shëron veshkat.Këto dhe të tjera, 200 recetat popullore që shërojnë sëmundjet më të shpeshta në organizmin e njeriut, do ti lexoni sot në suplementin special për shëndetin.

Për dhimbjen e kokës
1- Përdoret 6 lugë gjelle të bimores së përbërë nga tre lugë gjelle rrodhëze (podigja e egër) dhe tre lugë gjelle bar blete, hidhet në një litër ujë, zihet 3-5 minuta; pastaj lihet në enën e mbuluar 20-30 minuta dhe kullohet. Pihet një godi tri herë në ditë.
2- Gjysmë luge kafeje me fara të bëra pluhur të sinapit të zi përzihet me një filxhan mjalti ose me një lugë gjelle sheqer me pak kafe. Përzierja pihet njëherësh. Ky mjekim vlen edhe për migrenë.
3- Një lugë kafeje me rrënjë të grimcuara të kungullit të egër hidhet në 300 ml ujë dhe zihet për 2-3 minuta. Ena lihet e mbuluar 1-2 orë, pastaj kullohet dhe ëmbëlsohet. Pihet e gjithë sasia herë pas here gjatë ditës.
4- Merret 15-20 gram maja lulesh e gjethesh të copëtuara të grunamadhit, hidhet në gjysmë litri uthull ose raki të fortë. Shishja e mbyllur mirë lihet e mbuluar 10-15 ditë duke e tundur herë pas herë gjatë ditës. Pastaj lëngu kullohet dhe këtë lëng njomet një leckë ose peshqir dhe vihet në kokë.
5- Një kokërr qepë shtypet bashkë me një 1-2 lugë kafeje kripë. Përzierja hidhet në napë dhe vendose në ballë.
6- Përgatite kafe sade (pa sheqer). Në filxhanin me kafe të porsazbrazur hidhet 10-15 pika lëng limoni të freskët dhe pihet.
7- Merren tre kokrra qepë të thata, priten nga fundi në anën e rrënjëve 0.5-0.7 cm. Në këto kupa të qepës hidhen në fillim një lugë kafeje me kafe të bluar. Të sëmurin të shtrirë i vendosim në mes të ballit dhe një në të dy tëmthat (të majtin dhe të djathtin) dhe lidhen shtrëngueshëm me fasha.
8- Merren 5 thelpinj hudhre shtypen në havan së bashku me një lugë gjelle kripë pastaj mbulohen me gjysmë gote ujë të përzierja në pjesë të barabarta me uthull. Përzierja lihet e qetë 24 orë pastaj vendoset në ballë si llapa e shtrirë mbi napë. Hudhra mund të përdoret edhe e shtypur.
9- Lëngu i një limoni përzihet me një lugë kafeje kafe të bluar imët. Pasi hahet kjo sasi duhet të qëndroni të shtrirë për pak kohë.
10- Fërkohet koka me raki të fortë rrushi ose kumbulle 2-3 herë në ditë për 8 ditë rresht.
11- Disa gjedhe lakre vihen mbi stufë derisa të zbuten. Kjo masë e ngrohët mbështillet me beze ose napë dhe vihet në kokë. Përdoret 3 herë në ditë për aq kohë sa të largohet dhimbja.
12- Për fëmijët me dhimbje koke vendosen llapa në ballë nga një patate e freskët e grirë me krip. Në këtë rast këmbët duhet të jenë të ngrohta.
Për sklerozën
13- Fillimisht duhet marrë këshilla mbi rrëgjimin ditor në përgjithësi dhe atë ushqimor në veçanti. Dieta, që në fillimin e shenjave të sëmundjes do të jetë; ushqime të freskëta si perime, qumësht, vaj vegjetal, bukë gruri ose thekre, peshk, kos etj. Nuk duhet të përdoret alkooli, duhani, kafeja, sheqeri, kripë, çaj kinez, piper e barëra të tjerë pikante. Pihet një filxhan dy herë në ditë. Këmbët e duart në mëngjes e në darkë lahen me ujë të ftohtë dhe çdo ditë bëhet gjimnastikë në ajër të pastër.
14- Çdo mëngjes esëll merret një lugë kafeje qumësht blete (zhele ruajal). Në mëngjese dhe në darkë pihet një godi çaj i përgatitur si vijon; 5-8 gjethe shtogu të freskat ose të thata të grumbulluara kur bima është në lulëzim, hidhet në dy gota ujë dhe zihet 2-3 minuta pastaj lihet të ftohet, kullohet dhe pihet. Çaj i shtogut përgatitet e pihet çdo ditë për 3 javë reshtë. Pastaj pihet çaj kamomili i përgatitur si zakonisht nga 2 gota në ditë për tre javë resht.
15- Tre lugë gjelle të bimores së përbërë nga pjesë të barabarta të bimëve të mijëfletëshit bishtkali hidhen në një litër ujë dhe zihen për 2-3 minuta. Ena lihet e mbuluar në qetësi për 3 minuta, pastaj kullohet. Pihet para buke një godi tre herë në ditë. Kura kryhet me intervale; 8 ditë mjekimi; 8 ditë pushim, 8 ditë mjekim etje për 1-3 muaji rresht.
16- Tre lugë gjelle të bimores së përbërë nga 4 lugë gjelle mijëfletësh, mana toke mali, frutë e lule murrizi dhe 2 lugë gjelle fara majdanozi hidhen në një litër ujë të porsavaluar. Ena lihet e mbuluar për 20-30 minuta e pastaj kullohet. Pihet një filxhan tri herë në ditë.
17- Gjashtë lugë gjelle të bimores së përbërë nga 50 gram lule murrizi thelpinj të qëruar e të coptuar të hurdhës, bishtkali dhe gjethe e degë të reja veshtulle, hidhen në një litër ujë të porsavaluar. Ena lihet e mbuluar 2 orë pastaj kullohet. Pihet para ngrënies 2 filxhanë 3 herë në ditë. Kura vazhdon deri në përmirësimin e gjendjes.
18- Një kilogram mjaltë përzihet në një kilogram thëngjill bliri në pranverë derisa të formohet masë e njëtrajtshme. Nga kjo masë merret një lugë gjelle rrafsh dhe përzihet me një filxhan çaj,i përgatitur me lule bliri, lule kamomili ose çaj mali. Kjo përzierje pihet tri herë në ditë. Kura vazhdon derisa të mbarohet masa mjaltë - thëngjill. Mund të përsëritet pas një pushimi 4-6 muajsh.
19- Gjashtë lugë gjelle të bimores së përbërë nga 50 gram lule murrizi thelpinj të qëruar e të coptuar të hurdhës , bishtkali dhe gjethe e degë të reja veshtulle, hidhen në një litër ujë të porsavaluar. Ena lihet e mbuluar 2 orë pastaj kullohet. Pihet para ngrënies 2 filxhanë 3 herë në ditë. Kura vazhdon deri në përmirësimin e gjendjes.
Në sëmundjet e zemrës
20- Dy lugë e gjysmë gjelle bimores së përbërë nga dy lugë gjelle mustaqe mistri, gjethe mështenke, qepë deti e thatë e grimcuar dhe nj lugë kafeje gjethe të thara të luletogësit hidhen në një litër ujë dhe zihen për 2-3 minuta, Ena lihet e mbuluar 10-15 minuta pastaj kullohet dhe lëngu ëmbëlsohet me sheqer pihet nj filxhan dy herë në ditë.
21- Lëngu i tre limonëve hidhet në një shishe dhe shtohet një lugë kafeje kripe e shtypur imët. Tundet derisa të shkumëzojë dhe pihet një lugë gjelle çdo nj orë.
22- Në shishe një litroshe hidhte gjethe e tharë e grimcuar sefergjen deti sa të zërë 1/3 e volumit të shishes dhe mbushet me verë të bardhë. Shishja e mbyllur lihet 24 orë në një vend të freskët. Pihet para buke nga një filxhan 3 herë në ditë.
23- Tre lugë gjelle të bimores së përbërë nga 2 lugë gjelle bar blete, lëvrorë të thara të grimcuara portokalliavandë e kopër hidhen në një litër ujë dhe lihen të zbuten për 8-12 orë pastaj zihen për 3-4 minuta. Ena lihet e mbuluar për 10-15 minuta pastaj kullohet. Pihet një lugë gjelle para gjumit. Gjatë kësaj kure çdo mëngjes dhe mbrëmje këmbët e të sëmurit me atak të zemrës vihen në fillim për 10-15 minuta në ujë të ngrohte, ku është zier hime gruri pastaj vihen për 2-5 minuta në ujë të ftohtë.
24- Merren 4 lugë gjelle të bimores së përbëra nga 4 lugë gjelle sefergjen deti dhe bar blete, dhe 2 lugë gjelle trëndafili, mbulohen me një litër ujë të porsavaluar. Ena lihet e mbuluar 40-50 minuta pastaj kullohet. Pihet një filxhan 3 herë në ditë.
25- Në rast ataku të fortë pihet një godi ujë i sheqerosur i përzier më pak lëng limoni ndërkohë që gjoksi laget me ujë të ftohtë.
26- Gjashtë lugë gjelle të bimores së përbërë nga 25 gram nenexhik bar blete dhe nga 10 gram lule kamomili kopër mijëfletësh murriz dhe rrënjë dardhe të pastruara hidhet në litër ujë të porsavaluar dhe lihet mbyllur në qetësi një natë. Lëngu i kulluar pihet gjatë ditës në vend të ujit.
27- Merren 4-5 lugë gjelle kulumbrije hidhen në një litër raki rrushi e mirë. Shishja e mbyllur lihet në vend të ngrohtë në hije për 10 ditë. Lëngu i kulluar pihet një filxhan 3-4 herë në ditë.
28- Merren 3 lugë gjelle me fruta të thara e të grimcuara të trëndafilit të egër, hidhen në një litër ujë të porsavaluar. Ena lihet e mbuluar 10-15 minuta pastaj kullohet. Lëngut të përfituar i shtohet lëngu i një limoni dhe ëmbëlsohet me sheqer dhe mjaltë. Pihet një filxhan 2-3 herë në ditë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

