BeLti Anëtarë i MG
Postime : 1065
| Titulli: Bashkohet shërbimi i Neonatologjisë Sat Sep 25, 2010 4:39 pm | |
| Këshilli Profesional të cilën e përbëjnë drejtorët e klinikave dhe instituteve të QKUK-së, ka marrë vendim për bashkimin e dy reparteve të neonatologjisë, që aktualisht funksionojnë të ndara. Në këtë takim mes tjerash është diskutuar për formimin e njësisë së veçantë të Neonatologjisë, pasi që aktualisht, ekzistojnë dy reparte të ndryshme të Neonatologjisë, njëri në Klinikën e Pediatrisë dhe tjetri në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike. Prof.dr. Mujë Shala, Shef i Repartit të Neonatologjisë në Klinikën e Pediatrisë, paraqiti nevojën e formimit të Klinikës së Neonatologjisë dhe bashkimin e dy reparteve që aktualisht funksionojnë si të ndara. Sipas tij, me formimin e kësaj klinike do të trajtoheshin të porsalindurit parakohe nga e tërë Kosova dhe ata persona që janë lindur me peshë trupore të vogël që kërkojnë trajtim special. Si arsyetim tjetër Shala propozoi që dy njësitë që deri tani kanë punuar si të ndara, të organizojnë stafin dhe punën bashkërisht, mirëpo për shkak të mungesë së hapësirave fizike të vazhdojnë tash për tash punën aty ku janë, deri në ndërtimin e një hapësire të përbashkët dhe në shqyrtimin e infratruktures ligjore dhe Statutit të QKUK-së. Anëtarët e Këshillit Profesional, përkrahën njëzëri këtë iniciativë, duke e vlerësuar si të qëlluar. U mor vendim që fillimisht këto dy njësi të organizojnë bashkërisht punën, e më pas të vendoset rreth fatit të tyre. Deri tani, janë lajmëruar disa donatorë që kanë shprehur interesimin e tyre për të ndërtuar një hapësirë e cila do të shërbente për nevoja të shërbimit të Neonatologjisë. Po ashtu, në mbledhjen e Këshillit Profesional, u bisedua për trajtimin e rasteve kome vigjile. Në emër të Komisionit i cili ishte formuar për të vendosur rreth trajtimit të rasteve të tilla, foli dr. Nexhmedin Shala, nga Klinika e Neurologjisë, i cili tha se komisioni pas disa mbledhjeve dhe takimeve, ka vlerësuar si të nevojshme formimin e një Qendre Rehablituese bë kuadër të QKUK-së, e cila do të ishte nën menaxhim të Klinikës së Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilituese. Sipas tij, deri në ndërtimin e një qendre të tillë, QKUK-ja, duhet gjej një zgjidhje. Në mbledhje u diskutua edhe për sukseset, problemet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen klinikat e QKUK-së. | |
|