Ftohja është shkaktari më i zakonshëm i pezmatimit të veshit.
Sipas mjekëve, është mëse e zakonshme që pezmatimi i veshit të nisë me ftohje, sepse virusi i ftohjes ia bën të vështirë surrzlave në hundë dhe veshë të mbrohen ndaj baktereve.
Nëse bakteret shumohen, krijohet lehtë një infeksion me qelb në veshin e mesëm.
Pezmatimet e veshit mund të ndahen në nëngrupe të shumta, ku më të zakonshmet janë pezmatimi i menjëhershëm me qelb i veshit dhe rrufa e veshit.
Me pezmatim të menjëhershëm të veshit kihet parasysh një malcim i qelbëzuar në veshin e mesëm, i cili nis papritur, zgjat pak kohë dhe mund të vërtetohet gjatë një vizitë të thjeshtë të mjekut.
Në sëmundjet e veshit marrin pjesë edhe shumë faktorë të tjerë, që bëjnë pjesë në këtë sëmundje të këtij organi, si dylli në vësh, furunkula në kanalin e jashtëm të veshit, çarja e daulles së veshit, otiti i jashtëm dhe ai i huaj, sëmundja e minierit dhe shurdhimi.
Lëngu i rrepës
Një mjekim, që shërben për të pakësuar dhembjet, është lëngu i rrepës dhe i çikores. Ky lëng hidhet në veshin e sëmurë nga dy pika. Në rast nevojë, mjekimi mund të vazhdojë për katër ditë me nga dy pika në ditë.
Hudhra
Për shkak të vetive të saj dezinfektuese, edhe hudhra rekomandohet për shërimin e dhembjes së veshit. Për këtë qëllim merren tre thelpinj hudhre dhe shtypen mirë. Më pas hidhen në një tigan, ku më parë është hedhur gjysmë filxhani me vaj ulliri. Lihen për tri minuta dhe më pas kjo masë kullohet dhe hidhet në një shishe të vogël dhe përdoret sa herë që i sëmuri ndjen dhimbje.
Rekomandohet që i sëmuri të hedhë vetëm tri pika nga kjo masë. Gjatë përdorimit, kjo përzierje duhet të jetë e vakët, pasi jep efekt të menjëhershëm te i sëmuri. Në rast nevojë, ky mjekim përsëritet dy deri tri herë.
Veza e pjekur
Një tjetër kurë, që rekomandojnë mjekët popullorë, është edhe veza. Përveçse një ushqim me mjaft vitamina, veza shërben edhe në shërimin e dhembjeve të veshit. Pas zierjes së katër kokrrave vezë merret vetëm e verdha, e cila skuqet mirë në tigan derisa të lëshojë vaj. Këtë vaj e hedhim pika-pika në vësh kur kemi dhembje. Është vërtetuar se efektet që ajo jep janë të menjëhershme.
Kjo kurë mund të përdoret edhe në rastet kur në vesh ka zhurma, pra kur dëgjimi është i zhurmshëm.
Uthulla
Një mënyrë tjetër për të qetësuar dhembjet është edhe uthulla. Rreth 500 mililitra uthull vihet të zihet dhe mbi avujt e saj gjatë zierjes vendosim veshin që dhemb.
Molla
Edhe fruti i mollës është shumë i mirë për të lehtësuar dhembjet në vësh. Një kokërr mollë e ëmbël piqet në prush dhe pasi pastrohet shtypet derisa të bëhet në trajtë pureje, pastaj e shtrydhim në një kullesë. Lëngu që përftohet hidhet në një shishe dhe mbahet në frigorifer. Gjatë dhembjeve të veshit hidhen tri pika në veshin e sëmurë.
Për të ndalur dhimbjen mjafton të përdoret çdonjëra nga kurat e mësipërme dhe gjithçka do të jetë më e lehtë.