  200 recetat popullore për sëmundjet më të shpeshta Empty
MesazhTitulli: Re: 200 recetat popullore për sëmundjet më të shpeshta     200 recetat popullore për sëmundjet më të shpeshta I_icon_minitimeSun Sep 05, 2010 6:22 pm

Në mjekimin e hipertensionit

29- Hudhra e qëruar. Ajo duhet të merret ditë e parë të mjekimit një thelb, të dytën 2 thelpinj e kështu duke shtuar nga një thelb derisa sa të plotësohen 4-5 kokrra hudhra, pastaj çdo ditë duhet marrë një thelb hudhre më pak. Me mbarimin e këtij mjekimi bëhet një javë pushim, pastaj vazhdon kura e dytë si më sipër.
30- Merren 600 gjethe ulliri, hidhen në 4 litra ujë zihen derisa të mbeten 2 litra lëng. Ena lihet e mbuluar derisa të vaket, pastaj kullohet dhe ëmbëlsohet. Pihet një gotë në mëngjes esëll dhe një gotë para gjumit. Në raste të tensionit mjaftë të lartë pihen 3 gota në ditë. Kura vazhdon 25 ditë dhe mund të përsëritet pas një pushimi 1-2 javor.
31- Merren 0.5 kilogram gjedhet ulliri hidhen në tre litra ujë të sapovaluar. Ena lihet e mbuluar 1.5 orë dhe pastaj kullohet dhe lëngu ëmbëlsohet. Pihet një filxhan 4 herë në ditë.
32- Merren 60-70 gjethe ulliri hidhen në një litër ujë dhe zihen sa të mbesë rreth 600 mililitra. Ena lihet e mbuluar 5-6 minuta pastaj kullohet. Pihet një filxhan 2 herë në ditë esëll dhe para gjumit për 15-25 ditë rresht.
33- Për hipertensionin dhe rastet e damllasë (hemorragjisë celeblare) duhet të vendosen 10-15 shushunjëza në qafë. Ato qëndroni të ngulitura 20-30 minuta dhe shkëputen atëherë kur janë të fryra me gjak.
34- Merren lule murrizi të bëra pluhur dhe përzihen me pak sheqer, pihen gjysmë lugë kafe 2 herë në ditë.
35- Merren 5 lugë gjelle lule murrizi të copëtuar hidhen në 0.5 litër alkool 96 gradë. Shishja mbyllet dhe lihet 10 ditë në vend të ngrohta në hije duke e përzihet herë pas herë pastaj kullohet. Pihen 20 pika lëng të përzier me pak ujë 2 herë në ditë. Kur pacienti nuk ka gjumë pihet 40 pika para gjumit.
36- Merren 4 lugë gjelle të bimores së përbëra nga pjesa të barabarta veshtulle mijëfletëshi lule murrizi e lule kamomili hidhen në një litër ujë të porsavaluar. Ena lihet e mbuluar 10-15 minuta, pastaj kullohet dhe i hidhet pak mjaltë. Pihet i ngrohtë para ngrënies një filxhan 3 herë në ditë ose disa gllënjka çdo 1-2 orë. Kura vazhdon 20 ditë në muaji për disa muaji rresht.
37- Dy kokrra të mëdha hudhre në një litër ujë dhe zihen për 10 minuta. Ena lihet e mbuluar sa të ftohet pastaj kullohet dhe lëngut i shtohet lëngu i 3-4 limonëve. Pihet një filxhan çdo mëngjes esëll.
38- Merren 10 lugë gjelle mistri hidhen në një litër ujë dhe lihet të zbutet për 2-3 orë, pihet nga një filxhan herë pas here deri në 6 ose 7 filxhan gjatë ditës.
39- Merren 5 lugë gjelle me gjetje dhe rrënjë majdanozi hidhen në një litër ujë dhe vlohen për 8-10 minuta pastaj kullohen. Pihet një filxhan 3 herë në ditë.
40- Merren 4-5 lugë murrizi hidhen në një litër ujë dhe lihen mbi stufë të ngrohen, por pa u vluar për 10-15 minuta, pastaj kullohet dhe i hidhet lëngu dhe i hidhet lëngu i gjysmë kokrre limoni. Pihet një filxhan në darkë para gjumit.
41- Një limon pasi i hiqen bërthamat dhe një kokërr e madhe qepe grihen në makinë mishi. Kësaj përzierje i shtohet sheqer sa pasha e limonit dhe e qepës. Kavanozi i mbyllur lihet që qetësi një nate. Hahet një luge kafeje çdo mëngjes esëll.
42- Një limon pasi i hiqen bërthamat, grihet dhe përzihet me 10 gram maja buke ose maja birre, lihet në gote për 1-2 orë dhe hahet e gjithë përzierja në mëngjes. Kura zgjat 1-2 vjet.
43- Për 2-3 ditë rresht hahet vetëm oriz pa kripe që zihet derisa behet si qull. Këto ditë nuk duhet të konsumohet asnjë ushqim tjetër.
44- Merren gjysme kilogramë limona, grihen në makinë mishi dhe përzihen me gjysmë kilogramë sheqer dhe lihen në kavanoz, duke e përzier 1 ose 2 herë në dite për 10 ditë në pasdite. Hahet esëll një luge gjelle çdo ditë.
45- Merren 100 grame bishtaja të thata, groshe e re ose 100 grame fije anësore të bishtajës së groshës së freskët hidhen në 1,5 litër ujë dhe zihen derisa të mbesë gjysma e volumit. Ena lihet e mbuluar derisa të ftohet, pastaj kullohet. Pihet një luge gjelle 8-10 here gjate ditës për 21 dite rresht. Pastaj mjekimi vazhdon me lëngun e përgatitur si më sipër, por me 60 gramë bishtaja groshe për 3 jave resht dhe mjekimi i tretë për 3 javë të tjera vazhdon me lëngun e përgatitur me 20 grame bishtaja groshe si më sipër, d.m.th sasia e bishtajës hidhet ne 1.5 litër ujë, zihen sa të mbesë 0,75 litër, kullohet dhe pihet njëlloj.
46- Pesë lugë gjelle gjethe thata të coptuara hidhen në një litër ujë të ftohte. Ena lihet mbuluar një natë duke e përzier 2-3 herë pastaj kullohet. Pihet gjysme gote në mëngjes dhe në darkë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

  200 recetat popullore për sëmundjet më të shpeshta Empty
MesazhTitulli: Re: 200 recetat popullore për sëmundjet më të shpeshta     200 recetat popullore për sëmundjet më të shpeshta I_icon_minitimeSun Sep 05, 2010 6:23 pm

Në mjekimin e hipertensionit
47- Pesë lugë gjelle të bimores së përbëre nga 4 luge gjelle mana toke pulli, 5 luge gjelle bar blete dhe 2 luge gjelle gjethe manaferre e nenexhik, hidhen në një litër ujë të porsavaluar. Ena lihet e mbuluar 10-15 minuta dhe pasi kullohet shtihet lëngu i një limoni. Pihet para ngrënies një filxhan tri herë në ditë.
48- Pesë lugë gjelle të bimores së përbëre nga 4 lugë gjelle bar ethesh, një lugë gjelle lule mëllage dhe 3 lugë gjelle nenexhik e lule shtërmeni hidhen në një litër ujë të porsavaluar. Ena lihet e mbuluar për 10-15 minuta dhe pasi kullohet i shtohet pak lëng limoni. Pihet para ngrënies një filxhan 4 herë në ditë.
49- Tre lugë gjelle me gjetje e lule thundërmishke hidhen në një litër ujë dhe zihen 2-3 minuta. Ena lihet e mbuluar 20-30 minuta pastaj kullohet dhe ëmbëlsohet me mjaltë ose sheqer. Pihet një gotë e madhe ose 300 mililitra para drekës ose darkës.
50- 250 mililitra qumësht i zier përzihet me një veze të rrahur dhe me një luge gjelle mjaltë. Pihet i ngrohte çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje
51- Duhen 250 grame tërshëre e ciln zihet në një litër ujë derisa kokrrat të shkrihen. Kullohet duke e shtrydhur, pastaj i shtohet lëngu i një limoni. Pihet pa u ëmbëlsuar një filxhan tri herë në dite.
52. Gjatë anemisë çdo mëngjes esëll hahet 1 ose 2 mollë të përziera me dy lugë gjelle mjaltë një e kuqe veze e rrahur me disa pika konjak. Gjatë ditës hahet mëlçi e pjekur, mish qengji e keci, peshk, mish gjahu, mish rose, groshë, bizele, karota, speca, sallata bari, qumësht i plotë, djathë, me gjalpë, hirrë qumështi, shumë fruta, lëng frutash, çaj një gotë birrë dhe vere gjatë ngrënies.

Në sëmundjet e stomakut
53- Merren 3-4 lugë gjelle të bimores së përbëre nga një lugë kafeja bime pelini e thatë, 3 lugë gjelle mijëfletëshi i thatë, 2 lugë gjelle lule balsam dhe një lugë gjelle nenexhik, hidhen në një litër ujë dhe zihen 3 minuta. Ena lihet e mbuluar 10-15 minuta pastaj kullohet. Lëngut i shtohen 3-4 luge gjelle mjaltë dhe lëngu i 1-2 limonëve. Pihet zakonisht i vaket gjysme ore para ngrënies nga një filxhan 2-3 herë në ditë. Kura vazhdon 4-6 muaj.
54- 3-5 lugë gjelle të bimores së përbëre nga pjesë të barabarta lëkurash portokalli të thata të grimcuara, mijëfletësh dhe lule kamomili hidhen në një litër ujë të porsavaluar. Ena lihet e mbuluar 15-20 minuta pastaj kullohet. Pihet para ngrënies dy filxhanë 3 herë në ditë.
55- Nga qepa e grire në makinë mishi grumbullohet 100 gram lëng, i cili përzihet me 200 mililitra raki rrushi. Pihen 15 pika të hedhura në një lugë me mjaltë 3 herë në ditë për 2 muaj rresht.
56- Përgatitet përzierja; një lugë gjelle bime pelini e thatë, 3 lugë gjelle gjethe nenexhiku, 6 luge gjelle mijëfletëshi dhe 3 lugë gjelle lule me bisqe të lulebasamt. Përzierja shtypet në havan dhe pluhuri sitet. Nga kjo bimore 5 lugë gjelle hidhen ne tenxhere me ujë të porsavaluar që lihet e mbuluar 15 minuta. Pastaj kullohet me napë dhe ëmbëlsohet me 4-5 lugë mjaltë dhe i hidhet lëngu i një limoni. Pihet para ngrënies një filxhan 3 herë në ditës.
57- Birnori i përbëre nga 2 lugë gjelle gjethe dafine të grimcuara dhe 4 lugë gjelle lëkura portokalli të thata e të grimcuara hidhet në një litër ujë dhe zihet 10 minuta. Ena lihet e mbuluar 15-20 minuta, pastaj kullohet dhe lëngut i hidhet 5-6 lugë mjaltë. Pihet pas ngrënies një filxhan tri herë në ditë. Ky mjekim është i vlefshëm në urth
58- Dy grushte tërshëre e grimcuar e përzier me 1 dy lugë gjelle mjaltë hidhet në 1,5 litër ujë dhe zihet 40 minuta. Ena lihet e mbuluar sa të vaket, pastaj kullohet. Pihet një filxhan disa herë në ditë.
59- Gjate muaji qershor merret përmbajtja e thelbit të arrave, që është akoma i bardhe si qumësht i 30 kokrrave arra, grimcohet dhe hidhet në shishe qelqi një litroshe që mbushet me raki rrushi ose kumbulle. Shishja lihet në diell 20-30 ditë pastaj kullohet. Pihet një lugë gjelle në dhimbjet e padurueshme të barkut me ngërçe.
60- Pesë lugë gjelle të bimores së përbëre nga pjesë të barabarta rrënje kallami, lule kamomili, lule bar ethesh dhe gjethe sefergjen deri hidhen ne 1 -1,5 litër ujë të porsa valuar. Ena lihet e mbuluar 15 minuta pastaj kullohet. Lëngut i shtohen 4-5 luge mjaltë dhe lëngu i një limoni. Pihet para ngrënies një filxhan 3 herë në ditë në dhimbje stomaku.
61- Duhen 3-4 lugë gjelle 16 bimores së grimcuar të barit të bletës të cilat hidhen në një litër ujë të porsa valuar dhe ena lihet e mbuluar 10-20 minuta duke e tundur herë pas here. Pastaj kullohet dhe ëmbëlsohet. Pihen 2-3 gota në ditë.
62- Merren 3-4 luge gjelle nenexhik hidhet në një litër ujë të porsa valuar dhe ena lihet e mbuluar 5-10 minuta pastaj kullohet. Pihet një gote 5-6 herë në dite.
63- Një lugë çaji nenexhik i copëtuar vendoset
mbi një cope leukoplasti dhe ngjitet mbi kërthiza ku mbahet disa orë derisa të ikë dhimbja e barkut
64- Merren 10 gram spec djegës i thate e i grimcuar hidhet ne 100 mililitra alkool 60 grade. Ena lihet e mbyllur një javë duke e tundur herë pas here, pastaj kullohet. Pihet 20-30 pika 2-3 herë në ditë, në raste të (çrregullimit të brejtjes së ushqimit dhe anoreksi.
Në kolit
65- 10 gr propolis i grimcuar hidhet ne 50 ml alkool 96 gradë. Shishja e mbyllur lihet në vend të ngrohte ne hije një jave, duke e tundur herë pas here, pastaj kullohet. Pihet 10 pika 3 herë në dite pas ngrënies derisa të mbarohet lëngu.
66- 50 gr bar majasëlli i grimcuar hidhet në një litër ujë dhe zihet 1.5 ore, pastaj kullohet. Pihet një filxhan 3 herë në ditë
67- Një kilogram presh i njomë së bashku me bishta të lara pritet në copa dhe grihet në makinë mishi. Pasi përzihet mirë kullohet dhe lëngu ruhet në kavanoz qelqi në vend të freskët ose në frigorifer. Pihet një lugë gjelle në mëngjes esëll për 15-30 ditë rresht.
68- 5 luge çaji bar majasëlli hidhen në një litër ujë dhe lihet të zbutet 1 orë, pastaj zihet 2-3 min. Ena lihet në qetësi e mbuluar për rreth një orë, pastaj kullohet. Pihet një filxhan tre herë në ditë.
69- 3-4 lugë gjelle lulebasani hidhen në një litër ujë dhe zihet 4-5 min. Ena lihet e mbuluar sa të ftohet, pastaj kullohet. Pihet një filxhan para ngrënies 2-3 herë në dite.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

  200 recetat popullore për sëmundjet më të shpeshta Empty
MesazhTitulli: Re: 200 recetat popullore për sëmundjet më të shpeshta     200 recetat popullore për sëmundjet më të shpeshta I_icon_minitimeSun Sep 05, 2010 6:23 pm

Në kapsllëk
70-50 gr fiq të thate hidhen në 500 ml ujë në darkë dhe zihen 20 min. Ena lihet e mbuluar një natë. Gjithë përmbajtja hahet pa u kulluar.
71-2-3 thela bostani të pjekur, gati si qull, hahen në mëngjes esëll.
72-6 kokrra fiku të njoma ose të thata dhe 6 kokrra kumbulle të thata të grira hidhen në darkë në 1.5-2 gota ujë të ftohtë dhe lihen gjithë natën në një vend të ngrohte. E gjithë sasia hahet në mëngjes esëll.
73-100 gr kumbulla të thata, 50 gr fiq të thatë dhe 10 gr gjethe sene grimcohen në havan derisa formohet një mase e njëtrajtshme Hahet nga një luge kafeje e mbushur plot një në mëngjes e një n darkë.
74-Përzihet nga një gjysme lugë gjelle lule kamomili, gjethe nenexhiku dhe gjethe sene. Kjo përzierje hidhte në 600 ml ujë dhe zihet 4 min. Ena lihet e mbuluar në qetësi 15-20 min, pastaj kullohet dhe ëmbëlsohet me sheqer ose përdoret ashtu siç është nga një filxhan në mëngjes esëll dhe një filxhan në darkë para ngrënies.
Në astmën
75- Gjethe tatulle dhe gjethe sherebeli në pjesë të barabarta grihen imët dhe pihen si cigare deri në 4-5 herë gjate ditës.
76- 2 lugë fara lajthate hidhen ne 1-1.5 gota ujë të porsavaluar dhe lihen të mbuluar një orë, pastaj kullohet. Pihet një filxhan 3-4 herë në ditë.
77- Gjethe tatulle të grumbulluara para lulëzimit të bimës, të thara në hije, grihen si duhan dhe pihen 3-4 cigare në ditë.
78- Thelpinj të një kokrre hudhre vihen në palën e napës dhe shtrydhen duke mbledhur lëngun e hudhrës në një filxhan. Hidhen deri ne 5 pika hudhre mbi sheqer në një lugë kafeje dhe hahen çdo mëngjes esëll.
79- Një dorë hisëll e thatë dhe nga 2 lugë gjelle lulebasani e nenexhik hidhen në një litër ujë dhe zihen 2-3 minuta. Ena lihet e mbuluar për 20 minuta dhe kullohet. Pihet një lugë gjelle tre herë në ditë.
80- 6 lugë gjelle të bimores së përbëre nga 50-60 gram lule mëllage, gjethe mijëfletëshi, gjethe thundërrnushke e lule blete hidhen në një litër ujë të porsavaluar. Ena lihet e mbuluar 2 ore, pastaj kullohet. Pihet para ngrënies një filxhan tre herë në ditë.
81- 0.5 kilogram thelpinj hudhre të qëruara shtypen në havan dha hidhen në një ene porcelani. Në një ene tjetër përzihet 0.5 kilogram sheqer me lëngun e dy limonëve. Të dy përbërësit, pra hudhra e shtypur dhe sheqeri me lëngun e limonit, përzihen në enë porcelani.
Në pezmatimin e veshkave
82- Duhen 4-5 lugë kafeje bishtkali të grimcuara hidhen në një litër ujë të porsavaluar zihen 10 minuta. Ena lihet e mbuluar derisa të vaket, pastaj kullohet. Pihet gjatë ditës në vend të ujit e gjithë sasia. Kura vazhdon 21 ditë.
83- Një dorë e plotë me kallinj delli te grumbulluara në lulëzim dhe të thara në hije, hidhen në 3 litra ujë të ftohte dhe zihet sa të mbetet deri në 2 litra lëng. Ena lihet e mbuluar derisa të ftohet dhe kullohet me nape. Po kështu në tenxhere tjetër merret një dorë e mbushur me bime të plotë, domethënë rrënja dhe pjesa mbitokësore (e pungacës hidhet në 3 litra ujë të ftohte dhe zihet derisa të mbetet deri ne 2 litra lëng. Ena lihet e mbuluar në qetësi derisa të ftohet, pastaj kullohet. Mjekuesi popullor Din Bicoku për përgatitjen e lëngut për mjekim, që përbehet nga përzierja e dy lëngjeve të mësipërme, e përdor mbi bazën e fletës së analizave së urinës dhe kryesisht numrit të leukociteve dhe të nivelit të alburnines. Kur ka infeksion të rende në përzierjen e lëngjeve hidhet 3 ose 4 pjesë lëng gjethe delli ditë një pjesë lëng të pungaçes. Kur ka infeksion të paket vetëm ose të shoqëruar me çrregullime të urinimit dhe për mjekimin e gurëve të veshkave dhe të ashtit në shishet e lëngut për mjekim hidhet 2-4 pjesë lëng të bimës se pungaçes dhe një pjesë lëng gjethe delli. Lëngu i përgatitur në këto sëmundje për të rriturit pihet nga një gote (150 mililitra) para ose pas ngrënies 3 herë në ditë. Për të vegjlit nga një filxhan (50 mililitra) para ose pas ngrënies tre herë në ditë. Kura zgjat 5-7 ditë ose derisa të mbarohen 2-3 litra lëng. Në rast nevoje mund të përdoret deri në shërim.
84- Përzihen në pjesë ose pesha të barabarta mustaqe misri, bishta qershie dhe gjethe mështekne, 3-4 lugë gjelle nga kjo përzierje hidhen në një litër ujë dhe zihen 1 min. Ena lihet e mbuluar sa të ftohet, pastaj kullohet. Lëngut i hidhet një majë luge sodë buke, përzihet dhe lihet në qetësi 15 minuta, pastaj ëmbëlsohet me mjaltë. Pihet para ngrënies 2 filxhanë 3 herë në ditë për 3-9 javë rresht.
85-3 lugë gjelle gjethe të gjethe dellit hidhen në një litër ujë dhe zihen për 3 minuta. Pasi ftohet hidhet në shishe qelqi. Pihet një gotë 3 here në ditë.
86- 35 fije zhuge të grumbulluara në porsa lulëzim hidhen në 2 litra ujë dhe zihen derisa të ngelet gjysma e sasisë. Ena lihet e mbuluar sa (e ftohet, pastaj kullohet. Pihet gjate ditës në vend të ujit ose më sakte si mjekim pihen 3-5 gota gjatë ditës. Kura vazhdon 21 ditë. Ky mjekim vlen për infeksion të veshkave, për nxjerrjen e gurëve të veshkave, për albuminuri e azotemi.
87- Një kg rrënje të pastruara, të thara e të thërrmuara të kulmuthit hidhen në 5 litra ujë dhe zihen 10 minuta. Ena lihet e mbuluar 20-30 minuta, pastaj kullohet. Pihet në vend të ujit ose 3-5 gota uji gjatë ditës për 21 ditë rresht.
88- Përzihen në pjesë të barabarta rrënje, gjethe e lule të cikores dhe tre luge gjelle nga ky bimor hidhen në një litër ujë dhe zihen 3-4 minuta. Ena lihet e mbuluar sa të ftohet lëngu, pastaj kullohet. Pihet 2 filxhanë 3 herë në ditë ose një lugë gjelle disa herë në ditë.
89- 10 lugë gjelle kashtë e tërshërës së grire imët hidhet në një litër ujë dhe zihet 3 min. Ena mbuluar sa të ftohet, pastaj kullohet. Pihet filxhan disa herë gjatë ditës.
90- Një kilogram bërthama bostani (pjepri) hidhet në 5 litra ujë dhe zihet derisa lëngu të arrijë në 3 litra, domethënë pak më tepër sesa gjysma e vëllimit fillestar. Ena lihet e mbuluar sa të vaket, pastaj kullohet dhe hidhet në shishe. Pihet një filxhan 3 herë në ditë për 2-3 muaj rresht.
91- 3 lugë gjelle të bimores së përbëre nga pjesë të barabarta bime të qeses se bariut dhe mustaqe misri hidhen në një litër ujë të porsavaluar dhe ena lihet e mbuluar 2 orë. Kullohet dhe lëngu hidhet në shishe qelqi. Pihet gjate ditës në vend të ujit gjysma ose e gjithë sasia.
92-Përgatiten veç e veç 5 lëngje të ndryshme si vijon: 1 - Një dorë majdanoz hidhet në 6-7 gota ujë dhe zihet 5 minuta. Ena lihet e mbuluar 10 minuta pastaj kullohet.
2- Një dorë me kallinj gjethe delli hidhet në 6 gota ujë
dhe zihet 5 minuta. Ena lihet e mbuluar 10 minuta
pastaj kullohet.
3- Një dorë fierguri të grimcuar hidhet në 6 gota ujë
dhe zihet 5 minuta. Ena lihet e mbuluar 10 minuta
pastaj kullohet.
4- Një dorë gjethe fiku të egër me 2 kokrra molle të
përziera bashkë të grimcuara hidhen në 6 gota ujë
dhe zihet 5 minuta. Ena lihet e mbuluar 10 minuta
pastaj kullohet.
5- 50 kokrra fara gjembaçi hidhen në 1-1.5 litra ujë
dhe zihen derisa të mbetet gjysma e sasisë. Ena lihet
e mbuluar 2 orë pastaj kullohet. Nga të pesë lëngjet
përzihen sasi të barabarta dhe pihet 2-3 gota në ditë.
93- Disa plëndësa pule të pastruara me ujë të ngrohte iu hiqet cipa mukoze, që thahet dhe bëhet pluhur i cili hidhet në kapsula. Pihet një kapsulë tri herë në ditë derisa të dalin gurët.
94- 2 lugë gjelle të bimorit të përbërë nga pjesë të barabarta bishta qershie, gjethe delli, mustaqe misri e bishtkali hidhen në një litër ujë dhe zihen 15 minuta. Ena lihet mbuluar 10 minuta pastaj kullohet. Pihet një gotë 2-3 herë në ditë
95- Gjysme filxhani me lëng limoni përzihet me gjysme filxhani vaj misri çdo mëngjes dhe pihen esëll përditë deri në shërim.
96- Një kilogram vaj ulliri pa aciditet, një kilogram raki rrushi 18 gradë dhe një kilogram mjaltë përzihen sa të formohet nja masë e njëtrajtshme. Hahet në mëngjes esëll 2-3 lugë gjelle derisa të dalin të gjithë gurët e rëra.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

  200 recetat popullore për sëmundjet më të shpeshta Empty
MesazhTitulli: Re: 200 recetat popullore për sëmundjet më të shpeshta     200 recetat popullore për sëmundjet më të shpeshta I_icon_minitimeSun Sep 05, 2010 6:29 pm

Në gurë dhe rërë në fshikëzën e urinës dhe ureterën
97- 2 lugë gjelle bërthama qershie të egër të thërrmuara në havan hidhen në 100 mililitra alkool 96 grade. Shishja mbyllet mirë dhe lihet në vend të ngrohte në hije, duke u tundur 2-3 herë në ditë, për 10 ditë rresht. Pastaj kullohet dhe lëngu ëmbëlsohet. Pihet 6-10 pika, përzier më pak ujë, 3 herë në ditë.
98- 5 lugë gjelle fara bostani të shtypura në havan hidhen në një litër ujë dhe zihen 3 minuta. Ena lihet e mbuluar derisa të ftohet pastaj kullohet. Pihet një filxhan 4 herë në ditë për 3-4 javë rresht.

99- Dy duar me fara liri hidhen në një litër ujë të porsavaluar dhe ena lihet e mbuluar për 2 orë, pastaj kullohet. Pihet çdo 2 orë nga 100 mililitra për 5 herë gjatë ditës. çdo 2 ditë përgatiti lëng i ri.

Në gurët e tëmthit
100- Pihet vaj ulliri një luge gjelle 3 here në ditë.
101- Çdo mëngjes esëll merret një maje lugë pluhur bime pelini e tretur në çaj, qumësht ose supe. Mjekim vazhdon 20 ditë, pastaj behet 10 ditë pushim. Kjo kurë përsëritet edhe 2-3 herë të tjera.
102- 30 grame gjethe delli leshtor të njoma ose të thatë; copëtohen dhe hidhen në 1.5 litra ujë të porsavluar. Ena lihet e mbuluar në qetësi 30 minuta, pastaj kullohet. Lëngut i shtohet 5 lugë gjelle mjaltë dhe lëngu i 5 limonëve. Pihet një filxhan para ngrënies 3 herë në ditë. Kura zgjat rreth një vit.
103- 4 lugë gjelle bishtkali hidhen në një litër ujë, lihet të zbutet një orë, pastaj zihen 3 minuta. Lëngu i vaket kullohet dhe hidhet në shishe qelqi. Pihet një filxhan 4 here në dite.
104- Gjysmë litre verë e ëmbël përzihet me 60 gramë vaj ulliri dhe zihet 5 minuta. Lihet të ftohet dhe pihet çdo mëngjes një gotë për 5 ditë rresht, kur mbarohet lëngu. Pas pirjes i sëmuri shtrihet gjysme ore në anën e majtë dhe po aq kohë në anën e djathtë.
105- 2 lugë gjelle hisëll i njome i grimcuar hidhe në 0.5 litër qumësht dhe vihet ne zjarr deri në vlim. Kur lëngu vake kullohet dhe hidhet në shishe qelqi. Pihet një filxhan tri herë në ditë.

Për mjekimin e reumatizmit
113- 300-400 gramë fruta kilikaze fërgohen në vaj ulliri derisa të marrë formën e një llape me të cilën kur është akoma e vakët, mbështillet zona e dhimbshme. Ky proces behet 3-4 herë në orë.
114- Një ose dy grushte me frula de'llinje të kuqe shtypen derisa të bëhet llapë, e cila vendoset në vendin që ka dhembje dhe lihet disa orë.
115- Një copë rrënjë arre 10-15 centimetra e gjatë e porsa nxjerrë nga toka, pastrohet dhe pritet në gikla, hidhet në një shishe që mbushet me një litër vaj ulliri. Shishja mbyllet dhe mbulohet me baltë. Kjo përgatitje bëhet në vjeshtë dhe shishja hapet në pranverë. Kullohet dhe lëngu përdoret për fërkimin e vendeve të dhimbshme.
116- Që në kohë të lashta populli i Elbasanit ka shfrytëzuar ujerat termale të Llixhave. Zakonisht bëhet 1-2 banja në ditë në ujin e llixhave për 5-15 minuta ne 15-39 ditë rresht një ose dy herë në vit.

Në mjekimin e sëmundjeve të mëlçisë

136- 100-180 kokrra karafili hidhen në një litër ujë dhe zihen sa të mbetet gjysmë litër lëng. Ena lihet e mbuluar sa të ftohet dhe kullohet. Pihet një filxhan gjysmë ore para gjumit.
137- Tri orë para gjumit nuk duhet të konsumohet asnjë lloj ushqimi. Në darkë është mirë të hahet kos lope i freskët, mollë. Mëngjesi të hahet i bollshëm.
138- Dhoma ku fle të jetë e madhe, e errësuar, pa ngrohje dhe me dritare te çelura.
139- Para gjumit lahen duart e këmbët me ujë të ftohtë. Mund të lahet gjithë trupi me ujë të ftohtë ose pak të vakët brenda së cilit të hidhet pak uthull.
140- Një lugë gjelle kopër e grimcuar hidhet në 200 mililitra ujë të porsavaluar dhe pihet e ngrohtë para gjumit.
141- Dy lugë gjelle fara kopre të copëtuara hidhen në 500 mililitra ujë të porsavaluar. Ena lihet e mbuluar 10-15 minuta, pastaj kullohet. Pihet një filxhan 2-3 herë në ditë.
142-Merren 3-4 lugë gjelle maja të lulëzuara

143- Merren 12-14 lugë gjelle degë të lulëzuara të rozmarinës, hidhet në një litër ujë i porsavaluar. Ena lihet e mbuluar 20-30 minuta, pastaj kullohet. Pihet një filxhan 3 herë në ditë për 1-2 muaj rresht.
144- Merren 6-7 lugë maja të lulëzuara të njoma ose të thata të barit të zemrës, hidhen në një litër ujë dhe zihen për 5-6 minuta. Ena lihet e mbuluar për 15-20 minuta pastaj kullohet. Pihet një lugë gjelle 4-5 herë në ditë.
145- Merren 3-4 lugë gjelle bime në lulëzim e sefergjenit (borzilok, Ocimum basilicum) hidhet në një litër ujë të porsavaluar. Ena lihet e mbuluar në qetësi për 20-30 minuta pastaj kullohet dhe pihet një gotë para gjumit.
146- Nën jastëkun e të sëmurit me pagjumësi çdo natë është mirë të vendosen bimë sefergjeni.
147- Merren 6 lugë gjelle lule kamomili, 300 mililitër ujë dhe zihen një minutë. Ena lihet e mbuluar 20-30 minuta, pastaj kullohet. Pihet një filxhan dy herë në ditë.
148- Gjethe të veshtullës të pluhurosura përdoren duke marrë çdo tri orë një majë thike të shoqëruar me qumësht ose ushqim.
149- Merren 3-4 lugë gjelle maja të lulëzuara e gjethe pelini të grimcuara hidhen në një litër ujë dhe zihen 5-10 minuta, pastaj kullohet. Pihet një filxhan 2-3 herë në ditë.

150- Pesë lugë gjelle 16 bimores së përbërë nga 4 lugë gjelle mana toke pylli, 5 lugë gjelle bar blete dhe 2 lugë gjelle gjethe manaferre e nenexhik, hidhen në një litër ujë të porsavaluar. Ena lihet e mbuluar 10-15 minuta dhe pasi kullohet shtihet lëngu i një limoni. Pihet para ngrënies një filxhan tri herë në ditë.
151- Pesë lugë gjelle te bimores se përberë nga 4 luge gjelle bar ethesh, një lugë gjelle lule mëllage dhe 3 lugë gjelle nenexhik e lule shtërmeni hidhen në një litër ujë të porsavaluar. Ena lihet e mbuluar për 10-15 minuta dhe pasi kullohet i shtohet pak lëng limoni. Pihet para ngrënies një filxhan 4 herë në ditë.
152- Tre lugë gjelle me gjethe e lule thundenishke hidhen në një litër ujë dhe zihen 2-3 minuta. Ena lihet e mbuluar 20-30 minuta pastaj kullohet dhe ëmbëlsohet me mjaltë ose sheqer. Pihet një gotë e madhe ose 300 mililitra para drekës ose darkës.
153- 250 mililitra qumësht i zierë përzihet me një vezë të rrahur dhe me një lugë gjelle mjaltë. Pihet i ngrohtë çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje.
154- Duhen 250 gramë tërshërë e cila zihet në një litër ujë derisa kokrrat të shkrihen. Kullohet duke e shtrydhur, pastaj i shtohet lëngut i një limon. Pihet pa u ëmbëlsuar një filxhan tri herë në ditë.
155- Gjatë anemisë çdo mëngjes esëll hahet 1 ose 2 mollë të përziera me dy lugë gjelle mjaltë, një e kuqe veze e rrahur me disa pika konjak Gjatë ditës hahet mëlçi e pjekur, mish qengji e keci, peshk, mish gjahu (thëllëze, pëllumb i egër, lepur etj), mish rose, groshe, bizele, karota, speca, sallatë bari, qumësht i plotë, djathë me gjalpë, hirrë qumështi. shumë fruta, lëng frutash.
157- 300 gr lëvore shege të thara të grimcuara hidhe në një litër ujë dhe zihen sa të mbetet gjysma e lëngët. Ena lihet e mbuluar sa të ftohet, pastaj kullohet. Pihet një filxhan dy herë në ditë.
158- 13-15 lugë gjelle lule tërfili të thara hidhen në një litër ujë të porsa valuar. Ena lihet e mbuluar 15 min, pastaj kullohet. Pihet një filxhan 1-2 herë në ditë.
159- 10-20 gr gjethe ftoi të thara e të grimcuara hidhen një litër ujë dhe zihet për 5 min. Ena lihet e mbuluar 2C-30 min. pastaj kullohet. Pihet një gotë 2-3 herë në ditë.
160- 100-300 gr. gjthe të njoma luleshtrydheje ose 20 gjethe të thara hidhen në një litër ujë të porsa valuar ! lihet e mbuluar për 15 min pasta] kullohet. Pihet një lugë gjelle çdo orë.

161 -30 gr frute selvije të copëtuara hidhen në një litër ujë të porsa valuar dhe ena lihet e mbuluar për 15 min, pastaj kullohet. Pihet një lugë gjelle në çdo 2-3 ore".
162- 10 gr maja të njoma bisqesh manaferre hidhen në 500 ml uje dhe zihen 15-20 min. Ena lihet e mbuluar për 10-15 min, pastaj kullohet. Pihet një lugë kafeje 5-6 herë në diëtë. Ky mjekim vlen për fëmijët e vegjël me barkun e verës.
163- Përgatitet llapë orizi, e cila hahet gjatë ditës.

164- 10-15 gr lëkure dushku e thatë ose e njomë lihet 2-3 orë në një litër ujë të ftohtë, pastaj kullohet dhe hidhet në një shishe. Pihet një filxhan 2-3 herë në ditë.

165- Një dorë fruta të njoma ose të thara të drizës. hidhen në 2 litra ujë të porsa valuar. Ena e mbuluar lihet në qetësi 30-40 min, pastaj kullohet dhe ëmbëlsohet me pak sheqer. Pihet një gotë disa herë në ditë. Ky mjekim përdoret edhe për lehtësimin e mjekimin e hemorroideve.

166- Një filxhan me fruta thane hidhen në një litër ujë të porsavaluar dhe ena lihet e mbuluar në qetësi për 30 min dhe pastaj kullohet e ëmbëlsohet me pak sheqer. Pihet nga një gotë disa herë gjatë ditës.

167- Merret afërsisht 1/5 e lëvores së një shege, copëzohet dhe përzihet me rigon të bërë pluhur sa kapin tre gislitat. Kjo përzierje hidhet në një xhezve, mbulohet me dy filxhanë ujë dhe zihet 5-6 min. Pastaj lihet sa të vaket, kullohet dhe pihet pak e ngrohtë e gjithë sasia. Ky lëng përdoret edhe për dhimbjet barkut
168-Përzihen nga dy lugë gjelle elb, tërshërë dhe oriz, të cilat bluhen në mulli kafeje ose shtypen në havan dhe pluhuri hidhet në një litër ujë, që zihet për 30 min Ena lihet e mbuluar në qetësi për 15-20 min, pastaj kullohet, ëmbëlsohet me pak sheqer dhe i hidhet lëngu i një limoni. Lëngu i ndarë në tresh pihet 3 herë në ditë para ngrënies.
169- Në një gotë copëtohen disa kokrra gështenje të egër me gjithë lëkurë dhe mbulohen me raki rrushi. Lihet në qetësi 10-12 orë dhe pasi kullohet pihet gjatë ditës.
170- Përzihet gjysmë luge kafeje limontoz dhe gjysmë luge kafeje kafe e bluar. Hahet e gjithë sasia që në shenjat e para të diarresë.
171- Një lugë gjelle niseshte hidhet në një gotë me raki rrushi. Pasi përzihet pihet herë pas herë gjatë ditës ashtu siç është. Ky mjekim vazhdon deri në ndalimin e barkut.
172- 8-10 fara të thata shtogu hahen pas buke që në fillim të diarresë.
173- Përgatitet një filxhan kafe sade dhe pasi i shtohet lëngu i rreth gjysme kokrre limoni pihet menjëherë.
174- 5-6 lugë gjelle gjethe dafine të thara e të grimcuara dhe 5-6 lugë gjelle lëvore portokalli hidhen në një litër ujë të porsavaluar. Ena lihet e mbuluar 10 min pastaj kullohet. Pihet një gotë 2-3 herë në ditë.

175- Duhen 200 gr sheqer skuqen në tavë pastaj hidhet një litër ujë, 6 lugë gjelle mjaltë dhe 2 kokrra qepe të grirë imët. Kjo përzierje zihet derisa të përgjysmohet masa. Ena lihet e mbuluar derisa të vaket lëngu, pastaj kullohet dhe hidhet në enë qelqi. Pihet pas ngrënies 1-2 lugë gjelle 3 herë në ditë.
176- 4 lugë gjelle të bimores së përbërë nga një lugë gjelle mëllage të butë nga 2 lugë gjelle gjethe thundërmushke e bimë zhumbrice hidhen në një litër ujë dhe zihen 1-2 min. Ena lihet e mbuluar 10-15 min pastaj kullohet dhe lëngu ëmbëlsohet me 1-2 lugë gjelle mjaltë dhe u shtihet lëngu i një gjysmë kokrre limoni. Pihet i vakët para ngrënies një filxhan tri herë në ditë.


177- 20 lugë gjelle të bimores së përbërë nga 5 lugë gjelle gjethe të njoma ose të thara gorrice, gjethe delli e kalrnuthi dhe nga 15 lugë gjelle hisëll hidhen në 3 litra ujë të porsavaluar. Ena lihet e mbuluar derisa të vaket, pastaj kullohet dhe ëmbëlsohet me sheqer. pihet një filxhan 6 herë në ditë derisa të mbarohet.
178- 3-4 lugë kafeje gjethe rrushariu hidhen në një litër ujë dhe zihen 5 minuta. Ena lihet e mbuluar derisa të vaket, pastaj kullohet. Pihet me gllënjka gjatë ditës deri 300 mililitra në ditë për 3 javë rresht.
179- 24 lugë gjelle mijëfletësh hidhen në tre litra verë dhe zihen 5 minuta. Era lihet në qetësi 30 minuta. pastaj kullohet. Pihet një filxhan tre herë në ditë për 3 javë rresht.
180- Në një litër alkool 60 per qind ose ne raki rrushi te forte 40 për qind hidhet 100 gram lule kafendule. Shishja e mbyllur lihet 10 ditë në vend të ngrohtë, në hije pastaj kullohet. Pihet 60 pika lëng i përzier me 200 mililitra ujë pak nga pak gjatë ditës. Ky lëng përdoret edhe për të larë plagën e gjirit. Gjatë kësaj kure hahet cdo dite 200-300 grame karota të freskëta.

181- Pas pastrimit të plagës nga mbeturina të gjakut i indeve të nekrotizuara bëhet dezinfektimi me raki të fortë rrushi dhe pas 5 minutave lyhet me pornadën e përgatitur si vijon: përzihen dy filxhanë gjalpë të freskët ose dyllë blete i porsashkrirë me një filxhan lëkure të dytë të shtogut të grimcuar dhe lihet në zjarr derisa përzierja të marrë ngjyrë kafeje të hapët. Ena largohet nga zjarri përzierja siç është e ngrohtë kullohet në napë të pastër. Në kullese hidhen 5 të kuqe vezësh dhe një lugë gjelle rrëshirë pishe dhe përzihen me luge druri derisa të formohet një pomadë e njëtrajtshme. Me këtë pomadë lyhet plaga 2 herë në ditë për 5 ditë rresht ose deri kur shërimi merr për mbarë.
182- 4 gjethe delli zbuten me ujë të porsavaluar, lihet në enë sa të ftohen dhe vendosen mbi plagë në formë llape. Ky mjekim bëhet pasi më parë është dezinfektuar plaga me raki rrushi të fortë ose me uthull të fortë.
183- 30 thelpinj hudhre shtypen në havan dhe përzihet me gjalpë dhe vaj ulliri derisa të përgatitet një masë pomade Lyhet plaga 2 herë në ditë deri në shërim.
184~ Dhjamë ariu i konservuar ose i freskët pritet ne copa dhe vendoset mbi plagë, pastaj fashohet shtrëngueshëm, për çdo ditë deri ne shërim.
185- Një grusht gëlqere e pashuar mbulohet me ujë, përzihet dhe lihet 24 orë të precipitojë. Uji i gëlqeres hidhet ne kavanoz dhe shtohet pak nga pak vaj ulliri duke e përzier derisa te formohet një mase pomade e holle. Me pomaden lyhet plaga disa here ne dite deri ne serim.
186- Një sasi rnyshk druri i gjelbër e i freskët pasi lahet vendoset mbi plagë dhe fashohet. Ky mjekim bëhet një herë neë dy ditë.

187- Një grusht gjethe mëllagë dhe një grusht gjethe shtogu hidhen në një litër ujë dhe zihen 2 minuta. Ena lihet e mbuluar sa të ftohet, pastaj kullohet. Me lëngun shpëlahet plaga 3 herë në ditë, ndërsa gjethet e qullura si llapë vihen çdo herë mbi plagë.
188- Plagët e vjetra dhe të qelbëzuara në fillim pastrohen me një lëng të përgatitur gjysmë për gjysmë me raki rrushi dhe me ujë gjethe frashri, i përgatitur si vijon: 10 gramë gjethe e grimcuar hidhet në 200 mililitra ujë të porsavaluar, pastaj ena lihet e mbuluar për 20 minuta, pastaj kullohet. Ose gjysmë për gjysmë raki rrushi me lëng vidhi : 150 gram lëkura vidhi tegrimcuara hidhen në 500 mililitra ujë dhe zihen për 50 minuta, pastaj ena lihet e mbuluar dhe kullohet. Ky lëng përgatitet çdo 10 ditë. Pas pastrimit të plagës me një nga lëngjet e mësipërme lyhet me pomadën si vijon: 100 gramë vaj ulliri zihet së bashku në 50 gramë dyllë blete. Kur përzierja vaket i hidhet lëngu i dalë nga shtrydhja e 20 gjetheve të njoma e të freskëta të barit të trashë. Përzihet derisa të formohet një masë e njëtrajtshme, me të cilën lyhet plaga tre herë në ditë. Gjatë çdo ndërrimi për të pastruar dhe për të nxitur mbylljen e plagës anët e saj shpëlahen me lëngun e përgatitur si vijon-. 200 mililitra verë e përzier me shap në sasinë sa një kokërr lajthi zihen për 2 minuta. ky lëng përdoret pasi ftohet.
189- Nga 250 grarnë levozhga të frutit të arrës dhe 250 gramë gjethe të arrës hidhen në një litër ujë dhe zihen 2 orë. Ena lihet e mbuluar sa të vaket lëngu dhe kullohet me napë të pastër. Ky lëng • përdoret për larjen e plagës. Pas larjes plaga lyhet me pomadën e përgatitur si vijon: një filxhan me pluhur shumë të imët të gjetheve dhe të lëvozhgave të arrës në pjesë të barabarta përzihet me një majë thike gur kali, duke formuar një pluhur sa më të imët. Ky pluhur përzihet me rrafsh dy grushta dhjamë dashi te shkrire dhe me një filxhan vaj ulliri. Kjo masë përzihet derisa të formohet një pomadë e njëtrajtshme. Pomada përdoret 1-2 herë në ditë deri në shërim për plagët, ekzemat, urthin dhe sëmundje të tjera të lëkurës.

190- Për mjekimin e plagëve të plumbit përdoret; në lavë hidhen 2-3 filxhanë dyllë blete ose gjalpë ose vaj vegjetal. Pasi ngrohet një nga këta hidhet në tavë 1 -1,5 filxhan pluhur

191- Për mjekimin e plagëve të plumbit përdoret: në tave hidhen 2-3 filxhanë dyllë blete ose gjalpë ose vaj vegjetal. Pasi ngrohet një këto hidhet në tavë 1 -1.5 filxhan pluhur nga cipa e dytë e shtogut dhe përzihet derisa të formohet një masë e njëtrajtshme. Me këtë përzierje njomen fitilat që futen në plagë një ose dy herë në ditë. Futja e fitilave bëhet pas pastrimit të plagës me raki të fortë.

192- Për pastrimin e një plage të çjerre nga mjete të mprehta pas ndalimit të gjakut dhe dezinfektirnit mbi një petë dylli blete shtrohet një shtresë dhjami dhe një shtresë me brumë buke gruri, kjo vendoset mbi plagë dhe lidhet me fasho (rripa pëlhure), duke e ndërruar dy herë në ditë. Në plagë të Iehta mjafton vendosja vetëm e petës së dyllit.
193- Duhen 2 të kuqe vezësh, një filxhan vaj ulliri, 2 luge kafeje niseshte dhe 2 luge kafeje sheqer i pluhurosur i imët përzihen sa të formohet masë e njëtrajtshme. Lyhet plaga 2 herë në ditë.
194- Plaga mbulohet me gjysmë kokrre boshatisur nga iaral dhe ne vend t ë tyre me sheqer. Mjekimi bëhet 2 herë në ditë.

195- Duhen 2 kokrra qepë të grira imë me 100 gram sapun të bardhë, 100 gr miell gruri dhe 200 gram vaj ulliri për 15-20 minuta derisa të formohet masë e njëtrajtshme. Lyhet plaga dy herë duke e pastruar në fillim çdo herë me ujë lëng vidhi.
196- Merren 50 gram propolis të grirë 500 mililitra raki mishi te fortë derisa masa e njëtrajtshme. Lyhet plaga dy herë duke e pastruar në fillin çdo herë me lëng vidhi.

197- Merren 100 gram maja të lulëzuara të thata e të grimcuara përzihen dhe zihen 40-45 minuta. Ena lihet e mbuluar dhe kjo masë në sasinë që duhet vihet në enën që më parë është lyer me vaj vegjetal dhe mbështillet me napë. Plaga ndërrohet deri ne shërim.
198- Plagët që shërohen me zor pudrosen me pluhur të imët të barpatës.

199- Një shishe një litroshe mbushet në një lulebasani, pastaj mbushet deri në grykë. Shishja mbyllet dhe lihet në vend të freskët sa vaji të ngjyroset në të kuq. Ky vaj do na shërbejë për të ndaluar hernorragiinë dhe infektimin e saj.
200- Duhen 10-15 bimë të thara, këto digjen dhe hirin e përziejmë me 2 filxhan gjalpë pa kripe derisa të formohet masë e njëtrajtshme. Lyhet plaga 1-2 herë në ditë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
sabiha.t@live.se
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
sabiha.t@live.se


<b>Postime</b> Postime : 1

  200 recetat popullore për sëmundjet më të shpeshta Empty
MesazhTitulli: Re: 200 recetat popullore për sëmundjet më të shpeshta     200 recetat popullore për sëmundjet më të shpeshta I_icon_minitimeThu Sep 29, 2011 3:20 pm

per guret ne veshk qar profetoni qka ndihmon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dr.FjoollaaH™
WebMaster
WebMaster
dr.FjoollaaH™


<b>Postime</b> Postime : 9044

  200 recetat popullore për sëmundjet më të shpeshta Empty
MesazhTitulli: Kurat popullore qe kurojne guret ne veshka      200 recetat popullore për sëmundjet më të shpeshta I_icon_minitimeFri Sep 30, 2011 9:29 am

Burrat më të prekur se femrat nga infeksionet e rrugëve urinare
Guri në veshka është një masë e fortë që ndodh kur përbërësit e kalciumit ose kimikate të tjera në urinë formojnë kristale që ngjiten së bashku. Këto kristale rriten dhe formojnë gurë, madhësia e të cilëve luhatët nga një kokërr gruri deri në një top golfi. Gurët në veshka janë më të zakonshme të burrat, ku katër në pesë raste kanë gurë në veshka. Disa nga faktorët që kontribuojnë në formimin e gurëve te njerëzit e prekshëm nga kjo sëmundje janë: marrja e paktë e lëngjeve, infeksionet kronike në rrugët urinare, keqpërdorimi i disa mjekimeve, bllokimi i rrugëve urinare me aktivitet të kufizuar për disa javë, si dhe disa sëmundje të caktuara gjenetike dhe metabolike.
Simptomat
Disa njerëz mund të mos kenë simptoma të kuptueshme, si dhembje të forta në veshka. Dhembja mund të zgjasë nga minuta në orë, e ndjekur nga periudha qetësie, të vjella, temperaturë, ethe dhe dobësi, urinë e turbullt apo me erë të keqe, bllokim të daljes së urinës. Prezencën e gurëve në veshka e identifikojnë rrezet X. Teknikat e specializuara të rrezeve X (ndonjëherë edhe me injeksione me ngjyrë) apo me ultratinguj mund të përdoren për të identifikuar më me saktësi masën dhe vendndodhjen e gurëve, si dhe funksionimin e veshkave. Testet e gjakut dhe urinës mund ta ndihmojnë një doktor për të gjetur se çfarë po e shkakton gurin dhe të planifikojë trajtimin për të.
Kurimi
Pjesa më e madhe e gurëve në veshka mund të trajtohet duke rritur sasinë e marrë të lëngjeve, ndryshime në dietë dhe mjekime. Rreth 90 për qind e gurëve kalojnë vetë brenda 3 deri 6 javëve. Disa tipa gurësh mund të shpërbëhen nëpërmjet mjekimeve. Por gurët me përbërje kalciumi, që janë dhe tipi më i zakonshëm i gurëve në veshka, nuk mund të shpërbëhen. Sipas mjekëve, gurët gjithmonë duhet të hiqen kur ka infeksione, bllokime dhe dëmtime në veshka. Ekzistojnë disa metoda të ndryshme për heqjen e gurëve kur kjo bëhet e domosdoshme. Metoda më e mirë varet nga masa, vendndodhja dhe tipi i gurit. Disa gurë hiqen duke kaluar një instrument teleskopik te fshikëza apo te veshka për ta nxjerrë gurin ose për ta copëtuar në fragmente të vogla me rreze lazer apo valë tronditëse. Instrumenti teleskopik mund të futet drejtpërdrejt në veshkë përmes një çarjeje të vogël te pacienti për ta nxjerrë gurin të tërë ose për ta thyer në fragmente të vogla kur duhet. Metoda më e re për të hequr gurët quhet “litotripsia e valëve të goditjes jashtë trupit”. Me këtë teknikë, gurët thyhen në fragmente të vogla me anë të tronditjes me energji të lartë nga një mekanizëm jashtë trupit.
Parandalimi
Trajtimet që mund të parandalojnë formimin e gurëve në veshka janë të mundshme në çdo rast. Prova të qëndrueshme sugjerojnë se marrja e lëngjeve në sasi të madhe mund të ulë rrezikun e gurëve. Përveç kësaj, sapo të zbulohet shkaku i formimit të gurit, mund të përdoren mjekime të ndryshme ose ndryshime në dietë për të parandaluar gurët e rinj. Tipi i mjekimit varet nga gjaku dhe testet e urinës. Përveçse zbrazin mbeturinat dhe lëngjet nga trupi, veshkat luajnë edhe disa role të rëndësishme si: rregullojnë ujin në trup dhe përbërës të tjerë kimikë në gjak si: sodiumin, potasin, fosforin dhe kalciumin, largojnë mjekimet dhe helmet nga trupi, çlirojnë hormonet në gjak për të ndihmuar trupin, rregullojnë presionin e gjakut, krijojnë qelizat e kuqe, nxisin kockat e forta.
Lehtësimi i dhembjeve
Pas përcaktimit të saktë të diagnozës, i sëmuri trajtohet me analgjezikë të lehtë dhe antiperistatikë me efekt jo të fortë. Atij i jepen lëngje të ngrohta dhe i rekomandohet bërja e banjave në vaskë me ujë të vakët. Uji i ngrohtë çliron tek i sëmuri rrugët urinare. Për të lehtësuar dhembjet përdoren disa lloj ilaçesh, të cilat vetëm mjeku mund t’i japë. Sidoqoftë, është e këshillueshme që pas çdo kolike renale, e shoqëruar me urinim me gjak, të përdoren dezinfëktantë përreth një javë. Rekomandohet konsumimi i ushqimeve të lehta, supave me zarzavate, lëngjeve të frutave, çajrat e ndryshme, etj; por njëkohësisht duhet që i sëmuri të lëvizë. Pacientët që kalojnë një kolikë renale është mirë të bëjnë vazhdimisht analizat e urinës, si dhe në krye të tre muajve të bëjnë një ekografi.
Abuzimi me alkoolin ndikon në dhembjen e veshkave
Alkooli ndikon negativisht të njerëzit që vuajnë nga veshkat për faktin se ai është toksik për parenkimën rënave (të veshkës) dhe qelizave të veshkës, duke ngushtuar njëkohësisht qelizat e gjakut që gjenden në të dhe duke dobësuar punën e veshkës. Por një nga shkaktarët e dhembjeve në veshka është edhe shtatzënia. Nga studimet e bëra deri tani të rreth 60-65 për qind e grave shtatzëna, më e dukshme është kolika në dhembjen e veshkës së djathtë, që fillon nga java e 24-t deri në javën e 28-të të shtatzënisë. Dhembja shfaqet si pasojë e shtypjes së fetusit mbi ureterin e djathtë (pasi veshka e djathtë është poshtë). Shkak tjetër është relaksimi i ureterëve nën veprimin hormonal.
Roli i lëngjeve për gurët në veshka
Pirja e ujit dhe e lëngjeve është e domosdoshme për jetën e njeriut dhe pa të njeriu nuk mund të jetojë. Njeriu mund të mos ushqehet gjatë shumë ditëve, por me kusht që të pijë ujë. Marrja e ujit dhe e lëngjeve është një domosdoshmëri edhe më e madhe për ata që vuajnë nga gurët e veshkave. Trajtimi i të gjitha llojeve të sëmundjeve me gurët në veshka qëndron në marrjen e një sasie të caktuar lëngjesh. Ky trajtim bëhet në raport me llojin e gurëve.
Kurat popullore
Mjekët popullorë rekomandojnë disa kura popullore për kurimin e gurëve në veshka. Sipas tyre, gurët në veshka kurohen me fier guri, gjethe delli, bishta qershie, etj. Këto bimë kuruese për gurët në veshka përdoren në formë çaji.
Lëngu i mollës
Duhet theksuar se pirja e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka. Për këtë, mjekët rekomandojnë pirjen e çajit të mollës tri herë në ditë nga 1 gotë, por gjithmonë pas buke.
Çaji i koprës
Çaji i përftuar nga bima e koprës ka dhënë rezultate të shkëlqyera në shkrirjen e gurëve në veshka. Mjekët popullorë rekomandojnë pirjen e dy deri tri gotave me çaj kopre dhe shumë shpejt të sëmurët do të shohin rezultatet. Bima jo vetëm që ndikon në veshka, por edhe në rrugët urinare dhe shkakton urinim të shpeshtë, duke ndihmuar në pastrimin e organizmit nga helmet përmes urinimit. Për shërimin e sëmundjes shërbejnë farat e koprës, 1 lugë kaçe dhe tërfil. Dhjetë gramë nga kjo përzierje hidhen në 350 miligramë ujë të nxehtë. Më pas kullohet dhe këshillohet të pihet dy deri tri gota në ditë.
Dardha
Cipa e frutave të dardhës ka veti diuretike dhe ndikon pozitivisht në pastrimin e veshkave dhe të rrugëve urinare. Për këtë qëllim përdoret çaji i përgatitur si më poshtë. Merrni 40-50 gramë cipa dardhash, i hidhni në 250 ml ujë. Këto i zieni për 20 minuta dhe lëngu i fituar pihet i ngrohtë, në mëngjes esëll, për 7-10 ditë. Gjethet e dardhës kanë veti të mira diuretike dhe antiseptikë dhe përdoren kundër sëmundjeve të rrugëve urinare, në cistitet, në gurët e veshkave, në dhëmbët e fshikëzës urinare, etj. Në këto raste këshillohet infuzi i gjetheve. Merrni 20-25 gramë gjethe dardhe dhe i zhytni në një enë me 250 ml ujë të vluar. I lini aty për 10 minuta dhe lëngu i fituar pihet një orë para buke. Kjo përsëritet 2-3 herë në ditë, ndërsa kura rekomandohet për 10-15 ditë. Frutat e dardhës përdoren në gjendje të freskët në kohën e pjekjes natyrore, të ruajtura në frigorifer dhe të përpunuara në formë marmelatë, konservë kompostoje ose të thara. Dardha përmban kripëra mineralë si: kalium, kalcium, mangan, fosfor, hekur, etj. 4-5 për qind sheqer, vitamina C, B1, B2, B6, karotinë, acide organike, etj. Ato janë freskuese, qetësuese, largojnë etjen, pastrojnë zorrët dhe japin energji. Ndërsa kur janë të papjekura, nuk treten lehtë dhe qëndrojnë rëndë në stomak.


Burimi: Tirana Observer
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.mjeksia-grup.tk
hanife selmani
Anëtarë i MG
Anëtarë i MG
hanife selmani


<b>Postime</b> Postime : 1

  200 recetat popullore për sëmundjet më të shpeshta Empty
MesazhTitulli: Re: 200 recetat popullore për sëmundjet më të shpeshta     200 recetat popullore për sëmundjet më të shpeshta I_icon_minitimeSun Aug 18, 2013 11:29 am

si te sherojm stressin ne menyre popullore dhe vezoret policistike
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





  200 recetat popullore për sëmundjet më të shpeshta Empty
MesazhTitulli: Re: 200 recetat popullore për sëmundjet më të shpeshta     200 recetat popullore për sëmundjet më të shpeshta I_icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
200 recetat popullore për sëmundjet më të shpeshta
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kurat popullore qe sherojne nervin shiatik
» Kurat popullore me fruta për të kuruar të gjitha sëmundjet
» Recetat për t’u shëruar më shpejt...
» Ilaqe të dobishme popullore
» Lindje të shpeshta të fëmijëve me malformacione gjenitale

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Mjeksia-Grup :: Kendi i Keshillave :: ILAQE & Medikamente-
Kërce tek: